Seminari
Njësia 30: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 136:19–42


Njësia 30: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 136:19–42

Hyrje

Në janar 1847, Presidenti Brigam Jang mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 136 në Lagjet Dimërore në Nebraska. Ky mësim shqyrton Doktrinën e Besëlidhjet 136:19–42, e cila përfshin këshillat e Zotit për shenjtorët rreth mënyrës se si të veprojnë gjatë udhëtimit të tyre, u jep atyre siguri dhe i udhëzon që t’i zbatojnë të gjitha urdhërimet e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 136:19–29

Zoti i udhëzon shenjtorët se si të veprojnë gjatë udhëtimit të tyre

Mendoni për një rast kur juve iu desh të bashkëvepronit me njerëz të tjerë në një grup. Cilat ishin disa anë pozitive të të punuarit me të tjerë në atë grup?

njerëz duke punuar në kopsht

Të punuarit në grup na lejon ta ndihmojmë njëri-tjetrin, por mund të krijojë edhe sfida.

Kur shenjtorët u detyruan të largoheshin nga Navuja në fillim të vitit 1846 dhe filluan të udhëtonin për në perëndim, shumë njerëz ishin të papërgatitur për udhëtimin. Shenjtorët fillimisht u shpërndanë në hapësirën e shumë kilometrave, gjë e cila e zvogëloi aftësinë e tyre për ta ndihmuar njëri-tjetrin. Në një zbulesë që Presidenti Brigam Jang mori në Lagjet Dimërore në Nebraska, rreth një vit më vonë, Zoti i udhëzoi shenjtorët ta organizonin veten e tyre në mënyrë që të mund ta ndihmonin njëri-tjetrin ndërkohë që vazhdonin udhëtimin e tyre.

Rishikojeni Doktrinën e Besëlidhjet 136:2, 8–10, duke kërkuar udhëzimet e Zotit për mënyrën se si shenjtorët duhet ta ndihmonin njëri-tjetrin.

Megjithëse të punuarit në grup na lejon ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ajo mund të krijojë edhe sfida. Përsiatni mbi disa sfida që mund të ndodhin kur punohet në grup.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 136:19–27, duke kërkuar këshillat e Zotit për shenjtorët ndërsa udhëtonin dhe punonin së bashku.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë.

    1. Çfarë këshillash lexuat që do t’i ndihmonin shenjtorët të udhëtonin dhe punonin së bashku?

    2. Si mendoni ju, përse këto këshilla do të ishin të dobishme?

    3. Si mund t’i zbatoni këto këshilla ndërkohë që bashkëveproni dhe punoni me njerëz të tjerë?

Rishikojini vargjet 23–24. Vini re se Zoti i këshilloi shenjtorët ta “ndal[nin] dehjen” (DeB 136:24) edhe pse kjo zbulesë erdhi pasi shenjtorët e kishin marrë Fjalën e Urtësisë. Shenjtorët përparuan gradualisht në zbatimin e Fjalës së Urtësisë. Kur u dha zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 136, shenjtorëve të ditëve të mëvonshme nuk u ndalohej konsumi i të gjitha pijeve alkoolike siç na ndalohet sot.

Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 136:24, çfarë duhet të bëjnë fjalët tona për ata që janë përreth nesh? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, plotësoni parimin vijues: Fjalët tona duhet . Merreni parasysh ta shenjoni frazën që e jep mësim këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.

Mund të jetë e dobishme të dini se të lartësosh do të thotë ta ngresh dikë shpirtërisht apo emocionalisht.

  1. ikona e ditaritPlotësojini detyrat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Përgjigjjuni pyetjes vijuese: Si mendoni ju, përse do të ishte e rëndësishme që shenjtorët të përdornin fjalë lartësuese ndërsa udhëtonin së bashku?

    2. Përshkruani një përvojë kur ju e dëgjuat dikë të përdorte fjalë që e lartësuan një njeri tjetër.

Shqyrtoni gjërat që ju mund të thoni, të cilat do t’i lartësojnë ata përreth jush.

Ndërsa lexoni rrëfimet vijuese mbi përvojat e shenjtorëve kur ata filluan udhëtimin e tyre për në perëndim, mendoni rreth mënyrës se si mund të ishit ndier ju dhe arsyes përse këta shenjtorë do të ishin kaq të gatshëm të kalonin sprova të tilla:

Meri An Ueston Mogan shkroi: “Ne u thirrëm të varrosnim dy veta nga kompania jonë, të cilët vdiqën këtë mëngjes nga kolera, një burrë i quajtur Braun dhe një fëmijë. Ka më shumë njerëz të sëmurë në kamp. Gjatë gjithë ditës, kemi qenë mjaft afër lumit Plejt. Udhëtuam 24.14 kilometra, fushuam në përroin Solt. Shpejt kompanisë sonë iu bashkëngjit edhe një vdekje tjetër e një fëmije. Ata e varrosën atë në agim, buzë përroit. Ka më shumë të sëmurë. Na pikëllon t’i varrosim miqtë tanë përgjatë udhës. Moti është shumë i nxehtë” (ditari i Meri An Ueston Moganit, 3 vëll., 21 qershor 1850, 2:1, Biblioteka e Historisë Familjare, Solt-Lejk-Siti; germëzimi, shkrimi me germa të mëdha dhe pikësimi të përditësuara).

Klarisa Jang Spenser

Klarisa Jang Spenser (vajza e Brigam Jangut) shkroi: “Një nga cilësitë më të shquara të babait si udhëheqës ishte mënyra me të cilën ai kujdesej për mirëqenien tokësore dhe shoqërore të popullit të tij, së bashku me udhëheqjen për nevojat e tyre shpirtërore. Në udhëtimin e gjatë përmes rrafshinave, ku çdokush përveçse më të pafuqishmëve, e bëri në këmbë pjesën më të madhe të rrugës, shenjtorët do të mblidheshin rreth zjarrit për argëtimin e mbrëmjes, nëse moti ishte krejt i favorshëm. Atje këndoheshin këngë, muzika luhej nga violinistë dhe burrat e gratë do ta harronin rraskapitjen e të ecurit rreth 24.14 kilometra në një shkretëtirë pa krye, ndërsa bashkoheshin në kërcimin me katër veta. Kjo ishte mënyra e tij për ta mbajtur lart ‘moralin’, përpara se një fjalë e tillë të krijohej ndonjëherë” (me Mabel Harmer, One Who Was Valiant [1940], f. 162).

Bazuar në këto rrëfime, si do ta përshkruanit përvojën e disa pionierëve shenjtorë të ditëve të mëvonshme?

  1. ikona e ditaritLexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 136:28–29, duke kërkuar këshillat që përmbahen në këto vargje. Pastaj në ditarin tuaj të shkrimit të shenjtë, shkruani një parim që përshkruan atë që duhet të bëjmë kur jemi të lumtur dhe një parim që përshkruan atë që duhet të bëjmë kur jemi të pikëlluar.

Mendoni për rastet kur Ati Qiellor iu është përgjigjur lutjeve tuaja duke ju ndihmuar të jeni të lumtur. Merreni parasysh t’ia tregoni përvojën një pjesëtari të familjes ose një miku.

Mbani mend ta lëvdoni dhe ta falënderoni Zotin kur jeni i lumtur dhe të luteni për ndihmë kur jeni i pikëlluar.

Doktrina e Besëlidhje 136:30–42

Zoti i siguron shenjtorët dhe i këshillon ata të jenë të zellshëm në zbatimin e të gjitha urdhërimeve të Tij

Shenjtorët kishin duruar sprova të mëdha dhe ata e dinin se udhëtimi i tyre në vazhdim drejt perëndimit do të ishte gjithashtu një sfidë e madhe.

Si mendoni ju, çfarë i ndihmoi shenjtorët të qëndronin besnikë edhe nën rrethana të tilla të vështira?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 136:30–40, duke kërkuar doktrinat dhe premtimet që mund t’i kenë dhënë zemër shenjtorëve.

Ju mund të përcaktoni disa nga doktrinat dhe parimet vijuese:

  • Ne nuk duhet të kemi frikë nga armiqtë tanë, sepse ata janë në duart e Zotit.

  • Sprovat tona mund të na përgatitin që të marrim lavdinë që Perëndia ka për ne.

  • Nëse e përulim veten tonë dhe e thërrasim Perëndinë, atëherë Shpirti do të na ndriçojë.

  • Nëse jemi besnikë në mbajtjen e të gjitha fjalëve që Zoti na ka dhënë, një ditë ne do ta shohim lavdinë e Tij.

  • Zoti na e jep fjalën e Tij nëpërmjet profetëve të Tij.

  • Zoti mund të na çlirojë nga armiqtë tanë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

  1. Si mendoni ju që këto doktrina dhe parime i ndihmuan shenjtorët të qëndronin besnikë?

  2. Si mund t’ju ndihmojnë këto doktrina dhe parime të qëndroni besnikë gjatë vetë përvojave tuaja të vështira?

Merreni në shqyrtim mesazhin e plotë që ju mendoni se shenjtorët mund të kenë mësuar nga fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 136:30–40.

Megjithëse ju përcaktuat një shumëllojshmëri doktrinash e parimesh në këto vargje, Zoti po u jepte siguri shenjtorëve se gjërat do të shkonin mirë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 136:41–42, duke kërkuar siguri dhe këshilla të mëtejshme nga Zoti.

Përdorni atë që keni mësuar nga këshilla e Zotit te vargu 42 për të plotësuar parimin vijues: Nëse jemi të zellshëm , atëherë gjykimet e Zotit nuk do të vijnë mbi ne, besimi ynë do të jetë i fortë dhe armiqtë tanë nuk do të triumfojnë mbi ne.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si mund t’ju ndihmojë ky parim?

Shenjtorët iu bindën urdhrave të Zotit. Grupi i parë i pionierëve u largua nga Lagjet Dimërore më 5 prill 1847. Ata udhëtuan më shumë se 1.600 kilometra dhe mbërritën në luginën e Solt-Lejkut në fund të korrikut 1847. Më 24 korrik 1847, ndërsa Presidenti Brigam Jang hyri në luginën e Solt-Lejkut, ai mori pohimin shpirtëror se shenjtorët e kishin gjetur shtëpinë e tyre të re. Në atë kohë ai po udhëtonte prapa qerres së Uilford Udrafit ngaqë ishte i sëmurë me temperaturë.

Presidenti Uilford Udraf

Presidenti Uilford Udraf dha rrëfimin vijues kur Presidenti Brigam Jang po shikonte luginën e Solt-Lejkut: “Kur mbërritëm … te një pamje e plotë e luginës, unë e rrotullova karrocën, me pamje nga perëndimi, dhe Presidenti Jang u ngrit nga shtrati i tij dhe pa rreth e rrotull luginës. Ndërsa po e vështronte ngultas skenën përpara nesh, ai u mbështoll në një vegim për disa minuta. Ai e kishte parë luginën më parë në vegim dhe në këtë rast ai pa lavdinë e ardhshme të Sionit dhe Izraelit. … Kur vizioni u mbyll, ai tha: ‘Kjo është e mjaftueshme. Ky është vendi i duhur. Jepini.’ Kështu unë i dhashë qerres deri te kampi që tashmë ishte ngritur nga ata që kishin mbërritur përpara nesh” (Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff [2004], f. 146).

Përse do të ishte e rëndësishme për Presidentin Brigam Jang dhe shenjtorët që të merrnin pohimin se lugina e Solt-Lejkut ishte vendi i duhur për t’u vendosur? Përse do të ishte e rëndësishme që ju të keni sigurinë se po bëni atë që Zoti do që ju të bëni?

Përpiquni t’i zbatoni të gjitha urdhërimet dhe të mbani vesh për sigurinë që Zoti ka dhënë në jetën tuaj.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 136:19–42 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: