Njësia 14: Dita 2
Mosia 27
Hyrje
Mosia 27 rrëfen kthimin në besim të Almës (birit të Almës) dhe bijve të mbretit Mosia. Ai tregon për orvatjet e tyre rebele për të shkatërruar Kishën e Perëndisë, vizitën e një engjëlli, ndryshimin e mrekullueshëm të Almës dhe përpjekjet e këtyre të rinjve për të ndrequr dëmin që kishin bërë. Rrëfimi i kthimit në besim të Almës thekson nevojën që të gjithë individët të linden përsëri dhe të jetojnë në drejtësi. Ky kapitull tregon edhe bekimet e të luturit për ata që zgjedhin të mos e ndjekin ungjillin e Jezu Krishtit.
Mosia 27:1–23
Një engjëll e thërret Almën të Riun dhe bijtë e Mosias në pendim
Mendoni për ata që njihni, të cilët nuk kanë dëshmi për ungjillin ose janë larguar nga Kisha. Çfarë do të bënit nëse njëri prej tyre do të refuzonte të gjitha përpjekjet tuaja për ta ndihmuar atë? Shihni për pikëpamje mbi këtë pyetje ndërsa studioni sot.
Lexoni Mosian 27:8–10 dhe përcaktoni se si këto vargje portretizojnë Almën dhe bijtë e Mosias. Çfarë po orvateshin t’i bënin Kishës dhe anëtarëve të saj Alma dhe bijtë e Mosias?
Cila pjesë nga portretizimi i Almës dhe i bijve të Mosias ju bën më shumë përshtypje? Përse?
Ndonjëherë, mund të ndihemi të tunduar të besojmë se njerëz të caktuar nuk do të ndryshojnë kurrë dhe nuk do të vijnë te Zoti. Mendoni rreth këtij qëndrimi ndërsa vazhdoni studimin tuaj te Mosia 27.
Lexoni Mosian 27:11–14 dhe nënvizoni arsyen se përse engjëlli erdhi tek Alma dhe bijtë e Mosias.
Mosia 27:14 na mëson këtë parim: Zoti u përgjigjet lutjeve tona besimplota për të tjerët. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë Mosias 27:14. Jo gjithkush që ka nevojë të pendohet, dhe jo gjithkush për të cilin lutemi, do të marrë vizitën e një engjëlli. Zoti u përgjigjet lutjeve tona besimplota për të tjerët në përputhje me vetë urtësinë e Tij.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese:
-
Kur keni ndier që lutjet tuaja kanë pasur ndikim ndryshues në jetën e dikujt?
-
Si mund të ndikojë në mënyrën si luteni, të besuarit se Zoti iu përgjigjet lutjeve tona besimplota në interes të të tjerëve?
-
Përsiatni se si mund ta përshtatni rrëfimin e Almës dhe të bijve të Mosias në jetën tuaj. Ju mund të vazhdoni të luteni për ata që njihni dhe doni, të cilët zgjedhin të veprojnë në kundërshtim me mësimet e Zotit. Ju mund të kujtoni se Zoti i dëgjon lutjet tona dhe përgjigjet në vetë mënyrën e kohën e Tij dhe përsëri i lejon çdo personi lirinë e tij apo të saj të zgjedhjes. Gjithashtu, me kujdes mendoni për pyetjet vijuese: Kush mund të jetë duke u lutur për mirëqenien tuaj? Si mund të dëshirojë Zoti që të ndryshoni? Çfarë ju duhet që të bëni që ai ndryshim të ndodhë?
Lexoni pjesën tjetër të fjalëve të engjëllit drejtuar Almës, siç shënohet te Mosia 27:15–16. Kujtoni që engjëlli foli “me një zë rrufeje që e bëri të dridhej tokën” (Mosia 27:11). Përfytyroni se si kjo përvojë do të ndikonte te ju nëse do të ishit me Almën dhe bijtë e Mosias.
Si do ta përmblidhnit mesazhin e engjëllit?
Pas mesazhit të engjëllit, Alma nuk mund të fliste. Ai u bë i dobët dhe ai u “mbart i pafuqishëm” (Mosia 27:19) për tek i ati. Kur i ati i Almës e dëgjoi atë çfarë kishte ndodhur, ai “u gëzua, pasi ai e dinte se qe fuqia e Perëndisë” (Mosia 27:20). Ai mblodhi njerëzit “që të mund të dëshmonin se ç’kishte bërë Zoti për të birin” (Mosia 27:21). I ati i Almës u kërkoi priftërinjve që të agjëronin dhe të luteshin në mënyrë që i biri të mund të merrte fuqinë dhe aftësinë e tij për të folur (shih Mosia 27:22). Zoti iu përgjigj lutjeve të tyre.
Mosia 27:24–31
Alma i Riu dhe bijtë e Mosias pendohen dhe lindin rishtas
Lexoni Mosian 27:23–24, 28–30 për të zbuluar se si Alma i Riu ndryshoi si rezultat i përvojës së tij me engjëllin. Në tabelën vijuese, shkruani fjalë apo fraza nga këto vargje që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të Almës përpara dhe mbas ndryshimit të zemrës së tij.
Përpara |
Mbas |
---|---|
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shënoni një prej frazave që e shkruat te kolona Mbas e cila shpresoni që do t’ju karakterizojë juve gjatë gjithë jetës suaj. Shpjegoni arsyen.
Përsëritni Mosian 27:24, 28 dhe shenjoni atë çfarë bëri Alma dhe atë çfarë bëri Zoti që solli ndryshimin e zemrës së Almës.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se përse është e rëndësishme të kuptoni atë çfarë duhet të bëjmë ndërsa përpiqemi të ndryshojmë jetën tonë dhe gjithashtu atë çfarë Zoti do të bëjë për ne.
-
Përgjigjiuni njërës ose të dyjave pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Lexoni Mosian 27:25–26 dhe përcaktoni se kush duhet të ndryshojë përmes Shlyerjes – ose me fjalë të tjera, kush duhet të lindet nga Perëndia.
Këto vargje na mësojnë parimin: Secili prej nesh duhet të lindet përsëri nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Të qenit i lindur nga Perëndia do të thotë që Shpirti i Zotit shkakton një ndryshim të madh në zemrën e një personi saqë ai apo ajo nuk ka më dëshirë të bëjë keq, por përkundrazi dëshiron të kërkojë gjërat e Perëndisë (shih Mosia 5:2). Alma dhe bijtë e Mosias përjetuan një ndryshim të fuqishëm të zemrës në mënyrë të shpejtë, por shumica prej nesh ndryshojnë nëpërmjet Shlyerjes më gradualisht. Të qenit i lindur nga Perëndia është më shumë një proces sesa një ngjarje.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si keni ndryshuar përmes Shlyerjes ndërsa jeni penduar dhe jeni përpjekur çdo ditë për të ndjekur Shpëtimtarin?
-
Cila është një gjë që mund të bëni, që të vini në mënyrë më të mirë te Zoti dhe ta lejoni Shlyerjen të shkaktojë ndryshim në jetën tuaj?
-
Mosia 27:32–37
Alma i Riu dhe bijtë e Mosias udhëtojnë anembanë vendit, duke rrëfyer mëkatet e tyre dhe duke forcuar Kishën
Vargjet e tjera që do të studioni te Mosia 27 ilustrojnë parimin: Që të pendohet vërtet, një person duhet të bëjë çdo gjë që është e mundshme për të ndrequr dëmin që ai ose ajo ka bërë. Dëmshpërblim do të thotë të bëjmë atë çfarë mundemi për të korrigjuar pasojat e zgjedhjeve tona të këqija dhe të rivendosim atë që u dëmtua nga veprimet tona. Për shembull, nëse dikush vodhi një artikull nga një fqinj, dhënia e dëmshpërblimit do të përfshinte kthimin e artikullit të vjedhur. Lexoni Mosian 27:32–37 dhe përcaktoni çfarë bëri Alma dhe bijtë e Mosias për të siguruar dëmshpërblim për mëkatet e tyre.
Shkruani se si dikush mund të sigurojë dëmshpërblim për mëkatet vijuese:
-
Gënjimin e prindit:
-
Përhapjen e thashethemeve për një person tjetër:
-
Mashtrimin në një detyrë shkollore:
Ndërsa mendoni rreth asaj se si mund të ndryshoheni nëpërmjet Shlyerjes, merrni parasysh se si mund të pendoheni dhe jepni dëmshpërblim për mëkatet tuaja.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Mosian 27 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: