Njësia 12: Dita 3
Doktrina e Besëlidhje 51–52
Hyrje
Ndërkohë që disa prej shenjtorëve që po largoheshin nga shtetet e lindjes, filluan të mbërrinin në Ohajo në maj të vitit 1831, Zoti ia zbuloi vullnetin e Tij Peshkopit Eduard Partrixh nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Në atë zbulesë, të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 51, shenjtorët që po mbërrinin nga Kollsvilli i Nju-Jorkut, po drejtoheshin për të shkuar në Tomson të Ohajos, ku ata do të jetonin sipas ligjit të përkushtimit. Përkushtimi e kujdestaria janë parime dhe ligje mbi të cilat bazohet një shoqëri e Sionit. Ndërmarrja e Bashkuar (më vonë e quajtur Urdhri i Bashkuar) ishte një organizatë e përdorur për administrimin e atij ligji në atë kohë. Në mbylljen e konferencës së katërt të Kishës, të mbajtur më 3–6 qershor 1831 në Kirtland të Ohajos, Zoti i urdhëroi Jozef Smithin dhe pleq të tjerë të udhëtonin në dyshe për në Misuri, duke predikuar përgjatë udhës. Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 52 Zoti e thirri secilën dyshe shoqëruese dhe dha një model për t’i ndihmuar ata që t’i shmangeshin mashtrimit.
Doktrina e Besëlidhje 51
Zoti e udhëzon Peshkopin Eduard Partrixh që të zgjidhë nevojat materiale të shenjtorëve
Cili është grupi më i bashkuar pjesë e të cilit keni qenë? Si e dini ju nëse një grup njerëzish është i bashkuar? Çfarë lloj praktikash ose ngjarjesh e ndihmojnë një grup që të bëhet i bashkuar?
Ndërsa shenjtorët mbërritën në Ohajo, Zoti u zbuloi atyre ligjin e përkushtimit (shih Doktrina e Besëlidhje 42:30–42). Sipas këtij ligji, burra dhe gra, në mënyrë vullnetare, ia përkushtojnë kohën, talentet dhe pasurinë e tyre materiale ngritjes dhe ndërtimit të mbretërisë së Perëndisë. Lexoni hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 51 duke kërkuar atë që Peshkopi Eduard Partrixh ishte përgjegjës të bënte në lidhje me këtë ligj.
Doktrina e Besëlidhje 51:1–8 përmban udhëzimin nga Zoti të dhënë Peshkopit Partrixh lidhur me shenjtorët që po vinin. Zoti i tha Peshkopit Partrixh që “t’u cakto[nte] këtyre njerëzve pjesët e tyre” të tokës dhe të pasurisë “sipas rrethanave të [tyre] dhe dëshirave e nevojave të [tyre]” (DeB 50:3). (Vini re që një përkufizim i fjalës dëshirë është të të mungojë diçka. Urdhri i Zotit për të vepruar “sipas dëshirave të njerëzve” ishte një urdhër që t’i ndihmonte njerëzit të fitonin gjërat e nevojshme që ata nuk i kishin.) Peshkopi Partrixh duhej t’u jepte zotërim të plotë të pronësive familjeve dhe të siguronte që çdo njeri të kishte ushqime dhe veshje të mjaftueshme.
Zoti shpjegoi se si duhej të vepronin shenjtorët gjatë të jetuarit të ligjit të përkushtimit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 51:9 duke kërkuar udhëzimet e Zotit të dhëna shenjtorëve.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Çfarë do të thotë për një grup njerëzish që të “j[enë] një”? (Ju mund të doni të lexoni Moisiun 7:18 për ndihmë që t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje.)
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 51:9, çfarë i udhëzoi Zoti shenjtorët të bënin me qëllim që të bëheshin të bashkuar? Çfarë mendoni se do të thotë të “jetë i barabartë” dhe “të marrë në mënyrë të barabartë”?
-
Teksa lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 51:10–20 ju do të shihni se Zoti e udhëzoi Peshkopin Partrixh që të ngrinte një shtëpi ruajtjeje ku shenjtorët mund t’i mbanin gjërat që kishin të tepërta. Zoti shpalli se të jetuarit e ligjit të përkushtimit ishte një privilegj. Ai shpjegoi se, edhe pse shenjtorët do të jetonin në tokën e tyre për vetëm një periudhë të shkurtër kohore, ata duhej të planifikonin që të ishin kujdestarë besnikë, të urtë dhe të drejtë të asaj që iu ishte dhënë atyre.
Doktrina e Besëlidhje 52:1–13, 22–34
Zoti i urdhëron Profetin dhe pleq të tjerë që të udhëtojnë për në Misuri dhe të predikojnë ungjillin përgjatë udhëtimit të tyre
Te Doktrina e Besëlidhje 52:1–13, 22–34 Zoti i udhëzoi Profetin Jozef Smith dhe pleq të tjerë që të udhëtonin dy e nga dy drejt Misurit dhe të predikonin përgjatë udhës. Zoti kishte zbuluar më përpara që shenjtorët do të ngrinin një komunitet të bashkuar, të quajtur Sion (shih DeB 28:9), por Ai nuk e kishte zbuluar vendndodhjen e tij. Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 52, Ai u premtoi atyre se, në qoftë se Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni ishin besnikë ndaj udhëzimeve të Tij, Ai do t’ua zbulonte atyre vendndodhjen e “tok[ës së] trashëgimit [të shenjtorëve]” (DeB 52:5).
Doktrina e Besëlidhje 52:14–21, 35–36
Zoti zbulon një model për të na ndihmuar që ta shmangim të qenin të mashtruar nga Satani
Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 50 Zoti i paralajmëroi disa pleq të Kishës rreth shpirtrave të rremë dhe dha udhëzime që do t’i ndihmonin shenjtorët ta lartësonin njëri-tjetrin, ndërkohë që jepnin mësim dhe mësonin vetë të vërteta të ungjillit.
Teksa e studioni Doktrinën e Besëlidhjet 52:14–21, shihni për udhëzime të mëtejshme nga Zoti që të ndihmonte për t’i forcuar anëtarët e Kishës, veçanërisht ata që Ai i kishte thirrur për të predikuar ungjillin ndërkohë që udhëtonin për në Misuri. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 52:14 dhe përcaktoni frazën që përdori Zoti për ta përshkruar atë që Ai ishte gati t’ua jepte këtyre misionarëve.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Cili mendoni ju se është qëllimi i një modeli?
-
Çfarë arsye dha Zoti për të siguruar modelin e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 52:14–21?
-
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 52:15–19 duke kërkuar veprime dhe veti që Zoti tha se do ta ndihmonin popullin e Tij për ta shmangur të qenin të mashtruar nga Satani. Ndërsa përpiqeni të kuptoni udhëzimin e Zotit në këto vargje, merrni parasysh shpjegimet vijuese:
-
Një njeri “shpirti i të cilit është i penduar” (DeB 52:15), ka një sjellje pendese.
-
Urdhri për t’iu “bind[ur] ordinancave të mia” (DeB 52:15) i drejtohet nevojës për të marrë ordinanca të priftërisë, të tilla si pagëzimi, dhe për t’i mbajtur besëlidhjet e bashkëlidhura.
-
Një njeri “gjuha e të cilit është e duruar dhe lartëson” (DeB 52:16), është dikush e folura e të cilit është e përulur dhe i lartëson ose i ngre moralisht të tjerët.
-
Një njeri që “dridhet nën fuqinë [e Zotit]” (DeB 52:17) është një njeri që ndien nderim për fuqinë e Perëndisë.
-
Të “sjellë fryte” (DeB 52:17) është të japë diçka të mirë (të tillë si “lavdërimi e urtësi[a]”) duke i ndjekur zbulesat që ka dhënë Perëndia.
Parimi vijues përmbledh ide të mësuara nga kjo zbulesë: Me qëllim që ta shmangë të qenit i mashtruar prej Satanit, një njeri duhet t’iu bindet ordinancave të Zotit dhe të jetojë sipas zbulesave që ka dhënë Ai.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 52:36 duke kërkuar udhëzime shtesë që i dha Zoti. Çfarë i udhëzoi Zoti që të shpallnin pleqtë e Kishës?
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një udhëheqësi ose një mësuesi që e dini se jeton sipas modelit që Zoti e përvijoi te Doktrina e Besëlidhje 52:14–19, 36. Në çfarë mënyrash keni përfituar nga mësimet dhe shembulli i këtij personi?
Mendoni rreth anëtarëve të Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe merrni parasysh se si ata e tregojnë modelin e Zotit për të mos qenë të mashtruar nga Satani.
Doktrina e Besëlidhje 52:37–44
Zoti u jep këshillë udhëheqësve që mbeten në Ohajo
Ndërkohë që Zoti i thirri shumë prej mbajtësve të hershëm të priftërisë që të predikonin përgjatë udhës së tyre për në Misuri ose kudo tjetër, Ai i urdhëroi pleqtë e tjerë që të qëndronin në Ohajo. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 52:39–40 duke kërkuar udhëzimet që Zoti ua dha pleqve që do të mbeteshin në Ohajo. (Teksa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se fraza pjesa e mbetur u drejtohet pleqve që kishin mbetur.) Merreni parasysh të shenjoni atë që gjeni.
Mendoni rreth pyetjeve vijuese: Çfarë mendoni se do të thotë të “kujtoni në gjithçka të varfrit dhe nevojtarët,” (DeB 52:40)? Përse nuk është thjesht të menduarit rreth dikujt që është nevojtar, i mjaftueshëm për ta përmbushur këtë urdhërim nga Zoti?
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 52:40, çfarë tha Zoti rreth njerëzve që nuk pranojnë t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë?
Nisur nga ky varg, plotësojeni parimin vijues: Dishepujt e Jezu Krishtit vëzhgojnë dhe kujdesen për .
-
Mendoni rreth atyre që i njihni, të cilët ju do t’i konsideronit të ishin dishepuj të Jezu Krishtit. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth mënyrës se si këta njerëz vëzhgojnë mbi njerëzit nevojtarë dhe kujdesen për ta.
Mendoni rreth rasteve kur keni pasur mundësi për t’u kujdesur për të varfrit, nevojtarët, të sëmurët dhe të brengosurit. Merrni parasysh të caktoni një synim të caktuar që të plotësoni nevojat e dikujt dhe të jini një dishepull më i mirë i Jezu Krishtit.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 51–52 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: