Seminari
Njësia 1: Dita 4, Vështrim i Përgjithshëm mbi Librin e Mormonit


Njësia 1: Dita 4

Vështrim i Përgjithshëm mbi Librin e Mormonit

Hyrje

Profeti Jozef Smith përshkroi ngjarjet që ndodhën rreth daljes në dritë të Librit të Mormonit. Duke e studiuar rrëfimin e tij, dëshmia juaj për thirrjen e tij profetike dhe rolin hyjnor të Librit të Mormonit në Rivendosjen e plotësisë së ungjillit të Jezu Krishtit mund të thellohet. Ky mësim gjithashtu do t’ju ndihmojë të njiheni më nga afër me mënyrën si u shkrua Libri i Mormonit në lashtësi. Profetët Mormoni dhe Moroni dëshmuan se kishin drejtimin e Zotit ndërsa i shkruan dhe i përmblodhën shkrimet e shumë profetëve të tjerë në fletët e arta. Ndërsa e studioni, kërkoni prova të dorës së Zotit në daljen në dritë të Librit të Mormonit dhe për rolin që Libri i Mormonit mund të ketë në drejtimin e jetës suaj.

“Dëshmia e Profetit Joseph Smith”

Si do t’i përgjigjeshit pyetjes: “Si e mori Kisha juaj Librin e Mormonit?”

“Dëshmia e Profetit Joseph Smith”, që gjendet në materialet hyrëse, në fillim të Librit të Mormonit, përmban fragmente nga Joseph Smith – Historia, që gjendet në Perlën me Vlerë të Madhe. Ajo përshkruan me vetë fjalët e Profetit daljen në dritë të Librit të Mormonit. Ju nxiteni ta lexoni të tërë rrëfimin e tij nga Joseph Smith – Historia gjatë studimit tuaj të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

Për shkak se “Dëshmia e Profetit Joseph Smith” nuk i përfshin numrat e vargjeve, ky mësim do të quhet Joseph Smith – Historia për ta bërë më të lehtë për ju që të gjeni detyrat për lexim. Ndërsa e studioni dëshminë e Profetit Jozef, kërkoni fakte që Libri i Mormonit doli në dritë nëpërmjet fuqisë së Perëndisë.

Lexoni Joseph Smith – Historia 1:29–35, 42–43 dhe nënvizoni detaje të vizitës së Moronit te Jozef Smithi, që ju do t’i përfshinit nëse do të ishit duke ia shpjeguar këto ngjarje dikujt tjetër. Te Joseph Smith – Historia 1:34, çfarë tha Moroni se përmbanin fletët e arta?

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Cilën gjë të vetme te Joseph Smith – Historia 1:29–35, 42–43 do të donit të theksonit nëse do të ishit duke ia treguar këtë rrëfim dikujt tjetër? Përse është domethënëse për ju?

  2. ikona e ditaritLexoni Joseph Smith – Historia 1:51–54 dhe hidhni në ditarin vetjak të studimit të shkrimeve të shenjta mendimet tuaja rreth pyetjeve të mëposhtme: Çfarë mësoi Jozef Smithi gjatë vizitave të tij të përvitshme me engjëllin Moroni? Përse mendoni se ishte e rëndësishme për Jozefin që të kishte këtë periudhë udhëzimi katërvjeçare përpara se t’i merrte dhe t’i përkthente fletët?

Në 1827-ën, pas një periudhe përgatitjeje dhe udhëzimi, Jozef Smithit iu dhanë fletët dhe përgjegjësia për t’i përkthyer ato me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. Lexoni Joseph Smith – Historia 1:59–60 dhe përcaktoni detyrën që iu dha përsa i përket fletëve të arta.

“Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit”

Mormoni duke Përmbledhur Fletët

Për të kuptuar se si është organizuar Libri i Mormonit lexoni “Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit”, që gjendet pas “Dëshmia e Profetit Joseph Smith”. Krahasoni atë që lexoni me ilustrimin që gjendet në fund të këtij mësimi, që shpjegon mënyrën se si llojet e ndryshme të fletëve u bashkuan së bashku për të formuar analin e Librit të Mormonit.

Shumë individë shërbyen si mbajtës të analeve gjatë historisë së nefitëve dhe lamanitëve, duke filluar me Lehin dhe duke e mbyllur, mbi 1.000 vjet më vonë, me profetin-historian, Mormonin dhe të birin, Moronin. Mormoni u udhëzua nga Zoti që t’i përmblidhte shkrimet e këtyre profetëve të lashtë dhe historinë 1.000 vjeçare të popullit të tij. Përmbledhja e tij u shkrua në fletët e Mormonit, gjithashtu të njohura si fletët e arta. Pas vdekjes së Mormonit, biri i tij Moroni e përfundoi analin dhe fletët u fshehën derisa iu dhanë Profetit Jozef Smith.

Helamani 3:13–15 është një nga shumë fragmentet, ku Mormoni përshkroi bërjen e përmbledhjes së analeve nefite. Ndërsa e lexoni, vini re se qe shkruar mjaft më shumë sesa qenë në gjendje të përfshinin në fletët e arta Mormoni dhe Moroni.

Lexoni Fjalët e Mormonit 1:9 dhe Mormoni 8:34–35. Ngjyrosni fjalët apo frazat që përshkruajnë mënyrën se si Zoti i ndihmoi e i drejtoi Mormonin dhe Moronin ndërsa përmblodhën analin e Librit të Mormonit.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse do të ishit Mormoni ose Moroni dhe do të kishit përgjegjësinë për të përmbledhur vëllimet e shkrimeve profetike në një anal të vetëm, si do të vendosnit se çfarë do të përfshinit në përmbledhjen tuaj?

Nga këto vargje mund të shohim se shkruesit e Librit të Mormonit e panë kohën tonë dhe shkruan rreth asaj që do të ishte më e dobishmja për ne. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë në shkrimet tuaja të shenjta afër Mormonit 8:35.

Presidenti Ezra Taft Benson dëshmoi se Libri i Mormonit “u shkrua për kohën tonë” dhe shpjegoi se si njohuria për këtë mund të na ndihmojë ndërsa e studiojmë Librin e Mormonit:

“Nefitët nuk e patën kurrë librin; as lamanitët e kohëve të lashta. Ai ishte paracaktuar për ne. Mormoni shkroi afër fundit të qytetërimit nefit. Nën frymëzimin e Perëndisë, i cili i sheh të gjitha gjërat që nga fillimi, ai përmblodhi anale qindravjeçare, duke zgjedhur histori, fjalime dhe ngjarje që do të ishin më të dobishmet për ne. …

Nëse ata e panë kohën tonë dhe zgjodhën ato gjëra që do të ishin me vlerë më të madhe për ne, a nuk mjafton kjo që ta studiojmë Librin e Mormonit? Ne duhet vazhdimisht ta pyetim veten: ‘Përse Zoti e frymëzoi Mormonin (ose Moronin apo Almën) që ta përfshinte këtë gjë në analin e tij? Çfarë mësimi mund të mësoj nga kjo që të më ndihmojë të jetoj në këtë kohë dhe në këtë periudhë?’” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 6).

Bërja e pyetjeve të këtij lloji ndërsa studioni, do t’ju ndihmojë që të zbuloni parimet dhe doktrinat që Zoti e dinte se do të ishin më të dobishmet për ju në jetën tuaj.

Mendoni për jetën tuaj pikërisht tani. Mendoni mbi pyetjet që keni apo situatat që po kaloni për të cilat do të donit të merrnit pak drejtim nga Perëndia. Shkruani një ose dy prej tyre në ditarin tuaj personal (jo në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta që ia tregoni mësuesit tuaj). Gjatë studimit tuaj të Librit të Mormonit çdo ditë, kërkoni parime që japin drejtim dhe këshillë lidhur me këto situata.

Presidenti Gordon B. Hinkli

Në lidhje me studimin e përditshëm të shkrimeve të shenjta, Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Ju mund të mendoni se jeni tepër i zënë. Dhjetë ose pesëmbëdhjetë minuta në ditë me shkrimet e shenjta, dhe në veçanti me Librin e Mormonit, mund t’ju japin kuptueshmëri të mrekullueshme për të vërtetat e mëdha të përjetshme që janë ruajtur nëpërmjet fuqisë së Të Plotfuqishmit për bekimin e fëmijëve të Tij. Ndërsa lexoni … , ju do të afroheni më pranë Tij, i cili është autori i shpëtimit tonë” (“Rise to the Stature of the Divine within You”, Ensign, nëntor 1989, f. 97).

  1. ikona e ditaritPërsiatni se çfarë qëllimi mund të vendosni që do t’ju ndihmonte të përfitonit vetë maksimalisht nga leximi i Librit të Mormonit për këtë vit. Shkruajeni qëllimin tuaj në ditarin e studimit të shkrimeve të shenjta. Ju mund të dëshironi të vendosni orare të rregullta për të vlerësuar përparimin tuaj.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    E kam studiuar mësimin “Vështrim i Përgjithshëm mbi Librin e Mormonit” dhe e përfundova më (datë).

    Pyetje, mendime dhe pikëpamje të tjera që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: