Njësia 21: Dita 4
Doktrina e Besëlidhje 101:17–42
Hyrje
Më 16 dhe 17 dhjetor 1833, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë lidhur me shenjtorët në Misuri, të cilëve iu desh të largoheshin nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar përndjekjes së ashpër. Shumë prej atyre shenjtorëve ishin detyruar të linin prapa të gjitha zotërimet e tyre. Zbulesa që mori Profeti Jozef Smith, e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 101, përfshihet në tri mësime. Ky mësim i dytë përfshin përshkrimin e Zotit për kushtet gjatë Mijëvjeçarit. Ai përfshin edhe fjalë ngushëllimi dhe këshille për shenjtorët në Misuri.
Doktrina e Besëlidhje 101:17–34
Zoti përshkruan kushtet gjatë Mijëvjeçarit
Mendoni për disa ngjarje të ardhshme për të cilat po përgatiteni. Përse bëni përpjekje që të jeni të përgatitur për ato ngjarje?
Doktrina e Besëlidhje 101 përmban udhëzime mbi përgatitjen për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit dhe Mijëvjeçarin (periudha e paqes që do të fillojë kur Krishti të kthehet për të mbretëruar personalisht mbi tokë). Nga Doktrina e Besëlidhje 101:17–21, ne mësojmë se premtimi i Zotit për të mbledhur shenjtorët në qytetin e Sionit në kontenë Xhekson, “mbahet pezull [përkohësisht i ndërprerë], ndërsa njerëzit kënaqen me dhuratën e madhe dhe me përgjegjësitë që lidhen me të. Ndërkohë, të ndershmit në zemër janë duke u mbledhur në luginat e Maleve Shkëmbore [dhe në kunjet kudo nëpër botë]. … Tempuj janë ngritur. … Por Sioni ende do të ngrihet në vendin e zgjedhur” (James E. Talmage, Articles of Faith, bot. i 12-të [1924], f. 353).
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 101:22–23, duke kërkuar diçka që Zoti u tha shenjtorëve të bënin që të përgatiteshin për Ardhjen e Tij të Dytë. (Te vargu 23, fraza “për zbulesën që do të vijë” i referohet Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Edhe referenca për heqjen e velit lidhet me Ardhjen e Dytë – me kohën kur të gjithë banorët e tokës do ta shohin Shpëtimtarin.)
Plotësojeni thënien vijuese duke u bazuar te Doktrina e Besëlidhje 101:22–23: Ne mund të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit duke në emrin e Tij, duke jetuar sipas parimeve të ungjillit, së bashku, dhe në vende të shenjta.
-
Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Kur e keni ndier se ishit në një vend të shenjtë?
-
Si ju ndihmon mbledhja në vende të shenjta me shenjtorë të tjerë të ditëve të mëvonshme që të përgatiteni për Ardhjen e Dytë të Zotit?
-
Doktrina e Besëlidhje 101:24–34 i referohet shkatërrimit të të ligjve në kohën e Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit dhe kushteve që do të ekzistojnë në tokë gjatë Mijëvjeçarit. Për shembull, te vargjet 32–34 ne lexojmë se Zoti do të zbulojë gjëra të fshehura rreth tokës, të tilla si krijimin e saj dhe rreth qiejve. (Fjala armiqësi në vargun 26 i referohet urrejtjes ose kundërshtisë.)
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni dy ose tre nga kushtet te Doktrina e Besëlidhje 101:24–34, të cilat do të ishit veçanërisht i lumtur që t’i përjetonit. Shpjegoni përse këto kushte do të ishin domethënëse për juve.
Doktrina e Besëlidhje 101:35–38
Zoti i siguron shenjtorët në Misuri se, nëse ata durojnë me besim, ata do të marrin përfundimisht nga lavdia e Tij
Kur Zoti dha zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 101:24–34, shenjtorët në Misuri kishin përjetuar vështirësi të jashtëzakonshme, duke përfshirë dhunën fizike, humbjen e shtëpive dhe të zotërimeve të tyre dhe kushtet e motit të ftohtë.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 101:35–38 dhe përcaktojini parimet dhe këshillat që Zoti ua dha shenjtorëve në Misuri për t’i ngushëlluar dhe forcuar në sprovat e tyre.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një nga këshillat që Zoti ua dha shenjtorëve te vargjet 35–38. Pastaj shpjegoni se si kjo këshillë mund t’i ngushëllonte shenjtorët në Misuri.
Plotësojeni parimin vijues duke u bazuar në atë që keni mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 101:35: Ata që për hir të emrit të Shpëtimtarit dhe do të marrin nga lavdia e Perëndisë.
Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit e ndjekin Atë gjithmonë, edhe kur ata përndiqen për shkak të besimit të tyre. Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë, tregoi ngjarjen e mëposhtme rreth dy shenjtorëve të ditëve të mëvonshme që jetuan në Meksikë në fillim të viteve 1900. Në vitin 1915, ata u kapën nga një grup i dhunshëm ushtarësh. Ndërsa lexoni rrëfimin, vini re se si këta dy shenjtorë të ditëve të mëvonshme qenë shembuj të durimit të përndjekjes me besim.
“Rafael Monroi ishte presidenti i degës së vogël të San-Markos në Meksikë dhe Vicente Moralesi qe këshilltari i tij i parë. … Atyre iu tha se do të liroheshin, nëse do t’i dorëzonin armët e tyre dhe do të hiqnin dorë nga feja e tyre e çuditshme. Vëllai Monroi u tha rrëmbyesve të tij se ai nuk kishte asnjë armë dhe thjesht nxori nga xhepi i tij Biblën dhe Librin e Mormonit. Ai tha: ‘Zotërinj, këto janë të vetmet armë që mbaj gjithmonë; ato janë armët e së vërtetës kundër të gabuarës’.
Kur nuk u gjet asnjë armë, vëllezërit u torturuan mizorisht për t’i bërë të tregonin se ku ishin fshehur armët. Por armë nuk kishte. Pastaj, nën mbikëqyrjen e rojeve ata u çuan në periferi të qytetit të vogël, ku rrëmbyesit e tyre i vendosën te një pemë e madhe frashëri përpara një toge ekzekutimi. Oficeri në detyrë u ofroi atyre liri nëse do ta braktisnin fenë e tyre dhe do të bashkoheshin [me ushtarët], por Vëllai Monroi u përgjigj: ‘Feja ime është më e shtrenjtë sesa jeta ime për mua dhe nuk mund ta braktis atë’.
Pastaj atyre iu tha se do t’i pushkatonin dhe i pyetën nëse ndonjëri kishte ndonjë kërkesë për të bërë. Vëllai Rafael kërkoi që atij t’i jepej leja për t’u lutur përpara se të ekzekutohej. Atje, në praninë e ekzekutuesve të tij, ai u gjunjëzua dhe, me një zë që të gjithë mund ta dëgjonin, u lut që Perëndia do t’i bekonte dhe mbronte njerëzit e tij të dashur dhe do të kujdesej për degën e vogël që po kalonte vështirësi, e cila do të lihej pa një udhëheqës. Kur e përfundoi lutjen e tij, ai përdori fjalët e Shpëtimtarit kur Ai qe varur në kryq dhe u lut për ekzekutuesit e tij: ‘O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë’. [Lluka 23:34.] Pas lutjes, toga e ekzekutimit i qëlloi të dy, Vëllain Monroi dhe Vëllain Morales” (“Discipleship”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 21–22; bazuar në Rey L. Pratt, “A Latter-day Martyr”, Improvement Era, qershor 1918, f. 720–726).
Mendoni për ato raste kur ju jeni përndjekur (tallur ose ngacmuar), për shkak të besimit tuaj te Jezu Krishti dhe Kisha e Tij.
-
Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur njerëzit përndiqen për shkak të besimit të tyre te Jezu Krishti dhe Kisha e Tij, si mund të përgjigjen ata me besim?
Mendoni për disa prej përdorimeve të kripës. Për shembull, ajo mund të përdoret që t’i japë shije dhe ta ruajë ushqimin e të shërojë plagët si një dezinfektues. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 101:39 dhe përcaktoni njerëzit që Zoti i krahasoi me kripën.
Përsiatni përse njerëzit që vijnë në ungjill dhe bëjnë besëlidhje me Zotin, mund të quhen “kripa e tokës”.
Vini re te vargu 39 se Zoti i quajti edhe anëtarët e Kishës “shija e njerëzve”. Fjala shije i referohet një arome apo cilësie të veçantë. Çfarë mendoni se do të thotë të jesh shija e njerëzve?
Thënia vijuese nga Plaku Karlos E. Esei, i Të Shtatëdhjetëve, mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se çfarë do të thotë të jesh shija e njerëzve: “Kur Zoti përdori shprehjen ‘shija e njerëzve’, Ai po fliste për ata që e përfaqësojnë Atë. Ai po iu referohej atyre që janë penduar, që janë pastruar në ujërat e pagëzimit dhe që kanë besëlidhur të marrin mbi vete emrin e Tij dhe kauzën e Tij. Për më tepër, Ai po fliste për ata që do të ndanin me anë të besëlidhjes fuqinë e Tij të priftërisë. Ai po fliste për ju dhe mua” (“Salt of the Earth: Savor of Men and Saviors of Men”, Ensign, maj 1980, f. 42).
Frazat “kripa e tokës” dhe “shija e njerëzve” na mësojnë që, si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit, ne kemi përgjegjësinë që t’i ndihmojmë të gjithë njerëzit në tokë të marrin bekimet e Perëndisë (shih Abraham 2:8–11).
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 101:40–42 duke kërkuar paralajmërimet dhe premtimet e Zotit.
Vini re se vargu 40 përfshin frazën “në qoftë se kripa e tokës e humbet shijen e saj”. Kripa nuk e humbet shijen e saj me kalimin e kohës. Ajo e humbet shijen kur përzihet me substanca të tjera dhe ndotet nga ato. Plaku Asaj dha mësim: “Një njeriu i ikën shija dhe cilësia kur ai e ndot mendjen e tij me mendime të papastra, e përdhos gojën e tij duke folur më pak se të vërtetën dhe e keqpërdor forcën e tij duke bërë vepra të liga” (“Salt of the Earth”, f. 42).
Doktrina e Besëlidhje 101:40–42 na ndihmon të mësojmë se, që t’i ndihmojmë njerëzit në tokë për të marrë bekimet e Perëndisë, ne duhet të pendohemi për mëkatet tona dhe të jemi të përulur. Ju mund të doni ta shkruani këtë të vërtetë në shkrimet tuaja të shenjta.
-
Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si ju ndihmojnë mësimet e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 101:39–42 për të kuptuar atë që Ai pret prej jush?
-
Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si mëkati mund të na pengojë nga bekimi [që mund t’u japim] njerëzve të tokës?
-
Çfarë do të bëni për ta shmangur të qenit i ndotur nga mëkati?
-
Mendoni nëse mëkatet po e ndotin jetën tuaj. Pendohuni për ato mëkate me qëllim që të bëheni të pastër përpara Zotit dhe që të jeni më të efektshëm për t’i ndihmuar të tjerët të marrin bekimet e Tij.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 101:17–42 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: