Njësia 24: Dita 1
Doktrina e Besëlidhje 109
Hyrje
Shenjtorët punuan për gati tre vjet që ta përfundonin Tempullin e Kirtlandit. Kur ata e përfunduan, Zoti i zbuloi Profetit Jozef Smith lutjen që duhej të ofrohej në përkushtimin e tempullit. Profeti e lexoi lutjen si pjesë të shërbesës së përkushtimit më 27 mars 1836. Ai i kërkoi Zotit që ta pranonte tempullin dhe t’i përmbushte premtimet që Ai kishte bërë lidhur me të, duke përfshirë mbrojtje dhe bekime për ata që do të adhuronin atje. Ai u lut për shenjtorët që ishin shtypur në kontenë Xhekson të Misurit, dhe u lut edhe për shtypësit e tyre. Ai gjithashtu u lut që njerëzit kudo në botë, veçanërisht Izraeli i shpërndarë, do të ktheheshin në besim në plotësinë e ungjillit.
Doktrina e Besëlidhje 109:1–23
Jozef Smithi i kërkon Zotit që ta pranojë Tempullin e Kirtlandit dhe t’i bekojë ata që adhurojnë atje
A e dini se ku ndodhet secili prej këtyre tempujve? Përputheni fotografinë e çdo tempulli me vendndodhjen e tij. (Përgjigjet gjenden në fund të mësimit.)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Shkruajeni pyetjen vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Përse shenjtorët e ditëve të mëvonshme ndërtojnë tempuj? Shkruani disa përgjigje për këtë pyetje. Lini hapësirë për t’i shtuar përgjigjet më vonë gjatë mësimit.
Ju mund të gjeni përgjigje për pyetjen duke studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 109, e cila përmban lutjen që Profeti Jozef Smith ofroi në përkushtimin e tempullit në Kirtland të Ohajos.
Pas gati tre vitesh pune dhe sakrifice për ta ndërtuar Tempullin e Kirtlandit, shenjtorët panë përmbushjen e premtimit të Zotit që, nëse do t’i mbanin urdhërimet e Tij, ata do të “k[ishin] fuqi për ta ndërtuar atë” (DeB 95:11). Më 27 mars 1836, anëtarët e Kishës morën pjesë në shërbesën e përkushtimit të tempullit dhe Profeti Jozef Smith ofroi lutjen e përkushtimit. Gati 1.000 njerëz morën pjesë në shërbesën e përkushtimit. Shumë më tepër njerëz donin të merrnin pjesë, por nuk i nxinte ndërtesa. Profeti vendosi që ata të merrnin pjesë në mbledhje në një ndërtesë tjetër dhe shërbesa e përkushtimit u përsërit për ta disa ditë më vonë.
A keni marrë pjesë ndonjëherë në një shërbesë përkushtimi të një tempulli? Përfytyroni sikur po merrni pjesë në shërbesën e përkushtimit të Tempullit të Kirtlandit: Ky është tempulli i parë i cili ndërtohet që nga kohët e lashta. Ju mezi e keni pritur këtë ditë për një kohë të gjatë. Ka një këngë hapëse nga një kor. Më pas, Sidni Rigdoni, një këshilltar në Presidencën e Parë, jep një fjalim. Pas një ndërprerjeje të shkurtër, ju keni mundësinë që t’i mbështetni udhëheqësit e Kishës. Më pas Profeti Jozef Smith ngrihet në këmbë dhe lexon lutjen e përkushtimit.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 109:1–4, duke kërkuar arsyen e parë përse shenjtorët e ndërtuan tempullin. Vini në dukje se sot, ashtu si në ditët e hershme të Kishës, Zoti na urdhëron që të ndërtojmë tempuj.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 109:5, duke kërkuar frazat që përshkruajnë sakrificat e shenjtorëve për ta ndërtuar tempullin. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.
Midis qershorit 1833 dhe marsit 1836, anëtarët e Kishës sakrifikuan kohën, paratë dhe zotërimet që të ndihmonin në ndërtimin e një shtëpie për Zotin. Burrat e dhanë vullnetarisht krahun e tyre të punës në ndërtim. Gratë bënë veshje, siguruan strehim dhe, kur shumë prej burrave ishin larg me Kampin e Sionit për të ndihmuar me problemet në Misuri, disa gra vazhduan punën në tempull. Disa shenjtorë të ditëve të mëvonshme, si Xhon Taneri dhe Viena Xheks, dhanë shumë nga pasuria e tyre për ndërtimin e tempullit.
Teksa ndërtimi vazhdonte, shenjtorët kuptuan se atyre do t’u nevojitej një zgjidhje tjetër për ta veshur me gurë pjesën e jashtme të tempullit. U sugjerua se një gurgdhendës me emrin Artemus Millet kishte aftësitë e nevojshme për ta përfunduar anën e jashtme, duke përdorur një proces ndërtimi me gurë të palatuar. Por Artemusi jetonte në Kanada dhe nuk ishte anëtar i Kishës. Jozef Smithi e thirri Brigam Jangun që të shkonte në Kanada për t’i dhënë mësim e për ta pagëzuar Artemusin dhe për ta sjellë atë në Kirtland që të ndihmonte në ndërtimin e tempullit. Më pas Profeti tha: “Dhe thuaji atij të sjellë një mijë dollarë me vete” (cituar te M. Russell Ballard, “What Came from Kirtland” [takim shpirtëror në universitetin “Brigam Jang”, 6 nëntor 1994], f. 8–9; speeches.byu.edu). Brigami u bind. Artemusi zgjodhi të pagëzohej dhe me sakrifica të mëdha u largua nga shtëpia e tij në Kanada për të ndihmuar në ndërtimin e tempullit.
Kostoja e plotë e tempullit ishte afërsisht 60.000 dollarë – një shumë e jashtëzakonshme për atë kohë, duke marrë parasysh veçanërisht varfërinë e shenjtorëve.
-
Çfarë ju bën përshtypje nga sakrificat që bënë shenjtorët për ta ndërtuar tempullin? Lexojeni sërish Doktrinën e Besëlidhjet 109:5, duke kërkuar një të vërtetë rreth tempullit, e cila shpjegon përse shenjtorët qenë të gatshëm të sakrifikonin kaq shumë për ta ndërtuar atë. Shkruajeni atë të vërtetë në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë.
Mendoni se çfarë do të thotë që Zoti do “t’ia manifest[ojë] vetveten popullit të tij” (DeB 109:5). Fjala manifestoj do të thotë të shfaqësh ose të bësh të njohur. Për disa njerëz, kjo ka përfshirë një shfaqje fizike. Për të gjithë ata që e frekuentojnë tempullin me denjësi, Ai e shfaq Vetveten nëpërmjet ndikimit të Frymës së Shenjtë dhe doktrinave që jepen mësim atje, të cilat na ndihmojnë ta njohim Atë. Zoti mund t’ia shfaqë Vetveten popullit të Tij edhe jashtë tempullit, por tempujt janë vendet ku ata që janë të denjë mund ta ndiejnë gjithmonë ndikimin e Tij.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 109:12–13, duke kërkuar frazat që ju ndihmojnë të kuptoni se si mund t’iu shfaqet Zoti në tempull. Merrni parasysh të shenjoni frazat që janë më kuptimplota për ju.
-
Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë rastet kur ju jeni ndier pranë Zotit në tempull. Nëse nuk e keni vizituar një tempull, shkruani për atë që shpresoni të ndieni kur të keni mundësinë për ta vizituar një tempull.
Përsiatni se si të qenit pranë Zotit në tempull mund të ndikojë në jetën tuaj kur jeni jashtë tij. Pastaj lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 109:14–23, duke kërkuar bekimet shtesë që iu premtuan atyre që adhurojnë në tempull. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 109:22–23 është se marrja e bekimeve të tempullit, na armatos me fuqi dhe me ndihmën e Zotit ndërsa i shërbejmë Atij. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, ju mund të doni ta shtoni këtë në listën tuaj të arsyeve përse ne ndërtojmë tempuj.
Çfarë mendoni se do të thotë të jesh “[i] armatosur me fuqinë [e Perëndisë]” (DeB 109:22)? Merreni në shqyrtim thënien vijuese nga Plaku Jozef B. Uirthlin, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe përcaktoni llojin e fuqisë që mund t’ju vijë kur adhuroni në tempull: “Në shtëpinë e Zotit, anëtarët besnikë të Kishës mund të pajisen ‘me fuqi nga lart’ [DeB 95:8], fuqi e cila do të na mundësojë t’i bëjmë ballë tundimit, t’i nderojmë besëlidhjet, t’u bindemi urdhërimeve të Zotit dhe t’i japim familjes, miqve dhe fqinjëve një dëshmi të zjarrtë, të patrembur të ungjillit” (“Cultivating Divine Attributes”, Ensign, nëntor 1998, f. 27).
-
Përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:
-
Si do të ishte kjo lloj fuqie një bekim për ju dhe familjen tuaj?
-
Si do të ishte ajo një bekim për misionarët?
-
Doktrina e Besëlidhje 109:24–34
Profeti lutet që Zoti do t’i mbrojë dhe bekojë njerëzit që adhurojnë në tempull
Shikoni figurat shoqëruese të një mistrie dhe një shpate. Një mistri është një vegël që përdoret për të vendosur llaç midis tullave dhe gurëve. Si mund të përdoret secila nga këto vegla për ndërtimin e një tempulli?
Gjatë ndërtimit të Tempullit të Kirtlandit, turmat kërcënuan se do t’i shkatërronin muret e tempullit. Presidenti Brigam Jang foli për “punëtorët mbi mure, duke mbajtur shpatën në njërën dorë për ta mbrojtur veten nga turma, ndërsa me dorën tjetër përdornin mistrinë për të vendosur gurin”(Discourses of Brigham Young, përz. John A. Widtsoe [1954], f. 415). Me raste, burrat që punonin në tempull gjatë ditës duhej ta ruanin atë edhe natën.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 109:24–28, duke kërkuar llojin e mbrojtjes që Profeti Jozef Smith i kërkoi Zotit.
Te vargu 24, vini re frazën “me nder do të mbajë një emër e qëndrim”. Kjo i referohet nevojës që të jemi të denjë për ta adhuruar Zotin në tempull dhe të jemi të vërtetë ndaj besëlidhjeve që bëjmë atje.
Nga ajo që lexoni te Doktrina e Besëlidhje 109:24–28, plotësoni parimin vijues: Nëse jemi të denjë dhe e adhurojmë Zotin në tempull, atëherë . (Ju ndoshta do të gjeni shumë mënyra për ta plotësuar këtë thënie. Për shembull, ju mund të shihni se një bekim i adhurimit në tempull është që “asnjë armë e formuar kundër [nesh] nuk do të përparojë” [DeB 109:25]. Ju mund të doni ta shtoni këtë parim dhe të tjera në listën tuaj të arsyeve përse ne ndërtojmë tempuj.)
Te Doktrina e Besëlidhje 109:29–34, ne lexojmë se si Profeti Jozef Smith u lut që ata të cilët përhapnin gënjeshtra rreth shenjtorëve, do të ngatërroheshin dhe se anëtarët e Kishës do të ishin në gjendje të ngriheshin dhe të bënin punën e Zotit.
Doktrina e Besëlidhje 109:35–67
Jozef Smithi lutet për udhëheqësit e Kishës, për shenjtorët në Misuri, për shtypësit e shenjtorëve dhe që kombet e tokës do t’ia vënë veshin misionarëve
Shenjtorët mezi po e prisnin dhurimin e fuqisë dhe të lavdisë që iu premtua atyre si rrjedhojë e ndërtimit të Tempullit të Kirtlandit. Te Doktrina e Besëlidhje 109:35–46, Profeti Jozef Smith iu lut Zotit që ta mbushte tempullin me lavdinë e Tij dhe t’u jepte shërbëtorëve të Tij dëshminë dhe fuqinë që do t’u nevojitej për të shpallur ungjillin.
Në mbrëmjen e 27 marsit 1836, pas përkushtimit të tempullit, kuorumet e priftërisë u takuan në tempull. Jozef Smithi tha se ai “u dha atyre udhëzime lidhur me shpirtin e profecisë dhe e ftoi bashkësinë që të fliste. …
Vëllai Xhorxh A. Smith u ngrit dhe filloi të profetizonte, kur u dëgjua një ushtimë, si zhurma e erës që fryn furishëm, e cila mbushi Tempullin, dhe e gjithë bashkësia u ngrit njëherësh, duke u ngritur si nga një fuqi e padukshme; shumë njerëz filluan të flisnin në gjuhë dhe të profetizonin; të tjerë panë vegime të lavdishme; dhe unë pashë që Tempulli ishte mbushur me engjëj, fakt të cilin ia shpalla bashkësisë. Njerëzit e zonës përreth erdhën së bashku duke vrapuar (pasi kishin dëgjuar një tingull të pazakontë brenda dhe kishin parë një dritë të shndritshme si një kolonë zjarri që qëndronte mbi Tempull) dhe u mahnitën nga ajo që po ndodhte” (në History of the Church, 2:428). Dhiata e Re tregon për një ngjarje të ngjashme midis shenjtorëve besnikë që u mblodhën pak pas Ringjalljes së Jezu Krishtit. Ajo ngjarje, që shpesh quhet dita e Rrëshajave, është shënuar te Veprat e Apostujve 2. Ju mund të doni të bëni një referencë-kryq të Doktrinës e Besëlidhjeve 109:36–37 me Veprat e Apostujve 2:2–3.
Te Doktrina e Besëlidhje 109:47–67, ne lexojmë se Jozef Smithi u lut për shenjtorët që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre në Misuri dhe ai u lut për ata që i kishin shtypur shenjtorët. Ai u lut edhe që Zoti t’i zbuste zemrat e njerëzve në tokë, në mënyrë që ata t’i pranonin shërbëtorët që do të dilnin nga tempulli për të predikuar ungjillin.
Doktrina e Besëlidhje 109:68–80
Profeti lutet për Kishën dhe që Zoti do ta pranojë përkushtimin e tempullit
Shqyrtojeni Doktrinën e Besëlidhjet 109:68–69, 71–73, 78–80, duke parë për kërkesat shtesë që bëri Jozef Smithi në lutjen e përkushtimit.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, renditni disa nga kërkesat që bëri Profeti në këto vargje. Pastaj shkruani se çfarë përfitimesh mendoni ju se mund të vijnë nga përfshirja e kërkesave të tilla në lutjet tuaja.
Nëse keni një libër himnesh të Kishës, shkoni te “Shpirti i Per’ndis’” (Himne, nr. 2). Ky himn u këndua në përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit, menjëherë pas lutjes së përkushtimit (vini re shënimin në fund të himnit.) Ky himn vazhdon të këndohet edhe sot në përkushtime tempulli. Dëgjojeni, lexojeni ose këndojeni himnin.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 109 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: