Njësia 22: Dita 3
Helamani 5
Hyrje
Nefitët vazhduan në ligësi, derisa pjesa më e madhe e tyre zgjodhi ligësinë në vend të drejtësisë. Të frymëzuar nga fjalët e atit të tyre, Nefi dhe Lehi iu kushtuan predikimit të ungjillit. Babai i tyre, Helamani, i kishte mësuar rreth rëndësisë së ndërtimit të jetës së tyre mbi themelet e Shpëtimtarit. Pasi i mësuan nefitët, Nefi dhe Lehi u predikuan lamanitëve dhe u hodhën në burg. Pasi Zoti e shpëtoi mrekullisht Nefin dhe Lehin nga burgu, shumica e lamanitëve u kthyen në besim në ungjill.
Helamani 5:1–13
Helamani i mësoi bijtë e tij, Nefin dhe Lehin, të kujtonin urdhërimet e Perëndisë dhe fuqinë e Jezu Krishtit për t’i ndihmuar ata
Lexoni gjashtë fjalët dhe frazat vijuese. Për t’ju ndihmuar të plotësoni veprimtarinë vijuese, përpiquni të mbani mend secilën prej tyre. Do t’ju kërkohet që t’i shkruani ato nga sa mbani mend në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: familja, prindërit, Shlyerja e Jezu Krishtit, profetët, pendimi çon drejt shpëtimit, mbani urdhërimet.
-
Mbylleni manualin tuaj dhe shkruajini nga sa mbani mend këto gjashtë fjalë ose fraza në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.
Kontrollojini përgjigjet tuaja. Mendoni për një çast nëse qe e lehtë apo e vështirë t’i mbanit mend frazat. A mendoni se solli ndonjë ndryshim që ju tha se do t’ju kërkohej që t’i shkruanit pikat përmendsh?
Lexoni thënien vijuese nga Presidenti Spenser W. Kimball dhe mendoni se përse mbani mend [ose kujtoni] është fjalë kaq e rëndësishme kur përpiqemi të jetojmë ungjillin: “Kur kërkoni në fjalor për fjalën më të rëndësishme, a e dini cila është? Mund të jetë kujto. Për shkak se të gjithë ju keni bërë besëlidhje – ju e dini çfarë të bëni dhe ju e dini si ta bëni atë – nevoja jonë më e madhe është që të kujtojmë” (“Circles of Exaltation” [fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 28 qershor 1968], f. 5).
Sot ju do të studioni rreth dy njerëzve të cilët sollën ndryshim në jetën e mijëra njerëzve për shkak se mbajtën mend të vërtetat që u ishin mësuar nga babai i tyre. Gjatë rrjedhës së mësimit të sotëm, përsiatni atë që mendoni se Zoti dëshiron që ju të mbani mend.
Siç shpjegohet te Helamani 5:1–4, Nefi dha dorëheqjen si kryegjykatës ngaqë njerëzit ishin bërë shumë të ligj. Ai dhe vëllai i tij, Lehi, dëshironin t’ia përkushtonin të gjithë kohën e tyre predikimit të fjalës së Perëndisë. Ndërsa filluan shërbesën e tyre, ata kujtuan mësimet e atit të tyre, Helamanit. Lexoni vargjet në vijim dhe përmblidhni në hapësirat e dhëna ato që Helamani iu kërkoi që të mbanin mend bijve të tij. Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i shenjoni fjalët mbani mend [dhe kujtoni] sa herë që ato shfaqen në këto vargje.
-
Për t’ju ndihmuar ta kuptoni më mirë atë që sapo lexuat, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mundet mbajtja mend e shembujve të drejtë të të tjerëve t’ju ndihmojë të zgjidhni “të bëni atë që është e mirë”? (Helamani 5:7).
-
Çfarë bëni ju për ta mbajtur mend Shlyerjen e Jezu Krishtit?
-
Rilexojeni Helamanin 5:12, duke kërkuar fraza që e mbështetin këtë parim: Nëse ne e ndërtojmë themelin tonë mbi Jezu Krishtin, Satani nuk do të ketë fuqi mbi ne. (Helamani 5:12 është një varg i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme në mënyrë që të mund ta gjeni në të ardhmen.)
Përfytyroni sikur t’ju kërkohej të bënit planin e një ndërtese që nuk do të shembej kurrë. Mendoni për përgjigjet ndaj pyetjeve vijuese:
-
Çfarë lloj themeli do të duhej të kishte një ndërtesë e tillë?
-
Si e ndihmon një themel i fortë një ndërtesë që t’i bëjë ballë motit, fatkeqësive natyrore ose rrethanave të tjera të vështira?
-
Çfarë fjalësh ose frazash te Helamani 5:12 sugjerojnë se ndërtimi mbi themelin e Jezu Krishtit, Shëlbuesit tonë, nuk do t’i parandalojë sulmet e kundërshtarit, por do t’ju japë forcë për t’i mposhtur ato?
-
Shkruani përgjigje për pyetjet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mendoni, çfarë do të thotë ta ndërtoni themelin e jetës suaj mbi shkëmbin e Jezu Krishtit? Si po përpiqeni ta bëni këtë në jetën tuaj?
-
Kur keni qenë të aftë t’i bëni ballë tundimit ose sprovës ngaqë themeli i jetës suaj ishte Jezu Krishti?
-
Si mund të përmirësoheni që ta bëni Shpëtimtarin themelin e jetës tuaj?
-
Helamani 5:14–52
Zoti e mbron Nefin dhe Lehin në burg dhe shpërndan errësirën nga robëruesit e tyre kur ata i luten Atij dhe pendohen
Siç është shënuar te Helamani 5:14–19, Nefi dhe Lehi e predikuan ungjillin me fuqi të madhe në tokën e Zarahemlës dhe pagëzuan mijëra njerëz atje. Pastaj ata udhëtuan për në tokën e Nefit, e cila ishte toka e lamanitëve. Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’ju ndihmojë të kuptoni përvojat e mrekullueshme të Nefit dhe Lehit mes lamanitëve.
-
Vizatoni tabelën vijuese në një faqe të plotë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj lexoni vargjet në çdo kuti dhe vizatoni një figurë të thjeshtë ose shkruani një përmbledhje të shkurtër për atë që përshkruan secili grup vargjesh.
Nefi dhe Lehi mes lamanitëve
Në këtë përvojë, reja e errësirës mund të përfaqësojë mëkatin dhe kolona e zjarrit që rrethonte çdo person, mund të përfaqësojë Frymën e Shenjtë.
Rishikoni vargjet 28 dhe 34 dhe shkruani se si u ndien njerëzit kur ishin në renë e errësirës:
Rishikoni vargjet 43 dhe 44 dhe shkruani si u ndien njerëzit kur ishin të rrethuar nga kolona e zjarrit:
Rishikoni vargjet 41 dhe 42 dhe shkruani se çfarë bënë njerëzit për ta larguar renë e errësirës ose me fjalë të tjera për t’u penduar për mëkatet e tyre:
Lexoni Helamanin 5:45–47 dhe përsiatni se çfarë të vërtetash mësoni për pendimin nga kjo përvojë. Një parim është: Kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe pendohemi për mëkatet tona, Fryma e Shenjtë e mbush zemrën tonë me paqe dhe gëzim.
Te Helamani 5:48–52 ne mësojmë që afro 300 lamanitë qenë pjesë e kësaj mrekullie dhe u kthyen plotësisht në besim në ungjill. Ata shkuan dhe shërbyen mes popullit derisa “pjesa më e madhe e Lamanitëve” u kthyen gjithashtu në besim (Helamani 5:50). Këta të kthyer në besim atëherë lanë “armët e tyre të luftës” (Helamani 5:51) dhe “u dhanë Nefitëve tokat e zotërimit të tyre” (Helamani 5:52). Në shumicën e rasteve në Librin e Mormonit, njerëzit i rimorën tokat e tyre nëpërmjet luftës, por në këtë rast nefitët i rimorën tokat e tyre ngaqë armiqtë e tyre u penduan dhe pranuan ungjillin.
-
Mendoni nëse po ndieni paqe dhe gëzim në jetën tuaj. Mendoni për ndonjë re errësire që mund të jetë në jetën tuaj, të tilla si mëkat për të cilin nuk jeni penduar, grindje me anëtarë të familjes apo miq, ose thjesht mangësi për të bërë gjëra të tilla si leximi i shkrimeve të shenjta dhe lutja rregullisht. Shkruani një ose më shumë prej këtyre në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Përsiatni se çfarë mund të bëni për të ndjekur shembullin e lamanitëve te Helamani 5 dhe shkruani se çfarë mund të bëni për ta ftuar Shpëtimtarin që të largojë retë e errësirës që mund të jenë mbi ju. Si mund të jetë pendimi pjesë e zgjidhjes që po kërkoni? Si do t’ju ndihmojë pendimi të ndërtoni mbi themelin e Jezu Krishtit?
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë — Helamani 5:12
Lexoni Helamanin 5:12 dhe përcaktoni fjalë që ju sjellin në mend imazhe pamore (për shembull, shkëmbi, themeli, era, breshëri, furtuna). Për t’ju ndihmuar ta mësoni përmendsh këtë varg, merrni një copë letër dhe shkruani në të shkronjën e parë të çdo fjale në varg, përveçse nëse një fjalë sugjeron një imazh pamor. Pastaj, në vend të një shkronje, vizatoni një figurë të thjeshtë që përfaqëson atë fjalë. Ushtrohuni ta thoni përmendsh vargun duke përdorur vetëm copën e letrës suaj. Vendoseni letrën tuaj diku ku do ta shihni shpesh për t’ju ndihmuar t’i mbani mend të vërtetat në këtë varg.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Helamanin 5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: