Njësia 6: Dita 1
Doktrina e Besëlidhje 20:1–36
Hyrje
“Kish[a e] Krishtit në këto ditë të fundit … u organizua dhe [u] ngrit … në përputhje me ligjet e [Shteteve të Bashkuara të Amerikës]” më 6 prill 1830 (DeB 20:1). Midis anëtarëve të hershëm të Kishës, zbulesa e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 20 njihej si “Artikuj dhe Besëlidhje” të Kishës, ngaqë zbulon hollësi lidhur me bindjet, detyrat, ordinancat dhe procedurat e Kishës së saporivendosur. Së bashku me Doktrinën e Besëlidhjet 21–22, ky seksion shpesh referohet si “kushtetuta” e Kishës së rivendosur. Për shkak të gjatësisë dhe përmbajtjes së tij, seksioni Doktrina e Besëlidhje 20 ndahet në tre mësime.
Doktrina e Besëlidhje 20:1–4
Perëndia urdhëron që të ngrihet Kisha
Mendoni për mbledhjen e fundit ku ju morët pjesë, në të cilën u dhanë dëshmi. Në qoftë se një shok që nuk është anëtar i Kishës, do të kishte marrë pjesë në mbledhje me ju dhe do t’ju pyeste se çfarë është një dëshmi, si do t’ia kishit shpjeguar?
Merrni parasysh përkufizimin e mëposhtëm të një dëshmie nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Një dëshmi e ungjillit është një dëshmi vetjake që lind në shpirtin tonë nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që disa fakte me rëndësi të përjetshme janë të vërteta dhe se ne dimë se ato janë të vërteta” (“Dëshmia”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 26).
Doktrina e Besëlidhje 20 u lexua me zë të lartë në disa nga konferencat e hershme të Kishës dhe u shërbeu anëtarëve të Kishës si një kujtues i shumë të vërtetave të rëndësishme të ungjillit të Jezu Krishtit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:1–2. Pastaj plotësoni parimin vijues duke plotësuar vendet bosh: Jozef Smithi ishte i Perëndisë dhe u urdhërua të organizonte .
-
Përsiatni vetë dëshminë ose ndjenjat tuaja për thirrjen hyjnore të Jozef Smithit dhe për vërtetësinë e kishës që ai u urdhërua të organizonte. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një apo më shumë përvojave që keni pasur, që ju ndihmuan të merrnit një dëshmi vetjake apo të përparonit drejt marrjes së një dëshmie vetjake të rolit të Jozef Smithit si profet në rivendosjen e Kishës së Zotit në tokë.
Vini re se te Doktrina e Besëlidhje 20:1, Zoti dha datën 6 prill 1830, si ditën kur u organizua Kisha e Tij.
Doktrina e Besëlidhje 20:5–16
Një histori e shkurtër e ngjarjeve të Rivendosjes
Doktrina e Besëlidhje 20:5–6 i referohet vizitës së parë të engjëllit Moroni te Jozef Smithi. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:7–8 dhe përcaktoni atë që Moroni i dha Jozef Smithit.
Libri i Mormonit u botua më 26 mars 1830. Kisha u organizua brenda dy javëve nga botimi i tij, më 6 prill 1830. Si mendoni ju, përse ishte e rëndësishme që Libri i Mormonit të përfundohej përpara se të organizohej Kisha?
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:9–12 dhe shenjoni frazat që tregojnë se si e ka bekuar botën Libri i Mormonit.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta plotësoni frazat vijuese duke përdorur atë që mësuat te Doktrina e Besëlidhje 20:9–12:
-
Libri i Mormonit i provon botës se engjëjt ende
-
Libri i Mormonit i provon botës se shkrimet e shenjta janë
-
Libri i Mormonit i provon botës se Perëndia thërret dhe
-
Libri i Mormonit i tregon botës se Perëndia është
-
Këto thënie na ndihmojnë të kuptojmë se Libri i Mormonit është prova që Perëndia e ka rivendosur ungjillin në kohën tonë. Si mund të ndikojë ky parim në dëshirën tuaj për t’i treguar dikujt për Librin e Mormonit?
-
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:14–15 dhe shenjoni atë që u ka premtuar Zoti atyre që e marrin Librin e Mormonit dhe jetojnë sipas mësimeve të tij. Më pas, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Çfarë bekimesh u premton Zoti atyre që e marrin Librin e Mormonit “me besim”?
-
Cilat janë disa mënyra se si një njeri mund ta marrë Librin e Mormonit me besim?
-
Si mund ta udhëheqë Libri i Mormonit një njeri të “punoj[ë] me drejtësi”?
-
Për t’ju ndihmuar të shqyrtoni se si e keni marrë Librin e Mormonit në jetën tuaj, në tabelën e mëposhtme qarkoni frazat që përshkruajnë më mirë përvojën tuaj me Librin e Mormonit tani:
Shpeshtësia |
Cilësia |
---|---|
E lexoj atë çdo ditë. |
Bëj më të mirën time për të zbatuar në jetën time atë që mësoj. |
E lexoj atë shumicën e ditëve. |
E zbatoj ndonjëherë atë që mësoj në jetën time. |
E lexoj me raste, kur kam kohë. |
Zakonisht nuk i kushtoj shumë rëndësi asaj që lexoj. |
Nuk e lexoj kurrë. |
Çfarë mund të bëni për ta marrë Librin e Mormonit “me besim” më të madh në jetën tuaj?
Doktrina e Besëlidhje 20:17–36
Jepen mësim të vërteta të rëndësishme rreth Kreut Perëndi dhe planit të shpëtimit
Cilat janë të vërtetat bazë të planit të shpëtimit? Çfarë do të thoshit nëse dikush do t’ju kërkonte të shpjegonit shkurtimisht planin e shpëtimit? Duke përdorur vetëm Doktrinën e Besëlidhjet 20:17–29, ju mund t’i jepni dikujt një shpjegim të shkurtër të planit të shpëtimit.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:17, 29–31, 35 dhe shenjoni frazën që përsëritet pranë fillimit të çdo vargu. Doktrina e Besëlidhje 20:17–36 përmban disa gjëra të rëndësishme që Kisha e Zotit ia shpall botës, të cilat ne i dimë të jenë të vërteta. Midis këtyre ka të vërteta rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe Frymës së Shenjtë dhe gjërave që duhet të bëjmë për t’u shpëtuar në mbretërinë e Perëndisë.
-
Lexoni shkrimet e shenjta të referuara më poshtë dhe pastaj përgjigjiuni pyetjeve në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Doktrina e Besëlidhje 20:17–19. Çfarë dimë ne rreth Atit Qiellor?
-
Doktrina e Besëlidhje 20:21–25. Çfarë dimë ne rreth Jezu Krishtit?
-
Doktrina e Besëlidhje 20:25–26. Çfarë dimë ne rreth natyrës së pafundme të Shlyerjes? (shih edhe Mosia 4:7).
-
Doktrina e Besëlidhje 20:26–28. Çfarë dimë ne rreth Frymës së Shenjtë?
-
“Ne e dimë” është një shprehje që e plotëson thënien e Plakut Dallin H. Ouks se “një dëshmi e ungjillit është një dëshmi vetjake që lind në shpirtin tonë nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që disa fakte me rëndësi të përjetshme janë të vërteta dhe se ne e dimë që ato janë të vërteta” (“Testimony”, f. 26).
Disa nga përgjigjet që shkruat në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta mund të përçojnë këto të vërteta: Perëndia jeton dhe është i pafundëm, i përjetshëm dhe i pandryshueshëm (vargu 17). Ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë (vargu 18). Perëndia dha Birin e Tij të Vetëmlindurin që të kryqëzohej dhe të ngrihej sërish, që të gjithë ata që besojnë, pagëzohen dhe durojnë me besim të mund të shpëtohen, përfshirë ata që jetuan përpara se Shpëtimtari të lindte (vargjet 21–25). Fryma e Shenjtë dëshmon për Atin dhe Birin (vargu 27). Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë punojnë së bashku që të na përgatitin për jetën e përjetshme (vargjet 17–28).
-
Përzgjidhni një nga doktrinat e mësipërme që është e rëndësishme për ju dhe që ju e dini ose besoni se është e vërtetë. Përfytyroni sikur të kishit mundësinë të shkruanit një artikull me gjatësi sa një paragraf në një revistë apo gazetë të madhe, duke shpallur atë që e dini ose e besoni të jetë e vërtetë lidhur me atë doktrinë. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani se cilat nga këto doktrina do të zgjidhnit dhe çfarë do të tregonit e dëshmonit lidhur me atë të vërtetë.
Shikoni nëse mund të deshifroni fjalët e mëposhtme: nohpeden, ëmiasihfjs, naud, ëbsënehrj, dsvëhnmeme, telut. Këto fjalë theksojnë përgjegjësinë që kemi ne për të treguar se e pranojmë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:29–34 për të gjetur fjalët e padeshifruara dhe plotësoni thëniet vijuese:
-
“[Të] gjithë njerëzit duhet e të besojnë në emrin e Jezu Krishtit.”
-
do të thotë të falesh dhe të mos shpallesh fajtor.
-
do të thotë të bëhesh i shenjtë, i pastruar nga pasojat e mëkatit dhe të bëhesh si Krishti.
-
Hiri i Shpëtimtarit do t’i ndihmojë të gjithë ata që dhe Perëndisë.
-
Ne duhet të jemi të dhe për t’i bërë ballë tundimit.
Çfarë na mësojnë këto vargje për atë që duhet të bëjmë, që të shpëtohemi në mbretërinë e Perëndisë?
Rishikoni doktrinat dhe parimet e theksuara me germa në ngjyrë të zezë gjatë gjithë këtij mësimi. Shqyrtoni se cilën nga këto të vërteta keni arritur ta dini personalisht se është e vërtetë. Ndërsa i rishikoni ato, mund të jetë e dobishme të vendosni një shenjë pranë atyre të vërtetave që ju i dini se janë të vërteta.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 20:1–36 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: