Seminari
Njësia 12: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 49


Njësia 12: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 49

Hyrje

Liman Kopli, që ishte një i kthyer në besim në kohët e fundit në Kishë, dëshironte që misionarët t’ua predikonin ungjillin anëtarëve të grupit të tij të mëparshëm fetar, shejkërve. Megjithatë, ai vazhdoi t’i mbante disa prej bindjeve të rreme të asaj feje. Lidhur me bindjet e mbetura të Limanit, Profeti Jozef Smith i kërkoi Zotit dhe më 7 maj 1831 mori zbulesën që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 49. Në këtë zbulesë Zoti i thirri Sidni Rigdonin dhe Parli P. Pratin që ta shoqëronin Liman Koplin për t’ia predikuar ungjillin komunitetit të shejkërve. Zoti gjithashtu qartësoi doktrina që shejkërat i keqkuptonin, duke përfshirë natyrën e Ardhjes së Dytë të Krishtit, nevojën për pagëzim, rëndësinë e martesës dhe të familjes, dhe përdorimin e kafshëve për ushqim.

Doktrina e Besëlidhje 49:1–4

Zoti i thërret Sidni Rigdonin, Parli P. Pratin dhe Liman Koplin që t’u predikojnë shejkërve

A keni parë ndonjëherë një kurth për një majmun? Një mënyrë për ta kapur një majmun është ta vendosni një send, të tillë si një arrë ose një copë ushqimi, në një enë me një vrimë aq të madhe sa një majmun ta futë dorën brenda saj. Ena sigurohet me një litar ose kabëll, me qëllim që majmuni nuk mund të largohet prej kurthit. Kur majmuni e fut dorën brenda dhe e kap sendin, ai nuk është në gjendje ta heqë dorën ngaqë grushti i tij është më i madh sesa vrima. Nga vendosmëria e tyre për ta mbajtur sendin, disa majmunë do ta lejojnë vetveten të kapen.

kurthi i majmunit

Lexoni hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 49 duke kërkuar mënyra se si situata e përshkruar është e ngjashme me një kurth për një majmun. Cilat ishin disa prej bindjeve të rreme që Liman Kopli nuk do t’i braktiste?

  1. ikona e ditaritShkruajini Bindjet e Shejkërve në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Më pas renditini katër bindjet e shejkërve që përmenden në hyrjen e seksionit. Ju gjithashtu mund të doni t’i shenjoni ato në shkrimet tuaja të shenjta.

Anëtarët e Shoqatës së Bashkuar të Besimtarëve në Shfaqjen e Dytë të Krishtit zakonisht u quajtën shejkëra për shkak të mënyrës së tyre të adhurimit, e cila përfshinte tundjen e trupave të tyre ndërkohë që këndonin, kërcenin dhe përplasnin duart sipas muzikës.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 49:1–4 duke kërkuar atë që zbuloi Zoti rreth bindjeve të shejkërve. Te vargu 2, ju mund të doni të shenjoni atë që Zoti tha se shejkërat dëshironin.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni, çfarë do të thotë të “dëshirojnë ta dinë të vërtetën pjesërisht, por jo të gjithën” (DeB 49:2)?

    2. Cili është një shembull i mënyrës se si një anëtar i Kishës mund t’i pranojë disa të vërteta ose standarde të ungjillit, por i shpërfillin të tjerat?

Cilën fjalë do të vendosni në pjesën bosh për ta plotësuar parimin vijues të dhënë mësim te Doktrina e Besëlidhje 49:2? Të qenit të drejtë përpara Zotit përfshin dëshirën për të marrë të vërtetën që Ai e ka zbuluar.

Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë vargut 2. Përsiatni bekimet që mund t’i humbasë një njeri duke zgjedhur të pranojë vetëm një pjesë të së vërtetës.

Ju mund të jeni në gjendje të mendoni për disa kurthe në të cilat mund të kapen anëtarët e Kishës. Disa anëtarë mund të pranojnë disa mësime ose standarde, por jo që të gjitha ato, ndërkohë që anëtarë të tjerë mund të mbahen pas sjelljeve që i mbajnë larg prej të qenit “të drejtë përpara [Zotit]” (DeB 49:2). Për shembull, një njeri mund të shkojë në kishë të dielën, por më pas e përdor pjesën e mbetur të ditës për veprimtari që e shkelin Shabatin. Një njeri tjetër mund t’i lexojë shkrimet e shenjta e të lutet për Shpirtin dhe më pas dëgjon muzikë që e largon Frymën e Shenjtë.

Plaku Jozef B. Uirthlin, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Plaku Jozef B. Uirthlin

“Satani është mjeshtri i mashtrimit dhe ati i të gjitha gënjeshtrave. Vetëm nëpërmjet ushtrimit të besimit te Shpëtimtari dhe te flijimi i Tij shlyes dhe mbajtjes së të gjitha urdhërimeve, jeni ju të mbrojtur prej përpjekjeve të pareshtura, tinëzare të Satanit për t’ju udhëhequr me kujdes nën pushtetin e tij.

Ju nuk mund t’i drejtoheni ungjillit siç do t’i drejtoheni një restoranti me vetëshërbim apo me llojshmëri ushqimesh, duke zgjedhur pak këtu dhe pak atje. Ju duhet të uleni për ushqimin e tërë festës dhe t’i jetoni urdhërimet e dashura të Zotit në plotësinë e tyre.

Juve ju janë mësuar urdhërimet. Ju e dini se çfarë të bëni: lutuni, studioni shkrimet e shenjta, agjëroni, paguani të dhjetat dhe ofertat, ndiqni mbledhjet tuaja, merrni sakramentin, lartësoni thirrjet tuaja dhe shërbejuni të tjerëve, mbështetini udhëheqësit tuaj të Kishës, bëni e mbani besëlidhje të shenjta, shpërndajeni ungjillin, jini të ndershëm, të vërtetë, të dëlirë, mirëdashës dhe të virtytshëm” (“It’s Your Choice”, New Era, shkurt 1998, f. 4).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shpjegoni rrezikun e pranimit të disa urdhërimeve ose standardeve, ndërkohë që mbaheni pas bindjeve ose praktikave të rreme. Në ç’mënyrë është ky një “kurth” shpirtëror?

Merreni parasysh atë prej së cilës mund t’ju nevojitet të hiqni dorë, me qëllim që t’i merrni të gjitha bekimet që Ati Qiellor i ka si qëllim për ju. Ju mund të doni ta shkruani një synim për të hequr dorë nga diçka që po ju mban larg prej të qenit të drejtë përpara Zotit.

Doktrina e Besëlidhje 49:5–28

Zoti i korrigjon disa doktrina të rreme të shejkërve dhe i urdhëron shërbëtorët e Tij t’i ftojnë ata të pendohen dhe të pagëzohen

Zoti i urdhëroi Liman Koplin, Sidni Rigdonin dhe Parli P. Pratin t’ua predikonin ungjillin shejkërve (shih DeB 49:1–4). Liman Kopli kishte shpresuar që disa nga pleqtë do t’u predikonin anëtarëve të kishës së tij të mëparshme.

A mund ta përfytyroni që t’i tregoni një grupi njerëzish se disa nga bindjet e tyre janë të gabuara dhe më pas t’u mësoni atyre parimet e duhura të ungjillit? Kur Parli P. Prati, Sidni Rigdoni dhe Liman Kopli i vizituan shejkërat, ata morën një kopje të zbulesës te Doktrina e Besëlidhje 49 dhe ua lexuan atyre atë.

Studioni secilin fragment të shkrimit të shenjtë në kolonën e majtë të tabelës vijuese dhe më pas përputheni atë me parimin në kolonën e djathtë, të cilin po jua mëson ai. Më pas merrini parasysh pyetjet shoqëruese.

  1. DeB 49:5–8

  1. Asnjë nuk e di se kur do të ndodhë Ardhja e Dytë.

  1. DeB 49:11–14

  1. Nëse i dimë shenjat e Ardhjes së Dytë, ne nuk do të mashtrohemi nga shpallje të rreme. Pse është e rëndësishme për ne që të jemi të ndërgjegjësuar për shenjat e Ardhjes së Dytë të Zotit?

  1. DeB 49:15–17

  1. Jezu Krishti i ka urdhëruar shërbëtorët e Tij t’u bëjnë thirrje njerëzve të besojnë tek Ai, të pendohen, të pagëzohen dhe të marrin dhuratën e Frymës së Shenjtë. Përse jeni mirënjohës që jeni pagëzuar dhe që e keni marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë? Përse mezi prisni t’i ndihmoni njerëzit e tjerë që t’i marrin këto ordinanca?

  1. DeB 49:18–21

  1. Zoti i ka siguruar kafshët e tokës për përdorimin tonë. Si mendoni, përse Zoti nuk është i kënaqur me ata që i vrasin kafshët pa qenë e nevojshme?

  1. DeB 49:22–25

  1. Martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe bashkëshortët e bashkëshortet urdhërohen të jenë një dhe të kenë fëmijë. (Fraza “që toka të mund të përmbushë qëllimin e krijimit të saj; … që ajo të mund të mbushet me morinë e njerëzve” vë në dukje një prej qëllimeve të krijimit të tokës.) Çfarë qëllimesh përmbush martesa midis një burri dhe një gruaje në planin e Atit Qiellor?

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve na kanë mësuar: “Urdhërimi i parë që Perëndia i dha Adamit dhe Evës, ishte rreth potencialit të tyre si burrë e grua për të qenë prindër. Ne deklarojmë se urdhërimi i Perëndisë për fëmijët e Tij që të shumohen dhe të mbushin tokën, mbetet i vlefshëm. Ne më tej deklarojmë se Perëndia ka urdhëruar që fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis burrit dhe gruas, ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Ensign, nëntor 2010, f. 129).

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni, përse Satani përpiqet t’i shkatërrojë martesat? Përse ai përpiqet t’i bindë njerëzit se ata nuk duhet të martohen?

    2. Përse martesa midis një burri dhe një gruaje është e rëndësishme në planin e Zotit? Si e pengon planin e Zotit martesa mes së njëjtës gjini?

    3. Çfarë mund të bëni tani për t’u përgatitur për një martesë çelestiale?

Mendoni rreth kurthit për majmunin. Përsiatni parimin që ne kemi nevojë t’i pranojmë të gjitha mësimet e Zotit me qëllim që të jemi të drejtë përpara Tij. Më pas lexoni këshillën dhe premtimet e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 49:26–28. Teksa i lexoni këto vargje, përfytyroni që Zoti po ju flet juve drejtpërsëdrejti rreth përpjekjeve tuaja për të qenë të drejtë përpara Tij. Merrni parasysh se si këshilla dhe premtimet e Tij gjejnë zbatim te ju.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 49 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: