Seminari
Njësia 9: Dita 1, 2 Nefi 32


Njësia 9: Dita 1

2 Nefi 32

Hyrje

Pasi dha mësim rreth “shteg[ut] të ngushtë dhe të ngushtuar që të çon në jetën e përjetshme” (2 Nefi 31:18), Nefi pa se populli i tij po pyeste veten se çfarë duhej të bënte pas hyrjes në atë shteg. Ai iu përgjigj pyetjeve të tyre duke i nxitur të “ushqeh[eshin] me bollëk me fjalët e Krishtit” dhe “të lute[shin] gjithmonë” (2 Nefi 32:3, 9). Ai i siguroi ata se, nëse do t’i bënin këto gjëra, Fryma e Shenjtë do t’i ndihmonte të dinin se çfarë të bënin.

2 Nefi 32:1–7

Nefi na këshillon të kërkojmë drejtim hyjnor nëpërmjet fjalëve të Jezu Krishtit

Mendoni për një rast kur dikush ju dha udhëzime për të shkuar nga një vend tek tjetri. A qe e lehtë apo e vështirë për t’i kuptuar ato udhëzime? Përse është e rëndësishme të kesh dikë që të të japë udhëzime të qarta?

Në mësimin e mëparshëm, ju studiuat disa udhëzime që Nefi i dha popullit të tij. Pasi i tregoi këto udhëzime, ai tha: “Kjo është udha” (2 Nefi 31:21). Këqyreni me shpejtësi 2 Nefin 31:17–18 dhe rishikoni se si një person e fillon shtegun për te jeta e përjetshme. Pastaj lexoni 2 Nefin 32:1 dhe kërkoni pyetjen që qe në zemrat e njerëzve lidhur me atë që Nefi u kishte mësuar. Përshkruajeni pyetjen e njerëzve me vetë fjalët tuaja:

Lexoni 2 Nefin 32:2–3 dhe kërkoni se çfarë tha Nefi që ne duhet të bëjmë pasi të kemi hyrë në shteg. Mund të jetë e dobishme të dini që të flasësh me gjuhën e engjëjve, sipas Presidentit Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “thjesht do të thotë që ju mund të flisni me fuqinë e Frymës së Shenjtë” (“The Gift of the Holy Ghost: What Every Member Should Know”, Ensign, gusht 2006, f. 50).

Ju mund të dëshironi ta shenjoni frazën “ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit” te 2 Nefi 32:3 (ky varg është fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë). Nefi e përdori frazën “fjalët e Krishtit” për të përshkruar mësimet e frymëzuara nga Fryma e Shenjtë. Renditni disa mënyra dhe vende në të cilat ju mund të lexoni, të dëgjoni apo të merrni mësime të frymëzuara nga Fryma e Shenjtë.

Fjalët e Krishtit përfshijnë shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të kohëve të sotme. Për t’ju ndihmuar të përsiatni se çfarë mund të thotë: “ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit”, lexoni citatet vijuese:

Plaku Rasëll M. Nelson

Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Të ushqehesh me bollëk do të thotë më shumë se të provosh. Të ushqehesh me bollëk do të thotë t’i gëzohesh. Ne u gëzohemi shkrimeve të shenjta duke i studiuar ato me një shpirt zbulimi plot ëndje dhe bindje besnike. Kur ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, ato … bëhen një pjesë e pandashme e karakterit tonë” (“Living by Scriptural Guidance”, Ensign, nëntor 2000, f. 17).

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Nëse ju dhe unë duhet të ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, ne duhet të studiojmë shkrimet e shenjta dhe të përvetësojmë fjalët e Tij duke i përsiatur ato dhe duke i bërë ato pjesë të çdo mendimi dhe veprimi” (“Healing Soul and Body”, Ensign, nëntor 1998, f. 15).

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani me vetë fjalët tuaja atë çfarë mendoni se do të thotë të ushqehesh me bollëk me fjalët e Krishtit.

Përsiatni rreth ndryshimit mes fjalëve ushqehem me bollëk, marr një vakt të lehtë dhe vdes urie. Përsiatni një çast rreth asaj se si disa mënyra më pak të efektshme të studimit të fjalëve të Krishtit mund të krahasohen me ngrënien e një vakti të lehtë ose madje me vdekjen nga uria.

Plotësojeni pjesën e mbetur të parimit vijues në përputhje me 2 Nefin 32:3: Kur ushqehemi me bollëk me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të .

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani ose për një rast kur të ushqyerit me fjalët e Krishtit ju ndihmoi të dinit se çfarë të bënit në jetën tuaj ose përshkruani një situatë që po përjetoni tani në të cilën të ushqyerit me fjalët e Krishtit mund t’ju ndihmojë.

Plotësoni vendet bosh në vijim për të përcaktuar se sa mirë po ushqeheni me bollëk me fjalët e Krishtit dhe se si mund të përmirësoheni. Në secilin nga shembujt në vijim, shkruani frazën – ushqehem me bollëk, marr një vakt të lehtë ose vdes urie – që e përshkruan më së miri se sa fort po përpiqeni t’i njihni fjalët e Krishtit në atë rrethanë. Për shembull, ju mund të ushqeheni me bollëk nga shkrimet e shenjta në studimin tuaj vetjak, por vetëm të merrni një vakt të lehtë nga fjalët e Krishtit në konferencën e përgjithshme.

Studimi vetjak i shkrimeve të shenjta:

Mbledhja e sakramentit:

Konferenca e përgjithshme:

Studimi familjar i shkrimeve të shenjta:

Seminari:

Mbrëmja familjare:

Mbledhja e kuorumit të Priftërisë Aarone ose klasa e Të Rejave:

Shkolla e së Dielës:

Lutja vetjake:

  1. journal iconGjeni një çast për të zgjedhur një prej veprimtarive për të cilat shkruat se tani ju “merrni një vakt të lehtë” ose “vdisni urie”. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si do të ushqeheni më me bollëk me fjalët e Krishtit në atë rrethanë. Pastaj vazhdoni dhe bëjeni atë.

Lexoni 2 Nefin 32:4–7 dhe përsiatni për përgjigjet ndaj pyetjeve vijuese (për detyrën 4, ju do të shkruani përgjigjen tuaj për një prej pyetjeve):

  • Te vargu 4, çfarë mendoni se do të thotë të “pyesni” apo të “trokitni”? Si mund të jetë lutja një shembull i mirë i të pyeturit ose i të trokiturit?

  • Gjithashtu te vargu 4, cilat thotë Nefi se janë pasojat për ata që nuk do të pyetin apo trokasin?

  • Te vargu 5, çfarë bekimi premton Nefi se mund të kemi ne kur marrim Frymën e Shenjtë?

  • Te vargu 7, çfarë qëndrimesh kishte populli i Nefit që e bëri Nefin të vajtonte për ta? Përse mendoni se këto qëndrime i pengojnë njerëzit të kërkojnë dhe të kuptojnë “dituri të madhe”?

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta një të vërtetë që mësuat nga 2 Nefi 32:4–7 dhe shpjegoni se përse kjo e vërtetë është e rëndësishme në jetën tuaj.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 32:3

  1. journal iconSa kohë mendoni se mund t’ju duhet për ta mësuar përmendsh 2 Nefin 32:3 nëse e përsëritni sa herë që hani ushqim? Shkruajeni vargun në një kartë ose në një copë të vogël letre dhe mbajeni me vete. Për disa ditë në vijim, ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit duke u përpjekur ta mësoni përmendsh 2 Nefin 32:3 përpara dhe pas çdo vakti që hani. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, raportoni se sa vakte ju mori të mësuarit përmendsh të shkrimit të shenjtë.

2 Nefi 32:8–9

Nefi na këshillon të lutemi gjithmonë

Shumë njerëz thonë se, pasi kanë mëkatuar, ata nuk dëshirojnë t’i luten Atit Qiellor. Mendoni një çast se përse mund të ndodhë kjo. Kush nuk do të donte që ju të luteshit ndonjëherë, veçanërisht pasi keni mëkatuar? Përse? Shikoni te 2 Nefi 32:8 për atë që na mëson Fryma e Shenjtë që të bëjmë lidhur me lutjen. Përsiatni pyetjet vijuese: Përse mendoni se Zoti dëshiron që ju të luteni? Përse mendoni se Satani nuk dëshiron që ju të luteni?

Lexoni 2 Nefin 32:9 dhe shikoni se sa shpesh duhet të lutemi dhe çfarë bekimesh na premton Zoti nëse lutemi. Ndërsa lexoni këtë varg, mund të jetë e dobishme të dini që të shenjtërosh do të thotë të përkushtosh në shërbim të Perëndisë ose të bësh të shenjtë.

Nga 2 Nefi 32:9 ne mësojmë këtë parim: Kur lutemi gjithmonë, ne do të jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që Zoti do të donte të bënim për mirëqenien e shpirtrave tanë. (Vini re që 2 Nefi 32:8–9 është fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni në mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni në të ardhmen.)

e re duke u lutur

Përsiatni mbi atë çfarë do të thotë të lutesh gjithmonë. Ndërsa lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nënvizoni një ose më shumë mënyra se si mund të përmbushim urdhrin që të “lute[mi] gjithmonë”.

Plaku Dejvid A. Bednar

“Në karakterin tonë, në sjelljen tonë ose lidhur me rritjen tonë shpirtërore mund të ketë gjëra për të cilat na nevojitet të këshillohemi me Atin Qiellor në lutjen e mëngjesit. Mbas shprehjes së falënderimeve të duhura për bekimet e marra, ne lutemi për aftësinë që të kuptojmë, për drejtim dhe për ndihmë për të bërë gjërat që vetë nuk mundemi vetëm me forcën tonë. …

Gjatë gjithë ditës mbajmë në zemër një lutje për ndihmë dhe udhëheqje të vazhdueshme. …

Gjatë kësaj dite të veçantë ne vëmë re se ka rrethana kur zakonisht ne do të kishim prirje të flisnim ashpër, por nuk bëjmë kështu; ose mund të prireshim nga zemërimi, por nuk jemi ashtu. Ne shquajmë një ndihmë e fuqi qiellore dhe me përulje njohim përgjigjet për lutjet tona. Dhe madje në atë çast pranimi ofrojmë një lutje të heshtur mirënjohjeje.

Në përfundim të ditës sonë ne gjunjëzohemi përsëri dhe i raportojmë Atit tonë. Ne shqyrtojmë sërish ngjarjet e ditës dhe shprehim falënderime të përzemërta për bekimet dhe ndihmën që morëm. Ne pendohemi dhe, me ndihmën e Shpirtit të Zotit, përcaktojmë mënyra për të vepruar e për t’u bërë më të mirë nesër. Prandaj lutja e mbrëmjes mbështetet dhe është vazhdim i lutjes sonë të mëngjesit. Dhe lutja jonë e mbrëmjes është gjithashtu përgatitje për lutje kuptimplote në mëngjes.

Lutjet e mëngjesit e të mbrëmjes – dhe të gjitha lutjet e ndërmjetme – nuk janë ngjarje pa lidhje ose të shkëputura; përkundrazi, lidhen së bashku për çdo ditë dhe përgjatë ditëve, javëve, muajve dhe viteve. Kjo është pjesërisht mënyra me të cilën ne përmbushim këshillën ‘lutuni kurdoherë’ (Lluka 21:36; 3 Nefi 18:15, 18; DeB 31:12). Lutje të tilla kuptimplote janë dobiprurëse në marrjen e bekimeve më të larta që Perëndia mban rezervë për fëmijët e Tij besnikë” (“Lutuni Kurdoherë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 41–42).

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si mendoni që bindja ndaj udhëzimeve të Plakut Bednar për mënyrën se si të “lute[mi] gjithmonë” mund t’ju ndihmojë në jetën tuaj.

Për ta përmbyllur këtë mësim, lexoni dëshminë vijuese nga Plaku Spenser J. Kondi, që në atë kohë po shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, lidhur me të ushqyerit me bollëk me fjalët e Krishtit: “Ju mund të jeni duke u përballur me vendime lidhur me një mision, karrierën tuaj të ardhshme dhe, më në fund, me martesën. Ndërsa lexoni shkrimet e shenjta dhe luteni për drejtim, ju në të vërtetë mund të mos e shihni përgjigjen në formën e fjalëve të shtypura në një fletë, por ndërsa lexoni ju do të merrni përshtypje të qarta dhe nxitje, dhe, siç është premtuar, Fryma e Shenjtë ‘do t’ju tregojë të gjitha gjërat që duhet të bëni’ [2 Nefi 32:5]” (“Becoming a Great Benefit to Our Fellow Beings”, Ensign, maj 2002, f. 45).

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 32:8–9

  1. journal iconGjatë 24 orëve në vijim, përpiquni t’i përmbaheni asaj çfarë keni mësuar rreth mënyrës se si të “luteni gjithmonë” në jetën tuaj. Në fillim të mësimit tjetër, ju do të ftoheni të raportoni mbi mendimet dhe ndjenjat tuaja rreth kësaj përvoje. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si përpjekja për t’u “lut[ur] gjithmonë” mund të shkaktojë ndryshim në lutjet tuaja.

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 2 Nefin 32 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: