Njësia 8: Dita 2
Doktrina e Besëlidhje 30–32
Hyrje
Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 30 Zoti u dha udhëzime Dejvid Uitmerit, Piter Uitmer të Riut dhe Xhon Uitmerit. Tomas B. Marshi mori një thirrje për të predikuar, siç shënohet te Doktrina e Besëlidhje 31. Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 32, Zoti i thirri Parli P. Pratin dhe Ziba Pitersonin të merrnin pjesë në një mision për te lamanitët. Ndërsa i studioni këto seksione, vini re këshillat dhe premtimet që Zoti u dha këtyre misionarëve.
Doktrina e Besëlidhje 30
Zoti i thërret Dejvid Uitmerin, Piter Uitmer të Riun dhe Xhon Uitmerin që të predikojnë ungjillin
Përfytyroni se si do të ishte të marrësh një thirrje për t’i shërbyer Zotit si misionar kohëplotë. Shkruani disa ndjenja që ju mendoni se mund të përjetoni në marrjen e një thirrjeje të tillë:
Zoti i thërriti tre nga vëllezërit Uitmer, Dejvidin, Piter të Riun dhe Xhonin që të predikonin ungjillin dhe i dha këshilla të veçanta secilit prej tyre.
Lexoni vargjet nga Doktrina e Besëlidhje 30 në kolonën e parë të tabelës vijuese dhe pastaj gjeni një parim në kolonën e dytë që jepet mësim në ato vargje. Shkruani letrën e deklaratës në vijën pranë emrit dhe referencës së shkrimit të shenjtë. Përgjigjet e sakta renditen në fund të këtij mësimi.
|
|
-
Zgjidhni një nga parimet me germa të theksuara në tabelën e mësipërme. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një situate që mund të hasni, në të cilën ky parim do të ishte veçanërisht i dobishëm.
Doktrina e Besëlidhje 31:1–8
Zoti e thërret Tomas B. Marshin që të predikojë ungjillin dhe të ndihmojë në ngritjen e Kishës
Mendoni për familjen tuaj dhe ndjenjat që keni për ta. A ka ndonjë në familjen tuaj që nuk është anëtar i Kishës apo nuk është duke i mbajtur besëlidhjet e tij apo të saj me Zotin? Nëse është kështu, cilat janë shpresat tuaja për këtë person? Te Doktrina e Besëlidhje 31 ne lexojmë një zbulesë që i drejtohet një të sapokthyeri në besim, Tomas B. Marshit. Një pjesë e saj ishte rreth familjes së tij. Në kohën kur u dha kjo zbulesë, Tomasi qe i martuar dhe kishte tre fëmijë të vegjël. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 31:1–2 duke kërkuar premtimet që Zoti i dha Tomasit lidhur me familjen e tij.
Nga këto vargje ne mësojmë se përmes besnikërisë sonë, pjesëtarët e familjes sonë mund të bekohen për të besuar dhe ditur të vërtetën. Merrni parasysh se si ky parim mund të jetë i dobishëm nëse keni pjesëtarë të familjes që nuk janë anëtarë të Kishës ose nuk po i mbajnë besëlidhjet e tyre.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjeve vijuese:
-
Cilat janë disa mënyra se si individët mund të bekohen nëpërmjet besnikërisë së pjesëtarëve të familjes së tyre?
-
Çfarë shembujsh të kësaj keni parë?
-
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 31:3–4 dhe përcaktoni atë që Zoti e thirri Tomas B. Marshin të bënte.
Mund të mos ketë qenë e lehtë për Tomasin që ta linte familjen e tij për të predikuar ungjillin, ashtu siç nuk është e lehtë për misionarët sot. Lexoni thënien vijuese dhe shenjoni premtimet që Presidenti Gordon B. Hinkli u bëri atyre që i shërbejnë Zotit si misionarë: “Ju do të bekoni jetën e atyre të cilëve u jepni mësim dhe të pasardhësve pas tyre. Ju do të bekoni vetë jetën tuaj. Ju do të bekoni jetën e familjes suaj, që do t’ju mbështetë dhe do të lutet për ju” (“Of Missions, Temples, and Stewardship”, Ensign, nëntor 1995, f. 52).
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 31:5–8 dhe përcaktoni bekimet që do t’u vinin atyre që Tomas B. Marshi do t’u jepte mësim si misionar. Gjithashtu kërkoni bekimet që do t’i vinin Tomasit dhe familjes së tij. Ju mund të doni të shenjoni atë që gjeni.
Doktrina e Besëlidhje 31:9–13
Jezu Krishti i jep këshilla vetjake Tomas B. Marshit
Te Doktrina e Besëlidhje 31:9–13 Zoti dha këshilla për ta ndihmuar Tomas B. Marshin në misionin e tij dhe në jetën e tij vetjake.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përcaktoni një pjesë të këshillës që Zoti ia dha Tomas B. Marshit, që ju mendoni se është e rëndësishme për ju në jetën tuaj dhe pastaj përgjigjiuni pyetjes vijuese: Si mendoni, përse këto këshilla janë të rëndësishme për ju dhe si mund të përfitoni nga ndjekja e tyre?
Lexojeni përsëri Doktrinën e Besëlidhjet 31:13 dhe përcaktoni premtimin që iu dha Tomas B. Marshit nëse ai do të ishte besnik në bindjen ndaj këshillave që Zoti i kishte dhënë atij.
Duke përdorur fjalët nëse dhe atëherë, shkruajeni parimin në formën e një deklarate parimi.
Nëse , atëherë .
-
Bëni dy kolona në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Emërtojeni një kolonë Zakone të Drejta dhe kolonën tjetër Zgjedhje të Drejta. Renditni praktika që i keni përvetësuar apo keni nevojë t’i përvetësoni dhe zgjedhje që i keni bërë apo keni nevojë t’i bëni tani dhe në të ardhmen, që do t’ju ndihmojnë “[të jeni] besnik[ë] deri në fund” (DeB 31:13).
Doktrina e Besëlidhje 32
Zoti i thërret Parli P. Pratin dhe Ziba Pitersonin t’i bashkohen misionit për te lamanitët
Zbulesat që i keni studiuar te Doktrina e Besëlidhje 30–31 dhe ato që do t’i studioni te Doktrina e Besëlidhje 32–34 janë rreth thirrjeve të misionit, punës misionare dhe përgatitjeve për ta dhënë mësim ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit. Në tetor të vitit 2012, Presidenti Tomas S. Monson shpalli një ndryshim në kërkesat e moshës misionare, duke u bazuar në bindjen, besnikërinë dhe pjekurinë e brezit të ri:
“Kam kënaqësinë të njoftoj se, duke hyrë në fuqi menjëherë, të gjithë të rinjtë e denjë e të aftë, që kanë marrë diplomën e shkollës së mesme ose të barasvlerëshmen e saj, pavarësisht nga vendi se ku jetojnë, do të kenë mundësinë të rekomandohen për shërbim misionar duke filluar nga mosha 18 vjeç në vend të moshës 19 vjeç. Nuk po sugjeroj se të gjithë të rinjtë do të – ose duhet të – shërbejnë në këtë moshë më të hershme. Më saktësisht, bazuar në rrethanat vetjake, si dhe në varësi nga një përcaktim nga udhëheqësit e priftërisë, kjo mundësi tani është e disponueshme.
Ndërsa kemi medituar plot lutje për moshën në të cilën të rinjtë mund të fillojnë shërbimin e tyre misionar, kemi marrë parasysh gjithashtu edhe moshën në të cilën një e re mund të shërbejë. Sot, kam kënaqësinë të njoftoj se të rejat e afta e të denja, që kanë dëshirë të shërbejnë, mund të rekomandohen për shërbim misionar duke filluar nga mosha 19 vjeçe në vend të moshës 21 vjeçe.
Ne pohojmë se puna misionare është një detyrë priftërie – dhe i nxisim të gjithë të rinjtë që janë të denjë dhe që janë të aftë fizikisht dhe mendërisht, që t’i përgjigjen thirrjes për të shërbyer. Shumë të reja shërbejnë gjithashtu, por ato nuk janë nën të njëjtin urdhër për të shërbyer si të rinjtë. Megjithatë, ne i sigurojmë motrat e reja të Kishës se ato japin kontribute të çmuara si misionare dhe ne e mirëpresim shërbimin e tyre” (“Mirësevini në Konferencë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 4–5).
Ndërsa vazhdoni t’i studioni këto zbulesa rreth punës misionare, mendoni për ngjashmëritë dhe ndryshimet në përgatitjen dhe punën e misionarëve të hershëm dhe të misionarëve anembanë botës tani.
Gjeni Fajetin në Nju-Jork dhe Indipendensin në Misuri, në hartën shoqëruese (shih edhe hartën 6 të historisë së Kishës, “Lëvizja e Kishës Drejt Perëndimit” në shkrimet tuaja të shenjta ose në LDS.org). Si mendoni, sa larg nga njëri-tjetri janë këto vendndodhje?
Zoti i thirri Oliver Kaudërin dhe Piter Uitmer të Riun që të udhëtonin nga Nju-Jorku në Misuri për t’u predikuar ungjillin lamanitëve, në kufirin perëndimor të Misurit (shih DeB 28:8; 30:5). Ky mision te lamanitët prodhoi shumë lumturi midis pleqve të Kishës dhe disa dëshironin të dinin nëse pleq të tjerë mund të dërgoheshin për të shoqëruar Oliverin dhe Piterin në këtë mision. Kjo zbulesë te Doktrina e Besëlidhje 32 është përgjigjja e Zotit.
Parli P. Prati u pagëzua në shtator të vitit 1830, vetëm një muaj përpara se të jepej kjo zbulesë. Ai kishte mësuar rreth Librit të Mormonit ndërsa po udhëtonte për në Nju-Jork, në verën e vitit 1830. Më vonë ai shkroi përgjigjen e tij pasi kishte marrë një kopje të librit:
“E hapa me padurim dhe lexova faqen e titullit të tij. Pastaj lexova dëshminë e disa dëshmitarëve lidhur me mënyrën se si u gjet dhe u përkthye ai. Pas kësaj fillova me përmbajtjen e tij me radhë. Lexova gjithë ditën; të haja ishte një barrë, nuk kisha dëshirë për ushqim; kur nata erdhi, gjumi ishte një barrë, sepse parapëlqeva të lexoja sesa të flija.
Ndërsa lexoja, shpirti i Zotit ishte mbi mua dhe e dija dhe e kuptova se libri ishte i vërtetë, po aq qartë dhe haptazi sa një njeri kupton dhe e di se ai ekziston” (Autobiography of Parley P. Pratt, bot. Parley P. Pratt [1938], f. 37).
Parli udhëtoi për në Palmira të Nju-Jorkut, ku mësoi më shumë nga Hajrëm Smithi për Rivendosjen e ungjillit. Shpejt, Hajrëmi dhe Parli udhëtuan për në Fajet, ku Parli u bashkua me Kishën dhe u shugurua plak nga Oliver Kaudëri.
Dihet pak rreth kthimit në besim të Ziba Petersonit, përveç faktit se u pagëzua nga Oliver Kaudëri në prill të vitit 1830 dhe u shugurua plak në qershor.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 32:1–5 për të mësuar se për çfarë i thirri Zoti Parlin dhe Zibën të bënin, si edhe atë që Zoti u premtoi atyre.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Në ç’mënyrë janë të ngjashme premtimet te Doktrina e Besëlidhje 32:3 me premtimet që Zoti i dha Xhon Uitmerit te Doktrina e Besëlidhje 30:11 dhe Tomas B. Marshit te Doktrina e Besëlidhje 31:13?
-
Çfarë ju mësojnë këto premtime rreth ndjenjave të Zotit për ata që i shërbejnë Atij si misionarë?
-
Gjatë dimrit të viteve 1830–1831, Oliver Kaudëri, Piter Uitmer i Riu, Parli P. Prati dhe Ziba Pitersoni udhëtuan nga Fajeti në Nju-Jork për në Indipendëns të Misurit, një largësi pothuaj 2 400 kilometra, pjesa më e madhe në këmbë. Ata duruan të ftohtë të madh, erëra të forta dhe rraskapitje, duke jetuar kryesisht me bukë misri të ngrirë dhe mish derri të gjallë.
Pavarësisht nga këto vështirësi misionarët patën sukses me paraqitjen e ungjillit te fiset indiane të Amerikës në Nju-Jork, Ohajo dhe Misuri. Ata e predikuan ungjillin edhe në Kirtland të Ohajos, në një bashkësi njerëzish që po kërkonin rivendosjen e krishterimit sipas Dhiatës së Re. Shumë prej këtyre njerëzve u bashkuan me Kishën. Njëri prej këtyre të kthyerve në besim nga Ohajo, Frederik G. Uilliamsi, i shoqëroi misionarët për pjesën tjetër të udhëtimit të tyre për në Misuri. Zoti e përmbushi premtimin e Tij se Ai do të ishte me këta misionarë dhe që asgjë nuk do t’i mundte ata.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhje 30–32 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: