Seminari
Njësia 24: Dita 3, 3 Nefi 6–10


Njësia 24: Dita 3

3 Nefi 6–10

Hyrje

Pas çlirimit të tyre të mrekullueshëm nga hajdutët e Gadiantonit, nefitët dhe lamanitët gëzuan paqe për tre vjet. Pastaj krenaria, dallimet klasore dhe persekutimet lindën dhe çuan në ligësi të madhe dhe në përmbysjen përfundimtare të qeverisë nefite. Shenjat e vdekjes së Jezu Krishtit në Jerusalem përfshinë shkatërrime të mëdha që rrënuan shumë qytete nefite, duke vrarë banorët e ligj. Errësira mbuloi tokën për tri ditë. Në mes të errësirës, zëri i Shpëtimtarit i ftoi njerëzit të ktheheshin tek Ai. Kur errësira u shpërnda, vajtimi i njerëzve u kthye në gëzim dhe përlëvdim të Jezu Krishtit.

3 Nefi 6–7

Nefitët bëhen krenarë, Kisha përçahet, lidhjet e fshehta shkatërrojnë qeverinë dhe njerëzit ndahen në fise

Mendoni për një rast kur duhej të merrnit një vendim nëse do ta ndiqnit apo jo profetin. Siç është shënuar te 3 Nefi 6–7, disa nga nefitët përjetuan pasojat tragjike të mospranimit të profetëve, ndërsa të tjerë përjetuan bekimet që vijnë nga pendimi dhe dëgjimi i shërbëtorëve të zgjedhur të Zotit.

Siç lexuat te 3 Nefi 5, nefitët u penduan dhe i shërbyen me zell Perëndisë dhe u shpëtuan në mënyrë hyjnore nga hajdutët e Gadiantonit. Nefitët pastaj përparuan për një kohë të shkurtër. Megjithatë, krenaria shpejt hyri në zemrat e shumë njerëzve, e cila shkaktoi përçarje brenda Kishës. Profetë u dërguan të predikonin kundër ligësisë së popullit, por gjykatësit i morën dhe i vranë fshehurazi (shih 3 Nefi 6:4–23). Brenda afro gjashtë vitesh, populli iu dorëzua “pushtetit të Satanit” (3 Nefi 7:5) dhe u bënë aq të ligj sa luftuan kundër të gjithë drejtësisë. Lidhjet e fshehta e shkatërruan qeverinë e vendit dhe bënë që njerëzit të ndaheshin në fise.

Pavarësisht nga ligësia e popullit, Nefi vazhdoi të dëshmonte kundër mëkateve të tyre dhe t’i thërriste në pendim (shih 3 Nefi 7:15–20). Lexoni 3 Nefin 7:21–22 dhe shenjoni disa shembuj se si njerëzit u bekuan ngaqë ndoqën Nefin. Nga këto vargje mësojmë se, nëse vërtet do të pendohemi dhe do të ndjekim shërbëtorët e Zotit, ne do të gëzojmë ndikimin e Frymës së Shenjtë në jetën tonë.

  1. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një rasti kur zgjodhët të ndiqnit këshillën e profetit ose të udhëheqësve të tjerë të priftërisë. Si u bekuat ngaqë e bëtë këtë?

3 Nefi 8:1–18

Shkatërrimi i madh përmbush shenjën e vdekjes së Jezu Krishtit

Përfytyroni ditën kur të vijë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit. Si mendoni se mund të ndiheni kur të vijë ajo kohë? Në mënyrë të ngjashme, nefitët kishin pritur gjatë për ardhjen e Jezu Krishtit. Samuel Lamaniti kishte profetizuar për shenjat që do të ndodhnin në vdekjen e Jezu Krishtit (shih Helamani 14:20–27). Lexoni 3 Nefin 8:3–4 dhe vini re ndryshimet mes mënyrave se si u ndien disa prej nefitëve për shenjat.

Lexoni 3 Nefin 8:5–7 dhe kërkoni atë që ndodhi në vitin e 34-t nga data e shenjës së lindjes së Shpëtimtarit. Hidhini një shikim 3 Nefit 8:8–18, duke kërkuar atë që u ndodhi banorëve të qyteteve që ishin prekur nga stuhia dhe tërmetet shoqëruese. Lexoni 3 Nefin 10:11–12 dhe shenjoni se kush qe në gjendje t’i mbijetonte këtij shkatërrimi. Edhe pse të mbijetuarit ishin “pjesa më e drejtë” e nefitëve, ata ende duhej të pendoheshin dhe të vinin te Jezu Krishti.

  1. journal iconPërdorni një faqe në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për të hartuar një artikull gazete duke njoftuar ngjarjet te 3 Nefi 8:5–18. Përfshini një titull, skiconi një fotografi dhe pastaj shkruani një raport të shkatërrimit.

3 Nefi 8:19–25

Errësira mbulon tokën për tri ditë

Mendoni për një rast kur ishit në një vend krejtësisht të errët, të tillë si një shpellë ose një dhomë pa dritare kur dikush fiku dritat (ose përfytyroni se si do të ishte). Si ju bëri të ndiheshit të qëndruarit në errësirë dhe të mos qenit në gjendje të shihnit? Lexoni 3 Nefin 8:19–23 dhe shihni se çfarë erdhi pasi pushuan stuhitë dhe shkatërrimet. (Ju mund të dëshironi të shenjoni çfarëdo fjalësh ose frazash që tregojnë se sa e madhe ishte errësira.)

Lexoni 3 Nefin 8:24–25, duke parë për atë që nefitët thanë se do ta kishte parandaluar vdekjen dhe shkatërrimin e kaq shumë prej njerëzve të tyre.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si janë ndikimet e mëkatit të ngjashme me të qenit në errësirë?

    2. Në ç’mënyrë është pendimi i ngjashëm me të lejuarit e dritës në një dhomë të errët?

3 Nefi 9:1–14

Në errësirë, zëri i Jezu Krishtit i fton ata që i mbijetuan shkatërrimit, të pendohen dhe të vijnë tek Ai

Gjatë tri ditëve të errësirës, zëri i Shpëtimtarit u foli atyre që ishin kursyer. Lexoni 3 Nefin 9:1–2, 7 dhe kërkoni se përse Shpëtimtari tha se ky shkatërrim ndodhi mes njerëzve. Pastaj lexoni 3 Nefin 9:13–14 dhe kërkoni atë që tha Shpëtimtari për t’i ngushëlluar njerëzit në vuajtjen e tyre. Ju mund të dëshironi të shenjoni ato pjesë nga këto vargje që janë kuptimplote për ju.

Plaku C. Skot Grou, i Të Shtatëdhjetëve, dëshmoi se Shpëtimtari na fton të gjithëve që të vijmë tek Ai dhe të shërohemi:

Plaku C. Skot Grou

“Jezu Krishti është Shëruesi i Madh i shpirtit tonë. Me përjashtim të mëkateve të humbjes së shpirtit, nuk ka mëkat ose shkelje, dhimbje ose brengë, që nuk mund të falet përmes fuqisë shëruese të Shlyerjes së Tij.

Kur mëkatojmë, Satani na thotë se jemi të humbur. Në dallim, Shëlbuesi ynë ofron shëlbim për të gjithë – pavarësisht se çfarë kemi bërë gabim – madje dhe juve dhe mua” (“Mrekullia e Shlyerjes”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 109).

Ftesa e Shpëtimtarit te 3 Nefi 9:13 që të vijmë tek Ai dhe të marrim fuqinë e Tij shëruese gjen zbatim për secilin prej nesh. Me qëllim që Shpëtimtari të na shërojë, ne duhet ta pranojmë ftesën e Tij dhe të vijmë tek Ai, të pendohemi për mëkatet tona dhe të kthehemi në besim.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani në lidhje me një aspekt të jetës suaj që mund të përfitojë nga fuqia shëruese e Shpëtimtarit. Çfarë duhet të bëni për ta ftuar Atë që t’ju shërojë?

3 Nefi 9:15–22

Zëri i Shpëtimtarit shpall se, nëpërmjet flijimit të Tij, ligji i Moisiut është përmbushur

Si pjesë të ligjit të Moisiut, të cilin nefitët e kishin jetuar deri në këtë pikë, Zoti e kishte urdhëruar popullin e Tij të ofronte flijime kafshësh si simbol dhe shenjë të flijimit final që Ai përfundimisht do të ofronte nëpërmjet Shlyerjes së Tij. Përdorni fjalët e Shpëtimtarit te 3 Nefi 9:17 për të përfunduar fjalinë vijuese: “Nëpërmjet meje vjen shëlbimi, dhe në mua ”.

Shpëtimtari shpalli se të gjitha ceremonitë, ligjet, ritet dhe simbolet e ligjit të Moisiut, të cilat ishin dhënë për t’i drejtuar njerëzit tek Ai, ishin plotësuar kur Ai përfundoi sakrificën e Tij shlyese. Lexoni 3 Nefin 9:19 dhe përcaktoni se çfarë shpalli Shpëtimtari që nuk duhej të ofronin më nefitët. Pastaj kërkoni 3 Nefin 9:20 dhe shenjoni atë që duhej të ofronin si sakrificë në vend të [atyre].

Si mendoni ju, çfarë do të thotë të ofrosh për fli “një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar”? Një shpirt i penduar është ai që është i përulur, i mësueshëm dhe që pendohet. Për të thelluar kuptimin për atë që do të thotë të keni një zemër të thyer dhe shpirt të penduar, lexoni thënien vijuese nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe shenjoni fjalët që përdori ai për të përcaktuar një “zemër të thyer” dhe “shpirt të penduar”:

Plaku D. Tod Kristoferson

“Në kohët e lashta kur njerëzit donin të adhuronin Zotin dhe të kërkonin bekimet e Tij, ata shpesh sillnin një dhuratë. … Kur kërkoni bekimet e kthimit në besim, ju mund t’i ofroni Zotit dhuratën e zemrës suaj të thyer apo të penduar dhe të shpirtit tuaj të penduar, apo të bindur. Në të vërtetë, ajo është dhurata e vetvetes – ajo që jeni dhe ajo që po bëheni.

A ka diçka brenda jush ose në jetën tuaj që është e papastër ose e padenjë? Kur hiqni dorë prej saj, kjo është një dhuratë për Shpëtimtarin. A ka ndonjë zakon apo cilësi të mirë që po mungon në jetën tuaj? Kur e merrni atë dhe e bëni pjesë të karakterit tuaj, ju po i jepni një dhuratë Zotit” (“When Thou Art Converted”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 12).

Lexoni 3 Nefin 9:21–22 dhe shihni për çka Shpëtimtari na mësoi se duhet të jemi që të vijmë tek Ai.

  1. journal iconMendoni për disa fëmijë të vegjël që njihni. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani karakteristikat që kanë fëmijët e vegjël për të cilat kemi nevojë, në mënyrë që të vijmë te Shpëtimtari.

Kur Vërtet Mësoi

Plotësojeni parimin vijues me fjalë ose fraza të përshtatshme që i shihni te 3 Nefi 9:13–14, 20–22: Nëse vijmë te Jezu Krishti me një zemër të thyer dhe shpirt të penduar, Ai do të . (Ka shumë përgjigje të sakta.)

  1. journal iconPër t’ju ndihmuar ta zbatoni këtë të vërtetë, përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë qëndrimesh mund të na pengojnë për t’ia ofruar zemrat tona të thyera dhe shpirtrat tanë të penduar Zotit?

    2. Si e keni parë Zotin t’ju bekojë kur keni ardhur tek Ai me një zemër të penduar dhe shpirt të bindur?

    3. Si mund t’ia ofroni më mirë një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar Zotit?

3 Nefi 10

Zoti premton ta mbledhë popullin e Tij si një klloçkë mbledh zogjtë e saj

Sa Herë

Pasi dëgjuan zërin e Shpëtimtarit, njerëzit ishin kaq të mahnitur sa kishte heshtje në tokë për shumë orë. Pastaj zëri iu foli sërish njerëzve (shih 3 Nefi 10:1–3). Lexoni 3 Nefin 10:4–6 dhe përcaktoni se çfarë tha Shpëtimtari se u përpoq të bënte për ta mbrojtur dhe ushqyer popullin. Shenjoni te vargu 6 premtimin që u dha Shpëtimtari atyre që pendohen dhe vijnë tek Ai me qëllim të plotë të zemrës.

Shpëtimtari përdori metaforën e një klloçke që mbledh zogjtë e vet nën krahët e saj për t’i mbrojtur nga rreziku. Mendoni për mënyrat se si Shpëtimtari është si një klloçkë që përpiqet të mbrojë zogjtë e vet nga rreziku. Përveç kësaj, sipas 3 Nefit 10:4–6, përse nuk u mblodh e tërë shtëpia e Izraelit?

Lexoni 3 Nefin 10:8–10 dhe kërkoni se çfarë ndodhi pasi populli e dëgjoi zërin e Shpëtimtarit.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 3 Nefin 6–10 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime, dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: