Seminari
Njësia 24: Dita 2, 3 Nefi 2–5


Njësia 24: Dita 2

3 Nefi 2–5

Hyrje

Shpejt pasi njerëzit i panë shenjat e lindjes së Jezu Krishtit, ata filluan t’i harronin dëshmitë që kishin marrë dhe i ngurtësuan zemrat e tyre. Shumë prej nefitëve dhe lamanitëve i mohuan shenjat dhe çudirat e mëtejshme dhe ligësia e tyre u shtua. Për pasojë, hajdutët e Gadiantonit u rritën në fuqi dhe kërcënuan t’i shkatërronin nefitët. Kryegjykatësi i nefitëve, Lakoneusi, i mblodhi së bashku të gjithë nefitët dhe lamanitët e drejtë dhe i bëri thirrje popullit që të pendoheshin dhe të përgatiteshin për luftë. Për shkak të unitetit dhe të besimit të tyre te Zoti, ata triumfuan mbi armiqtë e tyre. Pas çlirimit të tyre, nefitët dhe lamanitët e drejtë pranuan fuqinë e Perëndisë në ruajtjen e [jetëve të] tyre.

3 Nefi 2

Nefitët dhe lamanitët e drejtë bashkohen për t’u mbrojtur prej hajdutëve të Gadiantonit

Mendoni për disa përvoja domethënëse shpirtërore që keni pasur në jetën tuaj. (Kujtoni se përvojat shpirtërore nuk kanë nevojë të jenë dramatike apo të pazakonta për të qenë kuptimplote.) Përse mendoni se mund të jetë e rëndësishme t’i kujtoni këto përvoja shpirtërore?

Lexoni 3 Nefin 2:1–3, duke parë për atë që ndodhi mes njerëzve kur ata filluan t’i harronin shenjat që kishin lidhje me lindjen e Shpëtimtarit. Çfarë mund të mësoni nga ky rrëfim rreth rrezikut të harrimit të përvojave shpirtërore?

Një nga parimet që mund të mësojmë nga ajo që u ndodhi nefitëve, është se, në qoftë se i harrojmë përvojat e mëparshme shpirtërore, ne bëhemi më të cenueshëm nga tundimet dhe mashtrimet e Satanit. Ju mund të dëshironi ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë 3 Nefit 2:1–3. Ndërsa e bëni këtë, mendoni se përse harrimi i përvojave shpirtërore mund të na bëjë më të cenueshëm nga Satani.

Përsiatni se çfarë mund të bëni për t’ju ndihmuar të dalloni dhe të mbani mend përvoja shpirtërore. Renditni disa ide që mendoni se do të ishin më të dobishmet:

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tregoi se si e ndihmoi shënimi i përvojave të tij shpirtërore në ditar. Teksa lexoni në lidhje me përvojën e tij, nënvizoni disa bekime që mund të vijnë nga shënimi i përvojave shpirtërore:

Presidenti Henri B. Ajring

“Shkrova pak rreshta përditë për vite me radhë. Nuk lashë asnjë ditë pa shkruar, pavarësisht sa i lodhur isha apo sa herët do të më duhej ta nisja ditën tjetër. Përpara se të shkruaja, mendohesha për këtë pyetje: ‘A e kam parë dorën e Perëndisë të afrohet për të na prekur ne apo fëmijët ose familjen tonë sot?’ Ndërsa vazhdova ta bëja atë, diçka filloi të ndodhë. Ndërkohë që mendoja rreth ditës që kisha kaluar, do të shihja provën e asaj që Perëndia kishte bërë për një nga ne, të cilën nuk e kisha kuptuar gjatë momenteve të zëna të ditës. Ndërsa kjo ndodhte, dhe ndodhte shpesh, e kuptova se përpjekja për të kujtuar i kishte mundësuar Perëndisë të më tregonte se çfarë Ai kishte bërë.

Më shumë se mirënjohje filloi të rritej në zemrën time. Dëshmia u rrit. U bëra gjithmonë e më i sigurt se Ati ynë Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve. Ndjeva më shumë mirënjohje për zbutjen dhe përmirësimin që vjen për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit Jezu Krishtit. Dhe unë u ndjeva më i sigurt se Fryma e Shenjtë mund t’i sjellë të gjitha gjërat në kujtesën tonë – madje gjëra që nuk i vumë re ose nuk u dhamë rëndësi kur ato ndodhën” (“O Remember, Remember”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 67; [“O Kujtoni, Kujtoni”, Konferenca e Përgjithshme tetor 2007, f. 67]).

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani se si të kujtuarit e përvojave shpirtërore ju ka ndihmuar të qëndroni besnik pavarësisht nga përpjekjet e Satanit për t’ju tunduar ose mashtruar. (Kjo mund të përfshijë të mbajturit mend të përvojave shpirtërore duke i shënuar ato në një ditar.)

Siç është shënuar te 3 Nefi 2:4–19, shumë nga nefitët vazhduan në ligësi dhe hajdutët e Gadiantonit u rritën në numër dhe në forcë. Ata u bënë më agresivë në mënyrë më të dhunshme, duke i bërë lamanitët e kthyer në besim që t’i bashkonin forcat me nefitët për të luftuar kundër tyre. Edhe pse patën njëfarë suksesi në dëbimin e hajdutëve të Gadiantonit nga tokat e tyre, nefitët dhe lamanitët ishin ende në rrethana të rrezikshme 15 vjet pasi ishin dhënë shenjat e lindjes së Jezu Krishtit.

3 Nefi 3:1–10

Udhëheqësi i hajdutëve të Gadiantonit kërkon që nefitët dhe lamanitët të dorëzohen

Te 3 Nefi 3:1–10 ne shohim një shembull të mënyrës se si djalli nganjëherë vepron nëpërmjet të tjerëve, në përpjekje për ta dobësuar besimin tonë dhe për të na çuar në udhë të gabuar. Gidianhi, udhëheqësi i hajdutëve të Gadiantonit, i shkroi një letër Lakoneusit, kryegjykatësit dhe guvernatorit të popujve të bashkuar nefitë dhe lamanitë, për ta nxitur që t’u dorëzohej hajdutëve të Gadiantonit. Lexoni 3 Nefin 3:2–10, duke parë për fjalë ose fraza që tregojnë taktikat e përdorura nga Gidianhi në përpjekje për ta dobësuar besimin e Lakoneusit dhe për ta çuar atë në udhë të gabuar. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto fjalë ose fraza kur t’i gjeni.

Këto vargje na mësojnë se Satani dhe pasuesit e tij shpesh përdorin lajka, premtime të rreme dhe kërcënime për t’i udhëhequr njerëzit në udhë të gabuar. Është e rëndësishme të kuptohet se taktikat e djallit janë shpesh më tinëzare dhe ai mund të përdori miqtë e të afërmit tanë që pëlqejmë më tepër sesa armiqtë e dukshëm për të na tunduar. Përsëri, ka ngjashmëri mes shtysave dhe taktikave të Gidianhit dhe mënyrës se si vepron Satani sot për t’i çuar njerëzit në udhë të gabuar.

  1. journal iconZgjidhni një nga taktikat e Gidianhit dhe shpjegoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si djalli mund të përdorë një taktikë të ngjashme me të rinjtë sot. Gjithashtu shkruani se si mund t’i bëni ballë kësaj taktike.

3 Nefi 3:11–4:33

Njerëzit e Lakoneusit përgatiten për t’u mbrojtur dhe i mundin hajdutët e Gadiantonit

Përgjigjja e Lakoneusit

Lakoneusi u çudit nga letra e Gidianhit dhe vendosi ta përgatiste popullin e tij për sulmin që po u kërcënohej. Lexoni fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe gjeni të paktën katër mënyra se si Lakoneusi e përgatiti shpirtërisht dhe materialisht (fizikisht) popullin e tij për t’i bërë ballë sulmit të hajdutëve të Gadiantonit. (E dhënë ndihmëse: ndërkohë që i studioni këto vargje, sigurohuni që të bëni dallimin midis Gidianhit, udhëheqësit të hajdutëve të Gadiantonit, dhe Gidgidonit, profetit të madh dhe kryekapitenit mes nefitëve.)

  1. journal iconNë një faqe bosh në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, vizatoni një vijë mes përmes faqes. Shkruani frazën Përgatitjet e Lakoneusit në krye të një ane dhe frazën Paralele të Kohës Sonë në krye të anës së kundërt. Nën titullin “Përgatitjet e Lakoneusit” shkruani ose vizatoni katër mënyrat që dalluat se si Lakoneusi dhe nefitët u përgatitën për t’i bërë ballë sulmit. Nën titullin “Paralele të Kohës Sonë” shkruani ose vizatoni disa shembuj të ngjashëm të kohës sonë me atë që bëri Lakoneusi për ta përgatitur popullin. Këto paralele duhet të përshkruajnë përgatitjet shpirtërore dhe fizike që jemi këshilluar të bëjmë në ditët e fundit.

  2. journal iconPër t’ju ndihmuar të mendoni rreth mënyrës se si mund ta zbatoni atë që mësuat, përgjigjiuni dy ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund ta forconi shtëpinë tuaj ndaj sulmeve të kundërshtarit?

    2. Si siguron mbrojtje për ne mbledhja së bashku në familje, degë ose lagje?

    3. Përse është studimi i shkrimeve të shenjta çdo ditë një mënyrë jetike për ta forcuar veten tuaj?

    4. Kur ju ka ndihmuar lutja për të fituar forcë shpirtërore kundër fatkeqësisë ose rrezikut?

    5. Si mund të jetë pendimi një formë përgatitjeje për të ardhmen?

    6. Si mendoni, përse zgjedhja për të ndjekur ata që kanë shpirtin e profecisë dhe të zbulesës, është veçanërisht e rëndësishme sot?

Për të parë se çfarë ndodhi kur hajdutët e Gadiantonit sulmuan Lakoneusin dhe njerëzit e tij, lexoni 3 Nefin 4:7–12. Nga ky rrëfim mësojmë se, ndërsa përgatitemi shpirtërisht dhe fizikisht, ne mund t’i kapërcejmë sfidat nëpërmjet fuqisë së Zotit.

Lakoneusi dhe njerëzit e tij qenë në gjendje t’i mundnin hajdutët e Gadiantonit dhe të shkatërronin udhëheqësit e hajdutëve. Ata qenë fitimtarë për shkak të zgjedhjes së tyre të udhëheqësve (shih 3 Nefi 3:19; 4:17), bindjes së tyre (shih 3 Nefi 3:21; 4:18) dhe mbështetjes së tyre te Perëndia (shih 3 Nefi 4:30–31). Lexoni 3 Nefin 4:30–33 dhe shihni për mënyrën se si reaguan njerëzit pas fitores së tyre ndaj hajdutëve të Gadiantonit. Cilat pranuan njerëzit si shkaqet e çlirimit të tyre nga hajdutët e Gadiantonit? Një parim që ilustrojnë këto vargje, është: Njohja e mirësisë dhe e mëshirës së Perëndisë në çlirimin tonë nga vështirësitë na ndihmon të mbetemi të përulur.

3 Nefi 5

Paqja rivendoset mes popullit; Mormoni shpjegon përmbledhjen e tij për analet

Mormoni Duke Përmbledhur Fletët

Mendoni se si një përvojë vetjake shpirtërore ka ndikuar në besimin tuaj, dëshirat tuaja ose në mënyrën se si vepruat pas asaj përvoje shpirtërore. Lexoni 3 Nefin 5:3–4 dhe shihni atë që bënë nefitët si rezultat i ndihmës dhe bekimeve që morën nga Zoti. Vini re se një nga mënyrat se si u përgjigjën njerëzit ishte duke u predikuar ungjillin të tjerëve.

Te 3 Nefi 5:14–26, Mormoni shpjegoi arsyen përse ishte duke e bërë analin e tij të përmbledhur. Lexoni 3 Nefin 5:12–13 dhe kërkoni atë që tha Mormoni rreth përgjegjësisë së tij për të shkruar përmbledhjen e tij të analeve nefite.

Nga këto vargje ne mësojnë që, si dishepuj të Jezu Krishtit, ne kemi përgjegjësi për t’u mësuar të tjerëve udhën drejt jetës së përjetshme. Një nga mënyrat më të rëndësishme si mund t’i tregojmë mirënjohjen tonë Zotit për atë që Ai bën për ne, është duke i ndihmuar të tjerët të vijnë tek Ai dhe të marrin bekimet që Ai ka për ta.

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta disa mënyra si ju mund t’u mësoni të tjerëve udhën drejt jetës së përjetshme, si një dishepull i Jezu Krishtit. Gjithashtu mendoni për disa situata kur ju do të ishit në gjendje t’ua mësonit këtë të tjerëve.

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 3 Nefin 2–5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: