Seminari
Njësia 20: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 94–96


Njësia 20: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 94–96

Hyrje

Zoti e dha zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 94 më 2 gusht 1833 dhe i drejtoi shenjtorët që të projektonin qytetin e Kirtlandit në Ohajo, të ngjashëm me qytetin e Sionit në Misuri. Zoti gjithashtu i urdhëroi shenjtorët të ngrinin një shtëpi (një godinë administrimi të Kishës) për Presidencën e Parë dhe një shtypshkronjë, përveç tempullit, për të cilin Ai i kishte urdhëruar më parë shenjtorët që ta ndërtonin. Dy muaj më parë, më 1 qershor 1833, Profeti Jozef Smith kishte marrë zbulesën që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 95, në të cilën Zoti i ndëshkoi shenjtorët që po e vononin ndërtimin e tempullit. Doktrina e Besëlidhje 96 përmban udhëzimin e Zotit për të caktuar Njull K. Uitnin që të “ngarkohet me përgjegjësi” (DeB 96:2) për pronën në të cilën tempulli i Kirtlandit do të ndërtohej.

Doktrina e Besëlidhje 94

Zoti i urdhëron shenjtorët të ndërtojnë dy shtëpi dhe ripohon nevojën për ta ndërtuar tempullin

ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit

Përfytyroni sikur keni mundësinë për të udhëtuar përmes një shteti me shumë qytete. Teksa udhëtoni, ju vini re se ka një stadium sportiv në qendër të çdo qyteti. Çfarë mund të sugjerojë kjo rreth popullit të këtij shteti?

Nëse ju do të projektonit një qytet të madh, çfarë do të vendosnit në qendër të qytetit? Përse?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 94:1–2, duke kërkuar mënyrën se si Zoti e drejtoi që të projektohej qyteti i kunjit të Sionit në Kirtland të Ohajos.

Çfarë thotë kjo rreth rëndësisë së tempullit për Zotin?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 94:3, 10 dhe përcaktoni dy godina të tjera që Zoti i urdhëroi shenjtorët t’i ndërtonin në Kirtland.

Urdhërimi për t’i ndërtuar këto godina tregon rëndësinë që Zoti e vë mbi ordinancat e tempullit, punën e Presidencës së Parë për marrjen e zbulesave dhe për shërbesën ndaj Kishës, dhe botimin e shkrimeve të shenjta dhe të veprave të tjera që i urdhëron Zoti.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 94:6–8, 12, duke kërkuar fraza që përçojnë shenjtërinë e këtyre godinave.

Zoti i udhëzoi Hajrëm Smithin, Rejnolds Kahunin dhe Xhered Karterin për të formuar një komitet ndërtimor për godinat e përmendura në këtë zbulesë (shih DeB 94:13–17).

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 94:16, duke kërkuar atë që Zoti u tha shenjtorëve lidhur me ndërtimin e godinave për Presidencën e Parë dhe për shtypshkronjën.

Merrni parasysh arsyen përse ishte e rëndësishme që tempulli të ndërtohej përpara dy godinave të tjera. Çfarë mund të na mësojë kjo rreth rëndësisë së tempujve?

Doktrina e Besëlidhje 95

Zoti i ndëshkon shenjtorët për vonimin e ndërtimit të tempullit

Zoti fillimisht e dha urdhërimin për ta ndërtuar Tempullin e Kirtlandit te Doktrina e Besëlidhje 88:119, që u shënua më 27–28 dhjetor 1832.

Kërkoni në hyrjen e seksionit të Doktrina e Besëlidhjes 95 datën kur u dha kjo zbulesë. Përafërsisht sa kohë kaloi midis këtyre dy datave?

Gjatë kësaj kohe udhëheqësit e Kishës kishin siguruar pronë në Kirtland, në të cilën të ndërtonin tempullin. Megjithatë, deri më 1 qershor 1833, shenjtorët nuk e kishin filluar ndërtimin e tempullit ose madje përgatitjen e themelit.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 95:1–3 dhe përcaktoni atë që Zoti u tha shenjtorëve lidhur me vonesën e tyre në ndërtimin e tempullit.

Drejtojuni vargut 1 për të plotësuar thënien vijuese: Perëndia ndëshkon .

atë dhe bir

Të ndëshkosh do të thotë të disiplinosh ose korrigjosh. Në vargun 1, ju mund të doni të shenjoni arsyet përse Perëndia i ndëshkon ata që Ai i do.

Merrni parasysh se si prireni të përgjigjeni kur ndëshkoheni apo korrigjoheni. Teksa e lexoni tregimin vijues, kërkoni mënyrat se si disa nga vëllezërit iu përgjigjën ndëshkimit të Zotit:

Pasi Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 95, udhëheqësit e Kishës mbajtën një konferencë për të diskutuar për ndërtimin e tempullit. “Disa ishin në favor të ndërtimit të një shtëpie me skelet druri, por të tjerët ishin të mendimit të ngrinim një shtëpi me trarë. Jozefi i kujtoi se ata nuk po ndërtonin një shtëpi për një njeri, por për Perëndinë; ‘dhe a do ta ndërtojmë ne, vëllezër’, tha ai, ‘një shtëpi për Perëndinë tonë, me trungje? Jo, unë kam një plan më të mirë sesa ai. Unë kam një plan për shtëpinë e Zotit, të dhënë nga vetë Ai; dhe ju do të shihni shpejt prej kësaj, ndryshimin midis llogaritjeve tona dhe idesë së Tij për gjërat’” (Lucy Mack Smith, History of Joseph Smith by His Mother, red. Preston Nibley [1958], f. 230). Pasi Profeti e shpjegoi modelin e plotë të tempullit, të gjithë vëllezërit u emocionuan. Ata udhëtuan drejt vendit të ndërtimit, hoqën një gardh dhe niveluan një tokë me grurë që ishte mbjellë më parë nga familja Smith. Pasi u pastrua gruri, Hajrëm Smithi “filloi gërmimin e një hendeku për murin, duke shpallur se ai do të hidhte lopatën e parë për shtëpinë” (Lucy Mack Smith, History of Joseph Smith, f. 231).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani atë që mund të mësoni nga këta vëllezër rreth mënyrës se si t’i përgjigjemi korrigjimit ose disiplinimit. Përveç kësaj, shkruani për një rast kur u ndëshkuat dhe u përgjigjët duke u përpjekur që të përmirësoheni.

Vini re që Zoti e përshkroi vonesën e shenjtorëve në ndërtimin e tempullit si “një mëkat shumë të rëndë” (DeB 95:3). Si mendoni, përse Zoti do ta konsideronte vonesën në ndërtimin e tempullit si një mëkat të rëndë? Kërkojeni Doktrinën e Besëlidhjet 95:6 për të parë se me çfarë e krahasoi Zoti këtë mëkat shumë të rëndë.

Merrni parasysh se si mospërfillja e urdhërimeve të Zotit – veçanërisht e urdhërimit për të ndërtuar një tempull – mund të jetë e ngjashme me ecjen në errësirë në mes të ditës.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 95:4, 8–9 dhe përcaktoni arsyet përse Zoti i urdhëroi shenjtorët që ta ndërtonin Tempullin e Kirtlandit. (Fraza “që unë të mund të shkaktoj veprën time të mahnitshme” [DeB 95:4] i referohet punës së ditëve të mëvonshme të Zotit dhe asaj se si njerëzit që nuk besojnë në zbulesën, vizitimet qiellore dhe çështje të tjera shpirtërore mund ta shohin Rivendosjen e ungjillit si të jetë e mahnitshme.)

Nga këto vargje ne mësojmë se në tempuj, Zoti i përgatit shërbëtorët e Tij që të bëjnë punën e Tij dhe i dhuron ata me fuqi.

Fjala dhuroj do të thotë t’i japësh dikujt një dhuratë. Të jesh i dhuruar në tempull [të kesh marrë indaumentin] do të thotë të marrësh fuqi dhe dituri shpirtërore. Në Tempullin e Kirtlandit, Zoti do të rivendoste çelësat e priftërisë, thelbësorë për të kryer ordinancat shpëtuese që sot ne mund t’i marrim vetëm në tempuj: dhurimi [indaumenti] i tempullit dhe vulosja e tempullit (shih DeB 110).

Presidenti Tomas S. Monson

Presidenti Tomas S. Monson foli rreth rëndësisë së marrjes së këtyre bekimeve të tempullit: “Deri sa të keni hyrë në shtëpinë e Zotit dhe të keni marrë të gjitha bekimet që ju presin juve atje, ju nuk keni marrë gjithçka që Kisha ka për të ofruar. Bekimet tepër të rëndësishme dhe kurorëzuese të anëtarësisë në Kishë janë ato bekime që i marrim në tempujt e Perëndisë” (“Tempulli i Shenjtë – Një Fener për Botën”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 93).

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth disa gjërave që mund të bëni tani për t’u përgatitur që t’i merrni ordinancat dhe bekimet e tempullit.

Ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit ishte një detyrë e stërmadhe për shenjtorët. Në pjesën e parë të vitit 1833, në Ohajo, kishte më pak se 200 anëtarë të Kishës dhe shumica prej tyre ishin të varfër. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 95:11–12, duke kërkuar atë që Zoti premtoi nëse shenjtorët do t’i zbatonin urdhërimet e Tij.

Shenjtorët në Ohajo vazhduan me besim në premtimin e Zotit dhe e ndërtuan tempullin. Nga Doktrina e Besëlidhje 95:11, ne mësojmë se, nëse i zbatojmë urdhërimet, ne vërtet do të kemi fuqi për të bërë atë që Zoti na kërkon të bëjmë. Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat janë disa situata që mund të hasni, në të cilat ky parim mund të zbatohet?

    2. Kur e keni ndier se ju e keni marrë ndihmën e Zotit për të bërë diçka, ngaqë i keni zbatuar urdhërimet?

Vini re frazën “dashuria e Atit nuk do të vazhdojë me ju” te Doktrina e Besëlidhje 95:12. Kur dështojmë që t’iu bindemi urdhërimeve të ungjillit, ne humbasim bekime, të tilla si drita e dituria, të cilat janë fryte të dashurisë së Atit për ata që e tregojnë dashurinë e tyre për Të nëpërmjet të qenit të bindur.

pjesa e brendshme e Tempullit të Kirtlandit

Te Doktrina e Besëlidhje 95:13–17, ne lexojmë se Zoti u dha vëllezërve udhëzime lidhur me përmasat dhe funksionet e dhomave të veçanta të Tempullit të Kirtlandit. Lexojeni vargun 14, duke kërkuar një mënyrë se si Zoti tregoi që Ai do ta përmbushte premtimin e Tij për t’iu dhënë njerëzve të Tij fuqi që ta ndërtonin tempullin.

Tre burrat të cilëve Zoti iu premtoi t’ua tregonte mënyrën se si ta ndërtonin tempullin, ishin Presidenca e Parë. Informacioni vijues do t’ju ndihmojë të kuptoni se si ky premtim u përmbush:

Jozef Smithi, Sidni Rigdoni dhe Frederik G. Uilliamsi u lutën së bashku dhe e panë tempullin në një vegim. Pasi e kishin parë pjesën e jashtme me hollësi, “ndërtesa u duk sikur erdhi tamam mbi [ta]” dhe ata panë pjesën e brendshme të ndërtesës, sikur ata të kishin qenë me të vërtetë brenda saj (shih Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 289). Më vonë, kur tempulli po i afrohej mbarimit, Frederik G. Uilliamsi tha se dukej sikurse modeli që ai kishte parë në vegim, deri në hollësinë më të vogël, dhe që ai nuk mund ta dallonte ndryshimin.

Doktrina e Besëlidhje 96

Njull K. Uitni caktohet që ta marrë nën përgjegjësi pronën e tempullit për Kishën

Te Doktrina e Besëlidhje 96, ne lexojmë se Zoti udhëzoi që Peshkopi Njull K. Uitni duhej të merrte përgjegjësinë për pronën në të cilën do të ndërtohej tempulli. Zoti gjithashtu e urdhëroi Peshkopin Uitni që ta ndante pronën në pjesë për ata që kërkonin një trashëgimi. Disa nga pjesët u caktuan për udhëheqësit e Kishës përgjegjës për botimin e zbulesave. Marrja e kësaj trashëgimie do t’i ndihmonte ata t’ia përkushtonin kohën e tyre bërjes së punës së Zotit. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 96:4–5 dhe përcaktoni se si botimi i fjalës së Perëndisë do t’i ndihmonte shenjtorët.

Në këtë zbulesë Zoti gjithashtu udhëzoi që Xhon Xhonsoni duhej të pranohej si anëtar i Ndërmarrjes së Bashkuar, e cila mbikëqyrte veprimet financiare, botuese dhe të biznesit të Kishës.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 94–96 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: