Njësia 7: Dita 2
2 Nefi 17–20
Hyrje
Te 2 Nefi 17–20, Nefi shënoi që Isaia u përpoq ta bindte mbretin e Judës dhe popullin e tij që të besonin në Zot më mirë sesa në aleancat e kësaj bote. Duke përdorur simbole dhe hije – shenja ose paraqitje që mësojnë dhe dëshmojnë për të vërteta të mëdha – Isaia profetizoi lidhur me ngjarjet e vetë kohës së tij, lindjen e Jezu Krishtit dhe shkatërrimin e të ligjve në Ardhjen e Dytë të Zotit.
2 Nefi 17–18
Mbretëria e Judës bekohet kur ata e vendosin besimin e tyre te Jezu Krishti
Për t’ju ndihmuar të përgatiteni për mësimin e sotëm, mendoni për një rast kur u përballët me një situatë të frikshme. A e kujtoni reagimin tuaj të parë? Ndërsa studioni 2 Nefin 17–18, përpiquni të gjeni këshillën e Isaias për ata që e gjejnë veten në një situatë të vështirë apo të frikshme.
Për studimin tuaj të 2 Nefit 17–18, do t’ju duhet të dini rreth tri kombeve të vogla të Sirisë, Izraelit dhe Judës, si edhe shumë më të madhes Perandorisë Asiriane, e cila u përpoq t’i pushtonte këto kombe më të vogla. Këqyrni hartën në vijim dhe tabelën shoqëruese.
Kombi |
Siria |
Izraeli (Efraimi) |
Judea |
Mbreti |
Retsini |
Pekahu |
Ashazi |
Kryeqyteti |
Damasku |
Samaria |
Jerusalemi |
Lexoni 2 Nefin 17:1–2 dhe drejtojuni hartës. “Siria është bashkuar me Efraimin” do të thotë se këto dy vende krijuan një aleancë apo marrëveshje. Përpiquni të përcaktoni se kush po sulmonte kë. Kini parasysh se fraza “shtëpi[a] [e] Davidit” te vargu 2 i referohet Ashazit dhe popullit të Judës.
Mbretëritë e Izraelit dhe Sirisë dëshironin të pushtonin mbretërinë e Judës dhe ta detyronin Judën që të hynte në aleancë me ta kundër Perandorisë së fuqishme Asiriane. Asiria po kërcënonte të pushtonte një rajon të tërë të botës në atë kohë. Izraeli dhe Siria besonin se, duke pushtuar Judën, ato mund të kishin më shumë njerëz dhe më shumë burime për të luftuar asirianët që po afroheshin (shih 2 Nefi 17:5–6). Mbreti Ashaz mendoi të bënte këtë aleancë me Izraelin dhe Sirinë.
Merrni parasysh se çfarë do të bënit nëse do të ishit mbreti Ashaz. Nga një anë, Asiria po kërcënon të sulmojë popullin tënd. Nga ana tjetër, Siria dhe Izraeli po kërcënojnë të sulmojnë nëse nuk bashkoheni në aleancë me ta për të luftuar kundër Asirisë. Isaia jetonte në mbretërinë e Judës dhe Zoti e dërgoi atë tek Ashazi me një mesazh. Si mendoni se do të ndiheshit rreth një mesazhi nga profeti nëse do të ishit mbreti Ashaz?
-
Lexoni 2 Nefin 17:3–8 dhe nënvizoni mesazhin e Zotit drejtuar Ashazit dhe popullit të tij, siç u dha përmes profetit Isaia. (Termi “ur[a] zjarri me tym” te vargu 4 i referohet një pishtari flaka e të cilit është djegur, simbol i këtyre dy mbretërive që janë ndarë dhe pushtuar.) Përfytyroni sikur e dëgjuat Isaian t’ia thotë këtë Ashazit. Më vonë, një mik ju pyet se çfarë tha Isaia. Shkruani dy ose tri fjali në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, duke përshkruar si do t’i përgjigjeshit mikut tuaj.
Isaia u përpoq ta ndihmonte mbretin dhe popullin e tij që të mbështeteshin te Zoti për ndihmë, sesa t’u zinin besë aleancave të paqëndrueshme politike.
-
Përgjigjiuni pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Përse është e rëndësishme për ne që të kthehemi nga Zoti kur kemi nevojë për ndihmë, sesa të mbështetemi vetëm te njerëzit e tjerë për të na ndihmuar?
-
Cilat janë disa mënyra sipas të cilave të rinjtë mund të tundohen që t’i vendosin marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë përpara marrëdhënies së tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?
-
Zoti tha se do t’i jepte Ashazit dhe mbretërisë së Judës një shenjë që Ai do t’i mbronte ata dhe se nuk do t’u duhej të mbështeteshin në aleancat e kësaj bote. Lexoni 2 Nefin 17:14 për të përcaktuar shenjën. Rrethoni fjalën Emanuel në këtë varg. Pranë këtij vargu shkruani “Mateu 1:22–23”. Lexoni Mateun 1:22–23 për të zbuluar kuptimin e titullit Emanuel.
Si do ta ndihmonte Ashazin në këtë kohë një shenjë që kishte kuptimin “Zoti me ne”? Si mund t’i referohej një profeci e tillë nga Isaia edhe lindjes së Jezu Krishtit shekuj më vonë?
Për një kuptim të mëtejshëm të shenjës së lindjes së një fëmije, përsiatësh mbi shpjegimin në vijim nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Ka elemente të shumta ose paralele me këtë profeci, si me shumë prej shkrimeve të Isaias. Kuptimi i parë përqendrohej ndoshta te gruaja e Isaias, një grua e pastër dhe e mirë, e cila rreth kësaj periudhe lindi një bir [shih 2 Nefi 18: 3], duke u bërë fëmija simbol dhe hije e një përmbushjeje më të madhe, të mëvonshme të profecisë që do të plotësohej me lindjen e Jezu Krishtit” (Christ and the New Covenant [1997], f. 79).
Isaia profetizoi se, përpara se të rritej fëmija, Asiria do të mposhte ushtritë si të Izraelit (Efraimin) edhe të Sirisë (shih 2 Nefi 17:15–25). Shenja që kishte kuptimin “Zoti me ne” kishte për qëllim ta siguronte mbretin Ashaz se Perëndia do të jetë me ne kur besojmë në Të, edhe gjatë kohëve të vështirësisë dhe të frikës. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.
Lexoni 2 Nefin 18:6–8 dhe nënvizoni frazën “ujërat e Siloeut”. Ujërat e Siloeut për Isaian simbolizonin ndikimin dhe fuqinë qetësuese, të qëndrueshme e mbështetëse të Perëndisë që duhej të ishte pjesë e jetës politike të kombit (shih 2 Nefi 18:6). Isaia e përdori [këtë] referim për ujërat e Siloeut për krahasim pasi populli i Izraelit dhe populli i Judës nuk e pranuan Mesian – “uj[in] e Siloeut” apo fuqinë e qetë, të ëmbël, të qëndrueshme e mbështetëse të Perëndisë. Prandaj, siç profetizoi Isaia, mbreti i Asirisë dhe ndikimi i tmerrshëm e fuqia e rrebeshtë e ushtrisë së tij pushtuese – përfaqësuar nga “ujërat e lumit, të fuqishme dhe të shumta” – e mposhtën Sirinë dhe Izraelin.
Isaia, si poet, përdori dy rryma uji të rrjedhshme por rrënjësisht të ndryshme, për të shpjeguar atë që do t’i ndodhte Judës. Ushtria asiriane pastaj erdhi në Judë – përfaqësuar nga fjala tokë. Por ushtria nuk e pushtoi Jerusalemin – përfaqësuar nga thënia “ai do të përmbytë dhe do të mbulojë, ai do të arrijë madje deri te qafa”.
Lexoni 2 Nefin 18:9–12 dhe vini re se sa herë e këshilloi Zoti Judën që të mos bashkohej me Sirinë dhe Izraelin. Siç shënohet te 2 Nefi 18:13, ku e këshilloi Zoti Judën, përmes Isaias, që të drejtohej më mirë për ndihmë?
Në kohën kur asirianët e kishin pushtuar Judën dhe po kërcënonin Jerusalemin, mbretëria e Judës kishte një mbret të ri. Emri i tij qe Ezekia. Ai besonte te Zoti dhe te profeti Isaia. Përfundimisht 185.000 ushtarë asirianë u vranë në kampin e tyre nga një engjëll i Zotit (shih 2 Mbretërve 19:35; Isaia 37:36).
-
Përgjigjiuni njërës ose më shumë prej pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Cilat janë rreziqet e vendosjes së besimit tuaj te gjërat dhe te ndikimet e kësaj bote në vend që t’i vendosni te Zoti? (Ju mund të dëshironi të mendoni për situata që mund t’ju tundojnë të merrni vendime të bazuara te frika.)
-
Kur jeni drejtuar nga Perëndia për fuqi kur fillimisht u tunduat të drejtoheshit nga burime të tjera? Çfarë mësuat nga përvoja?
-
Nën mbretin Ezekia, populli i Judës i shpëtoi shkatërrimit pasi ndoqën këshillën e Isaias nga Zoti. Si mund t’ju mbrojë ndjekja e profetëve modernë kundër dëmit shpirtëror?
-
2 Nefi 19:1–7
Isaia flet si të ishte Mesia
A keni kaluar ndonjëherë për një kohë të gjatë pa e parë diellin apo pa e ndier ngrohtësinë e tij? Nëse nuk keni kaluar, përfytyroni sikur të kishit një hije të vazhdueshme mbi vete, pa mundësi për të pasur dritën dhe ngrohtësinë e diellit (si të ishit në një dhomë të errët gjithë kohën). Isaia përdori një shëmbëlltyrë të ngjashme për të ilustruar gjendjen shpirtërore të popullit që jetonte pa dritën e Jezu Krishtit.
Te 2 Nefi 19:1–2 përmenden dy toka. Lexojini këto vargje dhe shenjoni emrat e dy tokave.
Gjatë shekujve, përpara kohës kur Isaia i shkroi këto vargje, shumë luftëra qenë bërë në përpjekje për të kontrolluar zonën e njohur tani si Toka e Shenjtë. Disa i referoheshin kësaj zone si “tok[a] e hijes së vdekjes” pasi kaq shumë njerëz kishin humbur jetën në betejë atje. Gjatë kohërave të Dhiatës së Re, Nazareti, Kapernaumi, Naini dhe Kana ishin të vendosura në rajonet e njohura më përpara si tokat e Zabulonit dhe të Naftalit. Këto janë qytete ku Jezu Krishti kaloi mjaft nga koha e Tij, duke u shërbyer njerëzve më shumë se 500 vjet më vonë. Sot njihet si zona e Galilesë.
Shenjoni te 2 Nefi 19:2 atë çfarë Isaia tha se do të shikonin përfundimisht njerëzit e këtij rajoni.
Thënia e Isaias se ata që “ec[nin] në errësirë” dhe banonin në “tokën e hijes së vdekjes” kishin “parë një dritë të madhe” ishte një profeci rreth misionit në vdekshmëri të Jezu Krishtit në këtë pjesë të botës. Njerëzit që jetonin në zonën e Galilesë, po ecnin në errësirë shpirtërore, por kur Jezu Krishti jetoi dhe shërbeu mes tyre, ata panë “një dritë të madhe”.
-
Lexoni 2 Nefin 19:6–7 dhe përsiatni se cili nga titujt e Shpëtimtarit te vargu 6 mund të ketë qenë veçanërisht kuptimplotë për popullin e Judës, në rrethanat e tyre të ditura. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si një ose më shumë prej këtyre titujve përshkruan mënyrën si ndiheni rreth Shpëtimtarit.
2 Nefi 19–20
Isaia përshkruan shkatërrimin e të ligjve në Ardhjen e Dytë
Profecia e Isaias për shkatërrimin e Asirisë, e shënuar te 2 Nefi 20 është gjithashtu profeci për shkatërrimin e të ligjve në Ardhjen e Dytë. Ndërsa e lexoni këtë kapitull, kujtoni se ashtu si Ezekia pati besim te këshilla e Isaias nga Zoti dhe u bekua, nëse e vendosni mirëbesimin tuaj te Zoti, ju nuk duhet t’i keni frikë gjykimet që do të vijnë mbi banorët e tokës në kohën që prin Ardhjen e Dytë.
Çfarë fjalie përsëritet te 2 Nefi 19:12, 17, 21 dhe te 2 Nefi 20:4? Ju mund të dëshironi ta shenjoni këtë në shkrimet tuaja të shenjta. Shkruajeni fjalinë në ditarin tuaj të studimit dhe nënvizoni fjalën zemërim dhe fjalën dorë. Nën fjalën zemërim, shkruani gjykim, dhe nën fjalën dorë, shkruani mëshirë. Lexojeni fjalinë me zë të lartë, duke bërë zëvendësimin me fjalët gjykim dhe mëshirë. (“Megjithatë, [gjykimi] i tij nuk është shuar, por [mëshira] e tij është akoma e shtrirë.”)
-
Përgjigjiuni pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si e përshkruan fjalia në ushtrimin studimor më sipër mënyrën se si Zoti u përgjigjet kombeve, familjeve apo individëve që nuk e pranojnë Atë?
-
Si mund t’i zbatoni të vërtetat në vijim në jetën tuaj? Jezu Krishti është Perëndi i gjykimit dhe i mëshirës. Mëshira e Tij shtrihet tek ata që pendohen dhe i mbajnë urdhërimet e Tij.
-
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një rasti kur ishit të bindur ndaj një urdhërimi të caktuar dhe ndiet mëshirën e Perëndisë.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar 2 Nefin 17–20 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: