Seminari
Njësia 28: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 130:12–21


Njësia 28: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 130:12–21

Hyrje

Ky mësim përfshin doktrina që Profeti Jozef Smith i dha mësim në një mbledhje të Kishës në Ramus të Ilinoisit, më 2 prill 1843. Këto udhëzime shënohen te Doktrina e Besëlidhje 130. Profeti dha mësim rreth ngjarjeve të ardhshme, përfshirë Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Ai gjithashtu dha mësim rreth aftësisë sonë për të fituar njohuri e inteligjencë pasi vdesim dhe shpjegoi se si mund t’i marrim bekimet e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 130:12–17

Jozef Smithi jep mësim rreth Ardhjes së Dytë

A keni dashur ndonjëherë ta dini me saktësi kur do të ndodhë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit?

Shumë njerëz të tjerë e kanë pyetur veten për të njëjtën gjë. Në kohën e Jozef Smithit, një predikues i krishterë, i famshëm, i quajtur Uilliam Miller shpalli se Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit do të ndodhte më 3 prill 1843. Një ditë përpara datës së parashikuar nga Milleri për Ardhjen e Dytë, Profeti Jozef Smith u foli shenjtorëve në Ramus të Ilinoisit dhe përmendi se ai ishte lutur të dinte kohën e Ardhjes së Dytë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 130:14–17, duke kërkuar atë që mësoi Jozef Smithi kur u lut rreth kohës së Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.

Vini re se Zoti nuk ia zbuloi Jozef Smithit datën e saktë të Ardhjes së Dytë. Për më tepër, Ai e udhëzoi Jozefin: “Mos më shqetëso më për këtë çështje” (DeB 130:15). Shikojini referencat e shkrimeve të shenjta te Doktrina e Besëlidhje 130:15, shënimin a në fund të faqes. Këto fragmente theksojnë më tej se askush nuk e di me saktësi kur do të kthehet Shpëtimtari.

Në thënien vijuese, nënvizoni atë që tha Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth atij që e di se kur do të ndodhë Ardhja e Dytë:

Plaku M. Rasëll Ballard

“Unë jam thirrur si një nga Apostujt për të qenë një dëshmitar i veçantë i Krishtit në këto kohë emocionuese, sprovuese dhe nuk e di se kur do të vijë Ai përsëri. Për aq sa e di unë, asnjëri prej vëllezërve të mi në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve ose madje në Presidencën e Parë nuk e di. Dhe me përulësi do të sugjeroja që, nëse ne nuk e dimë, atëherë askush nuk e di, pavarësisht nga sa bindëse janë argumentet e tyre apo sa të arsyeshme janë llogaritjet e tyre. Shpëtimtari tha që ‘atë ditë dhe orë, askush s’e di; jo, as engjëjt e Perëndisë në qiell, por vetëm Ati im’ [Joseph Smith – Mateu 1:40].

Unë besoj se kur Zoti thotë ‘askush’ nuk e di, Ai me të vërtetë do të thotë që askush nuk e di. Ne duhet të jemi jashtëzakonisht vigjilentë ndaj kujtdo që shpall se është një përjashtim ndaj dekretit hyjnor” (“When Shall These Things Be?” Ensign, dhjetor 1996, f. 56).

Nga Doktrina e Besëlidhje 130:14–17 dhe thënia e Plakut Ballard, ne mësojmë se vetëm Perëndia e di kohën e saktë se kur do të ndodhë Ardhja e Dytë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si mund t’ju ndihmojë të kujtuarit e kësaj të vërtete që të mos çoheni në udhë të gabuar nëpërmjet pretendimeve të rreme?

Doktrina e Besëlidhje 130:18–19

Jozef Smithi jep mësim rreth rëndësisë së fitimit të dijes dhe inteligjencës në këtë jetë

Përfytyroni sikur po largoheni nga shtëpia dhe po shkoni diku ku nuk keni qenë kurrë më parë. Ju lejohet të merrni vetëm aq sa do të nxërë një valixhe. Çfarë do të paketonit në valixhen tuaj?

valixhe

Po sikur vendmbërritja juaj të jetë bota shpirtërore (vendi ku shpirtrat tanë shkojnë pasi vdesim)? Cilët prej artikujve që zgjodhët t’i paketonit në valixhen tuaj, do të ishit në gjendje t’i merrnit me vete kur të vdisni?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 130:18–19, duke kërkuar atë që mund të marrim me vete nga kjo jetë kur të vdesim.

Sipas vargjeve 18–19, çfarë do të jetë me ne pasi të vdesim? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, plotësoni parimin vijues: Çfarëdo dhe që fitojmë në këtë jetë, ngrihet me ne në ringjallje.

Plaku Nil A. Maksuell

Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na ndihmoi të kuptojmë domethënien e fjalës inteligjencë në këto vargje: “Nëse përsiatim thjesht se çfarë do të jetë ajo që do të ngrihet me ne në ringjallje, duket e qartë që inteligjenca jonë do të ngrihet me ne, domethënë jo thjesht aftësia jonë e inteligjencës, por edhe aftësia jonë për ta pranuar dhe për ta zbatuar të vërtetën. Talentet, cilësitë dhe aftësitë tona do të ngrihen me ne; sigurisht edhe aftësia jonë për të mësuar, shkalla jonë e vetëdisiplinës dhe aftësia jonë për të punuar” (We Will Prove Them Herewith [1982], f. 12).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 130:19, si mund të fitojmë dije dhe inteligjencë më të madhe?

    2. Kur keni fituar dije ose inteligjencë nëpërmjet zellit dhe bindjes suaj? Çfarë përjetuat?

Vëreni se sipas vargut 19, ata që fitojnë më shumë dije dhe inteligjencë në këtë jetë, do të kenë një përparësi në botën që vjen. Kjo do të thotë që çfarë mësojmë në këtë jetë, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht, do të jetë e dobishme për ne gjatë gjithë përjetësisë. Ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë mbi dijen që fitojmë në këtë jetë, për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani një synim që mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë dije dhe inteligjencë.

Doktrina e Besëlidhje 130:20–21

Jozef Smithi shpjegon se si i fitojmë bekimet

Përfytyroni sikur doni ta përmirësoni bukurshkrimin tuaj, kështu që vendosni të vraponi pesë kilometra, pesë ditë në javë, për një muaj. Si do të ndikojë ky ushtrim në bukurshkrimin tuaj?

stilograf dhe letër

Nëse doni ta përmirësoni bukurshkrimin tuaj, çfarë duhet të bëni?

Ashtu siç na duhet të kuptojmë se si t’i marrim rezultatet që dëshirojmë, ashtu na duhet të kuptojmë se si t’i fitojmë bekimet që Ati Qiellor dëshiron të na japë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 130:20–21, duke kërkuar mënyrën se si mund t’i fitojmë bekimet që Ati Qiellor dëshiron të na japë. Mund të jetë e dobishme të dini se fjala bazohet do të thotë “mbështetet” dhe se fraza “shpallur në mënyrë të pakthyeshme” do të thotë që një ligj është i përhershëm dhe i pandryshueshëm.

Nisur nga ajo që mësuat në vargjet 20–21, plotësoni parimin vijues: Nëse duam të fitojmë një , atëherë ne duhet .

Për t’ju ndihmuar që ta kuptoni më tej këtë parim, plotësoni tabelën vijuese. Lexojini fragmentet e shkrimit të shenjtë dhe më pas përcaktoni ligjin dhe një bekim që e shoqëron atë, të përshkruar në secilin fragment.

Fragmenti i Shkrimit të Shenjtë

Ligji

Bekimi

DeB 10:5

2 Nefi 32:3

Malakia 3:8–10; DeB 64:23

DeB 89:18–21

  1. ikona e ditaritPlotësojini detyrat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese: Çfarë bekimesh keni marrë për shkak se iu bindët një ligji?

    2. Mendoni rreth bekimeve që doni të fitoni. Shkruani se çfarë ligji ose ligjesh do t’ju nevojitet t’i bindeni që të mund t’i merrni ato bekime. (Ju mund të përdorni mjete ndihmëse për studimin e shkrimeve të shenjta, si Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose Topical Guide [Udhëzuesin Tematik], që t’ju mbështetin për të gjetur ligje të cilat ndihmojnë në sjelljen e bekimeve. Është e rëndësishme të kuptojmë se disa ligje dhe bekime janë shumë të veçanta, ndërkohë që të tjerat janë më të përgjithshme. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se disa bekime të premtuara mund të vijnë në jetën pas vdekshmërisë.)

Rishikojini doktrinat dhe parimet që keni zbuluar te Doktrina e Besëlidhje 130. Përsiatini këto doktrina e parime teksa lexoni thënien vijuese nga Presidenti Brigam Jang lidhur me aftësinë e Profetit Jozef Smith për t’i shpjeguar gjërat e Perëndisë: “Shkëlqimi i lavdisë së karakterit të Vëllait Jozef Smith ishte që ai mund t’i thjeshtonte gjërat qiellore deri në kuptueshmërinë e njerëzve. Kur u predikonte njerëzve – u zbulonte gjërat e Perëndisë, vullnetin e Perëndisë, planin e shpëtimit, qëllimet e Jehovait, marrëdhënien që kemi me të dhe gjithë qeniet qiellore – ai i thjeshtonte mësimet e tij sipas aftësisë mendore të çdo burri, gruaje dhe fëmije, duke i bërë aq të qarta sa një udhë e përcaktuar mirë. Kjo duhej ta kishte bindur çdo njeri, që e dëgjoi ndonjëherë atë, për autoritetin dhe fuqinë e tij hyjnore, sepse asnjë njeri tjetër nuk ishte i aftë të jepte mësim si mundej ai dhe asnjë njeri nuk mund t’i zbulojë gjërat e Perëndisë, përveçse nëpërmjet zbulesave të Jezu Krishtit” (Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young [1997], f. 347).

  1. ikona e ditaritPërgjigjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si e forcojnë dëshminë tuaj për thirrjen e Jozef Smithit parimet te Doktrina e Besëlidhje 129–130?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 130:12–21 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: