Njësia 29: Dita 4
Ethëri 3
Hyrje
Zoti e pyeti vëllanë e Jaredit: “Ç’do që të bëj që të keni dritë në barkat tuaja?” (Ethëri 2:23). Në përgjigje, vëllai i Jaredit përgatiti me kujdes 16 gurë dhe u lut përulësisht që Zoti t’i prekte “që të ndriço[nin] në errësirë” (Ethëri 3:4). Për shkak të besimit të tij të madh, vëllai i Jaredit pa gishtin e Shpëtimtarit ndërsa Shpëtimtari prekte gurët. Atëherë Zoti e shfaqi Veten te vëllai i Jaredit dhe e urdhëroi të shkruante atë që kishte parë dhe dëgjuar.
Ethëri 3:1–20
Zoti prek gurët për t’u dhënë dritë mauneve jaredite dhe Ai e shfaq Veten te vëllai i Jaredit
Cilët janë disa shembuj të asaj për të cilën ju ose të rinj të tjerë luten? Zgjidhni një nga këto gjëra dhe shkruajeni këtu:
Ndërsa studioni shembullin e vëllait të Jaredit tek Ethëri 3, shihni për këndvështrime që do t’ju ndihmonin ju ose një mik të marrë ndihmë nga Zoti.
Mendoni rreth lutjes së vëllait të Jaredit drejtuar Zotit që t’u jepte dritë mauneve dhe përgjigjes së Zotit për të. Rishikoni Ethërin 2:22–3:1. Pastaj shkruani një titull për secilën nga figurat vijuese që përshkruan atë që bëri vëllai i Jaredit si pjesën e vet për të zgjidhur problemin e mos pasjes dritë.
-
Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth asaj që ju bën përshtypje rreth përpjekjeve të vëllait të Jaredit për të zgjidhur problemin e pasjes së dritave në maunet. Edhe pse vëllai i Jaredit bëri përpjekje të madhe, shqyrtoni sa të efektshëm do të kishin qenë gurët e tij të shkrirë në sigurimin e dritës pa ndihmën e Zotit.
Lexoni Ethërin 3:2–5 dhe pastaj bëni sa vijon:
-
Gjeni ose shënoni fraza që tregojnë se vëllai i Jaredit ishte i përulur dhe e njihte varësinë e tij nga Perëndia. Mund të jetë e dobishme të dini se fraza “natyra jonë është bërë e ligë vazhdimisht” i referohet gjendjes sonë mëkatare në tokë. Për shkak të Rënies së Adamit, ne jemi fizikisht të ndarë nga Perëndia. Ne jemi gjithashtu të prirur për të mëkatuar. Pa ndihmën hyjnore, ne nuk do të mund të ktheheshim kurrë në praninë e Perëndisë.
-
Përcaktoni se çfarë i kërkoi vëllai i Jaredit Zotit që të bënte.
-
Përcaktoni ose shënoni atë që dëshmoi vëllai i Jaredit se dinte rreth Perëndisë.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Çfarë faktesh mund të gjeni te Ethëri 3:1–5 që vëllai i Jaredit kishte besim se Zoti mund ta ndihmonte Atë të zgjidhte problemin e Vet?
-
Si mund t’ju ndihmojë shembulli i tij të njihni varësinë tuaj nga Zoti ndërsa kërkoni për ndihmën e Tij?
-
Lexoni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili thekson besimin e vëllait të Jaredit: “Sigurisht Perëndia, ashtu si edhe lexuesi, ndien diçka shumë të mrekullueshme te çiltërsia fëmijërore dhe e zjarrtë e besimit të këtij njeriu. ‘Vëre re, O Zot, ti mund ta bësh këtë’ [Ethëri 3:5]. Ndoshta nuk ka një rresht të vetëm më të fuqishëm besimi, thënë nga njeriu, në shkrimin e shenjtë. … Sado i pasigurt që është profeti rreth aftësisë së vet, ai nuk ka asnjë pasiguri rreth fuqisë së Perëndisë” (“Rending the Veil of Unbelief”, te Nurturing Faith through the Book of Mormon: The 24th Annual Sidney B. Sperry Symposium [1995], f. 12).
Lexoni Ethërin 3:6 dhe përfytyroni si mund të ketë qenë në situatën e përshkruar në këtë varg.
Lexoni Ethërin 3:9, duke kërkuar përse Zoti ishte i gatshëm t’i prekte gurët dhe përse vëllai i Jaredit qe në gjendje ta shihte gishtin e Zotit.
Përfundojeni thënien e parimit vijues sipas asaj që keni mësuar deri tani te Ethëri 3: Ndërsa i thërrasim Zotit përulësisht, Ai do të na përgjigjet sipas vullnetit tonë dhe të Tij.
-
Përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Referojuni asaj që shkruat në fillim të këtij mësimi rreth asaj për të cilën luteni ju ose të rinj të tjerë. Si mund të tregojë dikush besim në Zot ndërsa ai ose ajo kërkon ndihmën dhe drejtimin e Zotit në atë situatë?
-
Çfarë keni përjetuar në jetën tuaj që ju ka bërë të njihni vërtetësinë e parimit që kur i thërrasim Zotit përulësisht, Ai do të na përgjigjet sipas besimit tonë dhe vullnetit të Tij?
-
Ndaloni një çast dhe vlerësoni qetësisht se sa shumë besoni te Zoti. Lexoni Ethërin 3:9–12 dhe kërkoni e shënoni një fakt për besimin që vëllai i Jaredit pati në Zotin.
Rishikoni Ethërin 3:11 dhe mendoni nëse keni mjaft besim në Zotin për t’u zotuar të besoni dhe të ndiqni atë që Ai do t’ju zbulojë, madje përpara se Ai ta zbulojë atë.
Lexoni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland dhe nënvizoni atë që ne duhet të bëjmë për të ushtruar besim si vëllai i Jaredit: “Besimi përgatitor formohet nga përvojat në të kaluarën – nga e njohura, e cila siguron një bazë për bindjen. Por besimi shëlbues duhet të ushtrohet shpesh për përvojat në të ardhmen – në të panjohurën, që jep mundësi për të mrekullueshmen. … Një besim si ai i vëllait të Jaredit, i paraprin mrekullisë dhe njohurisë. Atij iu desh të besonte përpara se Perëndia të fliste. Atij iu desh të vepronte përpara se aftësia për ta plotësuar atë veprim të ishte e dukshme. Atij iu desh të zotohej për të gjithë përvojën madje përpara realizimit të segmentit të parë të saj. Besim do të thotë të biesh dakord pa kushte – dhe që më parë – me çfarëdo kushtesh që Perëndia mund t’i kërkojë si në të ardhmen e afërt edhe të largët” (Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f.18–19).
Mendoni rreth përvojave të vëllait të Jaredit, duke filluar te Kulla e Babelit. Çfarë përvojash mund ta kenë rritur besimin e tij te Zoti? Si mendoni se e përgatitën atë këto përvoja për të ushtruar “një besim kaq të jashtëzakonshëm” (Ethëri 3:9) në atë moment?
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Cila është një përvojë në jetën tuaj që e ka rritur besimin tuaj te Zoti?
-
Si ju përgatiti ajo përvojë për të ushtruar një besim edhe më të madh në të ardhmen?
-
Lexoni Ethërin 3:13–20 dhe shihni për bekimin që mori vëllai i Jaredit për shkak të besimit të tij. Çfarë mësoi vëllai i Jaredit rreth Shpëtimtarit nga kjo përvojë e mrekullueshme? Një parim tjetër i rëndësishëm që mund të mësoni nga Ethëri 3 është ky: Ndërsa ushtrojmë besim te Zoti, ne do t’i afrohemi më shumë Atij. Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë Ethërit 3:11–20.
Plaku Xhefri R. Holland komentoi mbi Ethërin 3:15–16 dhe ngatërresën e mundshme që mund të vijë nga ajo përvojë:
“[Një] çështje që kërkon një koment të shkurtër, lind nga thirrja e Zotit: ‘Kurrë një njeri nuk ka ardhur para meje me një besim kaq të jashtëzakonshëm sa tëndin, pasi, po të mos ishte kështu, ti nuk do ta kishe parë gishtin tim’. Dhe më pas: ‘Kurrë unë nuk i jam shfaqur njeriut që kam krijuar, pasi kurrë një njeri nuk ka besuar në mua, si ke bërë ti’. [Ethëri 3:9, 15.]
Mundësia për ngatërrim këtu vjen nga të kuptuarit e asaj që shumë (dhe ndoshta të gjithë) profetët e mëdhenj që jetuan përpara vëllait të Jaredit, e kishin parë Perëndinë. Si duhet ta kuptojmë atëherë deklaratën e Zotit? …
Kjo çështje është diskutuar shumë nga shkrues shenjtorë të ditëve të mëvonshme dhe ka disa shpjegime, secili – ose të gjithë – ata mund të hedhin dritë mbi të vërtetën më të gjerë lidhur me këtë fragment. Gjithsesi, pa një zbulesë ose koment shtesë mbi çështjen, çfarëdo hamendje është vetëm hamendje dhe si e tillë është e pamjaftueshme dhe e paplotë. …
Disa besojnë se Zoti nënkuptonte se nuk ia kishte shfaqur veten kurrë më parë njeriut në atë shkallë apo në atë masë. Kjo teori sugjeron që shfaqjet hyjnore ndaj profetëve më të hershëm nuk kanë qenë me të njëjtën ‘plotësi’, që kurrë më parë nuk ishte ngritur veli për të dhënë një zbulesë të tillë të plotë të natyrës dhe qenies së Krishtit. …
Një shpjegim përfundimtar – dhe në termat e besimit të vëllait të Jaredit, e më bindësi – është se Krishti po i thoshte vëllait të Jaredit: ‘Kurrë nuk ia kam shfaqur veten njeriut në këtë mënyrë, pa vullnetin tim, i shtyrë vetëm nga besimi i shikuesit’. Si rregull, profetët ftohen në praninë e Zotit, urdhërohen të hyjnë në praninë e Tij nga Ai dhe vetëm me miratimin e Tij. Vëllai i Jaredit, nga ana tjetër, duket ta ketë shtyrë veten përmes velit, jo si mik i pamirëpritur, por ndoshta formalisht si një i paftuar. Tha Jehovai: ‘Kurrë një njeri nuk ka ardhur para meje me një besim kaq të jashtëzakonshëm sa tëndin, pasi, po të mos ishte kështu, ti nuk do ta kishe parë gishtin tim. … Kurrë një njeri nuk ka besuar në mua, si ke bërë ti’. Duket qartë se Zoti vetë po bashkonte një besim të pashembullt me këtë vegim të pashembullt. Nëse vetë vegimi nuk ishte unik, atëherë duhej të ishte besimi dhe mënyra se si ishte marrë vegimi që ishte aq e pashoqe. E vetmja mënyrë se si besimi të mund të ishte aq i mrekullueshëm, ishte aftësia e tij për ta çuar profetin, të paftuar, atje ku të tjerët kishin qenë në gjendje të shkonin vetëm me urdhrin e Perëndisë” (Christ and the New Covenant, f. 20–23).
Ethëri 3:21–28
Zoti e urdhëron vëllanë e Jaredit të shkruajë gjërat që ka parë dhe ta vulosë analin e tij
Lexoni Ethërin 3:25–26 dhe përcaktoni se çfarë tjetër i shfaqi Zoti vëllait të Jaredit. Siç është shënuar tek Ethëri 3:21–24, 27–28, Zoti e urdhëroi vëllanë e Jaredit të shkruante gjërat që iu shfaqën në vegim dhe t’i vuloste ato. Zoti shpjegoi gjithashtu se Ai do të përgatiste një mënyrë që shkrimet e vëllait të Jaredit të përktheheshin në të ardhmen. Një nga mënyrat, me të cilën u përmbush kjo profeci, ishte kur Profeti Jozef Smith përktheu librin e Ethërit nga fletët e arta, si pjesë e Librit të Mormonit, dhe e bëri analin e jareditëve të mundësuar për të gjithë njerëzit që ta lexonin.
Përsiatni si mund ta zbatoni atë që keni lexuar sot dhe çfarë mund të bëni për të treguar besimin tuaj në Zot. Ndërsa ushtroni besim në Jezu Krisht, Perëndia do të derdhë bekime mbi ju, ashtu siç Ai bëri me vëllanë e Jaredit.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e studiova Ethërin 3 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: