Njësia 10: Dita 2
Jakobi 7
Hyrje
Jakobi u mbështet në dëshminë e tij dhe te Zoti për të mposhtur idetë dhe argumentet e rreme të Sheremit, një anti-Krisht. Anti-Krisht është dikush që e kundërshton fuqishëm ose gjallërisht Krishtin dhe përpiqet të shkatërrojë besimin e njerëzve të tjerë tek Ai, te kisha e Tij e vërtetë, tek ungjilli i Tij, ose te plani i shpëtimit.
Për të ndaluar përpjekjet e Sheremit, Jakobi mori forcë nga përvojat e kaluara që e kishin rritur besimin e tij në Jezu Krisht. Ai u mbështet gjithashtu tek udhëzimi nga Shpirti i Shenjtë, njohuria e tij nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve dhe te dëshmia e tij për Jezu Krishtin. Kur Sheremi kërkoi një shenjë që do të provonte se fjalët e Jakobit ishin të vërteta, ai u qëllua nga Perëndia. Jakobi e përfundoi analin e tij duke përshkruar se si nefitët besonin te Zoti ndërsa forconin veten kundër lamanitëve. Përpara se të vdiste, Jakobi ia besoi fletët e vogla të birit, Enosit.
Jakobi 7:1–14
Jakobi mbështetet te Zoti ndërsa përballet me Sheremin, një anti-Krisht
Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Një nga provat më të mëdha në jetën e vdekshme është kur besimi ynë vihet në dyshim apo kritikohet. Në momente të tilla ne mund të duam të përgjigjemi në mënyrë agresive. … Por këto janë raste të rëndësishme për t’u tërhequr, për t’u lutur dhe për të ndjekur shembullin e Shpëtimtarit. Kujtoni që Vetë Jezusi u përbuz dhe u flak nga bota. … Kur ne u përgjigjemi akuzuesve tanë siç bëri Shpëtimtari, ne jo vetëm bëhemi më shumë si Krishti, ne i ftojmë të tjerët të ndiejnë dashurinë e Tij dhe ta ndjekin Atë gjithashtu” (“Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 72).
Mendoni për një rast kur bindjet tuaja fetare u vunë në dyshim ose u kritikuan. Ndërsa studioni Jakobin 7 ju do të mësoni se si Jakobi kaloi një përvojë ku besimi i tij u kritikua nga një njeri i quajtur Sherem dhe se si ai iu përgjigj me sukses kësaj sfide.
Lexoni Jakobin 7:1–5 dhe kërkoni fjalë e fraza që tregojnë: 1) çfarë po përpiqej të bënte Sheremi dhe 2) se si u përpoq të plotësonte qëllimet e tij. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto në shkrimet tuaja të shenjta.
Sipas Jakobit 7:3, çfarë ndikimi pati Sheremi te njerëzit?
-
Vini re te Jakobi 7:4 që Sheremi “ishte i mësuar” dhe kishte “shumë fuqi të fjalës”. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se përse ndonjëherë është e vështirë ta mbroni besimin tuaj kundër një personi si Sheremi.
Mbani mend se jo të gjithë njerëzit që e vënë në dyshim ose e kritikojnë besimin tonë, kanë domosdoshmërisht të njëjtat shtysa si Sheremi. Ndërsa disa njerëz si Sheremi me qëllim përpiqen ta shkatërrojnë besimin, të tjerë mund ta vënë në dyshim besimin tonë ngaqë janë kureshtarë, apo ngaqë kanë qenë të keqinformuar lidhur me bindjet tona fetare.
Ndërsa lexoni Jakobin 7:5–14, përsiatni se si do t’i përgjigjeshit një personi si Sheremi. Ndërsa studioni përgjigjen e Jakobit, do të shihni se, kur mbështetemi te Zoti, ne mund t’i mposhtim sprovat ndaj besimit tonë. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta pranë këtyre vargjeve. Kërkoni mënyrat se si Jakobi e shfaqi këtë parim në përplasjen e tij me Sheremin.
Tek tabela vijuese, lexoni vargun ose vargjet nga Jakobi 7:5–14 te kolona e parë dhe kombinojeni atë referencë me thënien te kolona e dytë që tregon më së miri mënyrën se si Jakobi u mbështet te Zoti në atë referencë. Shkruajeni germën e thënies mbi vizën pranë referencës së shkrimit të shenjtë.
Çfarë Bëri Jakobi për t’u Mbështetur te Zoti | |
---|---|
|
Ju mund t’i kontrolloni përgjigjet tuaja në këtë veprimtari me kombinime duke iu referuar përgjigjeve të sakta që gjenden në fund të këtij mësimi.
Si mund ta forconi dëshminë tuaj në mënyrë që të mos lëkundet kur ajo çka besoni vihet në dyshim ose kritikohet? Vini re te Jakobi 7:5 që Jakobi demonstroi të vërtetën vijuese: Ne nuk mund të lëkundemi në besimin tonë nëse dëshmitë tona janë bazuar te zbulesa dhe te përvoja të vërteta shpirtërore. Përsiatni mbi forcën e dëshmisë suaj për Jezu Krishtin dhe mbi atë çfarë mund të bëni për ta forcuar atë.
Përgjigjja e Jakobit për Sheremin na jep një shembull për t’u ndjekur ndërsa u përgjigjemi individëve që vënë në dyshim ose kritikojnë besimin tonë.
-
Përgjigjini tri prej pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për t’ju ndihmuar të mendoni rreth gjërave që bëri Jakobi për t’u mbështetur te Zoti dhe se si po këto veprime ju kanë ndihmuar ose mund t’ju ndihmojnë kur të tjerët sprovojnë besimin tuaj:
-
Vini re te Jakobi 7:5 se, për shkak të përvojave të mëparshme shpirtërore të Jakobit, besimi i tij u bë i palëkundshëm. Cilat janë disa përvoja që e kanë forcuar besimin tuaj? Si mund t’ju ndihmojë të kujtuarit apo të shënuarit e këtyre përvojave kur dikush vë në dyshim ose kritikon besimin tuaj?
-
Te Jakobi 7:8, Jakobi pohoi se “Zoti Perëndi derdhi Shpirtin e tij në shpirtin tim”. Çfarë duhet të bëni që të jeni në gjendje të bëni që Shpirti të derdhet në shpirtin tuaj? Si ju ka ndihmuar Fryma e Shenjtë kur jeni përballur me pyetje apo kritika rreth besimit tuaj?
-
Si mund t’ju ndihmojë zakoni i përditshëm i studimit të shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve të ditëve të mëvonshme në rrethana kur të tjerët vënë në dyshim ose kritikojnë besimin tuaj? (shih Jakobi 7:10–11.)
-
Kur e keni ndarë dëshminë tuaj me dikë që e ka vënë në dyshim apo e ka kritikuar besimin tuaj? (shih Jakobi 7:12.) Cili qe rezultati?
-
Në vend që të përpiqej të provonte vërtetësinë e dëshmisë së tij kur Sheremi kërkoi një shenjë, Jakobi e la përfundimin në duart e Zotit (shih Jakobi 7:14). Si mund t’ju ndihmojë dijenia se nuk është e nevojshme që t’ua provoni vërtetësinë e dëshmisë suaj atyre që sfidojnë besimin tuaj?
-
Jakobi 7:15–23
Sheremi qëllohet, rrëfen dhe vdes, duke e bërë turmën nefite që të kthehet te Zoti
Plaku Robert D. Hejls dha mësim:
“Kur ne nuk hakmerremi – kur ne kthejmë faqen tjetër dhe u rezistojmë ndjenjave të inatit – ne … qëndrojmë me Shpëtimtarin. Ne tregojmë dashurinë e Tij, që është e vetmja forcë që mund ta nënshtrojë kundërshtarin, dhe u përgjigjet akuzuesve tanë pa iu kthyer atyre me akuza. Kjo nuk është dobësi. Kjo është kuraja e krishterë.
Nëpër vite ne mësojmë se sfidat ndaj besimit tonë nuk janë të reja dhe ato nuk ka të ngjarë të zhduken shpejt. Por, dishepujt e vërtetë të Krishtit shohin mundësi në mes të kundërshtisë. …
… Fatmirësisht, Zoti i njeh zemrat e akuzuesve tanë dhe mënyrën si ne mund t’u përgjigjemi atyre më me efikasitet. Kur dishepujt e vërtetë kërkojnë drejtim nga Shpirti, ata marrin frymëzim të përshtatur për çdo përballje. Dhe në çdo përballje, dishepujt e vërtetë përgjigjen në mënyra që ftojnë Shpirtin e Zotit” (“Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull”, f. 72–73).
Çfarë mendoni se do të thotë të “shohin mundësi në mes të kundërshtisë”?
Kur, atyre që sfidojnë besimin tonë, u përgjigjemi në mënyra që ftojnë Shpirtin e Zotit, ajo që është e mirë mund të burojë. Lexoni Jakobin 7:15–23 dhe kërkoni për gjënë e mirë që buroi nga përballja e Jakobit me Sheremin.
Çfarë prove shihni te Jakobi 7:21–22 të asaj që Jakobi dëshironte që përvoja e tij me Sheremin të ndihmonte të tjerët?
Sipas Jakobit 7:23, si ndikoi përfundimisht tek turma përballja e Jakobit me Sheremin?
-
Një parim që mësojmë nga përballja e Jakobit me Sheremin, është se ndërsa u përgjigjemi dyshimeve ose kritikave ndaj besimit tonë në mënyra që e ftojnë Shpirtin, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të kthehen te Zoti. Shkruani përgjigje për pyetjet vijuese rreth këtij parimi në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mundet njohja e këtij parimi t’ju japë mundësi që t’i ndihmoni të tjerët të kthehen te Zoti?
-
Si mund të kërkoni ta zbatoni këtë parim?
-
Jakobi 7:24–27
Jakobi përshkruan marrëdhëniet nefite me lamanitët dhe e mbyll analin e tij
Lexoni Jakobin 7:24–27. Theksoni me ngjyra një frazë te Jakobi 7:25 që e përforcon mesazhin e Jakobit për rëndësinë e mbështetjes te Zoti ndërsa përballemi me sfida.
-
Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Cila është një gjë që do të bëni që të përgatiteni për një rast kur dikush do ta sfidojë besimin tuaj?
Nëse keni shqetësime rreth mënyrës se si të merreni me dyshime ose kritika të veçanta ndaj besimit tuaj, studioni manualin Të Vërtetë Ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin, fjalimin në konferencën e përgjithshme të Plakut Robert D. Hejls “Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull” (Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 72–75) dhe burime të tjera të gjendura në adresat LDS.org dhe youth.lds.org.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Jakobin 7 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim:
Përgjigjet për veprimtarinë me kombinime në fillim të këtij mësimi: 1) d, 2) c, 3) a, 4) e, 5) b.