Seminari
Njësia 11: Dita 2, Mosia 3


Njësia 11: Dita 2

Mosia 3

Hyrje

Duke vazhduar fjalimin e tij drejtuar popullit të vet, mbreti Beniamin u tha se një engjëll i kishte folur rreth shërbesës së Jezu Krishtit. Mbreti Beniamin dëshmoi se, përmes besimit te Jezu Krishti dhe pendimit, ata që kanë mëkatuar, mund të marrin shpëtim. Ai gjithashtu dha mësim se, nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, një person mund ta mposhti njeriun e natyrshëm duke i dëgjuar thirrjet e Shpirtit të Shenjtë.

Mosia 3:1–10

Mbreti Beniamin tregon fjalët e një engjëlli në lidhje me Shlyerjen

Cups

Ndërsa studioni Mosian 3, kërkoni burimin e “lajme [ve të] gëzuara të gëzimit të madh” (Mosia 3:3).

Lexoni Mosian 3:1–5 dhe shikoni se çfarë i tha engjëlli mbretit Beniamin. Engjëlli shpalli se populli i mbretit Beniamin kishte arsye të gëzohej dhe të mbushej me gëzim.

Çfarë përmbante mesazhi i engjëllit që mund t’i mbushte nefitët me gëzim?

Lexoni Mosian 3:5–10 dhe shenjoni fjalët ose frazat rreth Shpëtimtarit dhe shërbesës së Tij që ju ndihmojnë ta çmoni më shumë shërbesën në vdekshmëri të Shpëtimtarit.

  1. journal iconPërzgjidhni dy fraza që shenjuat, dhe shkruani një shpjegim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth asaj çfarë ato ju mësojnë për t’ju ndihmuar ta kuptoni dhe çmoni më shumë shërbesën e Shpëtimtarit.

Ka shumë doktrina e parime që na mësohen te Mosia 3:5–10. Njëra prej më të rëndësishmeve është kjo: Jezu Krishti vuajti në mënyrë që të mund të shpëtohemi nga mëkatet tona. Merrni parasysh ta shkruani këtë doktrinë në shkrimet tuaja të shenjta pranë Mosias 3:7–9.

Pasi të lexoni Mosian 3:7–9, lexoni Llukën 22:44 dhe Doktrinën e Besëlidhjet 19:16–18. Çfarë pikëpamjesh të tjera jep Mosia 3? Si na ndihmon Mosia 3 që ta çmojmë atë çfarë i ndodhi Shpëtimtarit?

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Xhejms E. Talmeixh, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth vuajtjes së Shpëtimtarit në Kopshtin e Gjetsemanit:

Plaku Xhejms E. Talmeixh

“Agonia e Krishtit në kopsht është e pakuptueshme nga mendja e kufizuar, si nga intensiteti edhe shkaku. … Ai u përpoq dhe rënkoi nën një barrë të atillë që asnjë qenie tjetër që ka jetuar në tokë, nuk mund ta marrë as si të mundur. Nuk ishte dhembje fizike, as vetëm ankth mendor, që e bëri Atë të vuajë një torturë të tillë që të shkaktonte nxjerrje të gjakut nga çdo pore; por një agoni shpirtërore e shpirtit, e tillë që vetëm Perëndia ishte i aftë ta përjetonte. … Në atë orë ankthi Krishti përballi dhe mposhti të gjitha tmerret që Satani, ‘princi i kësaj bote’ [Gjoni 14:30], mund të shkaktonte. …

Në një mënyrë të vërtetë dhe tmerrësisht reale, megjithëse për njeriun e pakuptueshme, Shpëtimtari mori mbi Vete barrën e mëkateve të njerëzimit nga Adami deri në fund të botës” (Jesus the Christ, bot. i 3-të [1916], f. 613; [“Nga Kopshti në Varrin e Zbrazët”, Klasikët e Ungjillit, Liahona, prill 2006, f. 8-9]).

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani për një përvojë që ju ka ndihmuar të dini se Jezu Krishti është Shpëtimtari. Si i shton gëzim jetës suaj të kujtuarit e kësaj përvoje?

Mosia 3:11–27

Mbreti Beniamin përshkruan se si të mposhtet njeriu i natyrshëm

Ndërsa mbreti Beniamin vazhdoi ta mësonte popullin e tij, ai u mësoi se si i bekon Shlyerja fëmijët e Perëndisë. Ai gjithashtu dha mësim se si mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit.

Jezusi Bekon të Bijën e Jairit

Për ta kuptuar më mirë mënyrën si Shlyerja i bekon fëmijët e Perëndisë, lexoni fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe shkruani një përshkrim të grupit të njerëzve që vargu dëshmon se do të bekohen përmes Shlyerjes së Jezu Krishtit:

Është e rëndësishme të dini se, megjithëse Jezu Krishti shleu për mëkatet e atyre që nuk e njohin ungjillin – atyre që vdesin në padituri – përsëri, ata duhet të pendohen dhe të ushtrojnë besim te Jezu Krishti në botën e shpirtrave në mënyrë që të shpëtohen (shih DeB 131:6; 138:31–34). Gjithashtu, Zoti ka zbuluar se fëmijët lindin të dëlirë në sytë e Perëndisë dhe se Satani nuk ka fuqi t’i tundojë. Derisa të fillojnë të bëhen të përgjegjshëm në moshën tetë vjeç, fëmijët e vegjël shpëtohen nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit pa pasur nevojë të pendohen apo të pagëzohen (shih Moroni 8:8–15; DeB 29:46–47; 137:10).

Ne duhet të veprojmë sipas njohurisë që kemi për ungjillin e Jezu Krishtit. Lexoni Mosian 3:12–13 dhe nënvizoni fjalë dhe fraza që na mësojnë që ne mund të shpëtohemi nga mëkatet tona dhe mund të gëzohemi ndërsa ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe pendohemi.

Kujtoni figurën e gotës e cila ishte e mbushur me “gëzim”. Kujtoni fjalët e engjëllit që shpalli se gëzimi vjen nga të kuptuarit e misionit dhe Shlyerjes së Shpëtimtarit (shih Mosia 3:4–5). Për të kuptuar anën e kundërt të kësaj figure, lexoni Mosian 3:24–27. Nënvizoni atë çfarë do të pinë ditën e gjykimit ata që zgjedhin të mos pendohen.

Çfarë do t’u ndodhë atyre që zgjedhin të mos ushtrojnë besim te Jezu Krishti e të pendohen?

Pasi e mësoi popullin për Shlyerjen e Shpëtimtarit dhe nevojën për t’u penduar e për të pasur besim te Shpëtimtari, mbreti Beniamin i mësoi ata se si ta zhvishnin anën mëkatare të natyrës së tyre dhe të bëheshin shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes.

Lexoni Mosian 3:19 dhe gjeni cilëndo fjalë ose frazë që nuk e kuptoni. Mund të jetë e dobishme të shkruani tri përkufizime në shkrimet tuaja të shenjta pranë këtij vargu. “Njeri [i] natyrshëm” është një person i cili zgjedh të ndikohet prej pasioneve, dëshirave dhe orekseve të mishit më shumë se sa prej nxitjeve të Shpirtit të Shenjtë. Të “dëgjo[sh]” do të thotë t’i nënshtrohesh dikujt apo diçkaje. “Thirrjet” janë ftesa bindëse ose të këndshme. Mosia 3:19 është fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni në të ardhmen.

  1. journal iconShkruani titullin “Të Zhveshësh Njeriun e Natyrshëm” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Nën këtë titull, bëni një listë të asaj çfarë mësojmë nga Mosia 3:19 që duhet të bëjmë për ta mposhtur “njeriun e natyrshëm”. Rrethoni një veprim me të cilin ju ndieni se do të ishte më i rëndësishmi për të punuar në këtë kohë për ju. Bëni një plan për ta zbatuar këtë veprim.

Një nga parimet që Mosia 3:19 na mëson, është se, nëse i dëgjojmë thirrjet e Shpirtit të Shenjtë, ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit.

Me vetë fjalët tuaja, çfarë do të thotë të dëgjo[sh] “thirrjet e Frymës së Shenjtë”?

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth zhveshjes së njeriut të natyrshëm: “Drejtësia, adhurimi, lutja vetjake dhe studimi vetjak i shkrimeve të shenjta janë kaq vendimtare për të ‘zhvesh[ur] njeriun e natyrshëm’ (Mosia 3:19)” (“The Tugs and Pulls of the World”, Ensign, nëntor 2000, f. 36).

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në çfarë mënyrash po përpiqeni t’u bindeni thirrjeve të Shpirtit të Shenjtë në jetën tuaj?

  2. journal iconÇfarë mund të bëni për t’i dëgjuar më plotësisht “thirrjet e Frymës së Shenjtë” në jetën tuaj vetjake? Shkruani një qëllim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta që do t’ju ndihmojë të përmirësoheni në atë lëmë këtë javë. Ju mund të merrni parasysh të punoni me një nga cilësitë që na ndihmojnë të bëhemi si fëmijë, të renditura te Mosia 3:19 – për shembull, të bëheni më të nënshtruar, të bindur, të përulur, të duruar, plot me dashuri ose të gatshëm t’u nënshtroheni të gjitha gjërave që Zoti i sheh “të përshtatshme të shkaktojë mbi” ju.

  3. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, disa prej pengesave në jetën tuaj që ju ndalojnë t’i dëgjoni thirrjet e Shpirtit.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Mosia 3:19

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar ta mbani mend ose ta mësoni përmendsh Mosian 3:19, ju mund të dëshironi ta lexoni tri herë. Përsëritja do t’ju ndihmojë të njiheni me përmbajtjen e vargut. Pasi ta bëni këtë, përpiquni të shkruani sa më shumë që mundeni nga vargu, apo idetë te vargu, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta pa iu drejtuar shkrimeve tuaja të shenjta. Përpiquni ta përsëritni vargun me zë të lartë në kohë të ndryshme, si për shembull ndërsa ecni, stërviteni ose përgatiteni për të fjetur. Bërja e kësaj për disa ditë rresht mund t’ju ndihmojë t’i mësoni përmendsh dhe t’i mbani mend parimet e rëndësishme në këtë varg.

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Mosian 3 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: