Njësia 9: Dita 2
Doktrina e Besëlidhje 38
Hyrje
Në dhjetor të vitit 1830, Zoti i urdhëroi anëtarët e Kishës të mblidheshin në Ohajo (shih DeB 37). Më 2 janar 1831, shenjtorët nga degët e ndryshme në Nju-Jork u takuan për konferencën e tretë të Kishës. Gjatë konferencës u mor zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 38, në të cilën Zoti i nxiti shenjtorët dhe i ndihmoi të kuptonin urdhërimin e Tij për të shkuar në Ohajo.
Doktrina e Besëlidhje 38:1–7
Jezu Krishti u thotë shenjtorëve të Tij se Ai është në mes tyre
A e keni vënë re se disa urdhërime mund të jenë të lehta për ju që t’iu bindeni dhe urdhërime të tjera mund të jenë më të vështira? Renditni disa prej urdhërimeve që e ndjeni se janë të lehta për ju që t’iu bindeni:
Tani, përsiatni se cilat urdhërime mund të jenë më të vështira për ju që t’iu bindeni dhe përse.
Gjatë një konference të Kishës në janar në vitin 1831, disa prej shenjtorëve në Nju-Jork pyetën rreth urdhërimit që të lëviznin për në Ohajo. Merrni parasysh përse mund të kishte qenë e vështirë për disa nga këta anëtarë të Kishës që t’i bindeshin këtij urdhërimi.
Disa nga shenjtorët në Nju-Jork ishin ngurrues t’i linin fermat e begata dhe rrethanat e tyre të rehatshme për pasiguritë e një vendi të ri. Përveç kësaj, disa anëtarë u përballën me mundësinë e humbjes së të ardhurave në shitjen e pronave të tyre, nëse vërtet do të ishin në gjendje t’i shisnin pronat e tyre.
Në përgjigje të shqetësimeve të shenjtorëve, Jozef Smithi u lut që të mësonte më shumë rreth urdhërimit për t’u mbledhur në Ohajo dhe ai mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 38. Ndërsa e studioni këtë zbulesë, ju do të mësoni të vërteta që mund t’ju ndihmojnë për t’iu bindur me gatishmëri të gjitha urdhërimeve të Zotit, edhe pse ato mund të jenë më të vështira për ju që t’u bindeni.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:1–3 duke kërkuar parime që ju mund t’i mësoni rreth Jezu Krishtit. (Ju mund të doni ta shenjoni në shkrimet e shenjta ose ta shënoni në ditarët tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta atë që mësoni.)
Një parim i rëndësishëm që mësojmë nga vargu 2, është që Jezu Krishti i di të gjitha gjërat. Mendoni rreth mënyrës se si të kuptuarit e këtij parimi mund t’i kishte ndihmuar ata shenjtorë që hasnin vështirësi, që t’i bindeshin urdhërimit për t’u larguar nga Nju-Jorku dhe për të lëvizur për në Ohajo.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani disa fjali rreth mënyrës se si ky parim gjithashtu mund t’ju ndihmonte në raste kur hasni vështirësi për t’iu bindur urdhërimeve të caktuara që i ka dhënë Zoti.
Përpara marrjes së kësaj zbulese, Profeti Jozef Smith kishte qenë duke punuar me rishikimin e frymëzuar të Biblës dhe mori atë që tani përmbahet te Moisiu 6–7 në Perlën me Vlerë të Madhe. Këta kapituj rrëfejnë një histori të një profeti të quajtur Enok dhe të popullit të tij, të cilët u quajtën Sion për shkak të drejtësisë së tyre.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:4 duke kërkuar atë që bëri Zoti për Enokun dhe popullin e tij. Mund të jetë e dobishme për ju të dini se kur Zoti tha “vetë kraharorin tim”, Ai po i drejtohej pranisë së Tij.
Në fund të vargut 4, çfarë tha Shpëtimtari se Ai kishte bërë për ata që besuan në emrin e Tij?
Përsiatni se si dituria që Jezu Krishti i lutet Atit Qiellor për hir të atyre që besojnë në Të, e ndihmon dikë që po has vështirësi, që të vazhdojë të përpiqet.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:5–7 duke kërkuar atë që tha Jezu Krishti rreth vendit se ku është Ai.
-
Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund të ndihmojë të besuarit e parimeve të dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 38:7 për t’ju sjellë juve ngushëllim, si edhe kurajë?
Doktrina e Besëlidhje 38:8–12
Zoti përshkruan se kush do ta durojë Ardhjen e Tij të Dytë
Teksa Shpëtimtari po i ndihmonte shenjtorët në Nju-Jork që të kuptonin rëndësinë e mbledhjes në Ohajo, Ai foli për Ardhjen e Tij të Dytë.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:8–10 duke kërkuar atë që zbuloi Shpëtimtari rreth Ardhjes së Tij të Dytë. Mund të jetë e dobishme për ju të dini se ata që e “duroj[në] ditën” (DeB 38:8) e Ardhjes së Dytë, janë ata që, në vend që të shkatërrohen, do të jenë në gjendje të mbeten në tokë me Shpëtimtarin kur Ai të vijë. Përsiatni se si fjalët e Zotit te vargjet 8–10 mund t’ju ndihmojnë të kuptoni rëndësinë e të qenit të pastruar dhe të dëlirë përpara Ardhjes së Dytë.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:11–12 që të mësoni rreth disa prej kushteve që do të ekzistojnë në tokë përpara Ardhjes së Dytë. Përshkrimi figurativ i engjëjve duke pritur për të “korrur tokën” është një referencë ndaj shëmbëlltyrës së Shpëtimtarit për grurin dhe egjrat (shih Mateu 13:24–30; DeB 86:1–7), në të cilën gruri (ata që janë të drejtë) mblidhet përpara se egjrat (ata që janë të ligj) të mblidhen dhe të digjen.
Përsiatni se çfarë mund të bëni për ta përgatitur më mirë veten tuaj që ta “duro[ni] ditën” e Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit dhe të mos gjendeni në mes të egjrave.
Doktrina e Besëlidhje 38:13–33
Jezu Krishti shpjegon përse Ai i urdhëroi anëtarët e Kishës së Tij të mblidheshin në Ohajo
Mendoni rreth një kohe kur e ndiet se ishit në rrezik, qoftë fizikisht apo shpirtërisht. Çfarë paralajmërimesh ju ndihmuan të dini se ishit në rrezik?
Zoti i paralajmëroi shenjtorët rreth rreziqeve që do të hasnin nëse do të mbeteshin në Nju-Jork. Shihni te fraza e fundit e Doktrinës e Besëlidhjeve 38:12. Çfarë na mësoi Zoti rreth armikut të shenjtorëve?
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:13, 28–29 duke kërkuar qëllimet e armikut të mbledhur. Nga këto vargje ne mësojmë se Zoti mund të na paralajmërojë për rrezikun. Paralajmërime të tilla mund të vijnë nëpërmjet nxitjeve të Frymës së Shenjtë ose nëpërmjet mësimeve të shërbëtorëve të Zotit, përfshirë biseda të dhëna në konferenca të përgjithshme.
-
Kur jeni paralajmëruar nga Zoti ju ose dikush që njihni, rreth një rreziku shpirtëror ose fizik? Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një paralajmërimi që e morët nga Zoti ju ose një pjesëtar i familjes apo një shok dhe atë që bëtë (ose dëshironit ta kishit bërë), apo atë që pjesëtari i familjes ose shoku e bëri në përgjigje të atij paralajmërimi.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:14–15, 30 duke kërkuar atë që Zoti u tha shenjtorëve të bënin. Nga ajo që mësoni në fund të vargut 30, plotësoni parimin vijues: Nëse jemi , atëherë .
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mendoni, përse përgatitja na jep vetëbesim përballë kundërshtimit ose rrezikut?
-
Çfarë mund të bëni që të jeni të përgatitur kundrejt përpjekjeve të kundërshtarit për t’ju dëmtuar?
-
Kujtoni se disa prej shenjtorëve në Nju-Jork e vunë në dyshim arsyen përse u urdhëruan të shkonin në Ohajo. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:16, 31–33 dhe përcaktoni mënyrën se si shenjtorët do të bekoheshin nëse i bindeshin këtij urdhërimi.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mund të kishte qenë urdhërimi për të lëvizur nga Nju-Jorku për shpëtimin fizik të shenjtorëve?
-
Si mund të kishte qenë urdhërimi për t’u mbledhur në Ohajo për shpëtimin shpirtëror të tyre?
-
Nga këto vargje ne mësojmë se Zoti jo vetëm që na paralajmëron për rrezikun, por Ai gjithashtu na jep urdhërime për mbrojtjen tonë.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani disa fjali duke shpjeguar se si zbatimi i urdhërimeve mund të na mbrojë si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht.
Doktrina e Besëlidhje 38:34–42
Kishës i jepen urdhërime lidhur me mbledhjen në Ohajo
Doktrina e Besëlidhje 38:34–42 përmban urdhërime dhe këshilla që do t’i ndihmonin shenjtorët në fazën e tyre kalimtare drejt jetës në Ohajo. Për shumë shenjtorë, burimi i tyre i vetëm i jetesës ishin fermat e tyre. Me kaq shumë anëtarë të Kishës që e vunë në shitje tokën e tyre në të njëjtën kohë, sasia e tokave papritur u bë e bollshme. Me kaq shumë zgjedhje të mundshme, blerësit mund t’i blinin fermat e shenjtorëve për shumë më pak sesa çmimi i tyre i zakonshëm.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 38:37, 39 duke kërkuar këshillën e Zotit dhënë shenjtorëve lidhur me fermat dhe pasuritë e tyre. Merrni parasysh se si të pasurit besim në premtimet e përjetshme të Zotit mund të na ndihmojë që t’iu bindemi urdhërimeve të Tij, madje edhe kur ato kërkojnë sakrificë nga ana jonë.
Shumë prej shenjtorëve në Nju-Jork iu bindën urdhrit të Zotit dhe bënë sakrifica të mëdha për t’u mbledhur në Ohajo.
-
Në fillim të mësimit të sotëm, juve ju kërkua të mendonit rreth disa urdhërimeve që mund të jenë më të vështira për ju që t’u bindeni sesa të tjerëve. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth mënyrës se si të kuptuarit e parimeve që i mësuat në këtë mësim, mund t’ju ndihmojë të keni besimin dhe vetëbesimin që ju nevojitet për t’u bindur atyre urdhërimeve.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 38 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: