Seminari
Njësia 32: Dita 3, Moroni 10:1–7, 27–29


Njësia 32: Dita 3

Moroni 10:1–7, 27–29

Hyrje

Moroni i këshilloi lamanitët dhe gjithë të tjerët që do ta lexonin dëshminë e tij, që ta mësonin vetë vërtetësinë e fjalëve të tij duke pyetur Perëndinë. Ai na mësoi se një dëshmi për Librin e Mormonit dhe Jezu Krishtin do të vinte me anën e fuqisë së Frymës së Shenjtë. Moroni me guxim deklaroi se ai do t’i takonte lexuesit e tij përpara shufrës së Perëndisë, ku Zoti do të pohonte të vërtetën e fjalëve të tij.

Moroni 10:1–7

Moroni na këshillon të fitojmë dëshmi për Librin e Mormonit dhe për Jezu Krishtin

Rishikoni mësimet njohëse mbi Librin e Mormonit te njësia 1 e këtij manuali. A mund ta kujtoni qëllimin e gurit kyç në një hark dhe se si lidhet një gurthemel me Librin e Mormonit? Kthehuni te hyrja e Librit të Mormonit (gjendet në fillim të librit) dhe lexoni thënien nga Profeti Jozef Smith në paragrafin e gjashtë.

hark me gur kyç

Profeti Jozef Smith e përshkroi Librin e Mormonit si një “gurthemel” të fesë sonë, duke kuptuar me këtë se dëshmia jonë për Librin e Mormonit mban lart dhe forcon dëshminë tonë për të gjitha të vërtetat e ungjillit të rivendosur. Lexoni paragrafin e fundit të hyrjes në Librin e Mormonit dhe shihni për të vërteta që një individ mund të arrijë të njohë duke fituar një dëshmi për Librin e Mormonit. Ashtu si një gur kyç mban së bashku një hark, si mbahet së bashku dhe forcohet dëshmia juaj nga Libri i Mormonit?

Reth 1.400 vite përpara se Jozef Smithi të merrte fletët e arta, Moroni e përfundoi analin e babait të tij duke shkruar këshillën e tij të fundit për ata që do ta merrnin Librin e Mormonit në ditët e fundit (shih Moroni 10:1–2). Fjala këshilloj do të thotë të nxitësh fuqishëm dikë. Moroni e përdori këtë fjalë tetë herë në kapitullin e fundit të Librit të Mormonit. Ai i këshilloi të gjithë ata që e marrin Librin e Mormonit, të kërkojnë një dëshmi për të vërtetën dhe shenjtërinë e tij.

Lexoni Moronin 10:3–4 dhe gjeni gjërat që tha Moroni se ne duhet të bëjmë për të fituar një dëshmi për Librin e Mormonit. Ju mund të doni t’i shenjoni këto gjëra në shkrimet tuaja të shenjta. Studiojeni informacionin vijues rreth çdo gjëje që tha Moroni se duhet të bëjmë:

“Lexoni këto gjëra”

Hapi i parë, në fitimin e një dëshmie se Libri i Mormonit është i vërtetë, është ta lexoni atë. Plaku Ted R. Kelister, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, tregoi se si një e re përfitoi nga të lexuarit e të gjithë Librit të Mormonit:

“Një vajzë 14-vjeçare … tha se kishte diskutuar rreth fesë me një nga shoqet e saj në shkollë. Shoqja e saj i tha: ‘Cilës fe i përket?’

Ajo u përgjigj: ‘Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ose Mormonëve’.

Shoqja e saj u përgjigj: ‘Unë e njoh atë kishë dhe e di se ajo nuk është e vërtetë’.

‘Si e di ti?’ erdhi përgjigjja.

‘Sepse’, tha shoqja, ‘unë kam bërë kërkime rreth saj.’

‘A e ke lexuar Librin e Mormonit?’

‘Jo’, ishte përgjigjja. ‘Nuk e kam lexuar.’

Atëherë kjo vajzë e re, e ëmbël u përgjigj: ‘Epo ti nuk ke bërë kërkime rreth kishës sime, pasi unë kam lexuar çdo faqe të Librit të Mormonit dhe e di se është i vërtetë’” (“Libri i Mormonit – një Libër nga Perëndia”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 76).

Përse mendoni që leximi i Librit të Mormonit është i domosdoshëm për të fituar një dëshmi mbi vërtetësinë e tij?

“Kujtoni sa i mëshirshëm ka qenë Zoti”

Hapi tjetër i procesit është “të kujto[jmë] sa i mëshirshëm ka qenë Zoti”. Të kujtuarit e mëshirave të Zotit në jetën tonë mund t’i zbutë zemrat tona dhe të na përgatitë ta marrim Frymën e Shenjtë. Përsiatni për kohët kur keni ndier mëshirën e Zotit në jetën tuaj.

Në fillim të Librit të Mormonit, Nefi deklaroi se, nëpërmjet shkrimeve të tij, ai do të na tregonte shembuj të mëshirës së dhembshur të Zotit (shih 1 Nefi 1:20). Në fund të Librit të Mormonit, Moroni na kërkoi të kujtojmë mëshirat e Zotit për ne (shih Moroni 10:3). Ju mund të doni të shkruani një referencë kryq të 1 Nefit 1:20 pranë Moronit 10:3.

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë provash të mëshirës së Zotit keni parë në jetën tuaj?

    2. Si mendoni se mund ta ndihmojë dikë të kujtuarit e mëshirës së Zotit për të marrë dëshmi për Librin e Mormonit?

Të kujtuarit e mëshirës së Zotit për të tjerët dhe veten mund të na përgatitë ta përsiatim mesazhin e Librit të Mormonit për ne.

“Meditoni në zemrat tuaja”

Hapi tjetër që Moroni na mësoi, është “meditoni në zemrat tuaja”. Plaku Marvin J. Ashton, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si përsiatja mund të na ndihmojë të marrim Frymën e Shenjtë në jetën tonë:

Plaku Marvin J. Ashton

“Ndërsa studioj shkrimet e shenjta, unë sfidohem dhe emocionohem nga fjala meditoni [përsiatni] e përdorur aq shpesh në Librin e Mormonit. Fjalorët thonë se meditoj do të thotë të peshosh mendërisht rreth diçkaje, të mendosh thellë për diçka, të përsiatësh. … Moroni e përdori këtë term kur mbylli analin e tij [shih Moroni 10:3].

Me anë të përsiatjes, ne i japim Shpirtit një mundësi që të japë mbresa dhe të drejtojë. Përsiatja është një lidhje e fortë midis zemrës dhe mendjes. Ndërsa lexojmë shkrimet e shenjta, zemrat dhe mendjet tona preken. Nëse e përdorim dhuratën e përsiatjes, ne mund t’i marrim këto të vërteta të përjetshme dhe të kuptojmë se si mund t’i përfshijmë ato në veprimet tona të përditshme. …

Përsiatja është një veprimtari mendor përparues. Ajo është një dhuratë e madhe për ata që e kanë mësuar ta përdorin. Ne gjejmë kuptim, largpamje dhe gjetje praktike nëse do ta përdorim dhuratën e meditimit” (“There Are Many Gifts”, Ensign, nëntor 1987, f. 20).

  1. journal iconNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, përgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese:

    1. Si ju ka ndihmuar përsiatja ndërsa studionit Librin e Mormonit që të ndieni Frymën e Shenjtë?

    2. Çfarë mund të bëni për të përsiatur më sistematikisht dhe më efektshëm ndërsa studioni shkrimet e shenjta?

 i ri duke lexuar

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht”

Kur njerëzit “luten sinqerisht dhe [kanë] një qëllim të vërtetë”, do të thotë se ata “kanë për qëllim të veprojnë sipas përgjigjes që marrin nga Perëndia” (Predikoni Ungjillin Tim [2005], f. 115).

Një burrë i quajtur Rodolfo Armando Perez Bonila mësoi për rëndësinë e të luturit me qëllim të vërtetë. Ai u pagëzua në moshën nëntëvjeçare, por familja e tij nuk ishte aktive në Kishë. Kur u bë adoleshent, ai filloi të mendonte rreth ungjillit dhe pati përvojën e mëposhtme:

“Me raste lutesha për të ditur çfarë ishte e drejtë, por ishte më shumë një mendim kalimtar sesa një pyetje e sinqertë. Pastaj një natë vendosa të lutem me ‘qëllim të vërtetë’.

I tregova Atit Qiellor se doja ta njihja Atë dhe të jem pjesë e Kishës së Tij të vërtetë. Unë i premtova: ‘Nëse Ti do të më lësh ta di nëse Jozef Smithi është profet i vërtetë dhe nëse Libri i Mormonit është i vërtetë, unë do të bëj gjithçka që Ti do që unë të bëj. Nëse Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e vërtetë, unë do ta ndjek atë dhe nuk do ta lë kurrë.’

Nuk pata ndonjë manifestim të bujshëm, por u ndjeva në paqe dhe shkova në shtrat. Disa orë më vonë u zgjova me një mendim të qartë: ‘Jozef Smithi është profet i vërtetë dhe Libri i Mormonit është i vërtetë’. Mendimi u shoqërua nga një paqe e papërshkrueshme. Rashë përsëri në gjumë, për t’u zgjuar më vonë me po të njëjtin mendim dhe ndjesi.

Qysh nga ajo kohë, unë nuk kam dyshuar kurrë se Jozef Smithi është një profet i vërtetë. Unë e di se kjo është puna e Shpëtimtarit dhe se Ati Qiellor do t’u përgjigjet kërkesave tona të sinqerta” (“How I Know”, Ensign, tetor 2011, f. 64).

  1. journal iconMendoni se sa shumë doni të keni një dëshmi të fortë për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta disa nga gjërat që keni bërë tashmë për të fituar një dëshmi për Librin e Mormonit. Pastaj shkruani çfarë mund të bëni për të fituar një dëshmi më të fortë për Librin e Mormonit.

një e re duke u lutur

Kërkoni te Moroni 10:4 dhe gjeni çfarë dëshmoi Moroni se Perëndia do të bënte për ata që ndjekin këtë proces të lexuari, të kujtuari, përsiatjeje dhe të kërkuari. Ju mund të doni ta shenjoni këtë premtim në shkrimet tuaja të shenjta. (Moroni 10:4–5 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë.)

Lexoni Moronin 10:5–7 dhe kërkoni se çfarë tjetër premtoi Moroni se mund të dimë nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Një parim të cilin mund ta mësojmë nga Moroni 10:3–7, është: Nëse kërkojmë me besim, ne mund të marrim dëshmi për Librin e Mormonit dhe për Jezu Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ju mund të doni ta shkruani këtë në shkrimet tuaja të shenjta pranë këtyre vargjeve.

  1. journal iconBëni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Shënoni se si leximi, kujtimi, përsiatja dhe lutja kanë forcuar dëshminë tuaj këtë vit për Librin e Mormonit dhe të vërtetat që ai jep mësim, ose ju kanë ndihmuar të fitoni një dëshmi për të.

    2. Mendoni kur keni ndier Frymën e Shenjtë t’ju dëshmojë për vërtetësinë e Librit të Mormonit ose për një të vërtetë tjetër të ungjillit. Është me rëndësi të kujtoni se shumica e zbulesës nuk vjen në mënyrë të bujshme. Shumë njerëz do të ndiejnë nxitje të qeta dhe të lehta nga Fryma e Shenjtë, të tilla si një ndjesi e ngrohtë, paqësore ose një siguri për të vërtetën. Shpirti mund të dëshmojë gjithashtu për të vërtetat e ungjillit rresht pas rreshti, duke na ndihmuar të mësojmë gradualisht me kohë. Shkruani rreth një rasti kur keni ndier dëshminë vërtetuese të Frymës së Shenjtë.

Moroni 10:27–29

Moroni dëshmoi se do të na takonte te shufra e gjykimit të Perëndisë

Lexoni Moronin 10:27–29 dhe shqyrtoni se si e japin mësim këto vargje parimin vijues: Ata që e kanë marrë Librin e Mormonit, do të jenë përgjegjës para Perëndisë për qëndrimin ndaj tij. Përfytyroni se keni mundësinë të takoni Moronin te shufra e gjykimit të Perëndisë. Përsiatni se çfarë do t’i thoshit atij rreth Librit të Mormonit dhe se si ka ndikuar ai në jetën tuaj.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Moroni 10:4–5

Mësimi përmendsh i Moronit 10:4–5 mund të jetë me dobi të madhe për ju në ndarjen e mesazhit të Librit të Mormonit me të tjerët. Merrni parasysh që t’i kushtoni pak kohë tani për ta mësuar fjalë për fjalë. Një mënyrë për ta bërë këtë është ta lexoni fragmentin me zë të lartë disa herë. Pastaj shkruajeni fjalë për fjalë tri herë në një copë letër ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Kur të keni mbaruar, shihni nëse mund t’i recitoni këto vargje përmendsh.

  1. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Moronin 10:1–7, 27–29 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: