Seminari
Enosi


Hyrje tek Enosi

Përse të Studiohet Ky Libër?

Libri i Enosit ilustron fuqinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit për të pastruar njerëzit nga mëkati dhe për t’i bërë të shëruar. Enosi u përlesh përpara Perëndisë në lutje të fuqishme përpara se t’i faleshin mëkatet. Ai më pas u lut për mirëqenien shpirtërore të nefitëve dhe të lamanitëve. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke punuar për shpëtimin e tyre. Ndërsa e studioni librin e Enosit, ju mund të zbuloni mësime të rëndësishme rreth lutjes, pendimit dhe zbulesës. Ju mund të mësoni gjithashtu se ndërsa individët marrin bekimet e Shlyerjes, ata do të dëshirojnë t’i ndajnë ato bekime me të tjerët.

Kush e Shkroi Këtë Libër?

Enosi, biri i Jakobit dhe nipi i Lehit e Sarias, ishte autori i këtij libri. Enosi shënoi se i ati e mësoi “në kujdesin dhe këshillën e Zotit” (Enosi 1:1). Nga fundi i jetës së tij, Enosi shkroi se ai e kishte shpallur “fjalën sipas së vërtetës që është në Krisht” (Enosi 1:26) gjatë gjithë ditëve të tij. Përpara vdekjes së tij, Enosi ia kaloi fletët e vogla të Nefit birit të tij, Jaromit. Enosi e përmbylli analin e tij duke u gëzuar për ditën kur do të qëndronte përpara Shëlbuesit të tij. Ai tha: “Atëherë unë do të shikoj fytyrën e tij me gëzim dhe ai do të më thotë: Eja tek unë, ti i bekuar; ka një vend të përgatitur për ty në pallatet e Atit tim” (Enosi 1:27).

Kur dhe Ku u Shkrua Ai?

Enosi e mbylli analin e tij duke shpallur se kishin kaluar 179 vite që kur Lehi u largua nga Jerusalemi (shih Enosi 1:25). Kjo e përcakton datën e shkrimit të tij afërsisht midis viteve 544 pr.K. dhe 420 pr.K. Enosi e shkroi këtë anal ndërsa jetonte në tokën e Nefit.