Seminari
Njësia 25: Dita 4, 3 Nefi 15–16


Njësia 25: Dita 4

3 Nefi 15–16

Hyrje

Ndërsa Shpëtimtari vazhdoi t’i mësonte njerëzit në tempullin në tokën e Begatisë, Ai shpalli se ligji i Moisiut u plotësua në Të dhe se Ai ishte drita dhe ligji tek i cili duhej të shihnin njerëzit. Më pas, Shpëtimtari u shpjegoi të dymbëdhjetë dishepujve nefitë se njerëzit në kontinentin amerikan ishin disa prej “dele[ve] të tjera” për të cilat Ai kishte folur në Jerusalem (shih Gjoni 10:14–16). Ai gjithashtu premtoi se ata të cilët pendohen dhe kthehen tek Ai, do të numërohen mes popullit të Tij të besëlidhjes.

Krishti në Tokën e Begatisë

3 Nefi 15:1–10

Shpëtimtari shpall se Ai e ka plotësuar ligjin e Moisiut

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse Zoti na kërkon t’u bindemi disa ligjeve dhe urdhërimeve, të tilla si pagimi i së dhjetës, zbatimi i ditës së Shabatit ose nderimi i prindërve tanë? Ndërsa Jezu Krishti vazhdoi t’i udhëzonte nefitët, Ai u mësoi qëllimin kryesor të ligjeve dhe urdhërimeve të Tij. Shihni me vëmendje për këtë qëllim ndërsa studioni 3 Nefin 15.

Ndërkohë që Shpëtimtari mbaroi së foluri turmës, Ai e kuptoi se disa prej tyre kishin një pyetje. Lexoni 3 Nefin 15:1–2 dhe shkruani për çfarë po mrekulloheshin dhe çuditeshin njerëzit:

Për të kuptuar arsyen përse nefitët po mrekulloheshin dhe çuditeshin nga thënia e Shpëtimtarit se “gjërat e vjetra” të ligjit të Moisiut kishin kaluar dhe se “të gjitha gjërat ishin bërë të reja”, ju vjen në ndihmë të kuptoni se prej shekujsh nefitët kishin njohur ligjin e Moisiut dhe jetuar nën të. Ligjet, ritet e tyre dhe organizimi i Kishës së tyre ishin bazuar te ligji i Moisiut, i cili qe dhënë së lashti nga Jezu Krishti i jetës para lindjes, që t’i përgatiste njerëzit për ardhjen e Tij dhe të shënonte flijimin e Tij shlyes. Tani Ligjvënësi Hyjnor po qëndronte para tyre duke u shpallur se Shlyerja ishte përmbushur (shih 3 Nefi 11:10–14) dhe se ligji i Moisiut ishte plotësuar në Të (shih 3 Nefi 9:16–20; 12:46–47). Deklarata e Tij se gjërat e vjetra të ligjit të Moisiut “kishin kaluar” dhe se gjëra të reja do të zinin vendin e ligjit papritmas ndryshoi mënyrën se si ata duhej të adhuronin Perëndinë.

Shpëtimtari iu përgjigj shqetësimeve të tyre duke theksuar një doktrinë shumë të rëndësishme. Lexoni 3 Nefin 15:3–5, 9 dhe theksoni me ngjyra fraza nga përgjigjja e Shpëtimtarit që mund t’u kenë dhënë sigurinë nefitëve se burimi i ligjit nuk ndryshonte.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni ju, çfarë po u mësonte Jezusi nefitëve kur tha: “Unë jam ligji”? (3 Nefi 15:9).

Nga mësimet e Shpëtimtarit në këto vargje, ne mund të mësojmë se Jezu Krishti është në themel të të gjitha ligjeve dhe urdhërimeve të ungjillit. Përsiatni se përse kjo e vërtetë do të ketë qenë e rëndësishme për nefitët kur mësuan se ligji i vjetër i Moisiut qe zëvendësuar me ligjin më të lartë dhe përjetuan ndryshime në mënyrën e tyre të adhurimit.

Lexoni3 Nefin15:9–10 dhe shenjoni atë që Zoti dëshiron që ne të bëjmë si rezultat i kësaj doktrine. Përdoreni atë që mësoni nga këto vargje, për të plotësuar parimin vijues: Nëse ne te Jezu Krishti duke zbatuar , Ai do të na japë .

  1. journal iconMendoni për urdhërime të tilla si pagimi i së dhjetës, mbajtja e shenjtë e ditës së Shabatit dhe nderimi i prindërve tanë, dhe përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mundet një person t’i zbatojë urdhërimet dhe prapëseprapë të mos jetë duke shikuar te Krishti?

    2. Në cilat mënyra mund të ndryshojë bindja jonë ndaj urdhërimeve nëse në qendër të vëmendjes sonë do të ishte të shikuarit te Jezu Krishti dhe jo vetëm zbatimi i rregullave?

Një mënyrë se si bindja jonë ndaj urdhërimeve mund të ndryshonte në qoftë se do të shikonim te Krishti është se shtysa jonë për t’u bindur do të ndryshonte nga detyra ose madje dashuria për rregullin, në dashuri për Zotin.

Plaku Marvin J. Ashton

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Marvin J. Ashton, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Çfarë ngushëllimi dhe bekimi shpirtëror është të dimë se, nëse shikojmë te Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, dhe durojmë deri në fund, jeta e përjetshme dhe ekzaltimi mund të jenë tonat. … Perëndia bëhet më i arritshëm kur shikojmë tek Ai. Të shikuarit te Perëndia na mëson të shërbejmë dhe të jetojmë pa shtrëngim [pa qenë të detyruar ose nën trysni të bëjmë diçka]” (“There Are Many Gifts”, Ensign, nëntor 1987, f. 21).

  1. journal iconZgjidhni një urdhërim për të cilin mund ta keni pyetur veten rreth arsyes se përse duhet ta zbatoni; dhe merrni parasysh se si mbajtja e atij urdhërimi mund t’ju çojë te Jezu Krishti. Ju mund të doni të vendosni një synim për të qenë më të bindur ndaj urdhërimit që zgjodhët dhe të shkruani disa ide rreth asaj se si ta përmbushni atë. Shkruajini mendimet tuaja në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

3 Nefi 15:11–16:5

Jezu Krishti u flet dishepujve të Tij lidhur me delet e Tij të tjera

Bibla Dëshmon për Jezu Krishtin
Libri i Mormonit Dëshmon për Jezu Krishtin

A jeni ndier ndonjëherë i harruar ose i vetmuar dhe keni pyetur veten nëse Ati Qiellor e dinte se kush jeni? Megjithëse mund të ndihemi të vetmuar ose nganjëherë të ndihemi më pak të rëndësishëm se të tjerët, Perëndia kujdeset për popullin e Tij dhe ia shfaq Veten atyre. Vëzhgoni për prova të kësaj të vërtete ndërsa studioni pjesën e mbetur të 3 Nefit 15 dhe fillimin e 3 Nefit 16.

Siç shënohet te Dhiata e Re dhe Libri i Mormonit, Jezu Krishti shërbeu mes njerëzve në Botën e Vjetër dhe në kontinentin amerikan. Lexoni 3 Nefin 15:11–17 duke kërkuar atë që Zoti tha se u tregoi njerëzve në Jerusalem rreth popullit të Tij në kontinentin amerikan.

“Dele të tjera” është një emër për pasuesit e tjerë të Bariut, Jezu Krishtit. Një vathë është një stan dhensh, por fjala vathë në këtë rast është përdorur në kuptimin e një grupi njerëzish me besim të përbashkët te Jezu Krishti. Sipas 3 Nefit 15:17, si tha Zoti se do t’u shfaqej deleve të Tij të tjera?

Jezusi shpjegoi se përse Ati Qiellor e urdhëroi që të mos u jepte më shumë njohuri për delet e Tij të tjera njerëzve në Jerusalem. Shqyrtoni 3 Nefin 15:18–20 dhe shenjoni shpjegimin e Shpëtimtarit. Duke parë se Ati ua fshehu judenjve njohurinë më të madhe për nefitët për shkak të paudhësisë së judenjve, ne mund të mësojmë një parim të rëndësishëm lidhur me mënyrën se si marrim njohuri dhe të vërtetë nga Zoti. Bazuar në këto vargje, si do ta përfundonit parimin vijues? Perëndia na jep dituri dhe të vërtetë në përputhje me tonë.

Zoti u tha nefitëve se ata ishin pjesë e deleve të tjera për të cilat Ai foli në Jerusalem. Judenjtë patën menduar se Ai po u fliste për johebrenjtë (joizraelitët). Ata nuk e kuptuan se johebrenjtë nuk do ta “dëgjonin” zërin e Shpëtimtarit (shih 3 Nefi 15:21–23).

Lexoni 3 Nefin 15:24 dhe kërkoni mënyrën se si Zoti i siguroi në mënyrë të veçantë nefitët për kujdesin e Tij për ta.

Lexoni 3 Nefin 16:1–3 dhe gjeni se kush tjetër do ta dëgjonte zërin e Shpëtimtarit. Ne nuk kemi një anal të shkrimit të shenjtë se kë tjetër vizitoi Shpëtimtari, por është e qartë se Ai vizitoi grupe të tjera dhe i solli ato në “vathë[n]” e Tij.

Si e tregon Jezu Krishti se kujdeset për ata njerëz që nuk e kanë mundësinë ta dëgjojnë zërin e Tij? Lexoni 3 Nefin 15:22–23 dhe 3 Nefin 16:4 dhe kërkoni mënyrën se si Zoti tha se do t’u shfaqej johebrenjve.

Nga ajo që keni studiuar deri tani te 3 Nefi 15 dhe 16, çfarë provash keni parë se Perëndia kujdeset për popullin e Tij dhe iu shfaqet atyre?

Lexoni 3 Nefin 16:5 dhe kërkoni se çfarë do të ndodhë në ditët e fundit pasi johebrenjtë të vijnë në njohurinë e Jezu Krishtit dhe të ungjillit të Tij.

Jezusi premtoi t’i bekonte të gjithë fëmijët e Tij – shtëpinë e Izraelit dhe johebrenjtë – duke u dhënë atyre fjalët e Tij të shkruara nga nefitët. Shkrimet e nefitëve do të ndihmonin në kthimin në besim të johebrenjve, të cilët më pas do të ndihmonin për ta mbledhur shtëpinë e Izraelit në ditët e fundit (shih 3 Nefi 16:4–5).

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni pyetjes vijuese: Çfarë provash keni parë nga jeta juaj që tregojnë se Jezu Krishti kujdeset për të gjithë ne?

3 Nefi 16:6–20

Jezu Krishti u shpall bekime dhe u jep paralajmërime johebrenjve që jetojnë në ditët e mëvonshme

A keni dëshiruar ndonjëherë të jeni pjesë e një grupi, klubi ose skuadre? Mendoni për një shembull specifik. Çfarë kërkohet për t’u bërë anëtar i një grupi të tillë? Grupi më i madh në të cilin mund të bëheni anëtar, është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, populli i besëlidhjes së Zotit.

Lexoni 3 Nefin 16:6–7 dhe kërkoni se çfarë do të ndodhë për shkak të besimit të johebrenjve dhe mosbesimit të shtëpisë së Izraelit në ditët e fundit. Mund të jetë e dobishme të kuptoni se do të ketë gjithashtu johebrenj mosbesues në ditët e fundit, të cilët do t’i shpërndajnë dhe keqtrajtojnë anëtarët e shtëpisë së Izraelit (shih 3 Nefi 16:8–9). Në ditët e fundit, Zoti do t’ua marrë ungjillin e Tij të ligjve dhe do t’ua zbulojë të drejtëve, si izraelitëve edhe johebrenjve (shih 3 Nefi 16:10–12).

Lexoni 3 Nefin 16:13 dhe shikoni se çfarë kërkohet për t’u bërë pjesë e popullit të besëlidhjes së Zotit. Duke përdorur atë që keni mësuar te 3 Nefi 16:13, plotësoni parimin vijues: Nëse ne , atëherë ne vërtet do të numërohemi mes popullit të Tij.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Nga e dini se jeni pjesë e popullit të besëlidhjes së Zotit?

    2. Si e ka bekuar jetën tuaj [fakti] që numëroheni mes popullit të Tij?

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar 3 Nefin 15–16 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: