Seminari
Njësia 17: Dita 2, Alma 19–20


Njësia 17: Dita 2

Alma 19–20

Hyrje

Siç shënohet tek Alma 19–20, mbreti Lamoni përjetoi një ndryshim të madh të zemrës, që çoi në kthimin në besim të shumë prej popullit të tij. Amoni dhe mbreti Lamoni udhëtuan drejt tokës së Midonit për të çliruar vëllezërit e burgosur të Amonit. Në rrugë e sipër, ata takuan atin e Lamonit, që ishte mbret mbi të gjithë lamanitët. Dëshmia e guximshme e Amonit dhe mbrojtja dashamirëse e Lamonit bënë që i ati i mbretit Lamoni ta zbuste zemrën dhe të jepte miratimin për lirimin e vëllezërve të Amonit. Për shkak të dëshmisë dhe shembullit të Amonit, shumë njerëz ndien ndikimin e Frymës së Shenjë dhe morën mësim për ungjillin e u kthyen në besim.

Alma 19

Mbreti Lamoni dhe shumë nga njerëzit e tij pendohen dhe pagëzohen

Mendoni rreth efektit të jashtëm valëzues që ndodh kur hidhni një gur në një pishinë me ujë.

Si mund të jenë veprimet e një njeriu si guri që u hodh në ujë?

Shkruani Amoni në pikën qendrore (në pjesën vezake) të diagramit vijues.

diagramë valësh

Lexoni tek Alma 19:1, 6 për të zbuluar se kush u ndikua së pari nga dëshmia e Amonit dhe shkruajeni emrin në unazën e parë të diagramit. Zgjidhni një shprehje nga këto vargje që mendoni se e përshkruan më mirë atë që po i ndodhte Lamonit. Shkruajeni atë shprehje dhe atë që mendoni se do të thotë ajo:

Kërkoni tek Alma 19:7,–10 për personin që u ndikua më pas nga dëshmia e Amonit, dhe ia vini emrin tek unaza e dytë e diagramit. Sipas Almës 19:10, çfarë ishte e jashtëzakonshme lidhur me besimin e gruas së Lamonit?

Siç shënohet tek Alma 19:11–13, si u ndikua gruaja e Lamonit nga dëshmia e bashkëshortit të saj?

  1. ikona e ditaritLexoni tek Alma 19:13–14 dhe përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë mendoni se do të thotë të jesh “duke u mposhtur nga Shpirti” ose duke “u mposht[ur] nga gëzimi”? Kur e keni ndier ndikimin e Frymës së Shenjtë fuqimisht në jetën tuaj?

Lexoni tek Alma 19:15, duke kërkuar atë që u ndikua më pas nga dëshmia e Amonit, dhe ia vini emrin tek unaza e tretë e diagramit.

Lexoni tek Alma 19:16–17 për të gjetur se kush u ndikua më pas dhe ia vini emrin tek unaza e katërt.

Mendoni rreth mënyrës se si të gjithë shërbëtorët e mbretit u ndikuan nga ngjarjet që ndodhën me Amonin, Lamonin dhe gruan e Lamonit. Tek Alma 19:15–17, theksoni ndonjë fjalë dhe shprehje që tregon se shërbëtorët e Lamonit po ktheheshin te Perëndia.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si çuan përvojat shpirtërore të Lamonit dhe familjes së tij në vendimin e Abishit për t’ua dhënë dëshminë e saj të tjerëve pas shumë vitesh që “nuk e kishte bërë të ditur atë” (Alma 19:17)?

Lexoni tek Alma 19:18–22 për të parë se si e interpretuan atë që panë, njerëzit që u mblodhën në shtëpinë e mbretit. Përfytyroni sikur ju të ishit Abishi. Çfarë do të bënit ju në vijim, pasi të kishit parë grindjen mes njerëzve? Për të mësuar se çfarë bëri Abishi, lexoni tek Alma 19:23–29.

Lexoni tek Alma 19:30–36 dhe merrni parasysh ndikimin që pati dëshmia e Amonit tek të tjerët. Emërtojeni unazën e pestë të diagramit “shumë lamanitë të tjerë”.

  1. ikona e ditaritMerrni parasysh të gjithë njerëzit e ndikuar nga dëshmia e Amonit dhe më pas plotësojeni këtë shprehje në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Duke dhënë dëshminë time dhe duke dhënë një shembull të drejtë, unë mund …

Nëpërmjet dëshmisë dhe shembullit të tij, Amoni i ndihmoi Lamonin dhe të tjerët që të kthehen te Zoti. Merrni parasysh ata që kanë luajtur një rol të rëndësishëm shpirtëror në jetën tuaj. Mendoni për dikë, shembulli i drejtë dhe dëshmia e të cilit kanë ndikuar te ju. A mund të mendoni për mënyra se si ky njeri ka ndikuar edhe te njerëz të tjerë për mirë?

  1. ikona e ditaritMerrni parasysh si mund ta zbatoni atë që keni mësuar nga shembulli i Amonit, duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund të bekohen pjesëtarët e familjes suaj dhe miqtë tuaj nëse ju e ndiqni shembullin e Amonit duke jetuar me drejtësi, duke u shërbyer të tjerëve dhe duke dhënë dëshminë tuaj?

    2. Si mund të shkaktojë “valë” shembulli dhe dëshmia juaj përtej asaj që mund të shihni të ndodhë në çastin e tanishëm me familjen, miqtë dhe të njohurit?

Alma 20

I ati i mbretit Lamoni pëson një ndryshim të zemrës dhe dëshiron të mësojë rreth ungjillit

Lexojini tri situatat e mëposhtme dhe përsiatni se si do të reagonit:

  • Në një garë sportive, një arbitër ose gjyqtar merr disa vendime të gabuara dhe duket se po ju trajton padrejtësisht.

  • Një mësues ju akuzon përpara klasës se keni mashtruar në një provim kur ju nuk e bëtë atë.

  • Prindërit tuaj ju akuzojnë për diçka që në të vërtetë e bëri vëllai ose motra juaj.

Siç shënohet tek Alma 20, Amoni dhe Lamoni e gjetën veten në një situatë në të cilën mund të kishin reaguar me zemërim. Përfytyroni sikur jeni në gjendjen e Amonit ose Lamonit teksa e studioni këtë kapitull.

Lexoni tek Alma 20:1–7 për të parë çfarë ndodhi kur Lamoni deshi t’ia paraqiste Amonin të atin, që ishte mbreti mbi të gjithë lamanitët. Pastaj lexoni secilin nga grupet vijuese të vargjeve dhe përsiatini përgjigjet tuaja për pyetjet që i shoqërojnë.

Alma 20:8–13

Nëse do të kishit qenë në vend të Amonit dhe dikush do t’ju kishte akuzuar në mënyrë të rreme për gënjeshtra e grabitje, si do të ishit ndier?

Alma 20:14–16

Çfarë ju bën përshtypje rreth përgjigjes së Lamonit ndaj të atit?

Alma 20:17–25

Si iu përgjigj Amoni zemërimit të babait të Lamonit? Si e tregoi Amoni dashurinë për Lamonin?

Lexoni tek Alma 20:26–27 për të parë efektet e përgjigjes së Amonit. Çfarë dëshironte të mësonte i ati i Lamonit pasi e pa dashurinë që tregoi Amoni?

Çfarë mund të mësojmë nga përgjigjja e Amonit ndaj zemërimit të babait të Lamonit?

Shkruajeni të vërtetën e mëposhtme në shkrimet tuaja të shenjta pranë Almës 20:26–27 ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur ne veprojmë me dashuri, ajo mund t’i drejtojë të tjerët për t’i zbutur zemrat e tyre dhe për të kërkuar të njohin të vërtetën. Merrni parasysh se kur mund të keni raste në shtëpinë tuaj, me miqtë tuaj ose në shkollë që t’i përgjigjeni zemërimit të të tjerëve me dashuri.

  1. ikona e ditaritShkruani një synim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta duke përshkruar mënyrën se si mund t’i përgjigjeni më mirë zemërimit me dashuri, siç bëri Amoni me mbretin e lamanitëve.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 19–20 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: