Seminari
Njësia 21: Dita 1, Alma 45–49


Njësia 21: Dita 1

Alma 45–49

Hyrje

Pasi Alma i dha udhëzimet e fundit birit të tij, Helamanit, ai u largua nga populli i Nefit dhe nuk u dëgjua më kurrë për të. Gjatë kohëve të vështira që pasuan për nefitët, Helamani dhe Kapiten Moroni u bënë udhëheqësit e tyre shpirtërorë dhe ushtarakë. Udhëheqësi lamanit, Amalikia, i ndoqi me egoizëm dëshirat e tij të padrejta, duke përdorur taktika që u ngjanin atyre të djallit. Kapiten Moroni e përgatiti popullin e tij që të ishte besnik ndaj Perëndisë gjatë atyre kohëve të rrezikshme.

Alma 45

Helamani i beson fjalët e të atit, Almës, dhe fillon shërbesën e tij

Kujtoni një intervistë që keni pasur me një prind apo udhëheqës priftërie. Mendoni për llojet e pyetjeve që ju bënë. Përpara se Alma të largohej nga vendi, ai i bëri Helamanit tri pyetje të rëndësishme. Lexoni tek Alma 45:2–7 dhe i përcaktoni e shenjoni këto pyetje. (“Fjalët” që përmendi Alma te vargu 2 mund të gjenden tek Alma 37:1.) Mendoni se si do t’iu përgjigjeshit pyetjeve të Almës: A beson te shkrimet e shenjta? A beson në Jezu Krishtin? A do t’i zbatosh urdhërimet?

një burrë dhe një i ri

Pasi Helamani e shpalli dëshminë e tij, Alma i foli atij për të ardhmen e nefitëve. Ai profetizoi për shkatërrimin e tyre dhe për shkatërrimin e çdo populli tjetër që do të mbushej me paudhësi në këtë tokë të zgjedhur. Lexoni tek Alm 45:16 dhe merrni parasysh të vërtetën që vijon në këtë varg: Zoti nuk mund ta shikojë mëkatin as me lëshimin më të vogël.

Për t’ju ndihmuar ta kuptoni këtë parim, kujtoni se, nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Shpëtimtari pagoi çmimin për të gjitha mëkatet tona nëse vërtet do të pendohemi e të kërkojmë faljen e Tij. Perëndia nuk mund ta tolerojë mëkatin as me lëshimin më të vogël. Megjithatë, për shkak se Shpëtimtari qe i gatshëm të vuante për ne, nuk na duhet të vuajmë për mëkatet tona nëse pendohemi.

Lexoni Doktrina e Besëlidhje 1:31–33. Ju mund të dëshironi t’i shkruani këto vargje si një referencë-kryq pranë Almës 45:16.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Cilat janë ndjenjat tuaja rreth Shpëtimtarit kur mendoni rreth gatishmërisë së Tij për të paguar çmimin për mëkatet tuaja?

Siç shënohet tek Alma 45:20–24, Helamani filloi shërbesën e tij si profeti i Zotit dhe si udhëheqës i Kishës. Ai dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës caktuan priftërinj dhe mësues nëpër të gjitha bashkësitë, por, për shkak të grindjes dhe shtimit të krenarisë, njerëzit nuk pranuan t’i dëgjonin udhëheqësit e tyre.

Alma 46

Kapiten Moroni i ngre të drejtët për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe fenë e tyre

Ejani Përpara

Sikurse shënohet tek Alma 46:1–7, disa njerëz që ishin të zemëruar me Helamanin dhe vëllezërit e tij, zgjodhën të largoheshin nga Kisha dhe të ndiqnin një burrë të lig, të quajtur Amalikia, i cili dëshironte të bëhej mbret. Lexoni tek Alma 46:8–10 dhe kërkoni mësimet që Mormoni dëshironte që ne të mësonim nga kjo situatë e rrezikshme.

Për të ndihmuar në mbrojtjen e lirisë së njerëzve, Moroni, që ishte kryekapiteni i ushtrive nefite, e grisi pelerinën e tij dhe përdori një pjesë të saj për të bërë një “titull të lirisë” për ta grumbulluar popullin në mbrojtje të lirisë.

Lexoni tek Alma 46:12–13 dhe shenjoni atë që shkroi Moroni në titullin e lirisë. Përcaktoni mënyrën si u përgatit ai për t’ia paraqitur popullit titullin e lirisë. Përsiatni se çfarë ju mësojnë këto vargje për karakterin e Moronit. Lexoni edhe tek Alma 48:11–13, 17–18 për të fituar më shumë këndvështrim mbi karakterin e Kapiten Moronit. Ju mund të doni t’i shenjoni karakteristikat e Moronit që do t’ju pëlqente t’i zhvillonit më plotësisht në vetë jetën tuaj.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani për një ose më tepër prej karakteristikave të Moronit nga Alma 46:12–13 dhe Alma 48:11–13, 17–18. Shpjegoni pse do t’ju pëlqente t’i keni këto karakteristika dhe si mund të përpiqeni t’i zhvilloni ato.

Lexoni tek Alma 46:18–22 dhe kërkoni mënyrën se si iu përgjigj populli ftesës së Moronit për të luftuar për liri. Besëlidhja e përshkruar në vargun 20 është një premtim i veçantë që ky grup nefitësh bëri me Perëndinë.

Sipas Almës 46:20, pse dëshironte Moroni që nefitët të bënin një besëlidhje me Perëndinë, se ata do t’i mbronin të drejtat e tyre dhe fenë e tyre?

Siç shënohet tek Alma 46:28–37, nefitët që u bashkuan me Kapiten Moronin, e zunë rob ushtrinë e Amalikias. Megjithatë, Amalikia dhe disa të tjerë ia mbathën dhe u bashkuan me lamanitët. Shumë prej pasuesve të Amalikias që u zunë robër, hynë në besëlidhje për ta mbështetur lirinë. Ata që nuk pranuan ta bënin këtë, u dënuan me vdekje. Nga përvoja e nefitëve, ne mund të mësojmë këtë parim: Kur jemi të guximshëm në mbajtjen e urdhërimeve, sikurse ishte kapiten Moroni, Perëndia do të na forcojë dhe bekojë.

Pas betejës, Kapiten Moroni e ngriti titullin e lirisë në çdo kullë nefite si një “standard” ose kujtues për atë që ata kishin besëlidhur që të luftonin e mbronin (shih Alma 46:36).

Te broshura Për Forcën e Rinisë, Presidenca e Parë tha: “Të rinjtë dhe të rejat tona të dashura, ne kemi besim të madh te ju. Ju jeni bij dhe bija të dashura të Perëndisë dhe Ai ju njeh e kujdeset për ju. Ju keni lindur në një kohë me mundësi të jashtëzakonshme dhe gjithashtu me sfida të mëdha. Standardet në këtë broshurë do t’ju ndihmojnë në zgjedhjet e rëndësishme që ju po bëni tani dhe ato që ende do t’i bëni në të ardhmen. Ne ju premtojmë se, ndërsa i mbani besëlidhjet që keni bërë dhe gjithashtu i mbani këto standarde, ju do të bekoheni me shoqërimin e Frymës së Shenjtë, besimi e dëshmia juaj do të rriten më shumë dhe ju do të gëzoni lumturi të madhe” ([2011], ii).

  1. ikona e ditaritNga ajo që mësoni në atë mesazh nga Presidenca e Parë, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat janë premtimet që ju bëhen nëse i mbani besëlidhjet e ungjillit që keni bërë, dhe standardet në broshurën Për Forcën e Rinisë?

    2. Shikoni faqen e përmbajtjes së broshurës Për Forcën e Rinisë dhe zgjidhni një prej standardeve në broshurë. Si jua ka bekuar jetën ose si mund t’ua bekojë jetën tuaj në të ardhmen mbajtja e këtij standardi?

Alma 47

Amalikia bëhet mbret i lamanitëve nëpërmjet tradhtisë dhe mashtrimit

Çfarë do të bënit po të ishit në luftë dhe dikush ju paraqiste një libër që do të zbulonte atë që armiku juaj planifikonte të bënte për t’ju shkatërruar ju dhe familjen tuaj? Alma 47 mund të hedhë pak dritë mbi planet e armikut tonë, djallit.

Alma 47 shënon mashtrimet e shumta që përdori Amalikia për t’u bërë mbret i lamanitëve, që të mund ta çonte ushtrinë lamanite në luftë kundër nefitëve. Dëshira e tij përfundimtare ishte t’i sillte të gjithë nefitët në robëri, me të si mbretin e tyre.

Amalikia dhe pasuesit e tij shkuan së pari në tokën e Nefit, ku jetonin lamanitët. Mbreti i lamanitëve dëshironte të shkonte në betejë kundër nefitëve, por shumë prej njerëzve të tij ishin të frikësuar. Prandaj mbreti i kërkoi Amalikias t’i shtynte lamanitët e frikësuar që të shkonin në betejë. Amalikia marshoi drejt strehimit në mal ku ishin larguar këta njerëz, por nuk dëshironte ta ndihmonte mbretin. Ai dëshironte të bëhej udhëheqësi i lamanitëve të frikësuar, duke e mashtruar udhëheqësin e tyre, Lehontin, që të zbriste nga strehimi i tij në mal. Amalikia synonte ta vriste Lehontin me helm pasi ai të zbriste poshtë.

Studioni Almën 47:10–12. Sa herë e tundoi Amalikia Lehontin që të largohej nga vendi i tij i sigurisë? Lexoni edhe tek Alma 47:17–19. Si e vrau Amalikia Lehontin pasi ai zbriti nga mali?

Plaku Robert D. Hejls

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi se njerëzit sot mund të përpiqen të na e shkatërrojnë besimin dhe dëshminë tonë duke na tunduar që të largohemi nga vendet tona të sigurisë shpirtërore dhe që të hyjmë në territorin e djallit: “Në Librin e Mormonit, ne lexojmë mbi Lehontin dhe njerëzit e tij në një kamp në mal. Amalikia tradhtar e nxiti Lehontin të ‘zbriste poshtë’ dhe e takoi atë në luginë. Por kur Lehonti e la vendin e lartë, atij iu dha helm ‘pak nga pak’ gjersa vdiq dhe ushtria e tij ra në duart e Amalikias (shih Alma 47). Me argumente dhe akuza, disa njerëz na joshin që ta lemë vendin e lartë. Vendi i lartë është aty ku është drita. … Ai është vendi i sigurt. Ai është i vërtetë dhe është aty ku ndodhet dija” (“Christian Courage: Çmimi i Qenies Dishepull”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 74).

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat janë disa taktika që përdor Satani për të na bërë “të zbresim” nga vendi i lartë shpirtëror?

    2. A mendoni se Satani përpiqet t’i joshë të rinjtë që t’i ulin standardet e tyre “pak e pak”? Cili është një shembull i mënyrës si përpiqet ai ta bëjë këtë?

    3. Çfarë gjëje të posaçme mund të bëni për të qëndruar në një vend të lartë shpirtëror? Me çfarë standardi të ungjillit duhet të punoni që të mos e ulni këtë standard “pak e nga pak”?

Sikurse bëri me Amalikian, Satani kërkon të na shkatërrojë dhe na josh pak nga pak për t’i ulur standardet tona.

Alma 48–49

Kapiten Moroni i frymëzon nefitët që ta forcojnë veten fizikisht e shpirtërisht

Ndërkohë që Amalikia po përpiqej të merrte pushtet me “mashtrim dhe gënjeshtra” (Alma 48:7) mbi lamanitët dhe nefitët, Moroni po vepronte në mënyra shumë të ndryshme. Lexoni tek Alma 48:7–10 dhe kërkoni atë që bëri Moroni kur e kuptoi se Amalika do t’i çonte së shpejti ushtritë lamanite në luftë kundër nefitëve. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto ide: 1) Ai i përgatiti njerëzit që të ishin besnikë ndaj Perëndisë në kohë vështirësish (shih vargun 7). 2) Ai i ndihmoi njerëzit të forconin zonat në të cilat ishin të dobët (shih vargjet 8–9). 3) Ai i përgatiti njerëzit ta përkrahnin e ta mbronin “çështjen e të Krishterëve” ose Kishën (shih vargun 10).

Ashtu sikurse Moroni i ndihmoi njerëzit e tij të përgatiteshin për kohët e vështira e t’i duronin ato, udhëheqësit e Kishës në kohën tonë na japin këshilla për të na ndihmuar të përgatitemi për kohët e vështirësisë. Merrni parasysh shkrimin e së vërtetës vijuese në shkrimet tuaja të shenjta afër Almës 48:7–10: Kur e ndjekim këshillën e shërbëtorëve të Zotit, ne vërtet do të përgatitemi për vështirësitë e jetës.

Lamanitët fillimisht planifikuan të sulmonin qytetin e Amonihës dhe më pas qytetin e Noeut, që kishin qenë qytete të dobëta të nefitëve. Lexoni tek Alma 49:4–5 për të parë reagimin e lamanitëve kur panë përgatitjen e nefitëve në qytetin e Amonihës. Lamanitët vendosën të mos e sulmonin qytetin ngaqë ishte aq mirë i përgatitur kundrejt sulmit. Lexoni tek Alma 49:12–14 për të parë reagimin e lamanitëve kur u përpoqën të sulmonin qytetin e Noeut.

  1. ikona e ditaritGjeni disa minuta për të shqyrtuar disa biseda nga konferenca më e fundit e përgjithshme (te revista Ensign ose Liahona). Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përmblidheni këshillën e dhënë nga një ose më shumë prej folësve. Si mund t’ju ndihmojë kjo këshillë që të përgatiteni për kohë vështirësie në jetën tuaj? Si mund ta përdorni këtë këshillë në jetën tuaj?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 45–49 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: