Hyrje tek Omni
Përse të Studiohet Ky Libër?
Nëpërmjet studimit tuaj vetjak të librit të Omnit, do të mësoni se Zoti i mbrojti nefitët e drejtë dhe i udhëhoqi drejt tokës së Zarahemlës (shih Omnin 1:7, 12–13). Libri i Omnit përmend edhe grupe të tjera – mulekitët (ose populli i Zarahemlës) dhe jareditët, të cilët Zoti i udhëhoqi drejt tokës së premtuar.
Kush e Shkroi Këtë Libër?
Libri i Omnit u shkrua nga pesë njerëz të ndryshëm: Omni, Amaroni, Çemishi, Abinadomi dhe Amaleki. Omni ishte biri i Jaromit dhe stër-stërnip i Lehit dhe Sarias. Omni e cilësoi veten si “një njeri [të] lig” i cili “nuk [i kishte] zbatuar … urdhërimet e Zotit” (Omni 1:2). Amaroni (biri i Omnit), Çemishi (biri i Amaronit) dhe Abinadomi (biri i Çemishit), çdonjëri shtoi shënime të shkurtra. Biri i Abinadomit, Amaleki, shkroi pjesën më të madhe të librit të Omnit dhe ishte personi i fundit që shkroi në fletët e vogla të Nefit. Ai ia besoi fletët mbretit Beniamin.
Kur dhe Ku u Shkrua Ai?
Autorët e ndryshëm të librit të Omnit shkruan diku mes vitit 361 pr.K. dhe vitit 130 pr.K. Katër autorët e parë shkruan në tokën e Nefit. Amaleki e bëri analin e tij në tokën e Zarahemlës.