Seminari
Njësia 13: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 58


Njësia 13: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 58

Hyrje

Më 1 gusht 1831, më pak se dy javë pasi Zoti e përcaktoi Indipendënsin në Misuri si vendin qendror të Sionit, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 58. Kjo zbulesë u dha në përgjigje të atyre që ishin të shqetësuar për të ditur vullnetin e Zotit lidhur me ta në këtë vend të ri. Në këtë zbulesë, Zoti i këshilloi shenjtorët të ishin besnikë në mundimet e tyre dhe shpjegoi përse Ai i kishte dërguar ata në Sion. Zoti gjithashtu i nxiti shenjtorët të përdornin lirinë e tyre të zgjedhjes për të sjellë drejtësinë.

Doktrina e Besëlidhje 58:1–13

Zoti i këshillon shenjtorët të jenë besnikë në mundimet e tyre

Cilat janë disa nga sfidat që po hasni aktualisht në jetën tuaj?

Ndërsa lexoni paragrafin vijues, kërkoni sfidat që hasën shenjtorët në Misuri në vitin 1831:

Në janar të vitit 1831, misionarët gjetën një grup indianësh delauer të cilët jetonin në Territorin Indian, përtej kufirit perëndimor të Misurit. Indianët delauer ishin të interesuar për të mësuar ungjillin e përmbajtur në Librin e Mormonit. Megjithatë, për shkak se misionarët nuk e kishin marrë lejen e kërkuar që të hynin në Territorin Indian dhe të predikonin ungjillin, dhe për shkak të kundërshtimit nga përfaqësuesit dhe shërbestarët vendorë indianë, misionarët e Kishës u detyruan të largoheshin nga territori. Më pas misionarët u orvatën t’u jepnin mësim kolonëve të bardhë në Indipendëns të Misurit dhe në zonat përreth, por deri në korrik 1831 ishin bashkuar me Kishën më pak se 10 të kthyer në besim. Kur pleqtë e Kishës nga Ohajo filluan të mbërrinin në Misuri në korrik 1831, disa u zhgënjyen me atë që gjetën. Disa prej tyre prisnin që të shihnin një komunitet besimtarësh që po rritej me shpejtësi dhe një vendbanim që ishte i përgatitur për të mirëpritur anëtarët e shpërngulur të Kishës. Disa prej tyre shprehën shqetësim, sepse toka në Indipendëns ishte e pazhvilluar dhe do të kërkonte një përpjekje të madhe për ta kultivuar. Disa nga vëllezërit u nxitën të qëndronin në Misuri dhe të blinin toka që ta përgatitnin Sionin për shenjtorët që do të vinin më vonë.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:1–2 duke kërkuar atë që Zoti u tha pleqve, e cila mund t’i ketë ndihmuar ata të ndiheshin më mirë rreth sfidave që po hasnin.

Nga ajo që mësuat te vargu 2, plotësoni parimet vijuese:

Ne do të bekohemi nëse .

Shpërblimi ynë i përjetshëm do të jetë më i madh nëse ne .

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:3–5 duke kërkuar atë që ne shpesh nuk arrijmë ta shohim apo ta kuptojmë kur jemi duke kaluar sprova.

Zoti i këshilloi pleqtë që të kishin besim tek Ai, të shihnin përtej sprovave që po duronin dhe të përqendroheshin më mirë tek e ardhmja e lavdishme që do të përjetonin nëse do të ishin besnikë. Mesazhi i Zotit për shenjtorët në Misuri mund të na ndihmojë që t’i durojmë sfidat duke na mbajtur të përqendruar te bekimet e premtuara ndaj atyre që i durojnë mundimet besnikërisht.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’ju ndihmojë mirëbesimi se Zoti do t’ju bekojë, që t’i duroni besnikërisht mundimet?

    2. Kur e keni ndier se u bekuat ngaqë ishit besnik gjatë mundimit?

Te Doktrina e Besëlidhje 58:6–13 Zoti zbuloi disa mënyra se si do të bekoheshin shenjtorët që u bindën për të ndihmuar në ngritjen e Sionit. Bëni një zotim për të qëndruar besnik gjatë sfidave tuaja, kështu që ju të mund të merrni shpërblimet që Zoti ka përgatitur për ju, tani dhe në të ardhmen.

Doktrina e Besëlidhje 58:14–23

Zoti përshkruan përgjegjësitë e një peshkopi dhe i urdhëron shenjtorët të zbatojnë ligjet e vendit

Zoti e udhëzoi Peshkopin Eduard Partrixh dhe Sidni Gilbertin të qëndronin në Misuri për të administruar pronat e Kishës dhe të blinin tokë në Indipendëns të Misurit dhe përreth tij (shih DeB 57:7–8). Peshkopi Partrixh u grind me Profetin Jozef Smith rreth cilësisë së tokës që ishte përzgjedhur. Ai ndjeu se në vend të saj duhej të bliheshin ngastra të tjera toke. Kjo mosmarrëveshje krijoi ndjenja të pakëndshme.

Rishikoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:3 dhe pastaj lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:14–15, duke kërkuar atë që Zoti i tha Peshkopit Partrixh.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund ta kenë ndihmuar Peshkopin Partrixh parimet e mësuara te Doktrina e Besëlidhje 58:3 që të zgjidhte të pendohej për grindjen me Profetin lidhur me cilat ngastra të tokës duhej të bliheshin?

    2. Merrni parasysh probleme apo situata të tanishme, në të cilat disa njerëz mund t’u përgjigjen udhëheqësve të tyre me “mosbesim dhe verbëri [të] zemrës” (DeB 58:15). Çfarë mund të bëni për ta shmangur bërjen e këtij gabimi?

Peshkopi Partrixh e pranoi qortimin e Zotit me përulësi dhe atij iu falën mëkatet.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:16–23 duke kërkuar atë që Zoti e udhëzoi Peshkopin Partrixh të bënte për të përmbushur thirrjen e tij. Sipas vargjeve 21–23, çfarë i udhëzoi Zoti shenjtorët të bënin? Çfarë na mësojnë këto vargje për ata që përpiqen t’i përdorin ligjet e Perëndisë për të justifikuar mosbindjen ndaj ligjeve të vendit?

Doktrina e Besëlidhje 58:24–33

Zoti i këshillon shenjtorët ta përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes për të bërë mirë

Përfytyroni që ndërsa po ecni në rrugë, ju shihni një person të moshuar të rrëzohet. Në skemën vijuese, qarkoni atë që duhet të bëni.

Të prisni që Shpirti t’ju nxitë për të ndihmuar.

Të prisni për të parë nëse dikush tjetër do të ndihmojë.

Të prisni që dikush t’ju thotë atë që duhet të bëni.

Të shkoni për ta ndihmuar personin që u rrëzua.

Përse e zgjodhët atë përgjigje?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:24–28 duke kërkuar parimet që Zoti u mësoi shenjtorëve ndërsa u përballën me sfidën e ndërtimit të qytetit të Sionit. Ju mund të doni të shenjoni parimet që zbuloni. Një parim që jepet mësim në këto vargje është se ne duhet të përfshihemi me zell që të zgjedhim të bëjmë gjëra të mira dhe të sjellim drejtësinë. (Fraza “ai që detyrohet në gjithçka” [DeB 58:26] i referohet dikujt që nuk do të veprojë derisa atij apo asaj i kërkohet të bëjë kështu. Doktrina e Besëlidhje 58:27 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, kështu që të mund ta gjeni në të ardhmen.)

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kujt “shpërblimi” po i referohen këto vargje? Si mund të ndikojë bërja e shumë gjërave të mira me vullnetin tonë të lirë mbi faktin nëse e marrim ose jo jetën e përjetshme?

    2. Cilat janë disa mënyra se si ju mund të përfshiheni me zell në bërjen e gjërave të mira në shtëpi? Në shkollë? Në lagjen apo degën tuaj?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:29–33 duke kërkuar atë që u ndodh atyre që nuk e përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes për të bërë mirë ose që i vënë në dyshim urdhërimet e Zotit. Merreni parasysh të shenjoni atë që gjeni.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 58:27

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar të mësoni përmendsh Doktrinën e Besëlidhjet 58:27, shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta germën e parë të çdo fjale të vargut 27. Përdorini germat që shkruat për t’ju ndihmuar ta thoni përmendsh fragmentin. Drejtojuni shkrimeve të shenjta sipas nevojës. Përsëriteni këtë veprimtari derisa të mund ta thoni përmendsh fragmentin duke përdorur germat e para ose derisa ta thoni përmendsh nga kujtesa. Merrni parasysh t’ia thoni përmendsh dhe t’ia shpjegoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:27 një pjesëtari të familjes apo një shoku.

Doktrina e Besëlidhje 58:34–65

Zoti jep udhëzime lidhur me Sionin dhe jep mësim parimet e pendimit

Si mund ta dini nëse Zoti ju ka falur për mëkatet tuaja? Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 58:42–43 dhe shenjoni atë që Zoti dha mësim rreth faljes. (Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, kështu që të mund ta gjeni në të ardhmen.)

Plotësoni parimin vijues nga Doktrina e Besëlidhje 58:42: Nëse ne , Zoti do të na falë dhe nuk do t’i kujtojë më mëkatet tona.

Fraza “nuk i kujtoj më ato” nuk do të thotë se Perëndia i harron mëkatet tona. Perëndia është i gjithëditur, i shumëditur – Ai nuk harron asgjë. Megjithatë, mëkatet për të cilat është kryer pendimi, falen dhe nuk do të kujtohen më duke mos i përmendur më kurrë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni, çfarë ndryshimi ka kur një person beson se Zoti do t’i falë mëkatet e tij apo të saj dhe nuk do t’i kujtojë më ato?

Doktrina e Besëlidhje 58:43 jep mësim rreth mënyrës se si mund ta dimë nëse jemi penduar për mëkatet tona. Lexojeni këtë varg dhe pastaj plotësoni parimin vijues: Për t’u penduar, ne duhet dhe mëkatet tona.

Të braktisësh një mëkat do të thotë të largohesh plotësisht prej tij dhe të mos e bësh më atë. Ndërsa lexoni thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf i Presidencës së Parë, mendoni për rastet kur ju jeni penduar dhe keni ndier faljen e Zotit: “Kur ne pendohemi me të vërtetë, Krishti do ta largojë barrën e fajit për mëkatet tona. Ne mund ta dimë vetë se ne jemi falur dhe bërë të pastër. Fryma e Shenjtë do të na e vërtetojë këtë; Ai është Shenjtëruesi. Asnjë dëshmi tjetër për falje nuk mund të jetë më e madhe” (“Pikë Kthimi të Sigurt”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 101; Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 125).

një i ri duke u gjunjëzuar në lutje

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 58:42–43

  1. ikona e ditaritShkruajeni fragmentin te Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 në një kartë ose në një copë letër dhe thuajeni përmendsh sa herë që gjunjëzoheni në lutje vetjake. Bërja e kësaj do t’ju ndihmojë ta mbani mend këtë fragment të rëndësishëm dhe do t’ju kujtojë të luteni për ndihmë në përpjekjet tuaja për t’i rrëfyer dhe braktisur mëkatet tuaja.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 58 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: