Njësia 1: Dita 2
Plani i Shpëtimit
Hyrje
Ati ynë Qiellor ka siguruar për ne, fëmijët e Tij, një plan që ka për synim të na drejtojë që të gjithë ne drejt lumturisë së përjetshme dhe ekzaltimit. Qendrore në planin e Tij është Shlyerja e Jezu Krishtit. Shlyerja i mposht pasojat e Rënies dhe bën të mundur për ne që të pendohemi dhe të pastrohemi nga mëkatet tona, në mënyrë që të mund të kemi gëzim në këtë jetë dhe në përjetësi.
Ky mësim do t’ju parashtrojë shkurtazi një vështrim të përgjithshëm të planit të shpëtimit të Atit Qiellor. Ai mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si të vërtetat e ungjillit që do të mësoni këtë vit, lidhen me njëra-tjetrën dhe me qëllimin tuaj në tokë. Ndërsa kuptimi juaj për planin e shpëtimit rritet, besimi juaj në Perëndi dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, do të rritet, sikurse do të rritet edhe aftësia juaj për të përmbushur rolin tuaj në plan. Plani i shpëtimit është “plotësia e ungjillit të Jezu Krishtit, i krijuar që të shkaktojë pavdekësinë dhe jetën e përjetshme të njeriut. Ai përmban Krijimin, Rënien dhe Shlyerjen, së bashku me tërë ligjet, ordinancat dhe doktrinat e dhëna nga Perëndia. Ky plan bën të mundur që të gjithë njerëzit të ekzaltohen dhe të jetojnë përgjithmonë me Perëndinë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Plani i Shëlbimit”, f. 152, scriptures.lds.org).
Plani na Ndihmon të Kuptojmë Qëllimin Tonë në Vdekshmëri
Plani i shpëtimit i Atit tonë Qiellor u përgjigjet shumë pyetjeve që shumica e njerëzve i kanë menduar në një pikë të caktuar në jetën e tyre. A keni përsiatur ndonjëherë mbi pyetje të tilla si: “Nga erdha?”, “Përse ndodhem këtu?”, “Ku do të shkoj pas kësaj jete?”
Përpara se të lindeshim në tokë, ne jetuam në praninë e Atit tonë Qiellor si fëmijët e Tij shpirtërorë. Ne jemi në kuptimin e plotë të fjalës fëmijët e Tij dhe Ai na do. Plani i Tij i shpëtimit është rruga për secilin prej nesh që të bëhemi si Ai dhe të gëzojmë të gjitha bekimet e Tij. Ne e kuptuam dhe e pranuam planin e Tij përpara se të vinim në tokë.
Libri i Mormonit luan një rol qendror në të kuptuarin tonë të planit të shpëtimit. Profetët e Librit të Mormonit përdorën shumë terma të ndryshëm kur folën rreth planit.
-
Lexojini shkrimet e shenja të renditura më poshtë dhe dalloni emrin e përdorur për planin e Atit Qiellor në secilin varg. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani emrin në krah të referencës së shkrimit të shenjtë. E para ju është dhënë gati.
-
2 Nefi 9:6 “Plan[i] [i] mëshirshëm [i] Krijuesit të madh”
-
Fjalë të tilla si i mëshirshëm, çlirimit, shpëtimit, lumturisë dhe shëlbimit theksojnë doktrinën se plani i Atit Qiellor u krijua për t’iu sjellë fëmijëve të Tij shpëtim dhe lumturi të përjetshme.
-
Përgjigjiuni pyetjes në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si shkakton ndryshim në jetën tuaj njohuria se Ati Qiellor ka një plan për lumturinë dhe ekzaltimin tuaj?
Roli i Lirisë së Zgjedhjes dhe Rënies së Adamit dhe Evës në Planin e Shpëtimit
Adami dhe Eva qenë fëmijët e parë të Atit Qiellor që erdhën në këtë tokë. Ai i vendosi ata në Kopshtin e Edenit dhe u dha lirinë e zgjedhjes për vete – “aftësi[në] dhe privilegji[n] … për të zgjedhur dhe vepruar për veten e tyre” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zgjedhje e Lirë”, f. 215, scriptures.lds.org). Ai i urdhëroi që të mos e hanin frutën e pemës të njohjes të së mirës dhe të së keqes. Bindja ndaj këtij urdhërimi do të thoshte se ata do të ishin në gjendje të qëndronin në kopsht, por nuk mund të përparonin duke përjetuar kundërshtim në vdekshmëri. Ata nuk mund ta njihnin gëzimin, sepse nuk mund të përjetonin hidhërim dhe dhembje.
Lexoni 2 Nefi 2:17–20 dhe kërkoni të gjeni atë që i ndodhi Adamit dhe Evës pasi zgjodhën të mos i bindeshin urdhërimit të Perëndisë. Në hapësirën e lënë bosh, përshkruani atë që Adami dhe Eva zgjodhën të bënin dhe dy nga pasojat që zgjedhja – përgjithësisht e quajtur Rënie – pati mbi ta:
Lexoni 2 Nefi 2:22–26 dhe përcaktoni më shumë nga pasojat e zgjedhjes që bënë Adami dhe Eva. Shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta të vërtetat e tjera që mësoni rreth pasojave të Rënies.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përfundojeni paragrafin në vijim duke përshkruar pasojat e Rënies së Adamit dhe Evës mbi vetë ju. Përfshini ide rreth zgjedhjeve, lirisë së zgjedhjes, trupave fizikë, vdekjes, fëmijëve dhe mëkatit.
“Për shkak të shkeljes së Adamit dhe Evës, unë gjithashtu jam në një gjendje të rënë dhe …”
Roli i Shlyerjes së Jezu Krishtit në Planin e Shpëtimit
Mëkati dhe vdekja na ndajnë nga prania e Atit tonë në Qiell. Ne nuk mund të kthehemi në praninë e Perëndisë pa ndihmë hyjnore. Ne duhet ta kuptojmë rolin e Jezu Krishtit dhe të Shlyerjes së Tij në planin e shpëtimit, në mënyrë që të mund të kemi besim tek Ai dhe të ndjekim planin e Atit Qiellor. Studioni Mosia 3:17–19, duke kërkuar fraza që përshkruajnë mënyrën se si Shlyerja e Jezu Krishtit mposht pasojat e Rënies dhe na ndihmon të fitojmë lumturi dhe të kthehemi tek Ati ynë Qiellor. Përmblidhini këto vargje me vetë fjalët tuaja:
Një parim që mësojmë është se: Jezu Krishti është figura qendrore në planin e shpëtimit dhe Shlyerja e Tij është ajo që e bën planin të funksionojë për të gjithë fëmijët e Perëndisë.
-
Lexoni fragmentet e shkrimeve të shenjta në vijim: 2 Nefi 2:8; Mosia 3:7–11; 16:4–8; Alma 34:9, 15–16; Mormoni 9:13–14. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një paragraf duke shpjeguar se çfarë mësimi japin ato rreth rolit qendror të Shlyerjes së Jezu Krishtit në planin e shpëtimit. Ju mund të dëshironi të nënvizoni fraza që janë domethënëse për ju.
Përgjegjësia Jonë në Planin e Shpëtimit
Ati Qiellor ka siguruar planin e Tij të përsosur për të shkaktuar lumturinë tonë të përjetshme dhe ekzaltimin me Të dhe të dashurit tanë. Jezu Krishti e ka përmbushur rolin e Tij në plan, duke mposhtur vdekjen dhe duke bërë të mundur për ne që të mposhtim mëkatin dhe të kthehemi të jetojmë sërish me Atin tonë në Qiell. Megjithatë, kjo nuk e përjashton përgjegjësinë tonë në plan.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani: Disa nga përgjegjësitë e mia në planin e shpëtimit, dhe renditni atë që secili prej shkrimeve të shenjta vijuese jep mësim rreth përgjegjësisë sonë vetjake për të ftuar fuqinë e Shlyerjes në jetën tonë dhe për të marrë plotësisht bekimet e planit të shpëtimit:
Këto shkrime të shenjta mund të na ndihmojnë të kuptojmë se kur zgjedhim të jetojmë ungjillin e Jezu Krishtit dhe të ndjekim planin e Perëndisë, ne përgatitemi për të marrë jetën e përjetshme përmes Shlyerjes së Shpëtimtarit.
-
Përfytyroni sikur ju kërkua të jepnit një bisedë në Kishë rreth planit të shpëtimit. Duke përdorur ato që keni mësuar nga shkrimet e shenjta në detyrën e mësipërme, shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta atë që do të thonit rreth përgjegjësisë sonë vetjake në planin e Atit Qiellor.
Mendoni mbi atë që mund të bënit për të përmbushur më mirë përgjegjësinë tuaj në planin e Atit Qiellor dhe për të ftuar fuqinë e Shpëtimtarit në jetën tuaj. Merrni parasysh t’i ndani mendimet tuaja me njërin prej prindërve, motrën ose vëllanë apo një mikun tuaj të ngushtë.
Plani i Shpëtimit të Jep Përgjigje dhe Drejtim
Të kuptuarit e planit të shpëtimit mund t’ju drejtojë kur merrni vendime dhe gjeni përgjigje ndaj pyetjeve që mund të hasni ju ose të tjerët.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni njërës prej pyetjeve në vijim, duke treguar se si të kuptuarit e planit të shpëtimit të jep drejtim dhe përgjigje:
-
Si ndikon njohuria se ju me të vërtetë jeni një bir ose bijë e Perëndisë në ndjenjat tuaja të vetëvlerësimit?
-
Si do t’i përgjigjeshit dikujt që thotë: “Kjo është jeta ime – do bëj atë që dua”?
-
Si mund ta ndihmojë dikë të kuptuarit e planit të shpëtimit që të mposhtë ndjenjat se jeta është thjesht argëtim dhe plotësim i dëshirave tona vetjake për kënaqësi?
-
Si mund ta përdorni njohurinë tuaj për planin e shpëtimit për të ndihmuar dikë që është duke përjetuar sprova dhe ndien se kjo ndodh për shkak se Perëndia nuk e do atë?
-
Të kuptuarit e planit të shpëtimit mund t’ju ndihmojë t’u bindeni urdhërimeve të Perëndisë sepse ai shpjegon arsyen përse ne duhet t’u bindemi atyre (shih Alma 12:32).
-
Lexoni 2 Nefi 2:25, dhe përmblidhni qëllimin e planit të shpëtimit duke iu përgjigjur pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në ç’mënyra ju ka sjellë gëzim ju dhe familjes tuaj plani i shpëtimit?
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
E kam studiuar mësimin “Plani i Shpëtimit” dhe e përfundova më (datë).
Pyetje, mendime dhe pikëpamje të tjera që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: