Njësia 32: Dita 4
Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës
Hyrje
Më 23 shtator 1995, në një mbledhje të përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, Presidenti Gordon B. Hinkli paraqiti “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”. Kjo proklamatë nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve i shpall botës standardet dhe doktrinat e Zotit lidhur me familjen. Proklamata jep këshilla edhe për forcimin e familjes dhe një paralajmërim rreth pasojave të shpërbërjes së familjeve. (Një kopje e kësaj proklamate për familjen është në fund të këtij mësimi.)
Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve i Nxjerrin Botës një Proklamatë Lidhur me Familjen
A keni pasur ndonjëherë pyetje ose a keni njohur dikë që kishte pyetje lidhur me një nga çështjet e mëposhtme?
-
Rëndësia e martesës dhe familjes
-
Divorci
-
Martesa mes së njëjtës gjini
-
Gjinia
-
Prindër të pamartuar
-
Të pasurit e fëmijëve
-
Marrëdhënie seksuale jashtë martesës
-
Rolet e nënave
-
Rolet e etërve
-
Aborti
Shumë pyetje lidhur me këto probleme dhe çështje të tjera të familjes mund të marrin përgjigje duke përdorur “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”.
Pikërisht, përpara se Presidenti Gordon B. Hinkli ta lexonte këtë proklamatë, ai tha disa nga arsyet përse botës i nevojiten të vërtetat që ajo përmban. Ndërsa e lexoni thënien e tij, kërkojini dhe nënvizojini ato arsye.
“Me kaq shumë sofizëm që jepet si e vërtetë, me kaq shumë mashtrim lidhur me standardet e vlerat, me kaq shumë joshje dhe nxitje për të përqafuar ndotjen e ngadaltë të botës, ne kemi pasur ndjenjën që të lajmërojmë dhe paralajmërojmë. Në mbështetje të kësaj, ne të Presidencës së Parë dhe të Këshillit të Dymbëdhjetë Apostujve tani i shpallim një proklamatë Kishës dhe botës si një deklaratë dhe ripohim të standardeve, doktrinave dhe praktikave lidhur me familjen, të cilat profetët, shikuesit dhe zbuluesit e kësaj kishe i kanë përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë historisë së saj” (“Stand Strong against the Wiles of the World”, Ensign, nëntor 1995, f. 100).
-
Për t’ju ndihmuar të përcaktoni doktrinat dhe parimet që i përgjigjen pyetjeve lidhur me çështjet e renditura në fillim të mësimit, kopjojeni tabelën vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, duke lënë hapësirë për të shkruar përgjigjet tuaja. (Ju mund të doni t’i vini numra paragrafëve në kopjen e proklamatës në fund të këtij mësimi.)
Çështje Lidhur me Familjen
Doktrina e Parime nga Proklamata e Familjes
Në Cilët Paragrafë të Proklamatës Jepet Mësim?
Rëndësia e martesës dhe familjes
Divorci
Martesa mes së njëjtës gjini
Gjinia
Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme.
paragrafi 2
Të pasurit e fëmijëve
Roli i etërve
Roli i nënave
Marrëdhëniet seksuale jashtë martesës
Aborti
Krijimi i jetës së vdekshme është një pjesë e rëndësishme dhe e shenjtë e planit të Atit Qiellor.
paragrafët 3 dhe 5
Lexojini paragrafët 1–5 të proklamatës së familjes, duke kërkuar doktrina dhe parime që kanë të bëjnë me këto çështje që lidhen me familjen. Nga ajo që gjeni te proklamata e familjes, përcaktoni doktrinën ose parimin që ka të bëjë me secilën nga çështjet në tabelë. Shkruajini këto në kolonën e duhur, pranë çështjes me të cilën përputhet në tabelën në ditarin tuaj. Gjithashtu shkruani se cilin paragraf ose cilët paragrafë të proklamatës së familjes përdorët për t’ju ndihmuar të përcaktoni çdo doktrinë apo parim. (Informacioni për dy rreshta të tabelës është plotësuar që të jetë si shembull për ju.)
-
Zgjidhni dy nga doktrinat ose parimet që përcaktuat në tabelën tuaj. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, përgjigjjuni pyetjeve vijuese për çdo doktrinë ose parim që përzgjodhët:
-
Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që të kuptohet kjo doktrinë apo ky parim?
-
Si mund të ndikojnë në vendimet që merrni të kuptuarit dhe të besuarit e kësaj doktrine apo të këtij parimi?
-
Proklamata e Familjes na Ndihmon të Krijojmë Familje të Suksesshme
Lexojini paragrafët 6–7 te “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”, duke kërkuar gjërat që mund t’ju ndihmojnë të arrini lumturinë në familjen tuaj.
Një parim që mësojmë nga proklamata e familjes është se, lumturia në jetën familjare është e mundur të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, renditni parimet që gjenden në paragrafin 7 të proklamatës së familjes, të cilat i ndihmojnë familjet të gjejnë lumturi. (Ju mund të doni t’i shenjoni këto parime në kopjen tuaj të proklamatës së familjes.) Pastaj përgjigjjuni pyetjeve vijuese:
-
Çfarë shembujsh keni parë nga familjet që i ndjekin këto mësime?
-
Si mendoni ju, përse familjet që i ndjekin këto mësime kanë më shumë gjasa të jenë të lumtura?
-
-
Mendoni rreth mënyrës se si këto mësime mund t’i shtojnë lumturi familjes. Shqyrtoni se cilën nga këto mësime ju mund ta jetoni më mirë, në mënyrë që t’ju sjellë më shumë lumturi juve dhe familjes tuaj. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani një synim që do t’ju ndihmojë ta jetoni më mirë njërin ose më shumë prej këtyre mësimeve në familjen tuaj.
Sipas gjysmës së fundit të paragrafit 7 të proklamatës së familjes, cilat janë përgjegjësitë e etërve?
Mendoni për mënyrat se si e keni parë atin tuaj ose etër të tjerë t’i përmbushin këto përgjegjësi.
Sipas gjysmës së fundit të paragrafit 7, cila është përgjegjësia kryesore e nënave?
Mendoni për mënyrat se si e keni parë nënën tuaj ose nënat e tjera ta përmbushin këtë rol.
Sipas paragrafit 7, përgjegjësitë ose rolet e nënave dhe të etërve janë [caktuar] “nëpërmjet planit hyjnor”. Kjo do të thotë se ato u krijuan nga Ati ynë Qiellor. Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që kjo të kuptohet?
Te paragrafi 7, ne gjithashtu mësojmë se etërit dhe nënat kanë detyrimin ta ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë në përgjegjësitë e tyre familjare. Mendoni për rastet kur ju i keni parë nënat dhe etërit të punojnë së bashku për ta ndihmuar njëri-tjetrin si partnerë të barabartë në këto përgjegjësi të shenjta.
Fjalia vijuese shfaqet pranë fundit të paragrafit 7: “Paaftësia, vdekja ose rrethana të tjera mund të bëjnë të nevojshme përshtatjen ose ndryshimin e këtyre roleve”. Zoti është i vetëdijshëm për këto rrethana dhe Ai i bekon prindërit dhe familjet ndërsa ato përpiqen t’i përmbushin detyrimet e tyre aq mirë sa munden.
Rilexojeni fjalinë e fundit të paragrafit 7 të proklamatës së familjes, duke kërkuar se kush tjetër mund t’i ndihmojë nënat dhe etërit në përgjegjësitë e tyre. Fëmijët gjithashtu mund t’i ndihmojnë prindërit e tyre t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre.
Çdo familje ka vështirësitë e saj dhe rrethana të veçanta, por çdo familje mund t’i jetojë mësimet e Jezu Krishtit dhe të gjejë lumturi.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani atë që vlerësoni te nëna, babai apo kujdestari juaj.
Lexojini paragrafët 8–9 të proklamatës së familjes, duke kërkuar atë që do të ndodhë nëse nuk i përmbushim përgjegjësitë tona në familjet tona.
Një parim që na mësojnë këta paragrafë është se, Zoti do të na mbajë përgjegjës nëse nuk i përmbushim përgjegjësitë tona në familjet tona. Ju mund të doni ta shkruani këtë të vërtetë në kopjen tuaj të proklamatës.
Përsiatni se si po i përmbushni përgjegjësitë tuaja në familjen tuaj. Mbani mend të kërkoni ndihmën e Zotit ndërsa punoni drejt qëllimit tuaj për ta jetuar më mirë një nga mësimet e Jezu Krishtit në familjen tuaj.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:
Unë e kam studiuar mësimin “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës” dhe e përfundova më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: