Seminari
Hyrje në Zotërimin e Shkrimit të Shenjtë


Hyrje në Zotërimin e Shkrimit të Shenjtë

Seminaret dhe Institutet e Fesë kanë përzgjedhur 25 fragmente të zotërimit të shkrimit të shenjtë për secilin nga katër kurset e studimit në seminar. Këto 100 fragmente përbëjnë një bazë të rëndësishme nga shkrimet e shenjta për ta kuptuar e shpërndarë ungjillin dhe për ta forcuar besimin.

Ju nxiteni që të zhvilloni një zotërim të këtyre fragmenteve. Zotërimi i fragmenteve të shkrimit të shenjtë përfshin sa vijon:

  • Gjetjen e vendndodhjes së vargjeve duke ditur referencat shoqëruese të shkrimit të shenjtë

  • Të kuptuarin e kontekstit dhe të përmbajtjes së fragmenteve të shkrimit të shenjtë

  • Të zbatuarin e doktrinave dhe parimeve të ungjillit të dhëna mësim në fragmentet e shkrimit të shenjtë

  • Të mësuarin përmendsh të fragmenteve

Në këtë udhëzues të studimit ju do të studioni secilin prej 25 fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë, siç dalin gjatë kursit të studimit të Doktrinës e Besëlidhjeve dhe historisë së Kishës. Zotërimi i fragmenteve të shkrimit të shenjtë kërkon përpjekje nga ana juaj. Vazhdueshmëria dhe përsëritja në të mësuarin e zotërimit të shkrimit të shenjtë do t’ju ndihmojnë të ruani të vërteta në kujtesën tuaj afatgjatë për përdorim të ardhshëm. Ju mund të vendosni të shpenzoni disa minuta çdo ditë duke rishikuar fragmente të zotërimit të shkrimit të shenjtë. Kërkoni mundësi për t’i përdorur ato teksa ua shpjegoni të tjerëve doktrinat bazë të ungjillit.