Seminari
Njësia 30: Dita 1, Ethëri 4–5


Njësia 30, Dita 1

Ethëri 4–5

Hyrje

Zoti e urdhëroi Moronin që të shkruante dhe pastaj ta vuloste analin e tij mbi vegimin e vëllait të Jaredit. Moroni shpjegoi se këto shkrime do të zbuloheshin kur njerëzit të kenë po aq besim sa vëllai i Jaredit. Përveç kësaj, Moroni profetizoi se tre dëshmitarë do të dëshmonin për vërtetësinë e Librit të Mormonit në ditët e mëvonshme.

Ethëri 4:1–7

Moroni shënon dhe vulos rrëfimin e plotë të vegimit të vëllait të Jaredit

Mendoni për një objekt që është veçanërisht i vlefshëm për ju apo familjen tuaj dhe që mund të doni ta mbani larg fëmijëve të vegjël. Çfarë do t’i nevojitej një fëmije të mësonte apo të bënte përpara se t’ia besonit objektin atij apo asaj?

Po ashtu, Zoti ka të vërteta të vlefshme që Ai dëshiron t’i ndajë me ne, por Ai pret derisa ne të jemi gati t’i marrim ato. Ndërsa studioni Ethërin 4, shihni për atë që Moroni dha mësim se mund t’ju ndihmojë të merrni të vërtetë dhe udhëheqje më të madhe nga Zoti.

Ndërsa lexoni tek Ethëri 3, Zoti i tregoi vëllait të Jaredit një vegim të të gjithë banorëve të tokës – të mëparshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm – dhe të gjitha gjërat lidhur me tokën. Pastaj, vëllai i Jaredit u urdhërua ta shkruante atë që kishte parë dhe t’i vuloste shkrimet e tij. Lexoni Ethërin 4:4–5 dhe shihni për përshkrimin e Moronit për atë që i ishte treguar vëllait të Jaredit. Moroni shkroi rreth asaj që pa vëllai i Jaredit dhe gjithashtu u urdhërua nga Zoti që ta vuloste vegimin, për t’u nxjerrë në dritë në kohën e duhur të Zotit. Vegimi që përmendin këto vargje, është përfshirë në atë që zakonisht quhet pjesa e vulosur e Librit të Mormonit.

Moroni profetizoi për kushtet që duhet të ekzistojnë përpara se zbulesa që iu dha vëllait të Jaredit, të bëhet e njohur. Ju mund të doni t’i shënoni këto kushte tek Ethëri 4:6–7.

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar të përsiatni çfarë do të thotë “të ushtrojnë besim [te Zoti], madje si … vëllai i Jaredit” (Ethëri 4:7), rishikoni Ethërin 1–3 dhe renditni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta mënyrat se si vëllai i Jaredit shfaqi besim dhe mirëbesim te Zoti. Gjithashtu, zgjidhni e përshkruani një nga këta shembuj që ju lanë më shumë mbresë dhe shpjegoni përse.

Ashtu siç do t’i besonit një fëmije një objekt të vlefshëm vetëm në kushte të caktuara, Zoti ndan të vërteta shtesë me fëmijët e Tij vetëm kur ne shfaqim përgatitjen tonë shpirtërore, besojmë në të vërtetat e çmueshme që Ai tashmë i ka zbuluar, dhe ushtrojmë besim në Të.

Ethëri 4:8–19

Moroni jep mësim atë që ne duhet të bëjmë për të marrë zbulesë të mëtejshme

Shihni te çfarëdo perde dritareje në dhomën ku jeni. Mendoni rreth mënyrës se si perdet kufizojnë atë që mund të shihni.

Moroni e përdori simbolin e velit, që ngjan me një perde dritareje, për të dhënë mësim parimet që rregullojnë mënyrën se si mund të marrim zbulesë. Lexoni Ethërin 4:15 dhe gjeni frazën që përfshin fjalën vel. Vini re që Moroni e krahasoi mosbesimin me një vel. Në ç’mënyrë ngjan mosbesimi me një vel?

Mund të jetë e dobishme të kuptojmë se fjala gris tek Ethëri 4:15 do të thotë ta ndash a copëtosh. Përfytyroni si do të ishte nëse do të mund të grisnit velin midis jush dhe njohurisë së Zotit.

grisja e velit në qendër

Moroni përshkroi ato gjëra që na ndihmojnë “ta gris[im] atë vel të mosbesimit” dhe na lejojnë të marrim zbulesë të mëtejshme. Ai filloi duke paralajmëruar për një qëndrim që na ndalon nga marrja e zbulesës së mëtejshme. Lexoni Ethërin 4:8 dhe shënoni atë që do ta bënte Zotin ta ndalonte zbulesën dhe “[të mos tregonte] gjëra më të mëdha”.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë të “lufto[sh] kundër fjalës së Zotit”? (Ethëri 4:8).

    2. Cilat janë disa mënyra se si një i ri sot mund “të luftojë kundër fjalës së Zotit”?

Moroni përfshiu fjalët e vetë Zotit për të përshkruar se si të merret zbulesë shtesë prej Tij. Kërkoni tek Ethëri 4:11, 13–15 dhe shënoni fraza që na mësojnë atë që duhet të bëjmë për të ftuar zbulesën e Zotit dhe si do të na përgjigjet Ai nëse i bëjmë këto gjëra.

Çfarë parimesh mësoni nga këto vargje lidhur me zbulesën dhe se si ta ftoni atë në jetën tuaj? Ju mund të doni të shkruani një parim që mësoni nga këto vargje, te shkrimet tuaja të shenjta pranë Ethërit 4:11.

Një parim i rëndësishëm që mund ta mësojmë nga këshilla e Zotit, është se, ndërsa ushtrojmë besim të madh në fjalën e Zotit, Ai, në kohën e duhur të Tij, do të na bekojë me zbulesë të mëtejshme.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni përse mendoni se duhet të tregoni besim në fjalën e Perëndisë që tashmë e keni marrë përpara se Zoti t’ju zbulojë më shumë juve. Pastaj renditeni veten në një shkallëzim prej 1 deri në 10 (duke qenë 10-a “shumë i efektshëm”) në atë se sa mirë ndieni se po ushtroni besim te Zoti duke kërkuar e ndjekur fjalën e Tij në secilën nga fushat e mëposhtme:

    1. Lutja e përditshme

    2. Ndjekja e nxitjeve që merrni nëpërmjet Frymës së Shenjtë

    3. Mbështetja dhe ndjekja e udhëheqësve në degën, lagjen, distriktin ose kunjin tuaj

    4. Studimi i fjalës së Perëndisë në kishë ose në seminar

    5. Studimi vetjak i shkrimeve të shenjta

    6. Ndjekja e fjalëve të profetëve dhe të jetuarit e urdhërimeve

  2. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përshkruani se si të bindurit ndaj Perëndisë në një nga fushat e përmendura më sipër ju ka mundësuar të merrni zbulesë të mëtejshme nga Zoti.

Përsiatni se si mund ta përfshini këtë parim të ushtrimit të besimit në fjalën e Zotit, në përpjekjet tuaja për të ftuar zbulesë dhe drejtim shtesë nga Zoti.

Ethëri 5

Moroni deklaron se tre dëshmitarë do të shohin dhe japin dëshmi për fletët

engjëll që i tregon fletët e arta Jozef Smithit, Oliver Kaudrit, Dejvid Uitmerit

Lexoni Ethërin 5:1,–3. Çfarë shkroi Moroni në këto vargje që i drejtohet Profetit Jozef Smith – personi që një ditë do të përkthente analin e këtyre fletëve? Përfytyroni si mund të ketë qenë për Jozef Smithin, të gjendej përballë këtyre vargjeve ndërsa përkthente Librin e Mormonit.

Presidenti Henri B. Ajring

Lexoni thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dhe kërkoni një frazë që ju lë mbresë mbi dëshminë e Tre Dëshmitarëve: “Tre Dëshmitarët kurrë nuk e mohuan dëshminë e tyre për Librin e Mormonit. Ata nuk mundeshin sepse ata e dinin se ishte e vërtetë. Ata bënë sakrifica dhe u përballën me vështirësi përtej asaj që kanë njohur ndonjëherë shumica e njerëzve. Oliver Kaudri dha të njëjtën dëshmi rreth origjinës hyjnore të Librit të Mormonit ndërsa ishte duke vdekur. … Ajo që ata vazhduan të pohojnë mbi atë që panë dhe dëgjuan në atë përvojë të mrekullueshme, gjatë periudhave të gjata të largimit nga Kisha dhe nga Jozefi, e bën dëshminë e tyre më të fuqishme” (“An Enduring Testimony of the Mission of the Prophet Joseph”, Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 90).

Sipas Ethërit 5:2–3, çfarë do të ishte i privilegjuar Profeti Jozef Smith të bënte me fletët?

  1. journal iconAshtu si tre burrat që patën privilegjin të dëshmonin vërtetësinë e fletëve të arta, ju gjithashtu mund të jeni dëshmitar i vërtetësisë së Librit të Mormonit. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shënoni disa mënyra se si ju gjithashtu mund të jeni dëshmitar i Librit të Mormonit. Përveç kësaj, shkruani se si mund të ndikojë dëshmia juaj për Librin e Mormonit te njerëzit e tjerë.

Me lutje, kërkoni mundësi për të ndarë dëshminë tuaj për Librin e Mormonit me dikë këtë javë.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Ethërin 4–5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: