Seminari
Njësia 6: Dita 4, 2 Nefi 9–10


Njësia 6: Dita 4

2 Nefi 9–10

Hyrje

Në mësimin e mëparshëm ju studiuat dëshminë e Jakobit lidhur me atë çfarë do të bënte Jezu Krishti për ne përmes Shlyerjes së Tij. Në këtë mësim ju do të përfundoni studimin tuaj mbi 2 Nefin 9 dhe ditën e parë të predikimit të Jakobit dhe do të mësoni se çfarë duhet të bëjmë që të marrim bekimet e Shlyerjes. Jakobi paralajmëroi kundër marrjes së vendimeve që çojnë në ndarje nga Perëndia dhe ai i ftoi të gjithë që të vijnë te Krishti dhe të shpëtohen. Ju do të lexoni gjithashtu 2 Nefin 10 dhe do të studioni atë çfarë Jakobi u tha njerëzve ditën tjetër. Jakobi dha mësim sërish se edhe pse Izraeli do të shpërndahej për shkak të mëkatit, Zoti do t’i kujtonte besëlidhjet e Tij me ta dhe do t’i mblidhte kur ata të pendoheshin dhe të ktheheshin tek Ai. Jakobi tha se “nuk ka komb tjetër në tokë, që do ta kryqëzonte Perëndinë e tij” (2 Nefi 10:3). Ai paratha që Amerika do të ishte tokë e lirisë, e fortifikuar kundër të gjitha kombeve dhe nuk do të kishte mbretër mbi të. Jakobi dëshmoi se njeriu duhet t’i nënshtrohet vullnetit të Perëndisë dhe të kujtojë se vetëm përmes hirit të Perëndisë mund të shpëtohet.

2 Nefi 9:28–54

Jakobi paralajmëron për veprimet dhe qëndrimet që na ndajnë nga Perëndia dhe i fton të gjithë që të vijnë te Krishti

Për shkak të Rënies dhe për shkak të mëkateve tona vetjake, secili prej nesh ka nevojë për Shpëtimtarin. Jakobi dëshmon se përmes Shlyerjes ne bëhemi të lirë nga pasojat e Rënies dhe mund t’i mposhtim mëkatet tona dhe të marrim jetën e përjetshme. Jakobi përdori shëmbëlltyrën e një porte dhe udhe për ta ilustruar këtë. Lexoni 2 Nefin 9:41 dhe shikoni se si e përshkroi Jakobi udhën në të cilën duhet të ecim për të marrë jetën e përjetshme. Përsiatni pyetjet në vijim: Ç’mendoni se do të thotë: “Ejani te Zoti”? (Merrni parasysh nëse jeni në udhën që do t’ju çojë më pranë Shpëtimtarit.) Çfarë do të thotë për ju që “udha [për te Shpëtimtari] është e ngushtë, por ajo shtrihet në një drejtim të drejtë”?

labirint me shteg të ngushtë teposhtë qendrës

Jakobi gjithashtu e përshkroi Shpëtimtarin si “ruajtësi[n] [e] portës”. Kjo simbolizon rolin e Shpëtimtarit si gjykatësi ynë. Është Ai që i shtrin bekimet e Shlyerjes së Tij te ne bazuar në qëndrimet dhe veprimet tona. Jakobi gjithashtu na mësoi në mënyrë më specifike se si qëndrimet dhe veprimet tona ndikojnë në aftësinë tonë për të ardhur te Shpëtimtari.

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar të përcaktoni qëndrimet, mendimet dhe veprimet që mund të na çojnë te Shpëtimtari, bëni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta vizatoni një vizë në qendër nga lart poshtë një faqeje të plotë dhe shkruani në një anë Largimi i Vetes nga Krishti dhe në anën tjetër Ardhja te Krishti.

    2. Lexoni 2 Nefin 9:27–39 dhe përcaktoni ndonjë veprim ose qëndrim që Jakobi na paralajmëroi se mund të na largonte nga Shpëtimtari. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, bëni një listë të gjërave që zbuloni, të cilat i përkasin kolonës “Largimi i Vetes nga Krishti”. Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i shenjoni ato çfarë gjeni në shkrimet tuaja të shenjta. (Vini re se 2 Nefi 9:28–29 është fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni në mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni në të ardhmen.)

    3. Zgjidhni një nga veprimet ose qëndrimet që zbuluat dhe përgjigjiuni pyetjes në vijim në një fletë tjetër në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund t’ju pengojë ky veprim apo qëndrim që të vini te Krishti dhe të merrni bekimet e plota të Shlyerjes së Tij?

    4. Përveçse na paralajmëroi për veprime dhe qëndrime që na largojnë nga Zoti, Jakobi dha mësim rreth veprimeve dhe qëndrimeve që do të na ndihmojnë të vijmë te Jezu Krishti. Lexoni 2 Nefin 9:23, 42, 45–46, 49–52 dhe zbuloni se çfarë na mësoi Jakobi që do të na sillte te Zoti. Renditni atë çfarë zbuloni te kolona “Ardhja te Krishti” në tabelën tuaj.

Jezu Krishti

Duke studiuar 2 Nefin 9:28–54, ju mësuat parimin: Duke zgjedhur që të vijmë te Zoti dhe të jetojmë në përputhje me vullnetin e Tij, ne mund të marrim bekimet e plota të Shlyerjes.

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar ta zbatoni atë çfarë mësuat, shkruajini përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve në dy ose më shumë prej detyrave më poshtë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Te 2 Nefi 9:23 ju lexoni që Zoti na urdhëroi që të pendohemi dhe të pagëzohemi. Ndonëse mund të jeni të pagëzuar tashmë, si ju ndihmon përtëritja e besëlidhjeve të pagëzimit nëpërmjet sakramentit që të vini te Zoti dhe të merrni bekimet e Shlyerjes së Tij?

    2. Çfarë mendoni se do të thotë të kesh “besim të përsosur në të Shenjtin e Izraelit” (2 Nefi 9:23)? Cilat janë disa mënyra si ju tregoni besim te Zoti tani?

    3. Çfarë do të thotë të “largoh[esh] nga mëkatet [e] tua” (2 Nefi 9:45)? Çfarë mund t’ju ndihmojë që të largoheni nga mëkatet tuaja?

    4. Cilët janë disa shembuj të shpenzimit të parave “për atë që nuk ka vlerë” ose të të punuarit “për atë që nuk mund të japë kënaqësi” (2 Nefi 9:51)? Si ju ndihmon shmangia e dëshirave të liga ose të parëndësishme që të vini te Zoti? Si mund ta ekuilibroni më mirë mënyrën si e kaloni kohën në veprimtaritë e ndryshme shkollore, studimore, të Kishës, argëtuese dhe shoqërore?

    5. Cilat janë disa mënyra se si ju mund të “merrni sa të mundni nga ajo që nuk mbaron” (2 Nefi 9:51)?

    6. Jakobi i nxiti njerëzit: “Jep[ni] falënderime”, dhe “Lerini zemrat tuaja të gëzojnë” (2 Nefi 9:52). Përse mendoni se është e rëndësishme ta ndjekësh këtë këshillë ndërsa përpiqeni të vini te Shpëtimtari?

  2. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si një ose më shumë prej veprimeve dhe qëndrimeve që keni studiuar ju kanë sjellë më pranë Shpëtimtarit.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 9:28–29

Çfarë jeni duke bërë që të përfitoni maksimalisht nga mundësitë tuaja të tanishme arsimore? Cilat janë planet tuaja të ardhshme për arsimimin tuaj?

Lexoni thënien në vijim nga Presidenti Gordon B. Hinkli dhe nënvizoni bekimet që mund të vijnë nga të mësuarit: “Ju përballeni me sfida të mëdha që shtrihen para [jush]. Ju jeni duke hyrë në një botë konkurrence të egër. Ju duhet të merrni të gjithë arsimimin që mundeni. Zoti na ka udhëzuar lidhur me rëndësinë e arsimimit. Ai do t’ju cilësojë për mundësi më të mëdha. Ai do t’ju përgatitë që të bëni diçka me vlerë në botën e madhe të mundësisë që shtrihet përpara. Nëse mund të shkoni në universitet dhe kjo është dëshira juaj, atëherë bëjeni atë. Nëse nuk keni dëshirë të ndiqni universitetin, atëherë shkoni në një shkollë profesionale ose tregtie për të mprehur aftësitë tuaja dhe për të rritur zotësinë tuaj” (“Converts and Young Men”, Ensign, maj 1997, f. 49–50).

Lexoni 2 Nefin 9:28 dhe shenjoni se cilat tha Jakobi se ishin grackat e të mësuarit me qëndrimin e gabuar.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë thënia “kur janë të mësuar, ata mendojnë se janë të ditur”?

    2. Cilat janë rreziqet e të menduarit që ne jemi më të ditur se një prind, se peshkopi apo presidenti i degës sonë, se profeti apo Ati ynë Qiellor?

Lexoni 2 Nefin 9:29 dhe përcaktoni se çfarë duhet të kujtoni ndërsa përpiqeni për arsimimin.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni pyetjes në vijim: Si ju ndihmon studimi i zellshëm i shkrimeve të shenjta që të jetoni në përputhje me parimin te 2 Nefi 9:29?

2 Nefi 10

Jakobi i nxit njerëzit të gëzohen dhe të vijnë te Zoti

Gjatë ditës së dytë të mësimdhënies së tij, Jakobi dëshmoi përsëri për fuqinë e çlirimit të Zotit nga pasojat e mëkatit. Jakobi gjithashtu e mësoi popullin e tij rreth mënyrës se si ata duhet të përgjigjen ndaj dhuratës së mëshirshme të Shlyerjes. Lexoni 2 Nefin 10:20 23–25 dhe shenjoni frazat që tregojnë atë çka Jakobi na mësoi që duhej të bënim në përgjigje të sakrificës së Shpëtimtarit për ne.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni njërës ose më shumë prej pyetjeve në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Duke marrë parasysh atë çfarë keni studiuar rreth Shpëtimtarit, përse dëshironi që gjithmonë “ta kujto[ni] atë” (2 Nefi 10:20)?

    2. Përse mendoni se heqja dorë nga diçka ose pendimi për diçka që po bëni gabim, do të tregonte mirënjohjen dhe dashurinë tuaj për Shpëtimtarin?

    3. Çfarë keni mësuar rreth Shpëtimtarit që ju ndihmon të ndieni shpresë më tepër se sa të “ul[ni]” kokën tuaj të shkurajuar?

Një frazë e rëndësishme në këtë kapitull është “pajtohuni me vullnetin e Perëndisë” (2 Nefi 10:24). Ajo do të thotë që ne duhet të rivendosim një marrëdhënie të ngushtë me Zotin në të cilën ne jemi të bindur dhe në harmoni me vullnetin e Tij. Përsëritni ndonjë shkrim të shenjtë që keni shenjuar te 2 Nefi 9–10. Kërkoni udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë ndërsa përcaktoni diçka që mund të bëni për t’u pajtuar me vullnetin e Perëndisë.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 9–10 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: