Seminari
Njësia 18: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 84:43–120


Njësia 18: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 84:43–120

Hyrje

Në 22 e 23 shtator 1832, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 84. Në këtë zbulesë Zoti u mësoi shenjtorëve rëndësinë e të dëgjuarit të fjalës së Perëndisë dhe i qortoi ata për trajtimin me lehtësi të Librit të Mormonit dhe urdhërimeve të mëparshme. Përveç kësaj, Ai theksoi detyrën e dhënë Apostujve dhe mbajtësve të tjerë të priftërisë për ta predikuar ungjillin anembanë botës dhe Ai shpjegoi se si duhej të përmbushej kjo vepër.

Doktrina e Besëlidhje 84:43–61

Zoti jep mësim mbi rëndësinë për t’ia vënë veshin fjalës së Perëndisë

Merrni parasysh përpjekjet tuaja për t’i studiuar shkrimet e shenjta çdo ditë. Sa mirë po veproni në plotësimin e këtij synimi?

  1. ikona e ditaritNganjëherë është e vështirë ta ruajmë një zakon të studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni disa sfida që i hasni kur përpiqeni t’i studioni shkrimet e shenjta çdo ditë. Shkruani rreth një kohe kur ju zgjodhët t’i studionit shkrimet e shenjta, edhe pse ishte e vështirë. Si u bekuat ngaqë e bëtë këtë?

Teksa vazhdoni me studimin tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve 84, ju do të mësoni të vërteta që mund t’ju frymëzojnë të vazhdoni përpjekjet tuaja për t’i studiuar shkrimet e shenjta përditë. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:43–44 dhe përcaktoni fjalë e fraza që na mësojnë rëndësinë e studimit dhe të vënies në jetë të fjalës së Zotit. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Studiojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:45–46. Këto vargje na ndihmojnë të kuptojmë që, nëse ia vëmë veshin me zell fjalës së Perëndisë, atëherë ne do të ndriçohemi nëpërmjet Shpirtit të Krishtit.

Vini re frazën “Shpirti i Jezu Krishtit” te vargu 45. Një frazë tjetër që nënkupton të njëjtën gjë është “Drita e Krishtit”. Drita e Krishtit është “një ndikim për mirë në jetën e gjithë njerëzve. … Në shkrimet e shenjta, Drita e Krishtit quhet nganjëherë Shpirti i Zotit, Shpirti i Perëndisë, Shpirti i Krishtit ose Drita e Jetës.

Drita e Krishtit nuk duhet të ngatërrohet me Frymën e Shenjtë. Ajo nuk është një personazh, sikurse është Fryma e Shenjtë. Ndikimi i saj i udhëheq njerëzit për ta gjetur ungjillin e vërtetë, për t’u pagëzuar dhe për të marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 38–39).

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se Drita e Krishtit është brenda çdo njeriu dhe “pavarësisht nëse kjo dritë e brendshme, kjo dijeni për të drejtën dhe të gabuarën, quhet Drita e Krishtit, ndjesia morale apo ndërgjegjja, ajo mund të na drejtojë që t’i rregullojmë veprimet tona – nëse, pra, nuk e shtypim apo nuk e heshtim atë” (“The Light of Christ”, Ensign ose Liahona, prill 2005, f. 8–9).

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:47 dhe plotësojeni parimin vijues bazuar në atë që zbuloni: Nëse ia vëmë veshin Shpirtit, ne do të .

Teksa e lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 84:48, vini re atë që Ati do të bëjë kur ne vijmë tek Ai.

Përveç të pasurit të Dritës së Krishtit, individët mund të marrin shoqërimin e Frymës së Shenjtë pasi ta bëjnë besëlidhjen e pagëzimit. Nëpërmjet dhuratës së Frymës së Shenjtë, ata mund të marrin dritë shtesë dhe të udhëhiqen për t’u kthyer në praninë e Atit për të marrë jetë të përjetshme.

Mendoni rreth një rasti kur u përpoqët të ecnit në errësirë të plotë fizike. A ka ndryshim në mënyrën se si ecni kur është tërësisht errësirë, krahasuar me rastin kur ka dritë? Shkrimet e shenjta shpesh e përmendin errësirën për të simbolizuar një gjendje shpirtërore. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:49–53 dhe përcaktoni se kush tha Zoti është në errësirë dhe përse ata janë në atë gjendje.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si është të jetuarit nën skllavërinë e mëkatit i ngjashëm me të qenit në errësirë?

Përsiatni se çfarë e ndjeni se nevojitet ta bëni më mirë për ta pranuar zërin e Tij dhe për ta shmangur skllavërinë e mëkatit.

Përveç që tha se bota ishte në errësirë, Zoti tha se mendjet e anëtarëve të Kishës ishin errësuar. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:54–56, duke kërkuar dy arsye përse mendjet e tyre ishin errësuar.

Ta trajtojmë diçka me lehtësi do të thotë ta lëmë atë pas dore apo ta trajtojmë atë pa respekt ose pa përkujdesje. Si mundet të jetë mendja e një njeriu e errësuar nga trajtimi me lehtësi i një gjëje të shenjtë? Te Doktrina e Besëlidhje 84:54, fraza “i keni trajtuar me lehtësi gjërat që keni marrë”, iu referohet veçanërisht shenjtorëve që nuk po bënin atë që ishte shkruar në Librin e Mormonit dhe në urdhërimet e mëparshme.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:57–58 për të zbuluar atë që shenjtorët e kishin trajtuar me lehtësi dhe atë që iu nevojitej të bënin për të shmangur një ndëshkim dhe një gjykim. (Fjala ndëshkim në këto vargje i referohet dënimit nga Perëndia ose një sprove.)

Vini në dukje se shenjtorët e kishin lënë pas dore Librin e Mormonit, si edhe “urdhërimet e mëparshme” që Zoti ua kishte dhënë atyre. Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Këto urdhërime të mëparshme duhet të kishin qenë zbulesat e mëparshme të Zotit, sikurse përmbaheshin në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe të Re) dhe në ato zbulesa moderne të dhëna tashmë shenjtorëve (shih History of the Church, 1:318, 320)” (“Another Testament of Jesus Christ”, Ensign, mars 1994, f. 63).

Nga Doktrina e Besëlidhje 84:57–58 ne mësojmë parimin vijues: Nëse e trajtojmë me lehtësi fjalën e Perëndisë, mendjet tona do të errësohen dhe ne do të sillemi nën ndëshkim.

Lexojini thëniet vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson:

Presidenti Ezra Taft Benson

“A qëndrojnë pasoja të përjetshme mbi përgjigjen tonë ndaj [Librit të Mormonit]? Po, qoftë për bekimin tonë ose për ndëshkimin tonë.

Çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme duhet ta bëjë studimin e këtij libri një përkushtim që zgjat gjithë jetën. Në të kundërt ai po e vendos shpirtin e tij në rrezik dhe po shpërfill atë që mund t’i japë unitet shpirtëror dhe intelektual gjithë jetës së tij. Ka një ndryshim midis një të kthyeri që është i vendosur mbi shkëmbin e Krishtit nëpërmjet Librit të Mormonit dhe mbahet fort tek ajo shufër e hekurt, dhe atij që nuk është i tillë” (“The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, maj 1975, f. 65; shih edhe “The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, janar 1988, f. 5).

“Nëse shenjtorët e hershëm u qortuan për trajtimin me lehtësi të Librit të Mormonit, a jemi ne nën ndonjë ndëshkim më të vogël nëse bëjmë të njëjtën gjë? …

… Le të mos mbetemi nën mallkim, me fshikullimin dhe gjykimin e tij, duke e trajtuar me shkujdesje këtë dhuratë të madhe dhe të mrekullueshme që Zoti na ka dhënë. Përkundrazi, le të fitojmë premtimet që shoqërohen me ruajtjen e tij si thesar në zemrat tona” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 4–5, 7).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si do ta përshkruanit trajtimin e Librit të Mormonit prej jush?

    2. Çfarë mund të bëni për ta bërë studimin tuaj të atij libri një përkushtim që zgjat gjithë jetën?

    3. Çfarë do të bëni për t’i studiuar më me zell shkrimet e shenjta dhe për t’i jetuar të vërtetat që i mësoni në to?

Doktrina e Besëlidhje 84:62–120

Zoti iu jep udhëzime atyre që thirren për ta predikuar ungjillin e Tij

Merrni parasysh miliardat e njerëzve që jetojnë në tokë. Çdo njeri ka nevojë të ketë mundësinë për ta mësuar ungjillin. Megjithatë, do të ishte e pamundur për Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve, të cilët kanë detyrën për t’ua shpallur ungjillin të gjitha kombeve, që t’i jepnin mësim çdo njeriu.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:62 dhe përcaktojeni udhëzimin që Zoti ua dha atyre që kanë përgjegjësinë për ta predikuar ungjillin.

Vini re se, ngaqë udhëheqësit e Kishës nuk mund të shkojnë kudo për ta predikuar ungjillin, ata duhet të dërgojnë të tjerë për t’i ndihmuar. Doktrina e Besëlidhje 84:62 mund të na ndihmojë të kuptojmë se të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë një përgjegjësi që t’ia çojnë ungjillin të gjithë botës.

Presidenti Spenser W. Kimball tha:

Presidenti Spenser W. Kimball

“Shkrimet e shenjta janë krejtësisht të qarta kur thonë se të gjithë anëtarët e Kishës janë përgjegjës për të kryer punë misionare: ‘Të bëhet që, kushdo që është paralajmëruar, të paralajmërojë të afërmin e tij’. (DeB 88:81.)

Profetët e kësaj periudhe të kujdestarisë ungjillore gjithashtu e kanë dhënë qartësisht mësim konceptin që shërbimi misionar është përgjegjësia e të gjithë anëtarëve. Presidenti Dejvid O. Mek-Kei e dha mësim parimin me fjalët sfiduese: ‘Çdo anëtar një misionar!’ (Shih Conference Report, prill 1959, f. 122.)” (“It Becometh Every Man”, Ensign, tetor 1977, f. 3).

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:64–75 dhe përsiatni përse është e rëndësishme që ungjilli t’i predikohet të gjithë botës.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nisur nga ajo që lexuat te Doktrina e Besëlidhje 84:64–75, si do ta përmblidhnit rëndësinë e mësimdhënies së ungjillit të Jezu Krishtit të tjerëve? Më pas plotësojeni thënien vijuese: Unë vërtet do ta përmbush përgjegjësinë time për ta shpallur ungjillin nëpërmjet …

Në listën vijuese, nënvizoni ndonjë frikë që mund t’ju bëjë të jeni ngurrues për t’i shërbyer Zotit si një misionar kohëplotë: frika e largimit nga shtëpia, familja dhe shokët; frika e humbjes së mundësive për shkollim e punësim; frika e mosqenies në gjendje për të paguar për një mision; frika e të folurit të tjerëve rreth ungjillit; dhe frika e mësimit të një gjuhe të re.

Zoti i risiguroi ata që mund të jenë ngurrues apo mund të kenë frikë rreth të shërbyerit Atij si një misionar. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:80, 85, 87–88, duke kërkuar përgjegjësitë dhe bekimet e shërbimit misionar. Plotësojeni tabelën me atë që gjeni:

Përgjegjësitë e Shërbimit Misionar

Bekimet e Shërbimit Misionar

Vargjet që keni studiuar pohojnë se, kur e shpërndajmë ungjillin, Zoti do të jetë me ne, do të na mbrojë dhe do të na forcojë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni se si premtimet e thëna te Doktrina e Besëlidhje 84:80, 85, 88 mund të ndikojnë në dëshirën dhe aftësinë tuaj për ta shpërndarë ungjillin.

Te Doktrina e Besëlidhje 84:89–97, Zoti pohoi që ata, të cilët i pranojnë misionarët e Tij, gjithashtu e pranojnë Atë dhe do të bekohen. Ai gjithashtu dha mësim se ata që nuk i pranojnë shërbëtorët e Tij dhe fjalën e Tij, do t’i humbasin bekimet dhe do të mallkohen.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:98–102. Këto vargje përmbajnë fjalët e një kënge gëzimi dhe përlëvdimi që lidhen me shëlbimin e Sionit. Shprehja “shëlbimi i Sionit” i referohet kushteve që populli i besëlidhjes së Perëndisë do të gëzojë kur ata zgjedhin të vijnë tek Ai dhe t’i marrin të gjitha ordinancat dhe bekimet e ungjillit.

misionarë me një të ri

Si mendoni, përse Zoti i thërret misionarët që të shërbejnë në dyshe shoqëruese?

Mendoni për disa thirrje të tjera në Kishë në të cilat anëtarët shërbejmë me një ose më shumë njerëz të tjerë. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:106, 109–10 dhe përcaktojeni atë që Zoti i udhëzoi anëtarët e Kishës të bënin për ta forcuar njëri-tjetrin.

Doktrina e Besëlidhje 84:106 na mëson se ata që janë të fortë në Shpirt, duhet t’i lartësojnë ata që mund të jenë të dobët.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur jeni lartësuar nga të punuarit me dikë që është i fortë në Shpirt?

    2. Çfarë mund të bëni për të kërkuar mënyra për t’i nxitur e forcuar të tjerët?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 84: 43–120 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: