Hyrje te Jaromi
Përse të Studiohet Ky Libër?
Ndërsa studioni librin e Jaromit, ju do të kuptoni që Zoti e mban premtimin e Tij për të bekuar ata që u binden urdhërimeve të Tij. Gjithashtu do të mësoni rreth përpjekjeve të mbretërve, profetëve, mësuesve e priftërinjve nefitë të kohës së Jaromit për t’i ndihmuar njerëzit të pendoheshin dhe ta shmangnin shkatërrimin.
Kush e Shkroi Këtë Libër?
Biri i Enosit, Jaromi, e shkroi këtë libër. Ashtu si ati i tij – dhe si gjyshi i tij Jakobi e stërgjyshi i tij Lehi – Jaromi kishte shpirtin e profecisë dhe të zbulesës (shih Jaromi 1:2). Kur e përfundoi analin e tij, ai ia kaloi fletët e vogla të Nefit birit të tij, Omnit.
Kur dhe Ku u Shkrua Ai?
Libri i Jaromit trajton afërsisht 59 vite, gati nga viti 420 pr.K. deri në vitin 361 pr.K. (shih Enosi 1:25; Jaromi 1:13). Ai u shkrua në tokën e Nefit.