Hyrje në Librin e Almës
Përse Studiohet Ky Libër?
Duke studiuar librin e Almës, ju do të mësoni rreth Jezu Krishtit dhe domosdoshmërisë së Shlyerjes dhe Ringjalljes së Tij në planin e Atit Qiellor për lumturinë. Ju gjithashtu do të mësoni rreth fuqisë së fjalës së Perëndisë për të mposhtur intrigat e priftërinjve, doktrinën e rreme, mëkatin, urrejtjen dhe braktisjen, ndërkohë që i udhëhiqni individët që të marrin një ndryshim të madh të zemrës dhe të linden sërish. Ju do të lartësoheni teksa lexoni për përpjekjet misionare të bijve të Mosias dhe për kthimin në besim dhe besnikërinë pasuese të popullit të Amonit, ose Anti-Nefi-Lehitët. Për më tepër, ndërsa studioni kapituj që përshkruajnë me hollësi luftërat mes nefitëve dhe lamanitëve, ju mund të mësoni parime që do t’ju udhëheqin në kohët e trazuara në të cilat jetoni dhe do t’ju ndihmojnë të dilni fitimtarë në betejat tuaja vetjake ndaj kundërshtarit.
Kush e Shkroi Këtë Libër?
Mormoni i përpiloi dhe i përmblodhi analet nga fletët e mëdha të Nefit për të krijuar librin e Almës. Libri ka marrë emrin e Almës, i cili ishte biri i Almës dhe shpesh quhet Alma i Riu. Në kohën kur mbreti Mosia themeloi mbretërimin e gjykatësve mes nefitëve, Alma u bë kryegjykatësi i parë dhe pasoi atin e tij si prift i lartë mbi Kishën (shih Mosia 29:42). Ai përfundimisht hoqi dorë nga detyra e tij si kryegjykatës për t’ia përkushtuar veten “tërësisht kryepriftërisë” dhe për “të përhap[ur] në popull fjalën e Perëndisë” nëpër të gjithë vendin e nefitëve (Alma 4:20; 5:1). Mormoni i përdori analet e shërbesës së Almës (Alma 1–44) dhe shkrimet e bijve të tij, Helamanit (Alma 45–62) dhe Shiblonit (Alma{nb}63) për të hartuar librin e Almës.
Kur dhe Ku u Shkrua Ai?
Analet origjinale të përdorura si burime për librin e Almës ka mundësi të jenë shkruar midis 91{nb}pr.K. dhe 52{nb}pr.K. Mormoni i përmblodhi ato anale diku midis 345ps.K.{nb}dhe 385ps.K.{nb}. Mormoni nuk e shënoi se ku ishte kur e bëri përmbledhjen e tij.