Seminari
Njësia 13: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 59


Njësia 13: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 59

Hyrje

Më 7 gusht 1831, Profeti Jozef Smith mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 59, ndërsa ishte në kontenë Xhekson të Misurit. Në këtë zbulesë Zoti parashtroi pritshmëritë e Tij për shenjtorët të cilët kishin mbërritur së fundmi në Sion, duke përfshirë respektimin e duhur të ditës së Shabatit. Zoti gjithashtu konfirmoi se ata që i zbatojnë urdhërimet e Tij, do të marrin bekime shpirtërore dhe materiale.

Doktrina e Besëlidhje 59:1–4

Zoti përshkruan bekimet që Ai do të derdhë mbi shenjtorët besnikë në Sion

Poli Najti, nëna e Njull Najtit, udhëtoi me një grup shenjtorësh në një udhëtim gati 1 440 kilometra nga Kirtlandi i Ohajos për në kontenë Xhekson të Misurit. Motra Najt u sëmur rëndë gjatë rrugës për në Misuri, por nuk pranoi ta ndërpriste udhëtimin, duke shprehur se dëshira e saj më e madhe ishte të vendoste këmbët në tokën e Sionit dhe të varrosej atje. I biri, Njulli, shënoi se në një pikë të caktuar të udhëtimit të tyre ai bleu “lëndë druri për të bërë një arkivol në rast se ajo do të vdiste përpara se të arrinim në vendmbërritjen tonë – kaq shpejt u sëmur ajo. Por Zoti e realizoi dëshirën e zemrës së saj dhe ajo jetoi për të qëndruar mbi atë tokë” (Scraps of Biography: Tenth Book of the Faith-Promoting Series [1883], f. 70; shih edhe History of the Church, 1:199). Motra Najt vdiq brenda dy javësh pasi mbërriti në kontenë Xhekson të Misurit (Sion).

  1. ikona e ditaritNë ditën që Poli Najti vdiq, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 59. Përfytyroni sikur t’ju ishte kërkuar të jepnit një bisedë në funeralin e Motrës Najt. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 59:1–2 dhe gjeni fraza që mund t’i thoni në bisedën tuaj, që mund të jenë kuptimplote për miqtë dhe njerëzit e saj të dashur. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani të paktën dy prej atyre frazave dhe shpjegoni se si lidhen me Poli Najtin.

vargun 1 vini re se Zoti ia drejtoi zbulesën shenjtorëve që, ashtu si Poli Najti, i ishin bindur urdhërimit të Tij për të ardhur në tokën e Sionit me syrin drejtuar te lavdia e Tij. Ju mund të doni ta shenjoni këtë frazë në shkrimet tuaja të shenjta. Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë do të thotë ta kesh syrin drejtuar te lavdia e Perëndisë, provoni veprimtarinë vijuese:

Mblidheni dorën tuaj në formën e një grushti të lirë (mjaftueshëm që gishti i madh dhe gishtat e tjerë të fillojnë të përkojnë pjesërisht). Mbylleni njërin sy dhe shikoni te fotografia e Shpëtimtarit në këtë mësim përmes hapësirës së vogël të krijuar nga dora juaj. Pastaj hapeni syrin tjetër dhe shikojeni fotografinë me të dy sytë. Vini re çdo gjë tjetër që ndodhet në fushëpamjen tuaj kur i përdorni të dy sytë. Cili është ndryshimi kur e shikoni fotografinë vetëm me njërin sy?

Jezu Krishti

Duke e përdorur si analogji atë që mësuat nga veprimtaria, çfarë mendoni se do të thotë të kesh syrin drejtuar te lavdia e Perëndisë?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 59:3–4 duke kërkuar bekimet materiale (tokësore) si edhe ato shpirtërore që u premtohen atyre që i binden Zotit me syrin drejtuar te lavdia e Tij. Vini re se në vargun 4 Zoti premton t’i bekojë shenjtorët e tij besnikë me “urdhërime, e jo pak”. Si mendoni, përse Zoti do ta premtonte këtë bekim kur disa njerëz nuk i konsiderojnë urdhërimet të jenë një bekim? Përsiatni se si e ka bekuar jetën tuaj ndjekja e urdhërimeve.

  1. ikona e ditaritBëni dy kolona në një faqe të ditarit tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Emërtojeni njërën kolonë Bekime materiale dhe kolonën tjetër Bekime shpirtërore. Renditni në kolonën e duhur bekimet që i përcaktuat te Doktrina e Besëlidhje 59:1–4.

Në anën e shkrimeve tuaja të shenjta ju mund të doni të shkruani parimin vijues: Nëse i zbatojmë urdhërimet me syrin drejtuar te lavdia e Perëndisë, ne do të bekohemi si materialisht edhe shpirtërisht. Shikoni shembuj të tjerë të këtij parimi ndërsa vazhdoni të studioni Doktrinën e Besëlidhjet 59.

Doktrina e Besëlidhje 59:5–8

Zoti u jep urdhërime shenjtorëve

të reja duke buzëqeshur

Zoti e vazhdoi këtë zbulesë duke u dhënë shenjtorëve në Sion disa urdhërime. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 59:5 dhe shenjoni urdhërimin e parë që dha Zoti: Ne duhet ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë ta duash Zotin me gjithë zemrën, mendjen, fuqinë dhe forcën tuaj?

    2. Cilat janë disa nga veprimet dhe sjelljet që mund të shihni te njerëzit që e duan Zotin me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën e tyre?

Mendoni se si ky urdhërim për ta dashur Perëndinë me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, mund të ndikojë në mënyrën se si reagojmë ndaj të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Tregojini një pjesëtari të familjes suaj apo një miku për një rast kur dashuria juaj për Zotin ndikoi te një vendim që e morët. Ju mund të doni t’i kërkoni personit me të cilin bisedoni, se si dashuria për Zotin e ka ndikuar mënyrën se si ai ose ajo reagon ndaj urdhërimeve të Tij.

Doktrina e Besëlidhje 59:6–8 përfshin urdhërime shtesë që Zoti u dha shenjtorëve në këtë kohë. Teksa i lexoni këto vargje, përsiatni se si zbatimi i urdhërimeve mund të na lejojë të shfaqim dashurinë tonë për Zotin.

Te Doktrina e Besëlidhje 59:6, Zoti iu drejtua vrasjes dhe tha se ne nuk duhet “[të bëjmë] diçka të ngjashme”. Në ç’mënyrë aborti është i “ngjashëm” me vrasjen? (Shih Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 3.)

Doktrina e Besëlidhje 59:9–19

Zoti i mëson shenjtorët rreth ditës së Shabatit

Zoti dha një urdhërim që mund t’i ndihmojë shenjtorët ta vendosin Perëndinë të parin në jetën e tyre dhe të thellojnë marrëdhënien e tyre me Të. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 59:9–10 dhe përcaktoni urdhërimin që Zoti theksoi në këto vargje.

vargun 9, Zoti premtoi një bekim të madh për ata që e mbajnë ditën e Shabatit të shenjtë. Rishikoni vargun 9 dhe përcaktoni premtimin që dha Zoti. Mund të jetë e dobishme të dini se “[i] panjollë nga bota” i referohet të qenit të pastër nga gjendja mëkatare e botës. Duke përdorur atë që ky varg ju mëson, plotësoni parimin vijues me vetë fjalët tuaja: Nëse ne , do të na ndihmojë të .

Plaku Mark  E. Pitersen

Lidhur me këtë urdhërim për ta mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit, Plaku Mark E. Pitersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Respektimi ose mosrespektimi ynë i Shabatit është një masë e pagabueshme e qëndrimit tonë ndaj Zotit personalisht dhe ndaj vuajtjes së Tij në Gjetseman, vdekjes së tij në kryq dhe ringjalljes së tij nga vdekja. Ai është një shenjë nëse jemi me të vërtetë të krishterë apo nëse kthimi ynë në besim është kaq i cekët sa përkujtimi i flijimit të tij shlyes do të thotë pak ose aspak për ne” (“The Sabbath Day”, Ensign, maj 1975, f. 49).

Si ia tregoni Zotit dashurinë për Të në ditën e Shabatit?

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta tregoni se si mbajtja e ditës së Shabatit të shenjtë ju ka dhënë ose mund t’ju japë fuqi për t’u bërë të pastër dhe për të qëndruar të pastër nga gjendja mëkatare e botës.

Doktrina e Besëlidhje 59:9–15 na ndihmon të kuptojmë qëllimin e Shabatit dhe atë që duhet të bëjmë për ta mbajtur atë të shenjtë. Lexoni me kujdes vargjet 9–15 duke kërkuar ide për mënyrën se si mund ta mbajmë të shenjtë ditën e Shabatit. Për shembull, në vargun 9 ju mund të zbuloni se “[vajtja] në shtëpinë e lutjes” (vajtja në kishë) është një pjesë e rëndësishme e mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë. Shikoni se çfarë idesh të tjera mund t’i zbuloni teksa i studioni këto vargje. (Mund të jetë e dobishme të dini se fraza “t’i drejtosh lutje” në vargun 10 do të thotë të adhurojmë ose të tregojmë dashurinë dhe besnikërinë tonë. Gjithashtu, poshtëshënimi 12b shpjegon se fjala ofrime u referohet “kohës, talenteve ose mjeteve, në shërbim të Perëndisë dhe të bashkëqenieve”; fjala mjete zakonisht u referohet parave apo burimeve që dhurohen për Kishën.)

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta renditni të paktën gjashtë ide që i zbuluat te Doktrina e Besëlidhje 59:9–15 rreth mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë. Këto mund të përfshijnë se si duhet të jenë veprimet ose sjelljet tona apo qëllimet e ditës së shenjtë të Zotit. Kur ta keni përfunduar listën, përsiatni se si ka ndikuar në marrëdhënien tuaj me Zotin mbajtja e ditës së Shabatit të shenjtë në një nga këto aspekte.

Te Doktrina e Besëlidhje 59:15–19, Zoti premton bekime për ata që e nderojnë ditën e Tij të shenjtë.

  1. ikona e ditaritShkruani një synim vetjak të asaj që do të bëni për ta ndihmuar veten tuaj që ta mbani ditën e Shabatit të shenjtë.

Doktrina e Besëlidhje 59:20–24

Zoti shpall bekime tokësore dhe të përjetshme për besnikët

Cilat janë disa mënyra se si Perëndia ju ka bekuar kohët e fundit? Për cilën nga këto bekime ndiheni më shumë mirënjohës? Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 59:20–21 dhe përcaktoni se si ndihet Perëndia kur na bekon dhe mënyrën se si duhet të përgjigjemi. Çfarë do të thotë për ju të dini se Perëndia është i kënaqur kur Ai ju bekon?

Doktrina e Besëlidhje 59:21 na mëson se ne e fyejmë Perëndinë kur nuk e shprehim mirënjohjen tonë për Të dhe nuk i zbatojmë urdhërimet e Tij. Fyerja dhe zemërimi i Perëndisë të përshkruara në këtë varg janë prova të dashurisë së Tij për ne. Ai është i pakënaqur kur ne jemi mosmirënjohës ose të pabindur, sepse këto qëndrime na largojnë prej Tij.

Përsiatini mënyrat se si mund të dëmtohet marrëdhënia jonë me Perëndinë, kur ne nuk e falënderojmë Atë për bekimet tona.

Zoti e mbylli këtë zbulesë duke përsëritur dëshirën e Tij për të na bekuar, si në këtë jetë edhe në jetën që do të vijë. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 59:23–24 dhe përcaktoni mënyrën se si do t’i bekojë Zoti ata që i zbatojnë urdhërimet e Tij.

Gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës, sot apo nesër, përsiatini mënyrat e shumta që Perëndia ju ka bekuar për zbatimin e urdhërimeve të Tij. Gjeni mundësi për të treguar dashurinë dhe mirënjohjen tuaj për Të.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 59 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: