Njësia 15: Dita 1
Doktrina e Besëlidhje 65–66
Hyrje
Më 12 shtator 1831, Jozef Smithi dhe familja e tij u shpërngulën nga Kirtlandi në Ohajo për në Hajrëm të Ohajos, rreth 48 kilometra në juglindje të Kirtlandit. Ata e bënë këtë në përgjigje të këshillës nga Zoti (shih DeB 63:65). Profeti dhe familja e tij u shpërngulën me familjen e Xhon dhe Alisa Xhonsonit, të sapokthyer në besim në Kishë. Një arsye madhore për shpërnguljen nga Kirtlandi ishte rifillimi i punës për përkthimin e frymëzuar të Biblës, (shpesh i referuar si Përkthimi prej Jozef Smith-it ose PJS). Sapo arriti në Hajrëm, Jozefi e rifilloi atë punë. Më 30 tetor 1831, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 65. Në këtë zbulesë Zoti jep mësim se ungjilli do të përhapet kudo në tokë në përgatitje për Ardhjen e Tij të Dytë dhe se Shenjtorët duhet të luten për rritjen e mbretërisë së Perëndisë.
Uilliam E. Mek-Lelini u pagëzua më 20 gusht 1831. Shpejt pas kësaj, ai u shugurua plak dhe e shoqëroi Hajrëm Smithin për disa javë si misionar. Në tetor ai udhëtoi për në Ohajo për një konferencë të Kishës. Ndërkohë që ishte atje, u takua me Profetin Jozef Smith. Nëpërmjet Profetit, Zoti i dha Uilliamit udhëzime dhe paralajmërime që ta ndihmonte të qëndronte besnik dhe përfundimisht të merrte jetën e përjetshme. Kjo zbulesë është shënuar te Doktrina e Besëlidhje 66.
Doktrina e Besëlidhje 65
Zoti shpall se ungjilli do të mbushë tokën
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta renditni disa gjëra për të cilat ju luteni rregullisht.
Doktrina e Besëlidhje 65 është një zbulesë për lutjen. Ndërsa studioni këtë zbulesë, ju do të gjeni këshilla nga Zoti rreth diçkaje për të cilën ne duhet të lutemi – veçanërisht kur dëshmojmë përmbushjen e ngjarjeve të profetizuara se do të ndodhnin në ditët e mëvonshme.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 65:1–2 duke kërkuar mënyrën se si e përshkroi Zoti përhapjen e ungjillit. Ju mund të doni të shenjoni se ku tha Zoti që do të shkonte ungjilli i Jezu Krishtit.
Vini re se Zoti tha që “çelësat e mbretërisë së Perëndisë i jepen njeriut në tokë” (DeB 65:2). Fraza “çelësat e mbretërisë” i referohet autoritetit të priftërisë për të kryesuar dhe për të autorizuar administrimin dhe kryerjen e ordinancave të priftërisë në Kishë. Me këto çelësa priftërie, Presidenti i Kishës udhëheq përpjekjet tona për të predikuar ungjillin.
Çfarë dini rreth interpretimit të Danielit për ëndrrën e mbretit Nebukadnetsar, të shënuar te Danieli 2 në Dhiatën e Vjetër?
Ju mund të doni të kujtoni se mbreti Nebukadnetsar kishte qenë i shqetësuar nga një ëndërr dhe se Zoti ia zbuloi ëndrrën dhe kuptimin e saj profetit Daniel. Në ëndërr, një figurë e madhe, e cila përfaqësonte mbretëri të ndryshme politike, u shkatërrua nga një gur i shkëputur nga mali, por jo nga dora e njeriut. Guri u nis i vogël, por u zmadhua derisa mbushi tërë tokën. (Shih Daniel 2:31–45.)
Te Doktrina e Besëlidhje 65:2 fraza “mbretërisë së Perëndisë” i referohet mbretërisë së Perëndisë në tokë – Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (shih Doktrina e Besëlidhje 65:5–6). Ju mund të doni ta shkruani këtë në shkrimet tuaja të shenjta pranë vargut 2.
Lexoni thënien vijuese nga Presidenti Gordon B. Hinkli duke kërkuar atë që tha ai rreth mbretërisë së Perëndisë:
“Ne jemi qytetarë në mbretërinë më të madhe në tokë – një mbretëri jo e drejtuar nga urtësia e njeriut, por e udhëhequr nga Zoti Jezu Krisht. Prania e saj është e vërtetë. Fati i saj është i qartë. Kjo është mbretëria për të cilën foli profeti Daniel – një gur, ashtu siç ishte, që duhej të shkëputej pa duar nga mali dhe të përhapej e të mbushte tokën. (Shih Daniel 2:34–35.)
Asnjë njeri i vdekshëm nuk e krijoi këtë mbretëri. Ajo erdhi nëpërmjet zbulesës nga kreu i saj hyjnor. Dhe që prej fillimit të saj në ditët e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ajo ka shkuar përpara si një top bore që rrokulliset duke u bërë masiv” (“Pillars of Truth”, Ensign, janar 1994, f. 4).
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Në çfarë mënyrash e shihni profecinë e Danielit të përmbushet sot? Si e forcon kjo dëshminë tuaj për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
-
Çfarë do të thotë për ju të jeni pjesë e mbretërisë së Perëndisë në tokë?
-
Lexoni thënien në vijim nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe mendoni rreth mënyrës se si mund ta plotësoni fjalinë e fundit:
“A keni menduar ndonjëherë rreth arsyes përse u dërguat në tokë në këtë kohë të veçantë? Ju nuk u lindët gjatë kohës së Adamit dhe Evës, ose ndërsa faraonët sundonin Egjiptin apo gjatë dinastisë Ming. Ju keni ardhur në tokë në këtë kohë, 20 shekuj pas ardhjes së parë të Krishtit. Priftëria e Perëndisë është rivendosur në tokë dhe Zoti e ka shtrirë dorën e Tij që ta përgatitë botën për kthimin e Tij të lavdishëm. Këto janë ditët e mundësive të mëdha dhe të përgjegjësive të rëndësishme. Këto janë ditët tuaja.
Me pagëzimin tuaj, ju shpallët besimin tuaj në Jezu Krisht. … Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të …” (“Ta Përgatitësh Botën për Ardhjen e Dytë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 49).
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 65:3–4 duke kërkuar përgjegjësitë që keni ju si anëtar i mbretërisë së Perëndisë në tokë.
Te vargu 3, fraza “përgatisni ju darkën e Qengjit” i referohet përgjegjësisë sonë për ta përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në shkrimet tuaja të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 65:3–4: Ne kemi përgjegjësinë që ta përgatitim veten tonë dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë të Zotit Jezu Krisht.
Plaku Andersen dëshmoi për këtë të vërtetë. Ai e përfundoi fjalinë e fundit në thënien më sipër me këto fjalë: “Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të ndihmoni në përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit” (“Ta Përgatitësh Botën për Ardhjen e Dytë”, f. 49).
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Ndërsa mendoni rreth përgjegjësisë suaj për ta përgatitur veten tuaj dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, çfarë mendimesh dhe ndjenjash keni?
-
Te Doktrina e Besëlidhje 65:4 vini re se ne duhet “[të bëjmë] të njohura veprat e mrekullueshme [të Zotit] mes njerëzve”. Cilat janë disa mënyra se si mund ta bëni këtë?
-
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 65:5–6 dhe shenjoni të paktën tri gjëra për të cilat duhet të lutemi.
Si mund t’ju ndihmojë të luturit për këto gjëra, që të përgatitni veten tuaj dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë?
Lexoni thënien e mëposhtme nga Presidenti Tomas S. Monson. Shihni për diçka që Presidenti Monson na kërkoi të lutemi vazhdimisht dhe mendoni për mënyrën se si lutje të tilla mund të ndihmojnë që ta përgatitin botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.
“Do t’ju kërkoja që besimi dhe lutjet tuaja të vazhdojnë të ofrohen në emër të atyre zonave ku ndikimi ynë është i kufizuar dhe ku ne nuk lejohemi ta ndajmë ungjillin lirisht në këtë kohë. Kjo do të ndodhë përsëri ndërsa lutemi me besim” (“Mirësevini në Konferencë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 6).
-
Nisur nga ajo që keni mësuar te Doktrina e Besëlidhje 65, shkruani rreth një gjëje që do të bëni për të ndihmuar veten tuaj dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.
Doktrina e Besëlidhje 66
Zoti e këshillon Uilliam E. Mek-Lelinin të vazhdojë besnik deri në fund
Uilliam Mek-Lelini ishte lutur në fshehtësi, duke kërkuar që Zoti t’u jepte përgjigje pesë pyetjeve të veçanta nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Pa i treguar pyetjet, Uilliami kërkoi një zbulesë. Më 29 tetor 1831, ndërsa Profeti Jozef diktonte zbulesën që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 66, Uilliami zbuloi që secila prej pyetjeve të tij kishte marrë përgjigje.
Edhe pse Uilliam Mek-Lelin nuk qëndroi besnik, kur shkroi 10 vjet pasi e kishte lënë Kishën, ai nuk mund ta mohonte se Profeti Jozef Smith kishte qenë i frymëzuar. Ai shënoi sa vijon lidhur më këtë zbulesë: “Tani unë dëshmoj me frikë ndaj Perëndisë, se çdo pyetje që unë kisha bërë në veshët e Zotit të Sabaothit, mori përgjigje për kënaqësinë time të plotë dhe tërësore. E dëshiroja si një dëshmi për frymëzimin e Jozefit. Edhe sot e kësaj dite, e konsideroj atë si një provë që nuk mund ta hedh poshtë” (në Jan Shipps and John W. Welch, bot., The Journals of William E. McLellin, 1831–1836 [1994], f. 57).
Ndërsa studioni Doktrinën e Besëlidhjet 66, kërkoni premtimet nxitëse që Zoti i dha Uilliam E. Mek-Lelinit. Gjithashtu kërkoni fjalë qortimi dhe paralajmërimi.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani një prej premtimeve dhe një prej paralajmërimeve që Zoti ia dha Vëllait Mek-Lelin, duke përfshirë numrat e vargjeve ku gjenden ato. Më pas shkruani një ose dy fjali, duke shpjeguar se çfarë ju mësojnë për Zotin premtimi dhe paralajmërimi.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 65–66 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: