Seminari
Njësia 26: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 121:11–33


Njësia 26: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 121:11–33

Hyrje

Doktrina e Besëlidhje 121 përmban fragmente të një letre të frymëzuar, të datës 20 mars 1839, të cilën Profeti Jozef Smith ua shkroi shenjtorëve nga burgu i Libertisë. Doktrina e Besëlidhje 121:11–33 përmban përshkrimin e Shpëtimtarit për gjykimin që do të vijë mbi të ligjtë dhe premtimin e Tij për zbulesë ndaj atyre që janë të guximshëm.

Doktrina e Besëlidhje 121:11–25

Shpëtimtari përshkruan gjykimet që do të vijnë mbi ata që i përndjekin shenjtorët

Përfytyroni sikur një mëngjes, teksa po largoheni nga shtëpia juaj, ju vini re këtë shpallje të vendosur jashtë derës së shtëpisë suaj: “Mormonët duhet të trajtohen si armiq dhe duhet të shfarosen”.

A do të kishit frikë të largoheshit nga shtëpia juaj? Ku do të drejtoheshit për ndihmë? Si do të ndiheshit po të mësonit që shpallja u ndikua nga disa prej shokëve tuaj të mëparshëm?

Përpara se Profeti Jozef Smith të futej në burg, disa prej shokëve të tij, dikur besnikë, ishin kthyer kundër tij. Dy prej këtyre shokëve të mëparshëm, Tomas B. Marshi dhe Orson Hajdi, kishin qenë anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Që të dy këta burra bënë një aktbetim (një deklaratë me betim) duke i akuzuar në mënyrë të rreme Jozef Smithin dhe anëtarë të tjerë të Kishës se po planifikonin që t’i dëbonin armiqtë e tyre nëpërmjet djegies dhe shkatërrimit të pronave të tyre. Ky aktbetim ndikoi te guvernatori i Misurit që të nxirrte një deklaratë, të njohur si urdhri i shfarosjes, duke shpallur se të gjithë mormonët duhej të shfaroseshin ose të dëboheshin nga shteti. Shpallja që e përfytyruat se po vendosej në derën tuaj, është një citim i drejtpërdrejtë nga ai urdhër i shfarosjes (shih History of the Church, 3:175).

Mbani mend që seksionet e Doktrinës e Besëlidhjeve 121–123 janë fragmente të një letre të frymëzuar, të cilën Profeti Jozef Smith ua shkroi shenjtorëve në mars të vitit 1839, ndërkohë që ishte i burgosur në burgun e Libertisë. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:11–17, duke kërkuar atë që mësoi Profeti nga Zoti lidhur me atë që do t’iu ndodhte atyre që i kishin akuzuar shërbëtorët e Zotit për shkelje.

Fraza “shpresa e tyre do të shuhet dhe parashikimet e tyre do të shkrihen” (DeB 121:11) vë në dukje se ata që luftojnë kundër shërbëtorëve të Zotit, në përfundim nuk do t’ia dalin mbanë me planet e tyre.

Studiojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:18–22, duke kërkuar pasoja shtesë që do t’u vijnë atyre që i akuzojnë në mënyrë të rreme shërbëtorët e Zotit dhe luftojnë kundër tyre. (Në vargun 19, fraza “shkëputen nga ordinancat e shtëpisë [së Zotit]” do të thotë të humbasin ose të veçohen nga bekimet që lidhen me ordinancat e tempullit.)

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. vargjet 13 dhe 17, çfarë arsyesh dha Zoti përse disa njerëz i kishin akuzuar shërbëtorët e Tij për mëkat?

    2. Sipas vargjeve 19–22, cilat janë rreziqet e thënies së gjërave të rreme kundër shërbëtorëve të Perëndisë?

Deklarimet e rreme nga anëtarët braktisës të Kishës dhe njerëz të tjerë, të shoqëruara me urdhrin e shfarosjes nga guvernatori, ndikuan që turmat ta shtonin përndjekjen e tyre ndaj shenjtorëve në Misuri.

pamje e turmës

Turmat i shkatërruan pronat e anëtarëve të Kishës në Misuri.

Ndërsa lexoni tregimin vijues, shenjoni shembuj të mënyrës se si shenjtorët u trajtuan padrejtësisht:

Më 30 tetor 1838, vetëm tri ditë pasi u nxor urdhri i shfarosjes, përafërsisht 240 burra iu afruan një kolonie mormone në një vend të quajtur Mulliri i Hanit (ose Mulliri i Honit). Gratë dhe fëmijët u arratisën nëpër pyll, ndërkohë që burrat kërkuan të mbroheshin në dyqanin e farkëtarit. Një nga udhëheqësit e shenjtorëve, Dejvid Evansi, tundi kapelën e tij dhe bëri thirrje për paqe. Tingulli i njëqind pushkëve iu përgjigj atij, shumica e tyre të drejtuara nga dyqani i farkëtarit. Njerëz nga turma qëlluan pa mëshirë mbi këdo që shihnin, duke përfshirë gra, pleq e fëmijë. Amanda Smithi i mbërtheu dy vajzat e saj të vogla dhe vrapoi me Meri Steduellin përmes pellgut me ujë të mullirit drejt një rruge për këmbësorë. Amanda kujtoi: “Edhe pse ishim gra, me fëmijë të vegjël, në arrati për jetën tonë, djajtë derdhën të shtënë pas të shtëne për të na vrarë” (në Andrew Jenson, “Amanda Smith”, The Historical Record, korrik 1886, f. 84).

Anëtarët e turmës u futën në dyqanin e farkëtarit dhe gjetën e vranë 10-vjeçarin Sardius Smith, birin e Amanda Smithit, kur ai po fshihej nën kacekët e farkëtarit. Burri më pas shpjegoi: “Thërrijat [morrat e vegjël] do të bëjnë morra dhe, nëse do të kishte jetuar, ai do të ishte bërë një mormon” (në Jenson, “Haun’s Mill Massacre”, Historical Record, dhjetor 1888, f. 673; shih edhe B. H. Roberts, A Comprehensive History of the Church, 1:482). Alma Smithi, vëllai shtatëvjeçar i Sardiusit, dëshmoi vrasjen e babait dhe vëllait të tij dhe vetë u godit në këmbë. Ai nuk u zbulua nga turma dhe më vonë u shërua në mënyrë të mrekullueshme nëpërmjet lutjes dhe besimit. Edhe pse disa burra së bashku me gratë dhe fëmijët u larguan përmes lumit drejt kodrave, të paktën 17 njerëz u vranë dhe rreth 13 u plagosën. (Shih Church History in the Fulness of Times Student Manual, bot i 2-të. [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2003], f. 201, 203–204; shih edhe History of the Church, 3:183–186.)

Asnjëri prej turmës së dhunshme nuk u soll për krimet e tyre përpara drejtësisë në gjykatat e Misurit ose prej autoriteteve federale.

Çfarë ndjenjash mund të kishit pasur po t’i kishit përjetuar këto mizori? Si mund të ishit ndier kur të mësonit se njerëzit që ju sulmuan, nuk do të mbaheshin përgjegjës për veprimet e tyre?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:23–25, duke kërkuar fraza që tregojnë se Perëndia do t’i mbajë armiqtë e shenjtorëve përgjegjës për veprimet e tyre. (Ne nuk e dimë kur këto gjykime do të vijnë mbi armiqtë e shenjtorëve. Disa pasoja mund të mos vijnë deri pas kësaj jete.)

Plotësojini thëniet vijuese të së vërtetës duke u bazuar tek ajo që mësuat nga vargjet 24–25.

  • Zoti dhe gjithë veprat tona.

  • Ata që luftojnë kundër Zotit dhe popullit të Tij, do ta marrin në kohën e Tij të caktuar.

  1. ikona e ditaritMendoni për raste kur ju keni parë njerëz të veprojnë gabim dhe duket sikur iu shmangen pasojave. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, përgjigjjuni pyetjes vijuese: Si mund të lidhen parimet që i përcaktuat te Doktrina e Besëlidhje 121:24–25 me situatat sot, kur njerëzit duket sikur po iu shpëtojnë pasojave të gabimeve të tyre?

Doktrina e Besëlidhje 121:26–33

Perëndia premton të zbulojë të vërteta të përjetshme nëpërmjet Frymës së Shenjtë

Burgu i Libertisë nga brenda

Niveli përdhes i burgut të Libertisë

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:26, duke kërkuar një të vërtetë që Profeti Jozef Smith e shënoi ndërkohë që ishte i burgosur në burgun e Libertisë.

Përdoreni atë që mësoni në vargun 26 për të plotësuar thënien vijuese: Perëndia do t’ju me anë të .

Plaku Xhefri R. Holland

Ndërsa merrni në shqyrtim mënyrën se si mund të lidhet kjo e vërtetë me ju kur përjetoni vështirësi, përsiatni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Ju mund të keni përvoja të shenjta, zbuluese, thellësisht udhëzuese me Zotin gjatë përvojave më të mjerueshme të jetës suaj – në rrethanat më të këqija, ndërsa duroni padrejtësitë më të dhimbshme, kur përballeni me vështirësitë dhe kundërshtimin më të pakapërcyeshëm që keni hasur ndonjëherë” (“Lessons from Liberty Jail” [mbrëmje rreth vatrës në Universitetin “Brigam Jang”, 7 shtator 2008], f. 4; speeches.byu.edu).

Tregimi vijues nga Lusi Mek Smithi jep një shembull të mënyrës se si Perëndia mund të na zbulojë dituri me anë të Frymës së Shenjtë. Teksa e lexoni këtë tregim, vini re se si dituria që ajo mori me anë të Frymës së Shenjtë, e ngushëlloi rreth burgosjes të bijve të saj në burgun e Libertisë, pasi Jozefi dhe Hajrëmi u morën si të burgosur dhe u kërcënuan me vdekje.

Lusi Mek Smithi

“Për njëfarë kohe shtëpia jonë u mbush me lot, vajtim e mjerim; por, në mes të pikëllimit tim, gjeta ngushëllimin që ia kalonte gjithë rehatisë tokësore. U mbusha me Shpirtin e Perëndisë dhe mora sa vijon me anë të dhuratës së profecisë: ‘Zemra jote le të ngushëllohet në lidhje me fëmijët e tu, sepse ata nuk do të lëndohen nga armiqtë e tyre. …’ Kjo ma lehtësoi mendjen dhe u përgatita për t’i ngushëlluar fëmijët e mi. Ua thashë atyre atë që më ishte zbuluar, gjë e cila i ngushëlloi shumë” (History of Joseph Smith by His Mother, bot. Preston Nibley [1958], f. 291).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Si mund t’ju ndihmojë marrja e diturisë me anë të Frymës së Shenjtë kur përjetoni vështirësi?

    2. Kur keni marrë dituri me anë të Frymës së Shenjtë, që ju ka ndihmuar përmes një kohe të vështirë?

Te Doktrina e Besëlidhje 121:26–33, Zoti premtoi të zbulonte dituri që “nuk [ishte] zbuluar që kur bota ishte” (DeB 121:26) dhe të dhuronte bekime të lavdishme mbi të gjithë ata që do të duronin “me besnikëri për ungjillin e Jezu Krishtit” (DeB 121:29).

Te Doktrina e Besëlidhje 121:33, Profeti Jozef Smith përdori një analogji për t’i ndihmuar shenjtorët të kuptonin se Zoti ishte më i fuqishëm sesa ata që po i përndiqnin shenjtorët dhe që po përpiqeshin ta ndalnin punën e Perëndisë.

Lexojeni vargun 33, duke kërkuar krahasimin që bëri Jozef Smithi për të ilustruar fuqinë e Perëndisë. Lumi Misuri është një lumë i gjerë dhe i fuqishëm, pranë të cilit kishin jetuar shumë nga shenjtorët e parë dhe ata e njihnin mirë atë.

Lumi Misuri

Lumi Misuri

Sa frytdhënës do të ishte një njeri që ta ndalte rrjedhën e një lumi të madh e të fuqishëm duke përdorur vetëm njërin krah? Si mendoni ju, çfarë po i mësonte Zoti Profetit rreth zbulesës të cilën do t’ia dërgonte?

Një doktrinë që e mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 121:33, është që asgjë nuk do ta ndalë ecjen përpara të punës së Zotit.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si ndiheni që e dini se puna e Zotit do të vazhdojë pavarësisht nga kundërshtimi?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 121:11–33 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: