Seminari
Njësia 6: Dita 3, 2 Nefi 9


Njësia 6: Dita 3

2 Nefi 9

Hyrje

Studimi prej jush i predikimit të Jakobit, i cili filloi te 2 Nefi 6–8 vazhdon te 2 Nefi 9. Te 2 Nefi 6–8 ju studiuat mësimet e Jakobit rreth mëshirës së Shpëtimtarit dhe fuqisë së Tij për ta shpëtuar shtëpinë e Izraelit nga gjendja e tyre e humbur dhe e shpërndarë. Te kapitulli 9 do të studioni mbi dëshminë e Jakobit lidhur me fuqinë e Shlyerjes së Shpëtimtarit për të na shpëtuar nga pasojat e Rënies, duke përfshirë si vdekjen fizike edhe atë shpirtërore si edhe pasojat e mëkateve tona. Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim se 2 Nefi 9 përbën “një nga ligjëratat më ndriçuese të mbajtura ndonjëherë në lidhje me shlyerjen. … Ajo duhet të lexohet me kujdes nga çdo person që kërkon shpëtim” (Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr., 5 vëll. [1957–1966], 4:57).

2 Nefi 9:1–9

Jakobi jep mësim se Rënia solli vdekjen fizike dhe shpirtërore mbi të gjithë njerëzimin

Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për fjalën përbindësh?

Fjala përbindësh zakonisht i referohet diçkaje që është e frikshme dhe e aftë të shkaktojë dëm të madh. Megjithëse shumë njerëz kur mendojnë për një përbindësh mendojnë vetëm për krijesa imagjinare, merrni parasysh nëse ka ndonjë gjë që është në të vërtetë e aftë t’ju shkaktojë dëm të përhershëm dhe, për pasojë, është vërtet e frikshme. Jakobi përdori shëmbëlltyrën e një përbindëshi për të simbolizuar një gjendje të frikshme me të cilën të gjithë ne përballemi në vdekshmëri. Lexoni 2 Nefin 9:10 dhe përcaktoni dy elementet e përbindëshit që përshkroi Jakobi. Pastaj plotësoni vendet bosh tek tabela më poshtë.

Përbindësh i Tmerrshëm

V

F

“v e t

“v e sh

Është e rëndësishme të kuptohet që kur Jakobi dha mësim rreth “vdekje[s] [së] shpirtit”, ai nuk donte të thoshte që shpirtrat tanë do të vdisnin vërtet, por përkundrazi që ne jemi shpirtërisht të ndarë ose të përjashtuar nga prania e Perëndisë (shih 2 Nefi 9: 6). Në shkrimet e shenjta, kjo ndarje shpesh përmendet si vdekja shpirtërore. Ju mund të dëshironi ta shkruani frazën të përjashtua[r] nga prania e Zotit në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta pranë “vdekje[s] [së] shpirtit” te 2 Nefi 9:10.

Lexoni 2 Nefin 9:6 dhe vini re që Jakobi e filloi duke folur rreth vdekjes së trupit dhe e mbylli duke diskutuar për të qenit të përjashtuar nga prania e Perëndisë. Shqyrtojeni me kujdes këtë varg. Cila ngjarje solli si vdekjen fizike edhe vdekjen shpirtërore për njerëzimin?

Lexoni 2 Nefin 9:7–9 dhe përcaktoni se çfarë na mësoi Jakobi që do t’u ndodhte trupave tanë dhe shpirtrave tanë nëse nuk do të kishte Shlyerje dhe vdekja fizike e shpirtërore do të mbetnin përgjithmonë. Përpara se të lexoni, do të jetë e dobishme të dini kuptimin e termave në vijim, të cilat Jakobi i përdor te vargu 7: Fraza “gjykimi i parë që erdhi mbi njeriun” (2 Nefi 9:7) iu referohet pasojave të Rënies së Adamit dhe Evës. Termi korrupsion i referohet trupit të vdekshëm ngaqë është i papërsosur dhe përfundimisht do të vdesë. Termi pakorrupsion i referohet trupit të ringjallur, i cili do të jetojë përgjithmonë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni disa fraza që gjetët te 2 Nefi 9:7–9 të cilat përshkruajnë se çfarë do t’u ndodhte trupave dhe shpirtrave tanë nëse nuk do të kishte Shlyerje.

Jezusi Lutet në Gjetseman

Për të sqaruar se cili do të ishte fati ynë pa Shlyerjen e Jezu Krishtit, lexoni thënien në vijim nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Nëse ndarja jonë nga Perëndia dhe vdekja jonë fizike do të ishin të përhershme, liria e zgjedhjes morale do të ishte pa kuptim. Po, ne do të ishim të lirë të bënim zgjedhje, por me ç’qëllim? Rezultati i fundit do të ishte gjithmonë i njëjti, pavarësisht nga veprimet tona: vdekje pa shpresë për ringjallje dhe pa shpresë për qiellin. Të mirë apo të këqij siç ne mund të zgjedhim të jemi, të gjithë do të përfundonim ‘engjëj të një djalli’” (“Moral Agency”, Ensign, qershor 2009, f. 50).

  1. ikona e ditaritShkruani një fjali në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta duke shpjeguar me vetë fjalët tuaja se çfarë mendoni se po thoshte Plaku Kristoferson rreth gjendjes sonë të rënë. Shtoni një shpjegim të shkurtër lidhur me arsyen përse mendoni se Jakobi do ta krahasonte vdekjen fizike dhe të qenit të ndarë nga Perëndia me një “përbindësh të tmerrshëm”.

2 Nefi 9:10–27

Jakobi jep mësim se si vuajtja e Shpëtimtarit na çliron nga pasojat e rënies dhe rrjedhimet e mëkatit

Perëndia nuk na la të vuanim ndikimet e plota të “a[tij] përbindësh[i] [të] tmerrshëm, vdekja dhe ferri”. Lexoni 2 Nefin 9:10 dhe shenjoni atë çfarë ka përgatitur Perëndia për ne.

Lexoni analogjinë në vijim nga Presidenti Jozef Filding Smith që ilustron nevojën tonë për një Shpëtimtar:

“Një burrë duke ecur përgjatë rrugës, ndodh të bjerë në një gropë kaq të thellë dhe të errët sa nuk mund të ngjitet në sipërfaqe dhe të rifitojë lirinë e tij. Si mund ta shpëtojë ai vetveten nga gjendja e tij e vështirë? Jo nëpërmjet ndonjë përpjekjeje nga ana e tij, sepse nuk ka ndonjë rrugë shpëtimi brenda në gropë. Ai thërret për ndihmë dhe një njeri shpirtmirë, duke i dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë, nxiton që ta ndihmojë dhe, duke zbritur një shkallë, i jep atij mënyrën me anë të së cilës mund të ngjitet përsëri në sipërfaqen e tokës.

Kjo ishte pikërisht gjendja në të cilën Adami e vuri vetveten dhe pasardhësit e tij, kur hëngri frutën e ndaluar. Përderisa të gjithë njerëzit ishin së bashku në gropë, askush nuk mund ta arrinte sipërfaqen dhe t’i ndihmonte të tjerët. Gropa ishte dëbimi nga prania e Zotit dhe vdekja fizike, shpërbërja e trupit. Dhe ngaqë të gjithë njerëzit ishin të nënshtruar ndaj vdekjes, askush nuk mund ta siguronte mënyrën e shpëtimit.

Prandaj, në mëshirën e tij të përjetshme, Ati i dëgjoi thirrjet e fëmijëve të Tij dhe dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindur, i cili nuk ishte i nënshtruar ndaj vdekjes, as mëkatit, për të siguruar mënyrën e shpëtimit. Këtë Ai e bëri nëpërmjet shlyerjes së Tij të pafundme dhe ungjillit të përjetshëm” (Doctrines of Salvation, red. Bruce R. McConkie, 3 vëll. [1954–1956], 1:126–127).

Pjesa më e madhe e mesazhit të Jakobit në kapitullin 9 përqendrohet tek udha që Zoti përgatiti për ne për t’u shpëtuar kthetrave të vdekjes fizike dhe shpirtërore dhe kjo na siguron që mund të çlirohemi.

  1. ikona e ditaritShqyrtoni 2 Nefin 9:5, 19–21 dhe përgjigjiuni pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Sipas 2 Nefit 9:5, 21, çfarë kaloi Shpëtimtari në mënyrë që ne të mund të çliroheshim nga vdekja dhe ferri?

    2. Sipas 2 Nefit 9:21, për kë vuajti Shpëtimtari?

Mendoni se sa shumë njerëz “bëjnë pjesë në familjen e Adamit” (2 Nefi 9:21). Kjo përfshin të gjithë ata që kanë jetuar në tokë, po jetojnë tani dhe kanë për të jetuar ende në tokë – përfshirë ju. Ju mund të dëshironi ta shkruani emrin tuaj pranë 2 Nefit 9:21 për të kujtuar sakrificën e Shpëtimtarit të bërë për ju.

Kryqëzimi

Jakobi dha mësim se vuajtja e Shpëtimtarit do të na ndihmonte t’i shpëtonim përbindëshit të tmerrshëm – vdekjes fizike dhe përjashtimit nga prania e Perëndisë përgjithmonë. Lexoni 2 Nefin 9:22 dhe gjeni një frazë që pohon se ne do të jemi në gjendje ta mposhtim vdekjen fizike dhe një frazë që tregon se ne do të jemi përsëri në prani të Perëndisë. Shkruajeni atë që gjeni në fjalitë më poshtë:

Për shkak të Rënies, trupat tanë do të vdesin, por për shkak të vuajtjes së Krishtit, trupat tanë do të jenë .

Për shkak të Rënies, ne jemi përjashtuar nga prania e Perëndisë, por për shkak të vuajtjes së Krishtit, të gjithë do të qëndrojnë përsëri .

Nga mësimet e Jakobit ne mësojmë doktrinën: Shlyerja e Jezu Krishtit e çliron të gjithë njerëzimin nga vdekja fizike dhe shpirtërore e shkaktuar nga Rënia.

Përveç këtij mesazhi shprese, Jakobi dha mësim se vuajtja e Shpëtimtarit mund të na çlirojë edhe nga vdekja shpirtërore e shkaktuar nga vetë mëkatet tona. Lexoni 2 Nefin 9:27 dhe përcaktoni se si e përshkroi Jakobi gjendjen e atyre që bëjnë shkelje ose mëkatojnë. Lexoni 2 Nefin 9:15–16 dhe shenjoni vuajtjen ose mundimin shpirtëror që do të sjellin mbi ne mëkatet tona nëse nuk pendohemi.

Përveç këtij mundimi, vini re frazën “dhe ata do të shkojnë” te 2 Nefi 9:16. Për shkak të Shlyerjes, i gjithë njerëzimi do të kthehet në praninë e Perëndisë për t’u gjykuar. Megjithatë, nëse nuk jemi penduar për mëkatet tona, ne do të ndahemi sërish nga prania e Perëndisë. Ndërsa çlirimi nga Rënia është dhuratë për të gjithë njerëzimin, çlirimi ynë nga pasojat e mëkateve tona vetjake varet nga dëshirat dhe veprimet tona. Lexoni 2 Nefin 9:21, 23–24. Për shkak të Shlyerjes, çfarë mund të bëjmë që të shpëtohemi nga pasojat e përjetshme të mëkateve tona?

Pasi të lexoni fjalët e Jakobit, plotësoni parimin në vijim: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund t’i kapërcejmë pasojat e mëkateve tona nëse ne.

Kaloni një çast dhe mendoni mbi atë çka mund të bëni për të ndier më plotësisht fuqinë pastruese të Shlyerjes së Shpëtimtarit. A ka gjëra për të cilat Zoti do të donte që ju të pendoheshit? Përsiatni se si mund të pendoheni për këto gjëra. Si mund t’ia vini më mirë veshin zërit të Tij?

  1. ikona e ditaritShkruani një paragraf të shkurtër në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta duke shprehur se si ndiheni rreth sakrificës shlyese të Shpëtimtarit për ju.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 9 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: