Seminari
Njësia 24: Dita 1, 3 Nefi 1


Njësia 24: Dita 1

3 Nefi 1

Hyrje

Para se të largohej nga vendi, profeti Nefi (biri i Helamanit) ia kaloi analet birit të tij më të madh, Nefit. Ata që nuk besonin, komplotuan për t’i dënuar me vdekje besimtarët nëse profecitë në lidhje me lindjen e Jezu Krishtit nuk plotësoheshin deri në një ditë të caktuar. Ndërsa Nefi iu përgjërua Zotit në emër të besimtarëve, zëri i Zotit i erdhi dhe shpalli se shenja e lindjes së Tij do të jepej atë natë. Në përmbushje të profecisë së Samuel Lamanitit, kur dielli perëndoi, nuk pati errësirë dhe u shfaq një yll i ri. Pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të Satanit për të shkatërruar besimin e popullit, “pjesa më e madhe e njerëzve besuan dhe u kthyen në besim te Zoti” (3 Nefi 1:22).

3 Nefi 1:1–26

Profecitë lidhur me lindjen e Jezu Krishtit përmbushen dhe shumë nefitë kthehen në besim

Nesër Unë do të Vij në Këtë Botë

Mendoni për disa njerëz në shkrimet e shenjta ose në historinë e Kishës të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre për ungjillin e Jezu Krishtit. Përse mendoni se ata ishin të gatshëm ta bënin atë sakrificë?

Siç është shënuar te 3 Nefi 1, një grupi nefitësh besnikë iu desh të vendosnin nëse ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre për të mbetur të vërtetë ndaj bindjeve të tyre. Kapitulli fillon duke shpjeguar se Nefi ia dha analet e shenjta të birit, që quhej gjithashtu Nefi, dhe më pas u largua nga vendi (shih 3 Nefi 1:1–3). Aty pastaj tregohet prova e besimit që përjetuan shumë nefitë.

Lexoni 3 Nefin 1:4–9 dhe shikoni për situatën sprovuese me të cilën u përballën nefitët besnikë. Si do të ndiheshit nëse do të ishit Nefi dhe të kishte mbërritur koha kur besimtarët të ishin në prag të shkatërrimit? Përsiatni për një çast se përse disa njerëz mund të kenë vështirësi që të mbeten besnikë në këtë situatë.

Lexoni 3 Nefin 1:10–12 dhe shihni për atë që bëri Nefi në këtë çast kritik. Lexoni përgjigjen e Zotit për Nefin te 3 Nefi 1:13–14. Ju mund të dëshironi të shenjoni te 3 Nefi 1:13 thënien që tregon këtë parim: Zoti do t’i përmbushë të gjitha fjalët që Ai i ka bërë të thuhen nga profetët e Tij.

  1. journal iconMundohuni të përfytyroni se si mund të jetë ndier Nefi pak pasi u dha shenja e lindjes së Shpëtimtarit. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si mendoni se do të përgjigjeshit në qoftë se do të kishit qenë atje në atë kohë. Si mendoni se do të ndiheshit, nëse do të ishit Nefi dhe shenja sapo të kishte ndodhur?

Lexoni 3 Nefin 1:4, 14–15, 19–21 dhe shihni për fraza të tjera që theksojnë qëndrueshmërinë e Zotit në përmbushjen e fjalëve të profetëve të Tij. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto fraza në shkrimet tuaja të shenjta. Ndërsa lexoni 3 Nefin 1:14, mund të jetë e dobishme të kuptoni se Qenia që foli përmbush dy role dhe po fliste nga dy këndvështrime: si Jehovai (i cili është Ati nëpërmjet veshjes hyjnisht me autoritet) dhe si Jezu Krishti, që shpejt do të ishte Biri i vdekshëm i Perëndisë.

Për të parë se si u përmbushën profecitë e lindjes së Shpëtimtarit, shkruani profecinë e dhënë nga Samuel Lamaniti në kolonën e majtë të tabelës vijuese. Pastaj shkruani vargun nga 3 Nefi 1 dhe një përshkrim të shkurtër të përmbushjes së saj në kolonën e djathtë.

Profecitë e Samuel Lamanitit

Përmbushja

Profecia e 1-rë (Helamani 14:3–4):

3 Nefi 1:

Profecia e 2-të (Helamani 14:5):

3 Nefi 1:

Profecia e 3-të (Helamani 14:6):

3 Nefi 1:

Profecia e 4-t (Helamani 14:7):

3 Nefi 1:

Ndërsa lexoni 3 Nefin 1:16–18, vini re se si u përgjigjën të ligjtë kur ndodhën shenjat. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni disa prej reagimeve të tyre. Te 3 Nefi 1:18, ne mësojmë se disa nga njerëzit “filluan të kishin frikë për shkak të paudhësisë së tyre dhe të mosbesimit të tyre”. Përsiatni pyetjen vijuese: Përse mëkati dhe mosbesimi çojnë në frikë?

Lexoni 3 Nefin 1:22–23 dhe shihni atë që u përpoq të bënte djalli pasi ishin dhënë shenjat e lindjes së Zotit. Plotësoni thënien vijuese për të shprehur parimin që gjeni te vargu 22: Kur përballemi me gënjeshtrat e Satanit, ne mund të zgjedhim të .

Peshkopi Riçard C. Exhli, i cili shërbeu në Peshkopatën Kryesuese, dha një këshillë në lidhje me mënyrën si mund të përgjigjemi gjatë sprovave vetjake të besimit tonë. Shenjoni ndonjë nga fjalët ose frazat e tij që ju nxitin të zgjidhni të besoni pavarësisht nga dyshimet me të cilat mund t’ju tundojë Satani:

Peshkopi Riçard C. Exhli

“Për arsye të kundërshtimeve dhe sfidave me të cilat përballemi në botën e sotme, unë dëshiroj të këshilloj një zgjedhje të vetme – një zgjedhje paqeje dhe mbrojtjeje dhe një zgjedhje që është e përshtatshme për të gjithë. Ajo zgjedhje është besimi. Kini parasysh që besimi nuk është dhuratë falas që jepet pa treguar vëmendje, dëshirë apo përpjekje. … Shpëtimtari tha: ‘Ejani tek unë’ (Mateu 11:28) dhe ‘Trokitni dhe do t’ju [jepet]’ (Mateu 7:7). Këto janë folje veprimi — ejani, trokitni. Ato janë zgjedhje. Prandaj them: zgjidhni besimin. Zgjidhni besimin në vend të dyshimit, zgjidhni besimin në vend të frikës, zgjidhni besimin në vend të së panjohurës e së padallueshmes dhe zgjidhni besimin në vend të pesimizmit. …

… Kur logjika, arsyeja ose intelekti vetjak bien ndesh me mësimet dhe doktrinën e shenjtë ose kur mesazhe kontradiktore i sulmojnë besimet tuaja… zgjidhni të mos e dëboni farën [e besimit] nga zemra juaj prej mosbesimit. Mbani mend, ne nuk marrim dëshmi deri pas provës së besimit tonë (shih Ethëri 12:6)” (“Besim – Zgjedhja Është e Juaja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 31–33).

  1. journal iconÇfarë gënjeshtrash dhe mashtrimesh përkrah djalli sot në përpjekje për të ngurtësuar zemrat e njerëzve kundër të vërtetës? Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se çfarë mund të bëni për të ruajtur besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe në ungjillin e Tij të rivendosur edhe kur djalli përpiqet t’ju bëjë që të dyshoni te besimi juaj.

Lexoni 3 Nefin 1:24–25 dhe gjeni një sfidë tjetër me të cilën u përballën disa prej besimtarëve. Përsiatni se çfarë mund të mësoni nga përgjigjja e këtyre njerëzve kur mësuan se e kishin gabim.

3 Nefi 1:27–30

Kundërshtarët nefitë dhe disa prej të rinjve lamanitë bashkohen me hajdutët e Gadiantonit

Pak vite pasi u dhanë shenjat e lindjes së Jezu Krishtit, disa nefitë kundërshtarë filluan të kenë një ndikim mbi aftësinë e besimtarëve për të qëndruar të vendosur në ungjill. Si mund të qëndroni të vendosur në ungjill, edhe mes sulmeve ndaj Kishës në kohën tonë? Lexoni 3 Nefin 1:27–30 dhe shihni nëse “brezi [i] ri” i lamanitëve kishte ndikim pozitiv apo negativ në besimin e të tjerëve.

Vini re se shumë prej të rinjve lamanitë “vendosnin vetë” (3 Nefi 1:29) dhe u larguan nga ungjilli. Motra Kethlin H. Hjus, e cila shërbeu në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, sugjeroi një kuptim të frazës “vendosnin vetë”: “[Kjo] do të thotë për mua që ata panë te vetja fillimisht dhe u dhanë pas dëshirave për të cilat profetët i kishin paralajmëruar që t’i shmangnin. Ata iu dorëzuan joshjeve dhe tërheqjeve të Satanit” (“Grow Up unto the Lord”, Ensign, shkurt 2010, f. 18).

Ju mund të dëshironi ta shkruani parimin vijues pranë 3 Nefit 1:29–30 ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse i dorëzohemi tundimit, shembulli ynë mund të ketë ndikim të keq mbi besimin dhe drejtësinë e të tjerëve.

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar të kuptoni se si ky parim lidhet me ju, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur keni dëshmuar një shembull të parimit të mësipërm? Si mund të mbeteni besnik edhe në qoftë se ata përreth jush nuk zgjedhin të jenë besnikë?

    2. Ndërkohë që është e rëndësishme të dimë se shembulli ynë mund të ketë një ndikim negativ tek të tjerët, është gjithashtu e rëndësishme të mbajmë mend se shembulli ynë mund të ndihmojë në forcimin e dikujt tjetër. Kur e keni parë “brezin [e] ri” apo të rinjtë e Kishës sot të kenë një ndikim pozitiv në besimin e të tjerëve?

  2. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, bëni një listë të disa prej mënyrave se si ju mund të keni një ndikim pozitiv te besimi i njerëzve në vetë familjen tuaj, në lagjen ose degën tuaj, ose te besimi i bashkëmoshatarëve tuaj. Zgjidhni dy ide nga lista juaj dhe shkruani në mënyrë specifike se çfarë do të bëni për ta përmbushur atë.

  3. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 3 Nefin 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: