Njësia 10: Dita 3
Doktrina e Besëlidhje 42:30–93
Hyrje
Teksa lexoni në hyrjen e mësimit të Ditës së 2-të, Profeti Jozef Smith mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 42 “në përmbushje të premtimit të Zotit, të bërë më parë, se ‘ligji’ do t’u jepej në Ohio” (hyrja e seksionit DeB 42). Në këtë mësim të dytë nga Doktrina e Besëlidhje 42, që trajton vargjet 30–93, ju do të mësoni se Zoti paraqiti ligje tokësore, ekonomike dhe shpirtërore, duke i drejtuar anëtarët e Kishës që të ndihmonin të varfrit, të financonin veprimtari të ndryshme të Kishës dhe t’u ofronin ndihmë shenjtorëve të tjerë që erdhën në Ohajo.
Doktrina e Besëlidhje 42:30–42
Zoti paraqet ligjin e përkushtimit
Doktrina e Besëlidhje 42:30–42 përmban ligjin e Zotit për përkushtimin. Për t’ju ndihmuar të mësoni rreth këtij ligji dhe ta kuptoni atë, detyra juaj është të përgatitni një mësim dhe t’i jepni mësim një pjesëtari të familjes ose një shoku rreth ligjit të përkushtimit, të dhënë në këto vargje. Do të keni mundësi ta shënoni përvojën tuaj në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta më vonë në mësimin e sotëm.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruajeni emrin e personit të cilit i dhatë mësim, së bashku me datën që e plotësuat këtë detyrë. Shkruani një përshkrim për atë që menduat se shkoi mirë në përvojën tuaj mësimdhënëse dhe për atë që ishte e vështirë. Përveç kësaj, përshkruani se si jeni ndier të bekuar kur e keni jetuar parimin që, kur u bëjmë mirë të tjerëve, ne ia bëjmë atë Zotit.
Doktrina e Besëlidhje 42:43–55
Zoti jep këshillë lidhur me vdekjen dhe shërimin
Te Doktrina e Besëlidhje 42:43–55 Zoti dha mësim rreth vdekjes dhe shërimit. Ai shpjegoi se vdekja është e ëmbël për ata që vdesin në Të, por e hidhur për ata që nuk vdesin në Të. Ai gjithashtu tha se ata që janë të sëmurë, duhet të “ ushqehen gjithë butësi” (DeB 42:43) dhe të marrin një bekim të priftërisë. Disa njerëz do të shërohen nëpërmjet besimit të tyre te Jezu Krishti (shih DeB 42:48).
Doktrina e Besëlidhje 42:56–69
Zoti premton t’i zbulojë Jozef Smithit shkrime të shenjta dhe zbulesë shtesë
Te Doktrina e Besëlidhje 42:56–69 Profeti Jozef Smith mësoi se Zoti do të vazhdonte të jepte zbulesë, ndërkohë që ai vazhdonte ta kërkonte atë. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:61 dhe përcaktoni një parim rreth marrjes së zbulesës. Udhëheqësit tanë sot e udhëheqin dhe drejtojnë Kishën me anë të parimit të zbulesës së vazhdueshme.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani një thënie “nëse–atëherë” të një parimi që e mësoni nga vargu 61.
Doktrina e Besëlidhje 42:70–87
Udhëheqësit e priftërisë marrin udhëzim se si të veprojnë me anëtarët e Kishës që bëjnë mëkat të rëndë
Doktrina e Besëlidhje 42:70–87 përmban disa parime dhe ligje bazë që qeverisin disiplinën e Kishës. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:78 dhe shenjoni urdhërimin e Zotit për çdo anëtar të Kishës.
Doktrina e Besëlidhje 42:88–93
Zoti i udhëzon shenjtorët se si t’i zgjidhin fyerjet personale
Mendoni për një rast kur e keni parë dikë të fyhet nga fjalët ose veprimet e një personi tjetër. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:88–89 duke kërkuar udhëzimet e Zotit rreth asaj që duhet të bëjmë nëse dikush na ka fyer.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Cila është gjëja e parë që duhet të bëjmë nëse dikush na ka fyer?
-
Si mendoni, përse mund të jetë i dobishëm ky qëndrim?
-
Te Doktrina e Besëlidhje 42:90–91 ne mësojmë se disa mëkate ose fyerje që njihen haptazi, kërkojnë një rrëfim ose ndëshkim të duhur haptazi. Te Doktrina e Besëlidhje 42:92–93 ne mësojmë parimin vijues: Fyerjet e bëra në fshehtësi duhet të zgjidhen në fshehtësi.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani përse mendoni se është më mirë që fyerjet e fshehta të zgjidhen në fshehtësi.
Kërkon kurajë që t’i afroheni dikujt që ju ka fyer. Lutuni për ndihmë nga Ati Qiellor, ndërkohë që kërkoni t’i zgjidhni siç duhet ndonjë ndjenjë të keqe që mund ta keni rreth të tjerëve.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 42:30–93 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: