Njësia 12: Dita 3
Mosia 11–14
Hyrje
Mbreti Noe gjente kënaqësi të madhe në jetesën e shthurur dhe çoi shumë prej popullit të tij drejt ligësisë. Zoti dërgoi profetin Abinadi që t’i bënte thirrje popullit të Noeut për pendim dhe i paralajmëroi ata për robërinë që i kërcënonte. Njerëzit zgjodhën të mos ua vinin veshin paralajmërimeve dhe Abinadi u burgos për profecitë e tij. Kur priftërinjtë e mbretit Noe e morën në pyetje Abinadin, profeti i qortoi se nuk po i zbatonin ose ua mësonin njerëzve urdhërimet. Perëndia e mbrojti Abinadin dhe i dha atij fuqi për ta përfunduar mesazhin e tij drejtuar mbretit Noe dhe priftërinjve të tij. Duke cituar Isaian, Abinadi dëshmoi për nevojën e të gjithë njerëzve që të mbështeteshin te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij.
Mosia 11:1–19
Mbreti Noe e çon popullin e tij në ligësi
Merrni parasysh pyetjet që vijojnë:
-
Çfarë do të bënit nëse prindi, kujdestari ose udhëheqësi juaj do të sugjeronte që disa nga miqtë tuaj kishin ndikim të keq mbi ju?
-
Çfarë do të bënit nëse një nga prindërit tuaj ose një udhëheqës i Kishës do t’ju kërkonte të visheni në mënyrë më të hijshme për shërbimet e adhurimit të së dielës dhe për veprimtari të tjera të Kishës?
-
Çfarë do të bënit nëse profeti do të thoshte se ju duhej të ndryshonit standardet tuaja të argëtimit?
Njerëzit mund të reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj pyetjeve të mësipërme. Ndërsa e studioni këtë mësim, vëzhgoni për mënyrën se si Zoti do të donte që ju t’iu përgjigjeshit njerëzve që Ai i dërgon për t’ju ndihmuar që të jetoni me drejtësi.
Teksa përgatiteni për të studiuar Mosian 11, mund të jetë e dobishme të dini se, pasi vdiq Zenifi, biri i tij, Noeu, sundoi mbi nefitët që ishin në tokën e Nefit. Lexoni Mosian 11:1–2, 5–7, 14–19 dhe shenjoni fjalët dhe frazat që përshkruajnë veprimet e Noeut dhe atë që kërkoi ai pasi u bë mbret. Më pas lexoni Mosian 11:2, 6–7, 15, 19 dhe shenjoni me një ngjyrë tjetër (nëse mundeni) ndikimin që patën veprimet e Noeut te njerëzit e mbretërisë.
Këto vargje ilustrojnë mënyrën se si njerëzit me të cilët shoqërohemi, mund të ndikojnë në veprimet tona. Merrni parasysh se si bashkëmoshatarët tuaj ndikojnë në zgjedhjet që bëni. Përsiatni për një çast se çfarë bëjnë nganjëherë njerëzit në botën e sotme që do të ishte e ngjashme me të punuarin “jashtëzakonisht rëndë për të mbajtur paudhësinë” (Mosia 11:6).
Mosia 11:20–12:17
Abinadi i nxit njerëzit që të pendohen dhe i paralajmëron ata për robërinë
Edhe pse mbreti Noe dhe populli i tij po zgjidhnin ligësinë, Zoti ende i donte dhe dëshironte t’i ndihmonte ata. U hidhni një sy katër rreshtave të parë të Mosias 11:20 dhe përcaktoni se çfarë bëri Zoti për ta ndihmuar popullin e Noeut.
Shkruajeni të vërtetën vijuese në shkrimet tuaja të shenjta pranë Mosias 11:20: Perëndia dërgon profetë për të na ndihmuar të pendohemi dhe të shmangim mjerimin.
Zoti e urdhëroi Abinadin dy herë të ndryshme që të paralajmëronte popullin.
-
Kopjojeni tabelën e mëposhtme në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta, duke lënë hapësirë të mjaftueshme nën secilën referencë të shkrimit të shenjtë për të shkruar një përmbledhje. Studioni vargjet e dhëna dhe shkruani një përmbledhje të paralajmërimeve të Abinadit dhe të reagimeve të popullit.
Mesazhi i Abinadit |
Reagimi i Popullit | |
---|---|---|
Paralajmërimi i Parë | ||
Paralajmërimi i Dytë |
-
Në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta, u jepni përgjigje pyetjeve vijuese rreth reagimeve të popullit ndaj paralajmërimeve të Abinadit:
-
Si mendoni, përse njerëzit reaguan me zemërim ndaj Abinadit, i cili po përpiqej t’i ndihmonte? Si mendoni, përse ata e mbrojtën mbretin Noe, i cili po i çonte drejt mjerimit?
-
Shënoni frazën “sytë e njerëzve ishin verbuar” te Mosia 11:29. Cilët janë disa shembuj të sjelljeve dhe ndikimeve në botën e sotme që besoni se Satani po vepron me zell për t’i bërë njerëzit e mirë të bëhen “të verbuar”?
-
Çfarë mund të bëni që të tregoni përulësi kur anëtarë të familjes, udhëheqës të Kishës dhe profetë ju nxitin të ndiqni fjalën e Perëndisë?
-
Mosia 12:18–13:26
Perëndia mbron Abinadin teksa ai i qorton mbretin Noe dhe priftërinjtë e tij që nuk ia dolën mbanë për t’i mbajtur urdhërimet dhe për t’ua mësuar ato njerëzve
Përpara se ta vazhdoni studimin tuaj të Mosias 12, renditeni veten në një shkallëzim nga 1 deri në 10 (10 duke qenë tërësisht dakord) lidhur me mënyrën se sa mirë ju përshkruajnë thëniet vijuese pikërisht tani:
Unë e di se çfarë duhet të bëj për ta jetuar ungjillin e Jezu Krishtit.
Unë e jetoj ungjillin e Jezu Krishtit.
Ndërsa mësoni rreth mbretit Noe dhe priftërinjve të tij, merrni parasysh se sa mirë i njihnin ata dhe sa mirë i zbatonin ata urdhërimet. Pasi Noeu e nxori Abinadin nga burgu, priftërinjtë filluan ta marrin në pyetje atë rreth shkrimeve të shenjta. Lexoni Mosian 12:26–30 dhe shenjoni atë që tha Abinadi për t’i qortuar Noeun dhe priftërinjtë e tij.
Sa mirë mendoni se do të renditeshin Noeu dhe priftërinjtë e tij në shkallëzimin nga 1 deri në 10 lidhur me njohjen dhe zbatimin e urdhërimeve? Çfarë mendoni do të thotë që t’i përdorim “zemrat [tona] që të kupto[jmë]”? (shih Mosia 12:27). Shihni te Mosia 12:33 dhe nënvizoni një parim që tregon përse është e rëndësishme t’i zbatojmë urdhërimet.
Abinadi shpalli këtë të vërtetë: Në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë, ne do të shpëtohemi. Përse njohja e mënyrës për të jetuar nuk është e mjaftueshme që të kualifikohemi për shpëtim?
Abinadi i tha mbretit Noe dhe priftërinjve të tij se ata nuk po i zbatonin urdhërimet as po ua mësonin ato njerëzve dhe ai filloi të rendiste Dhjetë Urdhërimet. Kjo e zemëroi mbretin dhe ai urdhëroi që Abinadi të vritej. Perëndia e mbrojti Abinadin dhe i dha fuqi për ta vazhduar mësimdhënien rreth Dhjetë Urdhërimeve. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni dhe t’u vini numër atyre te Mosia 12:35–36 dhe Mosia 13:12–24. Tabela në vijim do t’ju ndihmojë ta përcaktoni secilin prej Dhjetë Urdhërimeve:
Abinadi u Mësoi Dhjetë Urdhërimet |
Abinadi me guxim i qortoi Noeun dhe priftërinjtë e tij për moszbatimin e Dhjetë Urdhërimeve, duke thënë: “Unë vë re se ato nuk janë shkruar në zemrat tuaja” (Mosia 13:11). Për t’ju ndihmuar që të mendoni rreth mënyrës se sa mirë po i zbatoni Dhjetë Urdhërimet, plotësoni vetëvlerësimin që vijon:
Formulimet në vijim mund të tregojnë se sa mirë janë shkruar në zemrën tuaj Dhjetë Urdhërimet. Shenjoni se sa shpesh këto formulime janë të vërteta për ju. |
Pothuaj kurrë |
Një pjesë të kohës |
Shumicën e kohës |
Pothuajse gjithmonë |
---|---|---|---|---|
Unë e dua Atin tim Qiellor. | ||||
Unë e vendos Perëndinë të parin në jetën time (përpara miqve, hobeve, zotërimeve, vetë dëshirave të mia dhe gjërave të tjera). | ||||
Unë e përmend emrin e Zotit me nderim. | ||||
Unë e mbaj ditën e Shabatit të shenjtë duke marrë pjesë në veprimtari që më afrojnë më pranë Zotit; e dalloj atë si dita e Tij, jo e imja. | ||||
Unë i nderoj prindërit e mi duke qenë i bindur dhe plot respekt. | ||||
Unë e kontrolloj zemërimin tim dhe nuk veproj dhunshëm ndaj të tjerëve. | ||||
Unë jam seksualisht i pastër. Unë i shmang pamjet, gjuhën dhe veprimet plot epsh. | ||||
Unë e përmbaj veten nga vjedhja dhe mashtrimi. | ||||
Unë them të vërtetën. | ||||
Unë e shmang lakminë (që do të thotë të dëshirosh padrejtësisht diçka që i përket dikujt tjetër). |
-
U hidhni përsëri një vështrim përgjigjeve tuaja dhe caktoni një synim për ta zbatuar më mirë njërin prej Dhjetë Urdhërimeve. Shkruajeni synimin tuaj në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta.
Mosia 13:27–14:12
Abinadi u mëson për ardhjen e Jezu Krishtit
Lexoni Mosian 13:28, 32–35 dhe shenjoni ndonjë fjalë ose frazë që mund ta plotësojë citimin që vijon nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Pas gjithë bindjes dhe veprave tona të mira, ne nuk mund të shpëtohemi nga vdekja apo pasojat e mëkateve tona vetjake pa ”.
Citimi i plotë nga Plaku Ouks thotë: “Pas gjithë bindjes dhe veprave tona të mira, ne nuk mund të shpëtohemi nga vdekja apo pasojat e mëkateve tona vetjake pa hirin e ofruar nga shlyerja e Jezu Krishtit” (“Another Testament of Jesus Christ”, Ensign, mars 1994, f. 67).
Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë të vërtetë në krah të Mosias 13:28: Askush nuk mund të shpëtohet përveçse nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Harxhoni pak minuta duke studiuar Mosian 14:1–12 dhe shenjoni fjalë e fraza që përshkruajnë atë që bëri Jezu Krishti në vdekshmëri për t’ju ndihmuar që të ktheheni në shtëpi tek Ati ynë në Qiell. Mendoni rreth hidhërimit, dhembjeve dhe mëkateve që ka mbartur Jezu Krishti për ju. Këto vargje përputhen me Isaian 53:1–12. Abinadi po citonte atë që kishte shkruar Isaia (shih Mosia 14:1).
-
Në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta, shkruani se si do t’ia shpjegonit një shoku atë që Mosia 14:4–5 na mëson rreth Jezu Krishtit.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Mosian 11–14 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: