Seminari
Njësia 20: Dita 4, Alma 43–44


Njësia 20: Dita 4

Alma 43–44

Hyrje

Tek Alma 43–44, Mormoni filloi të shkruante për luftërat midis lamanitëve dhe nefitëve. Ndërkohë që Alma dhe bijtë e tij vazhduan t’u jepnin shërbesë njerëzve, zoramitët u bashkuan me ushtritë lamanite për t’i sulmuar nefitët. Kapiten Moroni tregoi besim dhe urtësi në mbrojtjen e nefitëve kundër ushtrisë lamanite. Edhe pse qenë më të pakët në numër, përgatitja e ushtrisë nefite dhe besimi i tyre në Jezu Krishtin u dhanë epërsi në luftë. Kur e dinin se do të mundeshin, ata bënë besëlidhje për paqe dhe u larguan nga toka për njëfarë kohe.

Alma 43

Përgatitjet dhe strategjitë e kapiten Moronit ndihmojnë në pengimin e qëllimeve të ushtrisë lamanite

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një listë me disa prej planeve, synimeve dhe dëshirave tuaja për të ardhmen tuaj. Ndërsa shkruani, merrni parasysh të përfshini synimet shpirtërore dhe dëshirat, të tilla si një mision, martesa në tempull dhe familja.

çift i ri në tempull

Pasi të keni mbaruar së shkruari listën tuaj, përcaktoni dëshirat dhe synimet që mendoni se Satani nuk do të dëshironte t’i përmbushnit. Teksa studioni Almën 43–44, kërkoni parime që do t’ju ndihmojnë t’i përmbushni synimet tuaja të drejta pavarësisht nga përpjekjet e kundërshtarit për ta penguar suksesin tuaj.

Tek Alma 43:1–4, pavarësisht nga përpjekjet e Almës për t’i kthyer zoramitët në Kishë, shumë prej tyre u bashkuan me lamanitët në përgatitjen e tyre për t’i sulmuar nefitët. Lexoni tek Alma 43:5–8 dhe përcaktoni “projektet” (planet) e udhëheqësit lamanit, Zerahemnës. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni qëllimet e Zerahemnës teksa i zbuloni. Përsiatni se si mund të ngjasojnë projektet ose dëshirat e Zerahemnës për nefitët me projektet që Satani mund të ketë për ju.

Pastaj lexoni tek Alma 43:9–11 dhe përcaktoni projektet ose dëshirat e nefitëve. Tani përsiatni se si mund të jenë këto dëshira të ngjashme me dëshirat e drejta që ju keni.

Kapiten Moroni, kryekapiteni i ushtrive nefite, e përgatiti popullin e tij që t’i mbronin tokën dhe familjet e tyre nga qëllimet e këqija të Zerahemnës. Lexoni tek Alma 43:16–19, duke parë se çfarë përgatitjesh bënë Kapiten Moroni dhe nefitët.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, vizatoni dy nga gjërat që Moroni u dha burrave të tij për t’i përgatitur ata për luftë.

Tani lexoni tek Alma 43:20–22 për të zbuluar si reaguan lamanitët ndaj përgatitjeve të nefitëve. Përsiatni përse lamanitët e tërhoqën sulmin e tyre, edhe pse ua kalonin shumë në numër nefitëve.

Ndërkohë që i studiojmë rrëfimet e luftërave fizike në Librin e Mormonit, ne mund t’i krahasojmë ato me luftërat shpirtërore që hasim.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë mund të mësoni nga përgatitjet e Moronit për luftë rreth mbrojtjes së vetes suaj nga sulmet dhe tundimet e Satanit?

Pasi lamanitët u tërhoqën, Moroni nuk e dinte se ku do të sulmonin armiqtë e tij pas kësaj. Nëse do të ishit Moroni, çfarë mund të bënit për t’u përpjekur që të përgatiteni për një sulm tjetër?

Lexoni tek Alma 43:23–24 për të zbuluar çfarë bëri Moroni.

Nga shembulli i Moronit ne mësojmë: Nëse kërkojmë dhe ndjekim këshillën profetike, ne do të jemi më mirë në gjendje që të mbrohemi kundrejt kundërshtarit. Njësoj siç qe profeti Alma në gjendje t’i tregonte Moronit se si t’i mbronte nefitët nga armiqtë e tyre, profetët e Zotit sot na mësojnë se si ta mbrojmë veten nga sulmet shpirtërore të kundërshtarit.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani disa fjali rreth asaj se çfarë këshille profetike është dhënë në ditët e mëvonshme, e cila, nëse ia vini veshin, mund t’ju ndihmojë ta mbroni veten nga projektet dhe tundimet e Satanit.

Sikurse shënohet tek Alma 43:25–43, Moroni veproi me njohurinë që mori nga profeti duke e ndarë ushtrinë e tij dhe duke i fshehur ata përgjatë shtegut të lamanitëve që po vinin. Ndërkohë që lamanitët afroheshin, gjysma e ushtrisë nefite sulmoi dhe i shtyu lamanitët deri në lumin Sidon. Pasi lamanitët e kaluan lumin, sulmoi gjysma tjetër e ushtrisë nefite. Kur lamanitët e panë se ishin të rrethuar, ata luftuan aq mizorisht saqë nefitët nisën të ngurronin.

Ju mund të mësoni parime rreth mënyrës si t’i arrini synimet dhe dëshirat tuaja të drejta nga studimi i pjesës tjetër të Almës 43. Lexoni tek Alma 43:43–54 dhe krahasoni burimet e forcës së lamanitëve dhe të nefitëve.

Përsiatni se çfarë ishte më e mirë rreth kauzës për të cilën po luftonin nefitët, se sa kauzës së lamanitëve. Ndërsa e krahasojmë Moronin dhe ushtrinë e tij besnike me betejat tona me kundërshtarin, ne mësojmë se ndërsa lutemi për ndihmë për plotësimin e planeve dhe të dëshirave tona të drejta, Perëndia do të na ndihmojë t’i përmbushim ato.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një kohe kur përjetuat ndihmën e Zotit për t’i përmbushur synimet tuaja të drejta.

Alma 44

Pas fitores së nefitëve, Kapiten Moroni i urdhëron lamanitët të bëjnë një besëlidhje për paqe

Kujtoni se tek Alma 43, kur Kapiten Moroni pa se lamanitët ishin të rrethuar e të tmerruar, i urdhëroi burrat e tij që të ndalonin së luftuari. Lexojini fjalët e Moronit tek Alma 44:1–6 dhe gjeni se kujt ia dha Moroni meritat për fitoren e nefitëve.

  1. ikona e ditaritNë bazë të dëshmisë së Moronit tek Alma 44:4–6, shkruani një të vërtetë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta që mund t’ju ndihmojë të përballeni me betejat tuaja shpirtërore.

një i ri duke u lutur

Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u premtoi të rinjve se Zoti do t’i mbronte ndërsa ata qëndronin besnikë. Ndërkohë që i lexoni fjalët e tij, theksojini ato pjesë që janë ngushëlluese për ju dhe që mendoni se gjejnë zbatim për ju.

Presidenti Bojd K. Paker

“Rinia sot po rritet në territor armik me një standard në rënie të moralitetit. Por si shërbëtor i Zotit, unë ju premtoj se ju do të jeni të mbrojtur dhe të ruajtur nga sulmet e kundërshtarit nëse ju do t’u vini veshin nxitjeve që vijnë nga Fryma e Shenjtë.

Vishuni me thjeshtësi; flisni me nderim; dëgjoni muzikë që ju ngre shpirtërisht. Shmangni të gjitha imoralitetet dhe praktikat që ju degradojnë personalisht. Kontrolloni jetën tuaj dhe komandojeni veten për të qenë besnikë. Për shkak se ne mbështetemi aq shumë te ju, ju do të jeni jashtëzakonisht të bekuar. Ati juaj i dashur Qiellor ju mbikëqyr vazhdimisht” (“Këshillë për Rininë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 18).

Tek Alma 44:7–10, Zerahemna deklaroi se nuk e besonte që Perëndia ishte burimi i forcës së nefitëve. Ai pranoi që lamanitët t’i dorëzonin armët e tyre, por refuzoi të bënte një besëlidhje për paqe. Lexojeni përgjigjen e Moronit tek Alma 44:11. Merrni parasysh përse mendoni se ishte kaq e rëndësishme për Moronin që t’i bënte lamanitët të lidhnin një besëlidhje për paqe.

Ndërsa shumë prej lamanitëve bënë një besëlidhje për paqe, Zerahemna e organizoi pjesën tjetër të njerëzve të tij për të luftuar me ushtrinë e Moronit. Ndërsa nefitët ranë mbi lamanitët dhe filluan t’i vrisnin, Zerahemna pa që shkatërrimi i ushtrisë së tij ishte i pashmangshëm dhe premtoi të hynte në një besëlidhje për paqe (shih Alma 44:12–20).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si do t’i vini në jetë disa nga parimet e të vërtetat që mësuat në këtë mësim, për ta mbrojtur veten nga tundimet dhe sulmet e kundërshtarit dhe për të përmbushur dëshirat e synimet tuaja të drejta.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 43–44 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: