Seminari
Njësia 30: Dita 4, Ethëri 12


Njësia 30, Dita 4

Ethëri 12

Hyrje

Pas rrëfimit të shumë viteve të historisë jaredite, Moroni paraqiti shërbesën e profetit Ethër. Moroni, atëherë, e ndërpreu rrëfimin e tij historik dhe shënoi disa nga bekimet që u vijnë atyre që ushtrojnë besim te Jezu Krishti. Ai gjithashtu rrëfeu një shqetësim. Ai ishte i shqetësuar se ata që do ta lexonin Librin e Mormonit në ditët e mëvonshme, nuk do ta pranonin atë për shkak të dobësisë së tij dhe të shkruesve të tjerë në të shkruar. Zoti i premtoi Moronit se Ai forcon dobësitë e të gjithë atyre që e përulin veten përpara Tij dhe kanë besim.

Ethëri 12:1–4

Ethëri u predikon pendim jareditëve

barkë e ankoruar në breg

Përse është e rëndësishme për një barkë që të ketë një spirancë? Çfarë rreziqesh apo vështirësish mund të hasë një barkë nëse nuk ka spirancë? Etiketojeni barkën në figurë Jeta ime. Mendoni rreth pyetjeve vijuese:

  • Nëse barka përfaqëson jetën tuaj, me çfarë mund të krahasohen dallgët?

  • Nëse i krahasojmë dallgët me vështirësi dhe ligësi, me çfarë mund të ngjajë jeta e dikujt nëse ai ose ajo nuk ka një spirancë? (shih Mormoni 5:18).

  • Çfarë ju ka dhënë Zoti për të ndihmuar që t’ju mbajë të sigurt në vend si spirancë?

Ndërsa studioni Ethërin 12, shihni për atë që duhet të bëni për të qenë si një barkë me spirancë – të qëndrueshëm dhe të sigurt pavarësisht nga valët dhe presionet që përballni. Ethëri 12 fillon me Moronin që paraqet profetin Ethër, i cili jetoi në një kohë kur njerëzit nuk i pranonin profetët dhe jetonin në ligësi. Lexoni Ethërin 12:1–3 dhe kërkoni çdo gjë që ju lë mbresë rreth veprimeve të Ethërit gjatë këtyre rrethanave të vështira.

Ndërsa shkonte përreth duke i këshilluar njerëzit që të pendoheshin, Ethëri dha mësim se për çfarë mund të shpresojë një person që beson në Perëndi, megjithë të qenit i rrethuar nga vështirësi dhe ligësi. Lexoni Ethërin 12:4 dhe shënoni se çfarë është ajo shpresë. (Ndërsa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se të kesh “një vend në krahun e djathtë të Perëndisë” do të thotë të kthehesh në praninë e Perëndisë dhe të marrësh jetë të përjetshme.)

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni se ndryshon pasja e shpresës “me siguri” nga thjesht të dëshiruarit e diçkaje?

    2. Si na mundëson besimi te Jezu Krishti të shpresojmë “me siguri” për një vend në krahun e djathtë të Perëndisë?

    3. Cilat fraza tek Ethëri 12:4 përshkruajnë veprimet e dikujt që ka shpresë dhe besim te Jezu Krishti?

Në pikturën e barkës në fillim të këtij mësimi, etiketojeni spirancën me fjalët besim dhe shpresë.

Ethëri 12:4 jep mësim parimin që, kur kemi shpresë dhe besim te Jezu Krishti, ne do të marrim forcë për të qenë të qëndrueshëm dhe të begatë në vepra të mira.

Përsiatni mbi kohët kur mund të jetë e vështirë që të jeni të qëndrueshëm (të palëkundur) dhe të begatë në vepra të mira. Për t’ju ndihmuar në këto situata dhe gjatë gjithë jetës suaj, kërkoni mënyra me të cilat mund ta rrisni besimin tuaj te Zoti Jezu Krisht ndërsa vazhdoni të studioni Ethërin 12.

Ethëri 12:5–22

Moroni tregon mrekulli dhe vepra të mëdha që erdhën nëpërmjet besimit

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përfundojeni fjalinë vijuese me çfarëdo të vërtetash të ungjillit për të cilat po kërkoni një dëshmi shpirtërore: Unë do të doja të fitoja një dëshmi shpirtërore për …

Disa njerëz ndiejnë se duhet së pari të shohin fakte për një të vërtetë dhe t’u jetë provuar përpara se ta jetojnë. Moroni foli për këtë qëndrim tek Ethëri 12:5–6. Lexoni këto vargje dhe shënoni ato pjesë të këshillës së tij që ju bëjnë më shumë përshtypje. (Ethëri 12:6 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë.)

Sipas Ethërit 12:6, çfarë duhet të kemi përpara se të marrim një dëshmi nga Zoti? Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni rreth një “prov[e të] besimit tuaj”?

Plaku Riçard G. Skot

Disa njerëz gabimisht e interpretojnë “provë[n e] besimit tuaj” sikur lidhet gjithnjë me vështirësinë. Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këtë këndvështrim të domethënies së “provës së besimit tuaj”: “Ju mund të mësoni ta përdorni besimin në mënyrë më efektivisht duke zbatuar këtë parim të mësuar nga Moroni: ‘… Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj’ [Ethëri 12:6; kursivet shtuar]. Kështu, çdo herë që ju provoni besimin tuaj, që domethënë, veproni me denjësi sipas një përshtypjeje, ju do të merrni provën vërtetuese të Shpirtit. Këto ndjenja do të fortifikojnë besimin tuaj. Duke e përsëritur këtë model, besimi tuaj do të bëhet më i fortë” (“The Sustaining Power of Faith in Times of Uncertainty and Testing”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 76).

Lexoni fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe shihni për bekimet që erdhën pasi njerëzit ushtruan besim:

Mund të jetë e dobishme të vini re përdorimin e fjalës pasi te Ethëri 12:7, 12, 17, 18, dhe 31.

  1. journal iconBazuar në atë që keni studiuar tek Ethëri 12, me fjalët tuaja, shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta atë që ndieni se dha mësim Moroni rreth marrjes së dëshmisë shpirtërore nga Zoti.

Një nga parimet që Moroni dha mësim, ishte: Nëse dëshirojmë një dëshmi, atëherë ne duhet së pari të ushtrojmë besim te Jezu Krishti.

  1. journal iconLexoni skenarët vijues dhe pastaj shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta se si dikush në dy apo më shumë prej këtyre situatave mund të tregonte besim te Zoti:

    1. Një e re dëshiron të marrë një dëshmi për vërtetësinë e Librit të Mormonit.

    2. Një i ri ka dëshirë të madhe që t’i ndihmojë njerëzit e tij të dashur ta pranojnë ungjillin.

    3. Një e re kërkon që Zoti të bekojë babanë e saj të sëmurë.

  2. journal iconShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një rasti kur ju ose dikush që njihni, ka marrë një dëshmi apo mrekulli pasi ka treguar besim.

Mendoni përsëri për parimin apo doktrinën për të cilën do të donit të merrnit një dëshmi shpirtërore (shih detyrën 2 në këtë mësim). Çfarë mund të bëni për të treguar besimin tuaj përpara se ta merrni dëshminë?

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Ethëri 12:6

  1. journal iconQë t’ju ndihmojë ta mbani mend Ethërin 12:6, lexojeni disa herë, pastaj shkruani aq sa mund të mbani mend nga vargu në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Më pas, krahasojeni atë që shkruat me vargun e vërtetë. Studiojeni përsëri vargun dhe shkruajeni së dyti në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Ethëri 12:23–41

Moroni shpreh shqetësim rreth qëndrimit që do të mbajnë johebrenjtë ndaj Librit të Mormonit

Siç është shënuar tek Ethëri 12:23–41, Moroni shprehu shqetësimin e tij se ata që do ta merrnin Librin e Mormonit në ditët e mëvonshme, nuk do ta pranonin atë për shkak të dobësisë së tij dhe të shkruesve të tjerë në të shkruar. Ndërsa lexoni përgjigjen e Zotit për shqetësimin e Moronit tek Ethëri 12:26–27, shihni për atë që tha Zoti se si gjërat e dobëta mund të bëhen të forta. (Ethëri 12:27 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë.)

Shkrimet e shenjta ndonjëherë tregojnë një parim ungjilli duke përdorur fjalët në qoftë se dhe atëherë. Fjala në qoftë se përshkruan atë që duhet të bëjmë, dhe atëherë shpjegon atë që do të ndodhë si rezultat i veprimeve tona. Lexoni Ethërin 12:27, gjeni një parim në qoftë se–atëherë dhe shkruajeni poshtë.

Në qoftë se ne , atëherë Zoti do të .

Ju do t’i diskutoni këto vargje më në thellësi, në mësimin me mësuesin tuaj këtë javë. Ju gjithashtu do të studioni dhe mësoni më shumë rreth diskutimit të Moronit mbi besimin, shpresën dhe dashurinë hynore që gjenden tek Ethëri 12:28–41.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Ethëri 12:27

Për t’ju ndihmuar të kujtoni idetë tek Ethëri 12:27, kopjoni sa më poshtë në një copë letër: Në qoftë se … vijnë … tregoj … dobësi. … jap … dobësi … të përulur … hiri … të gjithë njerëzit … përulen … në qoftë se … përulen … besim … e dobëta … të forta.

Rilexojeni Ethërin 12:27, duke vënë re këto fjalë. Ripërsëritni sa të mundeni nga vargu, duke parë vetëm te fjalët në letrën tuaj. Vendoseni copën e letrës diku ku do ta shihni më vonë sot ose nesër (për shembull, në xhep ose në shkrimet tuaja të shenjta). Rishikojeni Ethërin 12:27 kurdo që e shihni copën e letrës, derisa ta keni mësuar fragmentin përmendsh.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Ethërin 12 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: