Seminari
Njësia 20: Dita 3, Alma 42


Njësia 20: Dita 3

Alma 42

Hyrje

Alma e përfundoi këshillën e tij dhënë birit të tij në vështirësi, Koriantonit, duke shpjeguar se Ati Qiellor ka siguruar një mënyrë për ata, të cilët mëkatojnë, që të marrin mëshirë. Ai i mësoi të birit rreth ndëshkimeve që ligji i drejtësisë kërkon për mëkatin. Ai më pas dëshmoi se Jezu Krishti do t’i “plotës[onte] kërkesat e drejtësisë” (Alma 42:15) duke vuajtur për të gjithë ata që kanë mëkatuar dhe janë të gatshëm të pendohen. Zoti siguron mëshirë për pendestarin (të penduarin).

Alma 42:1–14

Alma e mëson Koriantonin rreth ligjit të drejtësisë

Mbyllini sytë për një çast dhe përsiatni se si mund të jetë kur të vijë koha për Gjykimin tuaj Përfundimtar. Ndërsa e shqyrtoni jetën tuaj, a dëshironi që Gjykimi Përfundimtar të jetë i drejtë? Përse mund të dëshironi që gjykimi juaj të jetë i drejtë?

Tani, mbani parasysh atë që do të thotë fjala i drejtë. Një përkufizim i fjalës i drejtë është të marrësh atë që meriton; ideja e të qenit i drejtë lidhet me termin e shkrimeve të shenjta drejtësi.

peshore
  1. ikona e ditaritVizatoni një peshore të thjeshtë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta si ajo që tregohet këtu. Pastaj shkruani fjalën Drejtësi poshtë vizatimit tuaj. Lini vend në ditarin tuaj për të përfshirë emërtime të tjera për vizatimin tuaj teksa vazhdoni mësimin.

Për t’ju ndihmuar që ta kuptoni më mirë konceptin e drejtësisë, lexoni shpjegimin e mëposhtëm nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Dallin H. Ouks

“Fjala drejtësi ka shumë kuptime. Një kuptim është ekuilibri. Një simbol i njohur i drejtësisë është peshorja në drejtpeshim. 

… Ideja e drejtësisë, si ajo që dikush meriton, është kushti themelor i të gjitha shkrimeve të shenjta që flasin për gjykimin e njerëzve sipas punëve të tyre” (“Sins, Crimes, and Atonement” [fjalim drejtuar mësuesve të fesë së SAK-ut, 7 shkurt 1992], f. 1).

I biri i Almës, Koriantoni, u shqetësua për paanësinë e Gjykimit Përfundimtar. Lexoni tek Alma 42:1 dhe shenjoni atë që Koriantoni mendonte se ishte e padrejtë rreth Gjykimit Përfundimtar.

Kujtoni se Koriantoni kishte bërë mëkate të ndryshme, disa prej të cilëve ishin shumë të rëndë (shih Alma 39:2–3); prandaj, Koriantoni mund të ketë uruar ose shpresuar që ishte e padrejtë për ata që kanë mëkatuar, të ndëshkohen.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani pse mendoni se ata që nuk janë penduar për mëkatet e tyre, do të shqetësoheshin rreth “marrjes së asaj që meritojnë” në gjykim.

Tek Alma 42:2–11, Alma e trajtoi shqetësimin e Koriantonit duke shpjeguar se Rënia e Adamit solli vdekje fizike (një ndarje të trupit dhe shpirtit në vdekjen e trupit) dhe vdekje shpirtërore (një ndarje nga Perëndia për shkak të mëkatit). Ndaj ishte e nevojshme që të krijohej një plan për ta shëlbyer njerëzimin nga gjendja e tij e rënë. Përndryshe i gjithë njerëzimi do të mbetej në një gjendje mëkatare dhe do të ishte i mjeruar përgjithmonë sipas kërkesave të drejtësisë.

Lexoni tek Alma 42:12 dhe përcaktoni se çfarë e shkaktoi hyrjen e njerëzimit në gjendjen e tyre të rënë. Tani lexoni tek Alma 42:14 dhe shenjoni pasojën e mosbindjes sonë, që kërkohet nga drejtësia. Në figurën e peshores që vizatuat në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani Shkelje – mosbindje apo mëkat nën pjatën e majtë të peshores dhe Dënim – përjashtim nga prania e Perëndisë nën pjatën e djathtë të peshores.

  1. ikona e ditaritLexoni Almën 42:18. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë të kesh “brejtje të ndërgjegjes” (Alma 42:18)?

    2. Çfarë mund të na shtyjë të bëjmë brejtja e ndërgjegjes?

Nga ajo që na mësoi Alma, çfarë kërkon ligji i drejtësisë kur një individ është i pabindur? (Për shkak të mosbindjes sonë, ligji i drejtësisë kërkon që ne të përjetojmë brejtje të ndërgjegjes dhe të përjashtohemi nga prania e Perëndisë.) Përsiatni për një çast një kohë kur përjetuat brengë e keqardhje ose një tërheqje të Frymës së Shenjtë për diçka që e bëtë gabim. Përfytyrojeni atë ndjenjë të shumëzuar me çdo gabim që keni bërë ndonjëherë dhe më pas, përfytyrojeni atë ndjenjë që rri me ju përgjithmonë.

Bazuar në atë që keni mësuar nga Alma, a dëshironi që Gjykimi Përfundimtar të bazohet vetëm mbi drejtësinë? A dëshironi të merrni atë që “meritoni” për gabimet që keni bërë?

Alma 42:15–31

Alma i mëson Koriantonit rreth planit të mëshirës

Një nga tiparet hyjnore të Perëndisë është që Ai është i drejtë. Kërkesat e drejtësisë dënojnë secilin prej fëmijëve të Atit Qiellor dhe nuk do të lejojnë asnjërin prej nesh që të banojë me Të në gjendjen tonë mëkatare. Merrni parasysh pyetjen që vijon: A ka ndonjë mënyrë që kërkesat e drejtësisë të fshihen apo të hiqen?

Shumë njerëz mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke sugjeruar se, nëse pendohemi, ne vërtet nuk do të na duhet t’i vuajmë pasojat e mëkateve tona. Edhe pse kjo përgjigje është e saktë si përfundim, është e rëndësishme të kuptojmë se, që të fshihen ose falen pasojat, do të ishte e padrejtë, sepse nuk do të plotësoheshin kërkesat e drejtësisë. Alma na mësoi se heqja e dënimit pa plotësuar kërkesat e drejtësisë, nuk është e mundur. Lexoni tek Alma 42:25 dhe kërkoni atë që do të ndodhte nëse Perëndia thjesht i hiqte pasojat e mëkatit dhe e linte drejtësinë të paplotësuar.

Përsiateni pyetjen e mëposhtme përpara se të lexoni tek Alma 42:15 për të gjetur përgjigjen: Nëse ndëshkimi për mëkatet tona nuk mund të hiqet, si mund të kemi ndonjëherë paqe të ndërgjegjes dhe të rikthehemi në praninë e Perëndisë?

Mund të jetë e dobishme të kuptoni se shprehja “plotësuar kërkesat e drejtësisë” do të thotë të plotësosh ose të paguash ndëshkimet që kërkon drejtësia.

Nga Alma 42:15 ne mësojmë: Shlyerja e Jezu Krishtit plotësoi kërkesat e drejtësisë, në mënyrë që mëshira të mund t’u shtrihej të penduarve. Plotësojeni figurën e peshores që vizatuat në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta duke shkruar Plotësuar nga mëshira – Shlyerja e Jezu Krishtit nën shprehjen “Dënimi …”.

  1. ikona e ditaritPërfytyroni se keni një mik/e që është munduar nga barra e krijuar nga mëkatet e tij apo të saj. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si do t’ia shpjegonit mikut/es suaj si e lejon Shlyerja e Jezu Krishtit që mëshira të shtrihet ndaj secilit prej nesh.

Përsiatni se çfarë do të thotë që të dini se Shpëtimtari i vuajti me gatishmëri në vendin tuaj ndëshkimet që drejtësia kërkon, kështu që mëshira të shtrihej ndaj jush?

Lexoni tek Alma 42:22–24 dhe shenjoni atë që kërkon Jezu Krishti me qëllim që mëshira të shtrihet ndaj nesh. Shprehja “të penduarve të vërtetë” te vargu 24 do të thotë të penduarve sinqerisht. Në bazë të asaj që keni lexuar, plotësoni parimin vijues: Nëse pendohemi, ne do të marrim nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, iu drejtua Jezu Krishtit si një ndërmjetës. Një ndërmjetës është dikush i cili qëndron midis dy palëve për të ndihmuar që të zgjidhet një mosmarrëveshje. Teksa i lexoni fjalët e tij, kërkoni mënyrën se si nevojitet Shpëtimtari që mëshira të shtrihet ndaj mëkatarit:

Presidenti Bojd K. Paker

“Sipas ligjit të përjetshëm, mëshira nuk mund të jepet përveçse nëse gjendet dikush që është i gatshëm e i aftë të marrë përsipër borxhin tonë dhe të paguajë çmimin e të rregullojë kushtet për shëlbimin tonë.

Pesha e plotë e drejtësisë, e pa zbutur dhe e ftohtë, duhet, me siguri duhet të bjerë mbi ne, përveçse nëse gjendet një ndërmjetës, përveçse nëse kemi një mik. Ndëshkimi i plotë për çdo shkelje, sado e vogël apo sado e madhe, do të kërkohet nga ne deri në qindarkën e fundit.

Por dijeni këtë: E vërteta, e lavdishmja e vërtetë, shpall se ka një Ndërmjetës të tillë. …

Nëpërmjet Tij, mëshira mund të shtrihet plotësisht te secili prej nesh, pa shkelur ligjin e përjetshëm të drejtësisë. …

Dhënia e mëshirës nuk do të jetë vetvetiu. Ajo do të vijë nëpërmjet besëlidhjes me Të. Ajo do të vijë sipas kushteve të Tij, kushteve të Tij bujare” (“The Mediator”, Ensign, maj 1977, f. 55–56).

Ati Im

Kur Alma e mbylli bisedën e tij me Koriantonin, ai përmblodhi çdo gjë që ishte përpjekur t’i mësonte të birit. Lexoni tek Alma 42:26–31 dhe shenjoni atë që Alma dëshironte për Koriantonin kur ai arriti t’i kuptonte doktrinat dhe parimet që Alma ia mësoi në këtë kapitull. Vini re dëshirën e Almës për Koriantonin që të mos nxirrte justifikime për mëkatet e tij, por që t’i lejonte doktrinat dhe parimet e lidhura me drejtësinë, mëshirën dhe Shlyerjen “të kenë ndikim të plotë në zemrën [e tij]” (Alma 42:30). Si mund t’i lejoni këto doktrina e parime për të pasur ndikim të plotë në zemrën tuaj?

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani mendimet tuaja për pyetjen vijuese: Nëse do të mund t’i shprehnit personalisht mirënjohjen tuaj Shpëtimtarit për sakrificën e Tij për ju, çfarë do t’i thonit Atij?

Është e rëndësishme të dini se Koriantoni u pendua dhe si përfundim pati një ndikim të madh në rritjen e Kishës (shih Alma 49:30).

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Almën 42 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: