Seminari
Njësia 10: Dita 4, Jaromi dhe Omni


Njësia 10: Dita 4

Jaromi dhe Omni

Hyrje

Librat e Jaromit dhe të Omnit përmbajnë shkrimet e fundit nga fletët e vogla të Nefit. Jaromi i mori fletët nga i ati, Enosi, dhe shënoi luftimet dhe bekimet e nefitëve gjatë një periudhe prej afro 60 vitesh. Ai pastaj ia kaloi fletët të birit, Omnit. Libri i Omnit përmban shkrimet e pesë nefitëve të ndryshëm mbajtës të analeve dhe pasqyron afërsisht 230 vite.

Jaromi 1:1–15; Omni 1:5–7

Jaromi përshkruan se si nefitët përparojnë kur mbajnë urdhërimet e Zotit

Që të përgatiteni për të studiuar një parim të rëndësishëm të dhënë te Jaromi dhe Omni, lexoni përvojën vijuese të treguar nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë:

“Më kujtohet kur po përgatitesha të trajnohesha si pilot luftarak. Kaluam një pjesë të madhe të trajnimit ushtarak paraprak në stërvitje fizike. Ende nuk jam tamam i sigurt përse vrapimi i pafund konsiderohej një pjesë përgatitore kaq thelbësore për t’u bërë pilot. Sidoqoftë, ne vrapuam e vrapuam e vrapuam më tepër.

Kur po vrapoja, fillova të vë re diçka që, sinqerisht, më shqetësoi. Vazhdimisht, po ma kalonin burra që pinin duhan, pije alkoolike dhe bënin gjithë llojet e gjërave që ishin në kundërshtim me ungjillin dhe, veçanërisht, me Fjalën e Urtësisë.

Më kujtohet që mendova: ‘Pa prit pak! A nuk supozohej që unë të isha në gjendje të vrapoja e të mos lodhesha?’ Por unë isha i lodhur dhe po ma kalonin njerëz që, pa dyshim, nuk po ndiqnin Fjalën e Urtësisë. E pranoj, kjo më shqetësoi në atë kohë. Unë pyetja veten: ‘A ishte i vërtetë ai premtim apo jo?’” (“Vazhdoni me Durim”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 58).

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ose se si Zoti do ta përmbushte premtimin e Tij për t’ju bekuar për mbajtjen e urdhërimeve të Tij?

Profeti Jaromi, i cili ishte biri i Enosit, shpjegoi se si një premtim i veçantë i Zotit ndaj etërve të tij u vërtetua ose u provua se qe i vërtetë. Lexoni Jaromin 1:9 dhe shenjoni premtimin që Zoti ua vërtetoi njerëzve.

  1. journal iconJaromi tregoi se, ndërsa u bindemi urdhërimeve të Zotit, ne do të përparojmë. Për të parë shembuj të kësaj të vërtete, studioni secilën prej referencave të shkrimeve të shenjta në vijim dhe përgjigjiuni pyetjeve shoqëruese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Jaromi 1:4–5, 8. Cilët janë disa shembuj të asaj se si nefitët ishin të bindur dhe si ata ishin të bekuar?

    2. Jaromi 1:7, 10–12. Çfarë roli luajtën profetët dhe udhëheqësit e tjerë për t’i ndihmuar nefitët të ishin të bindur dhe të përparonin?

    3. Omni 1:5–7. Si u vërtetua premtimi i Perëndisë më vonë në një mënyrë tjetër?

Presidenti Diter F. Uhtdorf

Lexoni atë që Presidenti Uhtdorf dha mësim dhe dëshmoi rreth përvojës së tij kur pyeti veten nëse Zoti do ta vërtetonte premtimin e dhënë te Fjala e Urtësisë: “Përgjigjja nuk erdhi menjëherë. Por përfundimisht unë mësova se premtimet e Perëndisë nuk përmbushen gjithmonë aq shpejt ose në mënyrën si mund të shpresojmë; ato vijnë sipas kohës së Tij dhe në mënyrat e Tij. Vite më vonë munda të shihja provën e qartë të bekimeve fizike që u vijnë atyre që i binden Fjalës së Urtësisë – përveç bekimeve shpirtërore që vijnë menjëherë nga bindja ndaj cilitdo prej ligjeve të Perëndisë. Duke kujtuar të kaluarën, e di me siguri se premtimet e Zotit, në mos ndoshta jo gjithmonë aty për aty, janë gjithmonë të sigurta” (“Vazhdoni me Durim”, f. 58, theksimi shtuar).

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përshkruani një përvojë kur Zoti ju ka bekuar ose keni përparuar për mbajtjen e urdhërimeve të Tij. Nga përvoja juaj, çfarë jeni në gjendje të dëshmoni rreth Zotit dhe premtimeve të Tij?

Omni 1:1–30

Mbajtësit e analeve rrëfejnë historinë nefite

Pasardhësit e Jaromit shkruan librin e Omnit, që pasqyron afërsisht 230 vite. Shenjoni emrat e njerëzve të ndryshëm që i mbajtën fletët e vogla pas Jaromit. Mund t’i gjeni këto tek Omni 1:1, 4, 9, 10, 12 dhe 25.

Libri i Omnit përshkruan disa ngjarje të rëndësishme në historinë e Librit të Mormonit. Ju mund të kujtoni që, në kohën e Nefit, nefitët i lanë lamanitët dhe u vendosën në një vend që e quajtën toka e Nefit. Ky shtegtim paraqitet në hartë nga shigjeta që shkon nga toka e trashëgimit të parë për në tokën e Nefit.

Lexoni Omnin 1:12–13 dhe përcaktoni se si nefitët shkuan të jetonin në tokën e Zarahemlës. Mund të dëshironi të nënvizoni cilëndo frazë në këto vargje që tregon se nefitët udhëtuan me anë të udhëzimit dhe fuqisë së Zotit. Ky shtegtim paraqitet në hartë nga shigjeta që shkon nga toka e Nefit për në tokën e Zarahemlës.

harta e shtegtimeve

Lexoni Omnin 1:14–19 dhe kërkoni ngjashmëritë dhe ndryshimet midis nefitëve dhe njerëzve që ata zbuluan në tokën e Zarahemlës.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si ndikoi mungesa e shkrimeve të shenjta te populli i Zarahemlës?

    2. Si mund t’ju ndihmojë dijenia mbi këtë që të ndiheni më mirënjohës për shkrimet e shenjta dhe të jeni më të zellshëm në studimin e tyre?

Libri i Omnit gjithashtu prezanton dy grupe të tjera njerëzish [rreth] të cilëve ju do të studioni më vonë në Librin e Mormonit. Për ta dalluar njërin prej këtyre grupeve, lexoni Omnin 1:20–22 dhe shkruani fjalën jareditët në shkrimet tuaja të shenjta, pranë këtyre vargjeve. Koriantumri ishte një prej dy të mbijetuarve të fundit të kombit jaredit; tjetri ishte profeti Ethër. Ju do të mësoni rreth jareditëve gjatë studimit tuaj vetjak të librit të Ethërit.

Për të mësuar rreth grupit të fundit të njerëzve të përmendur tek Omni, vini re shigjetën në hartë e cila shtrihet nga toka e Zarahemlës gati deri tek toka e Nefit dhe pastaj kthehet prapë drejt Zarahemlës, dhe shigjetën nga toka e Zarahemlës e cila zgjatet gjatë gjithë gjatësisë deri tek toka e Nefit. Këto shigjeta përfaqësojnë shtegtimet e popullit të Zenifit, i cili përmendet tek Omni 1:27–30. (Mund të dëshironi të shkruani “populli i Zenifit” pranë këtyre vargjeve.) Ju do të mësoni rreth këtij grupi njerëzish kur të studioni librin e Mosias.

Libri i Mormonit nuk pretendon të jetë anali i të gjithë popujve që banuan në kontinentet amerikane. Përveç jareditëve, popullit të Zarahemlës dhe pasardhësve të Lehit, pati edhe të tjerë që erdhën në kontinentin amerikan. Presidenti Entoni W. Ivins, i Presidencës së Parë, tha në konferencën e përgjithshme të prillit 1929: “Libri i Mormonit … nuk na thotë se nuk kishte të tjerë këtu përpara [popujve të Librit të Mormonit]. Nuk na thotë se nuk erdhën njerëz më pas” (në Conference Report, prill 1929, f. 15).

Vini re tek Omni 1:23–24 që pjesa e fundit e këtij librit u shkrua nga Amaleki. Ai jetoi gjatë kohës së mbretit Beniamin, pas shtegtimit të nefitëve për në tokën e Zarahemlës. Lexoni Omnin 1:25–26 dhe shenjoni ftesën që Amaleki e bën tri herë.

Vini re që secila prej tri ftesave për të ardhur te Krishti tek Omni 1:25–26 ndiqet nga fjala dhe, si edhe nga një udhëzim i veçantë që na ndihmon të dimë si të vijmë te Krishti. Drejtojuni përsëri Omnit 1:25–26 dhe shenjoni atë çfarë Amaleki na nxiti që të bëjmë për të ardhur te Krishti.

Statuja e Krishtit

Ju duhet të keni gjetur këshillën vijuese lidhur me mënyrën si të vijmë te Krishti:

  • Besoni

  • Merrni pjesë në shpëtimin e Tij (merrni bekimet e Shlyerjes së Tij)

  • Dhurojani tërë shpirtin tuaj Atij (jepni zemrën tuaj, dëshirat tuaja dhe përpjekjet tuaja më të mira – duke mos u rezervuar aspak)

  • Agjëroni dhe lutuni

  • Duroni deri në fund

Amaleki u dha një premtim në fund të Omnit 1:26 atyre që i binden kësaj këshille. Gjejeni premtimin dhe plotësoni parimin vijues: Nëse vijmë te Krishti dhe durojmë deri në fund, ne .

  1. journal iconZgjidhni një prej frazave të renditura më sipër te këshilla lidhur me atë se si të vijmë te Krishti, dhe shkruani ose përvijoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta një bisedë prej një ose dy minutash duke shpjeguar mënyrën se si mund të vijmë te Krishti duke e zbatuar atë parim.

    Për shembull, ju mund ta shkruani bisedën tuaj mbi mënyrën se si agjërimi dhe lutja mund të na ndihmojnë të vijmë te Krishti. Biseda juaj mund të përfshijë 1) leximin e Omnit 1:25–26 dhe shpjegimin me vetë fjalët tuaja të frazës që do të zgjidhni; 2) shkrime të tjera të shenjta që shpjegojnë ose i shtojnë domethënie frazës; 3) një përvojë nga jeta tuaj ose nga jeta e ndonjërit që njihni, që paraqet një shembull të frazës; dhe 4) mendimet, ndjenjat dhe dëshminë tuaj.

Mësuesi mund t’ju kërkojë ta jepni bisedën tuaj herën tjetër kur të takoheni. Gjithashtu mund të dëshironi ta jepni bisedën tuaj në një mbrëmje familjare ose në ndonjë mjedis tjetër.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Jaromin–Omnin dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: