Njësia 6: Dita 1
2 Nefi 4–5
Hyrje
Te 2 Nefi 4 ju do të lexoni se si Lehi i mblodhi së bashku pasardhësit e tij për t’u dhënë këshillën dhe bekimin e tij të fundit përpara se të vdiste. Pas vdekjes së Lehit, Lamani dhe Lemueli u zemëruan me Nefin ngaqë ai u predikoi atyre “qortime[t] [e] Zotit” (shih 2 Nefi 4:13–14). I shqetësuar nga qëndrimet e veprimet e vëllezërve të tij dhe nga vetë dobësitë e mëkatet e tij, Nefi i shënoi ndjenjat e tij në një gjuhë shprehëse dhe poetike (shih 2 Nefi 4:15–35). Siç shënohet te 2 Nefi 5, Zoti e paralajmëroi Nefin dhe ata që e mbështetnin atë, që të iknin nga Lamani, Lemueli dhe bijtë e Ishmaelit. Në vijim të kësaj ndarjeje, nefitët jetuan në drejtësi e lumturi, ndërsa ata që qëndruan me Lamanin dhe Lemuelin, e ndanë shpirtërisht veten nga Zoti. Përkushtimi i Nefit ndaj Zotit e forcoi atë që ta mposhte mëkatin dhe shkurajimin. Më pas Nefi shënoi se si ai dhe populli i tij “jetua[n] sipas mënyrës së lumtur së” (2 Nefi 5:27).
2 Nefi 4:3–11
Lehi këshillon dhe bekon familjen e tij
Mendoni rreth një rasti kur morët këshillë apo porosi nga nëna, babai apo udhëheqësit tuaj. A e përmbushët porosinë? Përse e përmbushët apo përse nuk e përmbushët porosinë? A keni ndonjë keqardhje? Te 2 Nefi 4:1–11, Nefi shënoi këshillën dhe bekimin e fundit të Lehit për familjen e tij. Lexoni 2 Nefin 4:4–5 dhe përcaktoni këshillën që Lehi u dha fëmijëve të tij, e cila mund të gjejë zbatim edhe për ju. A ju kanë dhënë prindërit, anëtarët e familjes apo udhëheqësit tuaj ndonjëherë këshillë të ngjashme?
-
Bëni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta një listë të disa prej bekimeve që kanë ardhur në jetën tuaj nga dëgjimi i këshillës së atyre që kujdesen për ju. Çfarë bekimesh kanë ardhur nga të qenit i bindur ndaj urdhërimeve të Zotit?
2 Nefi 4:12–35
Nefi shpreh besimin e tij te Zoti dhe pranon dobësitë e tij
Te 2 Nefi 4:12–35, Nefi shkroi “gjërat e shpirtit [të tij]” (2 Nefi 4:15). Lexoni 2 Nefin 4:15–16 dhe kërkoni se në çfarë kënaqej Nefi.
Mendoni rreth gjërave të dobishme që ju sjellin gëzim të madh. Plotësojeni frazën në vijim me disa përgjigje: Shpirti im kënaqet në .
-
Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë mendoni që do të thotë të kënaqesh në gjërat e Zotit.
Nefi përmendi se “zemra [e tij] i mediton” (2 Nefi 4:15) shkrimet e shenjta. Të përsiatësh do të thotë jo vetëm të meditosh dhe të mendosh thellë rreth shkrimeve të shenjta, por edhe t’ia hapësh zemrën zbulesës dhe kuptimit.
Nefi përjetoi çaste gëzimi të madh në jetën e tij; mirëpo, ai u ndesh edhe me çaste të vështira. Drejtojuni sërish 2 Nefit 4:12–13 për të zbuluar disa sfida të vështira që hasi Nefi në këtë kohë në jetën e tij.
Lexoni 2 Nefin 4:17–18 dhe gjeni se çfarë tjetër e brengoste Nefin. Ndërsa lexoni, sillni ndër mend përkufizimet në vijim: I mjerë do të thotë i gjorë ose i pavlerë. Mishi i referohet dobësisë në gjendjen tonë të vdekshme. Ngacmoj do të thotë të rrethosh ose të ushtrosh presion nga të gjitha drejtimet, të shqetësosh ose të trazosh. Megjithëse Nefi ndjeu brengë për mëkatet e tij, kjo nuk duhet keqkuptuar për të menduar se ai qe fajtor për ndonjë shkelje madhore.
Merrni parasysh një periudhë në jetën tuaj kur ju mund ta gjenit veten te mënyra si u ndje Nefi (të tillë si kur keni humbur një njeri të dashur, kur të tjerët kanë qenë të zemëruar me ju ngaqë ndoqët Zotin, kur keni ndeshur vështirësi ose zhgënjim, apo kur keni ndier brengë për shkak të mëkateve, dobësive dhe tundimeve tuaja). Lexoni 2 Nefin 4:19 dhe përcaktoni frazën që shpreh shpresën e Nefit pavarësisht brengave të tij. Çfarë mendoni se donte të thoshte Nefi kur tha: “Unë e di në cilin kam besuar”? Si mund të keni më shumë besim te Perëndia?
Ndërsa vazhdoni studimin tuaj, shikoni për prova të parimit të ungjillit që Perëndia i mbështet ata që e vendosin besimin e tyre tek Ai.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni pyetjeve në tabelën në vijim:
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Si Gjetën Zbatim Këto Vargje për Nefin |
Si Mund të Gjejnë Zbatim Këto Vargje për Ju |
---|---|---|
|
| |
|
| |
|
|
Lexoni 2 Nefin 4:34–35 dhe shenjoni frazat që tregojnë mirëbesimin e Nefit te Zoti.
-
Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta atë që keni mësuar nga studimi i 2 Nefit 4:17–35 dhe mënyrat se si do të donit të rritnit besimin tuaj te Zoti.
2 Nefi 5:1–8
Zoti i ndan nefitët nga lamanitët
Ndërsa studioni 2 Nefin 5, mendoni për problemet dhe vendimet e vështira që jeni duke përjetuar ose keni përjetuar. Në këtë kapitull Nefi shpjegoi që vëllezërit e tij “u përpoqën të merrnin jetën time” (2 Nefi 5:2). Vini re te 2 Nefi 5:1 se çfarë bëri Nefi për të gjetur një zgjidhje për problemin. Pastaj shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta atë çfarë bëri Zoti për ta ndihmuar Nefin te 2 Nefi 5:5.
Si rrjedhim i këtij paralajmërimi, Nefi dhe “të gjithë … ata që besonin në paralajmërimet dhe zbulesat e Perëndisë” (2 Nefi 5:6) u larguan nga toka e trashëgimit të parë. Ata udhëtuan “për hapësirën e shumë ditëve” (2 Nefi 5:7) dhe u vendosën në një vend që e quajtën Nefi. Kjo përvojë dëshmon se nga bindja ndaj zbulesave të Perëndisë rrjedh siguri.
Lexoni dëshminë në vijim nga Plaku Pol V. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve: “Nuk është e çuditshme që përballë të keqes dhe tundimit të jashtëzakonshëm, Zoti nuk na lë të vetëm ta gjejmë rrugëdaljen. Në fakt, ka në dispozicion të secilit prej nesh udhërrëfim më shumë nga ç’na duhet, nëse do t’ia vëmë veshin. Ju keni marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë për t’ju drejtuar dhe frymëzuar. Ju keni shkrimet e shenjta, prindërit, udhëheqësit dhe mësuesit e Kishës. Ju gjithashtu keni fjalët e profetëve, shikuesve dhe zbuluesve që jetojnë në ditën tonë. Ka kaq shumë udhërrëfim dhe drejtim në dispozicion, sa ju nuk do të bëni gabime të mëdha në jetën tuaj, përveçse kur me ndërgjegje nuk i kushtoni vëmendje udhërrëfimit që merrni” (“The Blessings of General Conference”, Ensign, nëntor 2005, f. 51; “Bekimet e Konferencës së Përgjithshme”, Konferenca e Përgjithshme tetor 2005 [nr. i artikullit 00075 101], f. 71).
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një paralajmërim që keni marrë nga Zoti, profetët e Tij ose udhëheqësit e tjerë të Kishës. Çfarë po bëni për ta ndjekur atë paralajmërim? Si ju ka ndihmuar ndjekja e atij paralajmërimi në jetën tuaj dhe si do t’ju ndihmojë në të ardhmen?
2 Nefi 5:9–18, 26–27
Nefitët jetojnë sipas mënyrës së lumturisë
Pasi rrëfeu rrethanat që çuan në ndarjen e familjes së Lehit, Nefi përshkroi se si ishte jeta mes “populli[t] [të] Nefit” (2 Nefi 5:9). Lexoni 2 Nefin 5:27 dhe shenjoni frazën që tregon se si jetonin nefitët. Çfarë mendoni se do të thotë të jetosh “sipas mënyrës së lumturisë”?
-
Lexoni me kujdes 2 Nefin 5:10–18, 26 dhe shenjoni në shkrimet tuaja të shenjta se çfarë kishin ose çfarë bënin nefitët që kontribuoi në lumturinë e tyre. Përzgjidhni një nga këto gjëra dhe shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si ai veprim ose qëndrim ka kontribuar në lumturinë tuaj. Për shembull, nëse zgjodhët faktin që nefitët ndërtuan një tempull (shih 2 Nefi 5:16), ju mund të shkruani se si tempulli ju ka sjellë lumturi më të madhe juve apo familjes suaj.
Veprimet dhe qëndrimet që keni përcaktuar, janë pjesë e të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit. Ju mund të dëshironi ta shkruani parimin në vijim në shkrimet tuaja të shenjta pranë 2 Nefit 5:27: Ndërsa ungjilli i Jezu Krishtit bëhet mënyra jonë e jetësës, ne rritemi në lumturi. Kjo qe e vërtetë për nefitët edhe gjatë një periudhe vështirësie të madhe. Analizoni jetën tuaj dhe përcaktoni diçka që do të bëni për të jetuar më plotësisht sipas mënyrës së lumturisë. Shkruajeni atë në ditarin tuaj vetjak ose në shkrimet tuaja të shenjta. Parimet që keni studiuar sot, çojnë në lumturi.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar 2 Nefin 4–5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: