Seminari
Njësia 8: Dita 2, 2 Nefi 28


Njësia 8: Dita 2

2 Nefi 28

Hyrje

Nefi profetizoi për disa nga kushtet sfiduese të ditëve të mëvonshme, përfshirë mësimdhëniet e rreme dhe kryelartësinë e shumë kishave të rreme që do të ngriheshin. Ai jep mësim si të dallohen doktrinat e rreme dhe qëndrimet e kësaj bote dhe përcakton mënyrat se si Satani do të përpiqet t’i shkëputë burrat e gratë nga jeta në drejtësi.

2 Nefi 28:1–19

Nefi përshkruan kishat e rreme dhe idetë e rreme të kohës sonë

Në shumicën e kulturave ka shenja trafiku që paralajmërojnë udhëtarët kur ka ndonjë rrezik përpara rrugës ose itinerarit. Në vendin dhe qytetin ku jetoni, çfarë forme dhe ngjyre kanë shenjat e trafikut që i bëjnë shoferët vigjilentë për rrezikun që ndodhet përpara? Në mënyrë të ngjashme, helmet dhe materialet e tjera të rrezikshme zakonisht shënohen me simbole dhe paralajmërime mbi paketimet dhe enët. Si shenjohen këta artikuj aty ku jetoni ju?

Ashtu si këto shenja fizike paralajmërimi, Libri i Mormonit përmban paralajmërime për t’ju ndihmuar të shmangni ndikimet që janë të dëmshme për shpirtin tuaj. Presidenti Ezra Taft Benson përcaktoi se si Libri i Mormonit mund t’ju paralajmërojë dhe forcojë kundër projekteve të liga të Satanit: “Libri i Mormonit vë në dukje armiqtë e Krishtit. Ai i ngatërron doktrinat e rreme dhe ndalon grindjen. (Shih 2 Nefi 3:12.) Ai fortifikon ndjekësit e përulur të Krishtit kundër projekteve, strategjive dhe doktrinave të liga të djallit në kohën tonë. Llojet e braktisësve në Librin e Mormonit janë të ngjashëm me llojet që kemi sot. Perëndia, me njohuritë e tij paraprake të pafundme, e modeloi Librin e Mormonit në mënyrë të tillë që ne të mund të shohim gabimin dhe të dimë se si të luftojmë konceptet e rreme arsimore, politike, fetare dhe filozofike të kohës sonë” (“The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, janar 1988, f. 3).

Libri i Mormonit vë në dukje idetë e rreme të djallit dhe na forcon kundër projekteve të tij të liga. Siç shënohet te 2 Nefi 28, Nefi vuri në dukje disa nga mësimet e rreme të djallit që janë të zakonshme në të gjitha brezat. Shqyrtoni 2 Nefin 28:3–9 dhe shenjoni mësimet e rreme dhe mashtrimet e Satanit për të cilat mësoni atje. (Vini re se 2 Nefi 28:7–9 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni në mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni në të ardhmen.)

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani nga 2 Nefi 28:3–9 një prej mësimeve të rreme që mendoni se është më dëmtuesi për rininë sot, dhe shpjegoni arsyet tuaja. Përfshini edhe një shembull se si të rinjtë mund të joshen nga ai mësim i rremë.

Lexoni 2 Nefin 28:12–14 dhe shikoni se çfarë paralajmëroi Nefi se do t’u ndodhte shumë kishave dhe njerëzve, madje disa prej “pasues[ve] [të] përulur të Krishtit” (vargu 14). Këto gjëra shkaktohen nga krenaria dhe doktrina e rremë për të cilat lexoni te 2 Nefi 28:3–9. Lexoni 2 Nefin 28:15–16, 19 dhe përcaktoni disa pasoja të këtyre mësimeve të rreme. Ju mund të dëshironi të shenjoni te 2 Nefi 28:19 frazën që shpjegon se çfarë do të bëjë djalli me ata që nuk pendohen.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 28:7–9

  1. ikona e ditaritLexoni me zë të lartë 2 Nefin 28:7–9. Kaloni ca kohë duke mësuar përmendsh 2 Nefin 28:8. Ju mund të dëshironi ta shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta nga sa kujtoni ose t’ia thoni përmendsh një anëtari të familjes apo miku. Në ditët e fundit, shumë njerëz do të japin mësim doktrina të rreme, të kota dhe të marra. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni disa mënyra se si nxiten këto doktrina të kota dhe shpjegoni shkurtimisht si mund t’i dalloni doktrinat e kota të botës dhe t’i shmangni ato.

2 Nefi 28:20–32

Nefi paralajmëron për mashtrimet e Satanit

Në përgatitje të studimit tuaj mbi pjesën e mbetur të 2 Nefit 28, lexoni përvojën në vijim nga Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, kur po vizitonte një park kafshësh të egra, ndërsa qe me detyrë në Afrikë:

“Ne ndaluam pranë një grope uji për të parë kafshët që vinin të pinin. Atë stinë qe thatësirë e madhe dhe nuk kishte shumë ujë, në të vërtetë vetëm batakë balte. …

Presidenti Bojd K. Paker

Veçanërisht, antilopat ishin tepër të acaruara. Ato do t’i qaseshin gropës me baltë, [por] vetëm për t’u kthyer e vrapuar me frikë të madhe. Mund ta shikoja se nuk kishte luanë përreth dhe e pyeta ciceronin përse nuk pinin. Përgjigjja e tij ishte: ‘Krokodilët’, dhe ky është mësimi.

Unë e dija se ai duhej të ishte duke bërë shaka dhe e pyeta me seriozitet: ‘Ku qëndron problemi?’ Përgjigjja përsëri: ‘Krokodilët’.

‘Gjepura’, i thashë. ‘Nuk ka krokodilë atje. Çdokush mund ta shohë.’ …

Ai e vuri re se nuk e besova dhe vendosi, mendoj, të më jepte një mësim. Ne lëvizëm me makinë te një vend tjetër, ku ajo qëndronte mbi një breg mbi gropën me baltë nga ku mund të shihnim poshtë. ‘Atje’, tha ai. ‘Shikoje vetë.’

Unë nuk mund të shihja gjë përveç baltës, pak uji dhe kafshëve të acaruara në largësi. Pastaj befas e pashë! – Një krokodil i madh, i ngulur në baltë, duke pritur për ndonjë kafshë jo dyshuese që ta zinte etja aq sa të vinte për të pirë.

Papritmas e besova atë që shoqëruesi tha! Kur mundi të shihte se isha i gatshëm të mbaja vesh, ai vazhdoi me mësimin. ‘Ka krokodilë kudo në park’, tha ai, ‘jo vetëm në lumenjtë. Ne nuk kemi asnjë vend me ujë pa krokodil diku pranë tij dhe do bënit mirë ta mbanit parasysh këtë.’ …

Në një udhëtim tjetër në Afrikë e diskutova këtë përvojë me një rojtar gjahu në një tjetër park. …

Atëherë ai më tregoi një vend ku pati ndodhur një tragjedi. Një i ri nga Anglia po punonte në hotel për sezonin. Me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme dhe të përsëritura, ai shkoi përmes gardhit të kompleksit për të kontrolluar diçka nëpër një pellg të cekët uji, që nuk i mbulonte majat e këpucëve të tij të tenisit.

‘Ai nuk ishte futur as dy hapa brenda’, tha rojtari, ‘përpara se krokodili ta kapte dhe ne nuk mund të bënim gjë për ta shpëtuar’” (“Spiritual Crocodiles”, Ensign, maj 1976, f. 30–31).

Cili është rreziku i vënies në dyshim të ekzistencës së krokodilëve kur nuk mund t’i shihni? Si ngjan përvoja e Presidentit Paker dhe e të riut me atë çfarë përshkroi Nefi te 2 Nefi 28:22?

Presidenti Paker shpjegoi:

“Ata që janë më të moshuar se ju, kanë provuar diçka rreth gropave me ujë dhe ngrenë një zë paralajmërues për krokodilët. Jo vetëm [për] zvarranikët e mëdhenj gri që mund t’ju kafshojnë copash, por [për] krokodilët shpirtërorë, pafundësisht më të rrezikshëm dhe më mashtrues e më pak të dukshëm, madje, edhe se ata rrëshqanorë të mirëmaskuar të Afrikës.

Këta krokodilë shpirtërorë mund të vrasin apo gjymtojnë shpirtrat tuaj. Ata mund të shkatërrojnë paqen e mendjes tuaj dhe paqen e mendjes të atyre që ju duan. Këta janë ata kundër të cilëve duhet paralajmëruar dhe është e vështirë të gjendet tani një vend kudo në botë i pa infektuar me ta” (“Spiritual Crocodiles”, f. 31).

Në rreshtat bosh në vijim, përgjigjiuni pyetjes në vijim: Në çfarë mënyrash mund të jenë të ngjashëm krokodilët në Afrikë me tundimet dhe taktikat e Satanit?

Lexoni 2 Nefin 28:20–21, 24–26 dhe kërkoni mënyrat se si Satani përpiqet të na shkatërrojë. (Mund të jetë e dobishme të dini se fjala paqësojë te 2 Nefi 28:21 do të thotë që shpirtërisht të qetësosh, të përkundësh ose të vendosësh në gjumë.) Sipas këtyre vargjeve, çfarë metodash përdor Satani për t’u përpjekur të na paqësojë dhe të na shpjerë në fuqinë e tij? .

Një parim madhor i dhënë mësim në këto vargje është: Satani përdor shumë taktika në përpjekje për të na mposhtur, të tilla si duke na nxitur në zemërim, duke na paqësuar e përkundur, dhe duke na lajkatuar.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni njërës ose më shumë prej pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si e përdor Satani zemërimin që të mashtrojë e shkatërrojë individë, familje dhe komunitete?

    2. Cilat janë disa gjëra të mira për të cilat Satani i ka nxitur individët të zemërohen?

    3. Përshkruani të paktën dy shembuj të mënyrës se si disa njerëz janë paqësuar dhe janë verbuar ndaj rreziqeve të Satanit.

Peshkopi Riçard C. Exhli

Lexoni shpjegimin në vijim nga Peshkopi Riçard C. Exhli, këshilltar në Peshkopatën Kryesuese, lidhur me procesin shkallë-shkallë që përdor Satani për të na zënë në kurth: “Ne nuk mund të themi se do të mbjellim pak tërshërë të egër në rininë tonë ose që thjesht do të lagemi nga pak përreth kufijve të mëkatit. Për mëkatin nuk ka kufij. Çdo veprim, i mirë apo i keq, ka një pasojë. Çdo veprim i mirë përmirëson aftësinë tonë për të bërë mirë dhe për të qëndruar më me vendosmëri kundër mëkatit apo dështimit. Çdo shkelje, pavarësisht sa e vogël, na bën më të prekshëm ndaj ndikimit të Satanit dhe herën tjetër ai na tundon ne. Satani na merr nga pak çdo herë, duke na mashtruar lidhur me pasojat e të ashtuquajturave mëkate të vogla gjersa na kap në shkelje të mëdha. Nefi e përshkruan këtë teknikë si një [taktikë] që na paqëton, përkund dhe lajkaton gjersa Satani ‘[na] kap … me zinxhirët e tij të tmerrshëm, prej të cilëve nuk ka çlirim’ (2 Nefi 28:22; shih edhe vargun 21)” (“That Thy Confidence Wax Strong”, Ensign, nëntor 1994, f. 40).

Satani i përdor këto taktika të holla për të na nxitur të mendojmë, të themi dhe të bëjmë gjëra të gabuara. Lexoni 2 Nefin 28:27–29 dhe shikoni për paralajmërime të tjera.

Zoti dha një paralajmërim dhe bekim tjetër, i cili është përfshirë afër fundit të këtij kapitulli. Lexoni 2 Nefin 28:30–32 dhe përsiatini pyetjet në vijim: Përse Perëndia i quan disa njerëz të bekuar? Si do të na ndihmojë të dëgjuarit e këshillës së Perëndisë për të mposhtur taktikat e djallit?

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth asaj çfarë keni mësuar nga ky mësim që do t’ju ndihmojë të mposhtni taktikat e Satanit. Cilat janë disa vende, veprimtari ose qëndrime që dëshironi t’i shmangni në mënyrë që të mos jeni të pambrojtur nga ndikimi i Satanit?

  2. ikona e ditaritMendoni rreth diskutimit mbi shenjat paralajmëruese në fillim të këtij mësimi. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, vizatoni një shenjë paralajmëruese që ilustron një rrezik shpirtëror për të cilin ju mendoni se rinia sot duhet paralajmëruar. Jini të përgatitur t’ia tregoni atë mësuesit dhe anëtarëve të klasës suaj.

  3. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 28 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: