Seminari
Njësia 16: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 76:1–49


Njësia 16: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 76:1–49

Hyrje

Më 16 shkurt 1832, Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdon po punonin për rishikimin e frymëzuar të Biblës. Ndërsa po meditonin kuptimin e Gjonit 5:29, atyre iu shfaq një vegim. Ky vegim, që është shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76, pohoi vërtetësinë dhe hyjnueshmërinë e Jezu Krishtit, dha mësim për rënien e Satanit dhe të bijve të humbjes dhe përshkroi tri mbretëritë e lavdisë dhe ata që do ta trashëgojnë secilën mbretëri.

Doktrina e Besëlidhje 76 do të studiohet në tri mësime. Në këtë mësim të parë ju do të mësoni rreth gatishmërisë së Zotit për të na bekuar dhe rreth veprimeve të Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit që i çuan ata drejt marrjes së vegimit. Ju do të mësoni edhe rreth rënies së Satanit dhe fatit të atyre që e ndjekin atë.

ilustrimi i vegimit të shënuar te DeB 76

Doktrina e Besëlidhje 76:1–10

Zoti u premton bekime atyre që janë besnikë ndaj Tij

Nëse do të mund të përzgjidhnit një person që t’ju nderonte, kush do të ishte dhe përse?

Doktrina e Besëlidhje 76:1–5 na mëson se Zoti është i urtë, i fuqishëm, i përjetshëm, i mëshirshëm dhe me dashuri hyjnore. Vargu 5 gjithashtu na mëson se Ai do të na nderojë nëse ne kualifikohemi. Lexojeni vargun 5 dhe përcaktoni atë çfarë duhet të bëjmë për t’u nderuar nga Jezu Krishti.

Në këtë kontekst, ta kesh frikë Zotin do të thotë ta admirosh, nderosh, respektosh dhe ta duash Atë. Bazuar në fjalët e Zotit te vargu 5, ne mësojmë se nëse e respektojmë Zotin dhe i shërbejmë Atij, Ai do të na nderojë ne.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:6–9, duke kërkuar mënyrat se si do t’i nderojë Zoti ata që e respektojnë Atë dhe i shërbejnë Atij. Ndërsa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se në shkrimet e shenjta, termi misteret përgjithësisht u referohet të vërtetave shpirtërore që mund të mësohen vetëm përmes zbulesës.

Sipas asaj që lexoni te vargjet 6–9, shtojini parimit të mëparshëm: Nëse ne e respektojmë Zotin dhe i shërbejmë Atij, Ai do të na nderojë duke .

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:10 dhe përcaktoni një parim lidhur me mënyrën se si Zoti do të na e zbulojë të vërtetën.

  1. ikona e ditaritPërsiatni parimin që Zoti na ndriçon me anë të Shpirtit. Për t’ju ndihmuar të kujtoni rastet kur Zoti ju ka ndriçuar me anë të Shpirtit, plotësojeni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kohët e fundit u ndjeva i ndriçuar nga Shpirti kur unë …

Doktrina e Besëlidhje 76:11–19

Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni përshkruajnë rrethanat që çuan drejt vegimit të tyre

Ferma e Xhon Xhonsonit

Vegimi i shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76 u mor në fermën e Xhon Xhonsonit, në Hajrëm të Ohajos.

Vegimi që iu shfaq Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit, është një përmbushje e premtimeve të Zotit te Doktrina e Besëlidhje 76:5–10. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:11–14 dhe vini re se si Zoti e nderoi Jozef Smithin dhe Sidni Rigdonin duke u zbuluar atyre të vërtetën.

A keni harxhuar ndonjëherë kohë duke i lexuar shkrimet e shenjta dhe nuk e kuptuat atë që lexuat? Çfarë keni bërë për t’i kuptuar më mirë shkrimet e shenjta?

Ajo që po bënin Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni përpara se t’u shfaqej ky vegim, mund të na mësojë se si t’i kuptojmë më mirë shkrimet e shenjta dhe ta ftojmë Shpirtin të na e zbulojë të vërtetën. Lexojeni hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 76 dhe më pas lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:15–19. Ndërsa lexoni, kërkoni atë çfarë Jozefi dhe Sidni po bënin, që u dha mundësinë të merrnin kuptueshmëri për shkrimet e shenjta nëpërmjet zbulesës.

Vini re se ndodhi ndërsa po i studionin dhe meditonin shkrimet e shenjta, që Shpirti e ndriçoi kuptimin e tyre. Të meditosh shkrimet e shenjta do të thotë të përsiatësh ose të mendosh rreth asaj që lexon. Shembulli i Jozefit dhe Sidnit na tregon se nëse i studiojmë dhe i përsiatim plot lutje shkrimet e shenjta, Zoti mund ta rritë kuptueshmërinë tonë.

Plaku D. Tod Kristoferson

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi mënyrën se si t’i studiojmë dhe t’i përsiatim plot lutje shkrimet e shenjta: “Kur unë them ‘studioni’, unë nënkuptoj diçka më shumë se leximin. … Ju përfytyroj ndonjëherë duke lexuar pak vargje, duke ndaluar për të medituar, duke i lexuar me kujdes vargjet sërish, dhe ndërsa mendoni rreth kuptimit të tyre, luteni për kuptueshmëri, bëni pyetje në mendjen tuaj, prisni për mbresa shpirtërore dhe i hidhni në letër mbresat dhe pikëpamjet që ju vijnë, që ju të mund t’i kujtoni dhe të mësoni më shumë. Duke studiuar në këtë mënyrë, ju mund të mos lexoni shumë kapituj ose vargje në gjysmë ore, por ju do t’i bëni vend në zemrën tuaj fjalës së Perëndisë dhe Ai do t’ju flasë juve” (“When Thou Art Converted”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 11).

  1. ikona e ditaritJepni përgjigje për sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë rrjedhojash keni përjetuar nga studimi dhe përsiatja plot lutje e shkrimeve të shenjta?

    2. Shkruani një veprim të përmendur nga Plaku Kristoferson, që ju do ta zbatoni në studimin tuaj vetjak të shkrimeve të shenjta.

Doktrina e Besëlidhje 76:20–24

Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni shohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin

Kur u shpalos vegimi, Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdoni panë Jezu Krishtin në madhështinë dhe lavdinë e Tij.

  1. ikona e ditaritVizatoni një tabelë me tre titujt vijues në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Ajo që panë:

    Ajo që dëgjuan:

    Ajo që mësuan:

    1. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:20–24 dhe shkruani fjalë ose fraza nga këto vargje që përshtaten me titujt me të cilët kanë lidhje.

    2. Bazuar në atë që Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni panë, dëgjuan dhe mësuan, renditni të paktën dy të vërteta rreth Jezu Krishtit, që jepen mësim në këto vargje. Më pas shkruajeni dëshminë tuaj lidhur me një nga këto të vërteta dhe se si ju e dini apo përse e besoni që ajo është e vërtetë.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – DeB 76:22–24

Doktrina e Besëlidhje 76:22–24 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, që t’ju ndihmojë ta gjeni në të ardhmen.

  1. ikona e ditaritProfeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdoni dëshmuan se Jezu Krishti është një Qenie e gjallë, e përlëvduar. Gjeni dy shembuj të tjerë në shkrimet e shenjta të rasteve kur dikush tjetër e pa Shpëtimtarin e ringjallur. Përdorni poshtëshënimet, Topical Guide [Udhëzuesin Tematik] ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta që të mund t’ju ndihmojnë. Shkruajini referencat për shembujt që gjeni, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Doktrina e Besëlidhje 76:25–29

Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni shohin në vegim rënien e Satanit

Plotësojeni pyetësorin vijues duke shënuar nëse secili pohim është i vërtetë (V) ose i rremë (Rr).

  1. Satani njihej si Luciferi.

  2. Satani ishte një shpirt me autoritet në praninë e Perëndisë.

  3. Satani nuk kishte për qëllim të mos i bindej Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  4. Pati gëzim në qiell kur Satani u dëbua.

  5. Satani bën luftë me shenjtorët e Perëndisë.

Pasi ta keni plotësuar pyetësorin, rishikojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:25–29, e cila përshkruan vegimin e Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit për rënien e Satanit. Bëni çfarëdo ndryshimesh në përgjigjet tuaja bazuar në atë që lexoni, dhe pastaj kontrollojini përgjigjet tuaja me ato në fund të këtij mësimi.

Doktrina e Besëlidhje 76:30–49

Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni shohin në vegim vuajtjet e bijve të humbjes

Gjatë një lufte, çfarë është një tradhtar? Doktrina e Besëlidhje 76:30–49 është rreth individëve që zgjedhin të bëhen tradhtarë të Shpëtimtarit. Këta individë njihen si bijtë e humbjes. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:30–35, duke kërkuar zgjedhjet që i çuan individët të bëhen bij të humbjes.

Bijtë e humbjes janë ndryshe nga anëtarët e Kishës që dikur kishin dëshmi vepruese për të vërtetën, por që më vonë hoqën dorë nga të qenit aktivë dhe nga ndjekja e parimeve të ungjillit. Bijtë e humbjes kryejnë mëkatin e pafalshëm të mohimit të Frymës së Shenjtë.

Jozef Smith

Profeti Jozef Smith dha mësim sa vijon rreth mëkatit të pafalshëm: “Çfarë duhet të bëjë një njeri që të kryejë mëkatin e pafalshëm? Ai duhet ta marrë Frymën e Shenjtë, t’i hapen qiejt dhe ta njohë Perëndinë e më pas të mëkatojë kundër tij. Pasi një njeri ka mëkatuar kundër Frymës së Shenjtë, nuk ka pendim për të. Ai duhet të thotë se dielli nuk shkëlqen ndërsa e sheh atë; ai duhet ta mohojë Jezu Krishtin kur qiejt janë hapur për të, dhe ta mohojë planin e shpëtimit me sytë e tij të hapur ndaj të vërtetës së tij” (në History of the Church, 6:314).

Kryerja e mëkatit të pafalshëm kërkon një njohuri të veçantë për Shpëtimtarin, të fituar përmes një përvoje të shenjtë me Të. Presidenti Spenser W. Kimball na ndihmoi të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo për shumicën e anëtarëve të Kishës: “Mëkati kundër Frymës së Shenjtë kërkon një nivel të tillë njohurie që është qartësisht e pamundur për anëtarësinë e përgjithshme që të kryejë një mëkat të tillë” (The Miracle of Forgiveness [1969], f. 123).

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:36–38, 44–49, duke kërkuar gjendjen e bijve të humbjes.

Bijtë e humbjes nuk do të shëlbohen nga vdekja shpirtërore apo vdekja e dytë, dhe nuk do të trashëgojnë një mbretëri lavdie pasi të ringjallen. Në vend të kësaj, ata do të vuajnë për përjetësi.

Gjatë vegimit të bijve të humbjes, Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdoni mësuan një parim shprese. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:39–43, duke kërkuar fjalë ose fraza që na mësojnë parimin vijues: Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, të gjithë fëmijët e Perëndisë, përveç bijve të humbjes, mund të shpëtohen si nga mëkati, edhe nga vdekja.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 76:40–41

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:40–41. Për shkak se ky fragment është një zotërim i shkrimit të shenjtë, ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme, që t’ju ndihmojë ta gjeni atë në të ardhmen. Fjala ungjill do të thotë lajm i mirë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një titull të shkurtër duke përmbledhur lajmin e mirë të dhënë mësim në Doktrina e Besëlidhje 76:40–41. Pastaj shkruani disa fjali duke përshkruar se përse ky është një lajm i mirë për ju. Ju mund të doni ta shkruani fragmentin dhe ta vendosni diku ku ju mund të punoni për ta mësuar përmendsh gjatë disa ditëve në vijim.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 76:1–49 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: