Njësia 13: Dita 4
Mosia 25
Hyrje
Siç shënohet te Mosia 25, populli i Limhit dhe pasuesit e Almës udhëtuan drejt Zarahemlës për t’u bashkuar të sigurt nën sundimin e mbretit Mosia. Ndërsa këto grupe nefitësh u bashkuan, ata dalluan mirësinë e Perëndisë dhe fuqinë e Tij për t’i shpëtuar ata. Ata gjithashtu themeluan një Kishë të bashkuar. Ndërsa e studioni këtë mësim, ju mund të përfitoni nga të menduarit rreth se si e keni parë mirësinë e Perëndisë në jetën tuaj dhe bekimet që i përkasin Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit.
Mosia 25:1–13
Njerëzit e mbledhur në Zarahemla bashkohen dhe fillojnë të njihen si nefitë
Lexoni historinë vijuese rreth një të reje e cila u mbrojt ngaqë dëgjoi Shpirtin gjatë një marshimi me grupin e saj të Të Rejave:
“Rrugës së kthimit, unë isha në një grup më të ngadaltë, pesë vajza dhe udhëheqësi ynë. Ato ishin të zëna duke bërë fotografi, kështu që vendosa të vazhdoja përpara. Ndërsa eca teposhtë kodrës, dëgjova një lopë [që dukej sikurse po ngordhte]. Një zë paralajmërues, i prerë por prapëseprapë i qetë, tha: ‘Kthehu’. Unë pothuaj nuk e mora parasysh, por ai erdhi përsëri. Këtë herë e dëgjova dhe u ktheva te grupi. Ndërsa filluam për poshtë, pamë dy dema të zinj vigan që po ecnin shpejt dhe me zemërim përpjetë kodrës. Më i madhi filloi të godiste tokën me thundrat kur na pa. … Na kishte hyrë frika në palcë, por udhëheqësi ynë i priftërisë e hutoi atë dhe ne qemë në gjendje të kalonim përtej një gardhi në vend të sigurt.
Kur hymë sërish në kamp, unë kuptova se, nëse nuk do ta kisha dëgjuar paralajmërimin nga Shpirti, unë mund të isha plagosur rëndë ose madje vrarë. E dija se Ati Qiellor kujdesej për mua personalisht dhe më kishte ruajtur. I jam kaq mirënjohëse Zotit për atë paralajmërim. Kjo përvojë e forcoi dëshminë time dhe më dha një dashuri më të madhe për Zotin” (Marissa W., “Turn Back”,New Era, nëntor 2010,f. 47).
Si ndihmon në forcimin tuaj, të dëgjuarit ose të lexuarit rreth përvojave të njerëzve të tjerë që ilustrojnë mirësinë dhe fuqinë e Perëndisë?
Ndërsa populli i Limhit dhe populli i Almës u bashkuan me popullin në Zarahemla, mbreti Mosia bëri që analet e tyre t’u lexoheshin të gjithë njerëzve (shih Mosia 25:1–6). Shqyrtoni Mosian 25:7 për atë se si populli i mbretit Mosia u përgjigj kur ata dëgjuan rrëfimet e marrëdhënieve të Perëndisë me këta popuj.
-
Për secilin prej katër vargjeve te Mosia 25:8–11, shënoni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjen e njerëzve kur dëgjuan rrëfimin e vëllezërve të tyre. Për shembull, te Mosia 25:8, kur panë ata të cilët ishin çliruar nga robëria lamanite, njerëzit “u mbushën me gëzim jashtëzakonisht të madh”.
Merrni parasysh ta shkruani parimin vijues në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta pranë Mosias 25:8–11: Duke studiuar analet e marrëdhënieve të Perëndisë me të tjerët, ne mund të ndiejmë gëzim dhe mirënjohje për mirësinë e Perëndisë.
Mendoni për burime të mundshme nga të cilët ju mund të mësoni për njerëz të tjerë që e kanë provuar mirësinë e Perëndisë. Këto mund të përfshijnë shkrimet e shenjta, historinë e Kishës, revistat e Kishës, fjalimet e konferencave të përgjithshme, dokumentet e historisë suaj familjare, mbledhjet e dëshmive dhe orët mësimore të shkollës të së dielës e të priftërisë ose të Të Rejave. Mendoni për një rast kur mësuat për mirësinë e Perëndisë nga këto burime. Pastaj përsiatni mbi përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve vijuese:
-
A kam pasur ndonjë përvojë ku të mësuarit rreth mirësisë së Perëndisë ndaj të tjerëve më ndihmoi të ndieja gëzim apo mirënjohje?
-
Cilat mund të jenë disa ndikime afatgjata nëse i studioj rregullisht përvojat për mirësinë e Perëndisë në marrëdhëniet e Tij me të tjerët – qoftë në shkrimet e shenjta ose në burime të tjera?
Gjatë javës në vijim, merrni parasysh të kërkoni te një prej burimeve për të cilat menduat për një histori të mirësisë së Perëndisë që ju mbush me mahnitje, çudi, gëzim apo falënderime. Ju mund të shkruani në ditarin tuaj personal rreth asaj çfarë mësuat dhe se si ndikoi te ju. Ju gjithashtu mund ta përdorni këtë histori në një mbrëmje familjare për ta mësuar familjen tuaj rreth mirësisë së Perëndisë, ose mund ta ndani historinë me klasën tuaj të seminarit apo me një shok.
Mosia 25:14–24
Alma themelon kishat e Perëndisë në të gjithë tokën e nefitëve
Pasi Mosia përfundoi së foluri dhe së lexuari analet popullit, Alma u foli atyre. Lexoni Mosian 25:14–16 dhe përcaktoni atë çfarë dha mësim Alma. Shkruani në manual përgjigjet ndaj pyetjeve vijuese:
-
Si është ajo çfarë dha mësim Alma një përmbledhje e përshtatshme e përvojave të popullit të Limhit si edhe e pasuesve të Almës?
-
Përse mendoni që fjalët e Almës do të kishin qenë të rëndësishme që populli t’i dëgjonte pasi ata kishin dëgjuar historinë e popullit të Zenifit?
Përpara se të lexoni më tej nga Mosia 25, mendoni rreth një kohe kur morët pjesë në një lagje apo degë të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme që nuk ishte lagjja apo dega juaj ku banoni. Mendoni për ngjashmëritë që vutë re mes lagjes apo degës suaj të banimit dhe asaj që vizituat.
Lexoni Mosian 25:17–22 dhe shikoni se si u drejtua Kisha mes nefitëve në kohën e Almës. Referimi ndaj “kisha[ve]” te Mosia 25:21 është i ngjashëm me mënyrën se si u referohemi lagjeve dhe degëve në Kishë sot. Ashtu si në kohën e Almës, Perëndia thërret udhëheqës për të drejtuar Kishën e Tij sot.
Te Mosia 23:16 ju mësuat se Alma “qe kryeprifti i tyre” dhe “themeluesi i kishës së tyre” (Mosia 23:16). Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi: “Pjesa kryesore e nefitëve, nën drejtimin e mbretit të dytë Mosia, ishte ende e papërzier në tokën e Zarahemlës. Përmendja që pohon se Alma ishte themeluesi i kishës së tyre, i referohet vetëm mërgimtarëve që po arratiseshin nga toka e trashëgimit të parë të nefitëve. Me kohë, ata e gjetën rrugën e tyre të kthimit për në pjesën kryesore të Kishës dhe Alma u shugurua si kryeprifti i Kishës në të gjitha tokat e zotëruara nga nefitët” (Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr., 5 vëll. [1957–1966], 3:39-40).
-
Shkruani përgjigje të shkurtra për secilën prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Në çfarë mënyrash Kisha nefite i ngjante Kishës sot?
-
Përse mendoni se është e rëndësishme që udhëheqësit u thirrën nga Alma, i cili kishte autoritet nga Perëndia?
-
Përse është e rëndësishme për udhëheqësit që t’u japin mësim të njëjtat të vërteta të gjithë anëtarëve të Kishës në mbarë botën?
-
Teksa lexoni Mosian 25:23–24, kërkoni fraza që portretizojnë ata që iu bashkuan Kishës së Krishtit, të cilat përshkruajnë edhe anëtarët e Kishës së Zotit sot. Një parim që mësojmë nga këto vargje, është: Ndërsa marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe jetojmë në përputhje me të, Zoti do të derdhë Shpirtin e Tij mbi ne.
-
Shkruani përgjigje për pyetjet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si zbatohen edhe për anëtarët e Kishës sot frazat te Mosia 25:23–24 që portretizojnë anëtarët nefitë të Kishës?
-
Si mund të shkaktojë ndryshim në mendimet tuaja dhe zgjedhjet e përditshme që bëni, të kujtuarit se keni marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit?
-
Vini re te Mosia 25:24 se “Zoti derdhi mbi [popullin e Tij] Shpirtin e tij”. Plaku Jozef B. Uirthlin, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi vlerën e dhuratës së Frymës së Shenjtë për anëtarët e Kishës:
“Dhurata e Frymës së Shenjtë, e cila është e drejta për ta marrë Frymën e Shenjtë si shoqërues të vazhdueshëm, merret vetëm me kushtin e besimit në Krisht, pendimit, pagëzimit me zhytje dhe vënies së duarve nga shërbëtorë të autorizuar të cilëve u është dhuruar Priftëria Melkizedeke. Është dhurata më e çmuar e mundësuar vetëm për anëtarët e denjë të Kishës së Zotit.
… Është burimi i dëshmisë dhe dhuratave shpirtërore. Ajo ndriçon mendjet, i mbush shpirtrat tanë me gëzim, na mëson të gjitha gjërat dhe na sjell në kujtesë njohuri të harruar. Gjithashtu Fryma e Shenjtë ‘do [të na] tregojë të gjitha gjërat që duhet të bë[jmë]’ [2 Nefi 32:5]” (“The Unspeakable Gift”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 26).
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Në çfarë mënyrash pjesëmarrja juaj në Kishën e Jezu Krishtit ju ndihmon të ndieni Shpirtin?
-
Çfarë mund të bëni për të rritur besnikërinë dhe veprimet tuaja të drejta në mënyrë që të ndiheni edhe më pranë Shpirtit?
-
Kërkoni një mundësi për të ndarë me dikë se si dhurata e Frymës së Shenjtë e ka bekuar jetën tuaj. Bekimet që keni përjetuar përmes Frymës së Shenjtë, mund të rriten ndërsa përpiqeni të jeni të denjë për shoqërimin e Tij.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Mosian 25 dhe e përfundova mësimin më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: